Blog

  • LEX | “Nuk ka mundësi të ketë rënë nga krevati, sepse ishte larg dritares” – Dëshmia e recepsionistes së hotelit në gjykimin ndaj Endrit Nikës

    LEX | “Nuk ka mundësi të ketë rënë nga krevati, sepse ishte larg dritares” – Dëshmia e recepsionistes së hotelit në gjykimin ndaj Endrit Nikës

    LEX | “Nuk ka mundësi të ketë rënë nga krevati, sepse ishte larg dritares” – Dëshmia e recepsionistes së hotelit në gjykimin ndaj Endrit Nikës

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë rigjykimit ndaj Endrit Nikës, ka dëshmuar Erza Limani, ish-recepcioniste e hotelit “Sonoma”, e cila ka rrëfyer momentet e natës kritike kur Maria Clara kishte rënë nga dritarja e hotelit.

    Limani ka deklaruar se natën e ngjarjes ishte në ndërrimin e natës, të cilin e kishte filluar në orën 23:00, ndërsa Endrit Nikën dhe vajzën i kishte parë duke hyrë në hotel pas mesnatës.

    “I kam parë vetëm natën kritike, kur kanë ardhur në hotel. Pas një ose dy orësh ka ndodhur rasti. Kur kanë hyrë, i kam përshëndetur dhe kanë vazhduar në dhomë. Nuk kam vërejtur diçka në sjelljen e tyre që të dyshoja”, ka dëshmuar ajo.

    Sipas dëshmitares, rreth orës 02:00 kishte dëgjuar një krismë të fuqishme, e cila e kishte shtyrë të dilte për të parë se çfarë kishte ndodhur.

    “Kam dëgjuar një krismë të madhe që më ka bërë të dal. E kam parë një vajzë në tokë, me xhama përreth saj, kornizën e dritares dhe patika”, ka deklaruar Limani.

    Ajo ka treguar se menjëherë kishte telefonuar Ramiz Nuhën, i cili ndodhej një kat më lart, ndërsa në momentin kur kishte shkuar pranë vajzës, ajo ishte ende gjallë.

    “Kur kam shkuar te vajza, ajo ka qenë gjallë dhe ka kërkuar ujë. Kjo ka ndodhur para se të zbriste roja. Pastaj ka ardhur edhe Endriti. Unë e kisha një shishe ujë në dorë, por nuk ia kam dhënë vajzës. Ia kam dhënë Endritit, i cili ishte afër saj. Nuk e di nëse ia ka dhënë për të pirë apo ia ka lagur fytyrën”, ka rrëfyer dëshmitarja.

    Një pjesë e rëndësishme e dëshmisë së saj ishte edhe biseda që kishte zhvilluar me Endrit Nikën pas ngjarjes.

    Sipas Limanit, Nika i kishte treguar se kishin qenë duke fjetur në dhomën 403 dhe se nuk e dinte se si kishte rënë vajza.

    “Endriti ka ardhur tek unë dhe ka filluar të më tregojë se si kishte ndodhur rasti. Më tha se kishin qenë duke fjetur në dhomën 403 dhe nuk e dinte se si kishte rënë vajza. Unë i kam thënë se nuk ka mundësi, sepse krevati është larg dritares”, ka deklaruar ajo.

    Dëshmitarja ka rrëfyer edhe reagimin e Nikës kur është përmendur ardhja e Policisë.

    “Kur i kam thënë se po vjen Policia, Endriti ka thënë: ‘Jo, Policia jo Policia. Ka qenë nervoz dhe i tensionuar. Ka përdorur fjalë fyese dhe sharje, jo ndaj meje, por në përgjithësi. Jam ndier e frikësuar dhe jam larguar pak më tutje”, ka dëshmuar Limani.

    Ajo ka përmendur edhe një detaj tjetër, duke thënë se kur Nika kishte zbritur pas ngjarjes, kishte pasur të veshur një këmishë të shqyer në pjesën e pasme.

    Sipas dëshmitares, roja e hotelit kishte telefonuar Policinë për të kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve dhe të ambulancës.

    Këto deklarime janë dhënë gjatë rigjykimit ndaj Endrit Nikës, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten objekt i shqyrtimit gjyqësor.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | “Nuk ka mundësi të ketë rënë nga krevati, sepse ishte larg dritares” – Dëshmia e recepsionistes së hotelit në gjykimin ndaj Endrit Nikës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gërxhaliu: Inflacioni po rëndon jetesën e qytetarëve, të veprojnë institucionet

    Gërxhaliu: Inflacioni po rëndon jetesën e qytetarëve, të veprojnë institucionet

    Gërxhaliu: Inflacioni po rëndon jetesën e qytetarëve, të veprojnë institucionet

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka kërkuar veprime dhe masa konktrete nga institucionet e vendit, pas rritjes së inflacionit.

    Ai ka thënë se një situatë e tillë ka rënduar jetën e qytetarëve, derisa sipas tij, rritja e çmimeve gjithnjë e më shumë po ndikon në mirëqenien e tyre.

    Kur çmimet rriten, sipas tij, fuqia blerëse e familjeve dobësohet, pasojat nuk janë vetëm ekonomike, por edhe sociale.

    “Përballë një rritjeje të raportuar të çmimeve prej 7,8 për qind, qytetarët po detyrohen të rishikojnë buxhetet familjare, të kufizojnë shpenzimet dhe të heqin dorë edhe nga nevoja që dikur ishin të përballueshme. Në veçanti, shtrenjtimi i ushqimeve, energjisë dhe transportit po rëndon familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.”, ka thënë ai.

    Eksperti i ekonomisë ka thënë se megjithatë, përballimi i inflacionit nuk mund të mbetet vetëm përgjegjësi e qytetarëve, por edhe institucioneve.

    “Kosova, ndonëse përdor euron dhe nuk ka politikë monetare të pavarur, ka në dispozicion instrumente fiskale dhe rregullatore për të zbutur pasojat e shtrenjtimit. Ulja e përkohshme e TVSH-së për produktet bazë, mbështetja financiare për familjet në nevojë, lehtësimi i kostos së energjisë dhe kontrolli më i rreptë i tregut janë disa nga masat që duhet të shqyrtohen seriozisht.”, ka thënë Gërxhaliu.

    Ai ka thënë se po aq e rëndësishme është mbështetja e prodhimit vendor dhe se sipas tij, pa investime në bujqësi, industri dhe ndërmarrësi, Kosova do të vazhdojë të mbetet e varur nga importet dhe luhatjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

    “Në këtë drejtim, Qeveria duhet të veprojë me masa të targetuara, transparente dhe të përkohshme aty ku është e nevojshme, duke shmangur ndërhyrjet që mund të krijojnë çrregullime në treg. Çdo ulje tatimore duhet të shoqërohet me mekanizma që sigurojnë se përfitimi arrin te konsumatori, ndërsa kontrollet duhet të parandalojnë abuzimet dhe manipulimet me çmime.”, ka shtuar ai.

    Sipas tij, inflacioni nuk luftohet me deklarata, por me politika të përgjegjshme dhe rezultate të matshme. /Klankosova.tv

  • Aktakuzë për krime lufte në Zveçan, i dyshuari akuzohet për vrasje dhe spastrim etnik

    Aktakuzë për krime lufte në Zveçan, i dyshuari akuzohet për vrasje dhe spastrim etnik

    Aktakuzë për krime lufte në Zveçan, i dyshuari akuzohet për vrasje dhe spastrim etnik

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.Gj. për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

    Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 1998-1999, në Komunën e Zveçanit, i pandehuri M.Gj., në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe dhe nën përgjegjësinë individuale dhe atë komanduese, në cilësinë e Komandantit të Repartit Policor (përbërja rezervë) në Komunën e Zveçanit, ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullatës civile.

    Po ashtu, sipas PSRK-së, më 29 prill 1999, i pandehuri me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar, të organizuar në formacione të strukturuara, të uniformuar, pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave dhe të policisë serbe, kishte ndërmarrë operacion për rrethimin e fshatit në Komunën e Zveçanit.

    “Gjatë operacionit, u vranë tre (3) banorë civilë, ndërsa shtatë (7) persona të tjerë u rrëmbyen, u dogjën shtëpi dhe u shkatërrua pasuri materiale. Trupat e gjashtë (6) prej tyre u gjetën në varrezat e fshatit Suhodoll, ndërsa trupi i viktimës së shtatë (7) ende nuk është gjetur. Rasti i është kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në paraburgim”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

  • Tahiri: 65 ligje për më pak se tre muaj, por ku është vizioni i Qeverisë?

    Tahiri: 65 ligje për më pak se tre muaj, por ku është vizioni i Qeverisë?

    Tahiri: 65 ligje për më pak se tre muaj, por ku është vizioni i Qeverisë?

    Shefi Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar agjendën legjislative të Qeverisë, duke ngritur pikëpyetje për prioritetet dhe mungesën e një drejtimi të qartë strategjik.

    Përmes një reagimi në Facebook, Tahiri ka thënë se procedimi i 65 ligjeve për më pak se tre muaj nuk është tregues i mjaftueshëm i suksesit të qeverisjes, nëse këto ligje nuk u përgjigjen nevojave konkrete të qytetarëve.

    “Ligjet nuk maten me numër, por me cilësi, ndikim dhe rezultate konkrete. Kosova nuk ka nevojë vetëm për më shumë ligje, por për ligje të mira që zgjidhin problemet e qytetarëve”, ka shkruar Tahiri.

    Ai ka theksuar gjithashtu nevojën që Kuvendi ta ushtrojë rolin e tij institucional edhe në raport me strategjinë për mbrojtjen e të zhvendosurve në Hagë.

    “Këto dy pika i adresova në dhe pas Kryesisë së Kuvendit”, ka bërë të ditur Tahiri.

    Në fund, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës ka theksuar se qeverisja nuk duhet të vlerësohet përmes statistikave, por përmes përgjegjësisë, vizionit dhe rezultateve konkrete./Klankosova.tv

     

  • Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 10 mijë euro

    Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 10 mijë euro

    Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara, me vlerë të vlerësuar rreth 10 mijë e 300 euro, gjatë kontrollit të një dërgese në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë.

    Sipas njoftimit të Doganës, parregullsitë janë identifikuar gjatë procedurave të zhdoganimit, pas analizës së riskut që çoi në përzgjedhjen e dërgesës për kontroll fizik.

    Gjatë verifikimit të dokumentacionit dhe kontrollit të mallrave, zyrtarët doganorë kanë konstatuar mospërputhje mes sasisë së deklaruar dhe asaj faktike, përkatësisht mallra që nuk ishin deklaruar.

    Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin e parregullsive doganore, mbrojtjen e interesave financiare të vendit dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi.

    Burimi: Dukagjini

  • “Nëse dikush guxon të na sulmojë, do të luftojmë”, paralajmëron komandanti i NATO-s

    “Nëse dikush guxon të na sulmojë, do të luftojmë”, paralajmëron komandanti i NATO-s

    “Nëse dikush guxon të na sulmojë, do të luftojmë”, paralajmëron komandanti i NATO-s

    Komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, ka deklaruar se Aleanca është e përgatitur të mbrojë anëtarët e saj në rast të një sulmi të mundshëm.

    Duke folur në Forumin e Sigurisë në Varshavë, Grynkewich tha se nuk beson se një konflikt është i afërt apo i pashmangshëm, por theksoi se parandalimi i tij kërkon gatishmëri të vazhdueshme ushtarake, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

    Ai bëri të ditur se NATO-ja do të ndalojë çdo sulm fillestar ndaj anëtarëve të saj dhe, nëse sulmi vazhdon, do ta dobësojë atë dhe do të pengojë përparimin e armikut.

    “Nëse dikush është aq i pamatur sa të na sulmojë, ne do të luftojmë”, deklaroi Grynkewich.

    Gjenerali amerikan pritet gjithashtu të paraqesë strategjinë e NATO-s për fitoren dhe mbrojtjen e Aleancës ndaj çdo sulmi të mundshëm.

      

  • “Më tha që është i ndarë”, gazetari: Këto gra kanë folur për miqësinë me gruan e Hilës (VIDEO)

    “Më tha që është i ndarë”, gazetari: Këto gra kanë folur për miqësinë me gruan e Hilës (VIDEO)

    “Më tha që është i ndarë”, gazetari: Këto gra kanë folur për miqësinë me gruan e Hilës (VIDEO)

    Skandali i shpërndarjes së materialeve intime të kompozitorit shqiptar, Adi Hilës me fytyra të njohura publike vazhdon të jehojë në Shqipëri e Kosovë.

    Deklarata e Blerina Matrakut, e përfshirë në këto video, ku tha se ka menduar që Hila është i ndarë, u bë temë diskutimi në emisionin “Kosova Today”, transmeton Klankosova.tv.

    Gazetari Miftar Zejnullahu tha se të gjitha të përfshirat mund të thonë të njëjtën gjë, ndërkohë, sipas tij, të njëjtat kanë dalë në studio televizive dhe kanë folur për miqësinë me bashkëshorten e Adrian Hilës.

    “Të njëjtin send edhe Monika e ka thënë. Krejt këto me i pyet, thonë që Adi Hila ka qenë i ndarë prej bashkëshortes, por janë pikërisht këto gra që kanë dalë në emisione duke folur për gruan e Adi Hilës, për miqësinë që e kanë me bashkëshorten e tij”, tha ai.

  • Arabia Saudite paralajmëron përgjigje të ashpër ndaj sulmeve të Huthëve

    Arabia Saudite paralajmëron përgjigje të ashpër ndaj sulmeve të Huthëve

    Arabia Saudite paralajmëron përgjigje të ashpër ndaj sulmeve të Huthëve

    Ministri i Energjisë i Arabisë Saudite ka paralajmëruar një përgjigje “serioze” ndaj sulmeve vdekjeprurëse të lëvizjes Huthi, të mbështetur nga Irani, ndaj aeroporteve dhe objekteve të naftës dhe gazit në mbretëri.

    “Ngjarjet e javëve të fundit janë serioze. Përgjigjja jonë duhet të jetë po aq serioze”, deklaroi princi Abdulaziz bin Salman në Kongresin Botëror të Energjisë, që po mbahet në Riad.

    Të dielën, një shtetas pakistanez u vra nga një sulm në një terminal të Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në kryeqytetin saudit, sipas autoriteteve të Arabisë Saudite. Një ditë më parë, një raketë e Huthëve kishte goditur një terminal tjetër, duke vrarë 13 persona dhe duke detyruar mbylljen e tij, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

    Huthët deklaruan se sulmet u kryen në shenjë hakmarrjeje për atë që e cilësuan si “agresion brutal saudit” ndaj zonave në Jemenin perëndimor që janë nën kontrollin e tyre.

    Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Huthët bëri të ditur se një fëmijë u vra dhe gjashtë persona të tjerë u plagosën të dielën nga një sulm ajror saudit ndaj një banese në kryeqytetin jemenas, Sana.

    Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite po ofron mbështetje ajrore për forcat jemenase proqeveritare, të cilat po luftojnë kundër Huthëve përgjatë bregdetit të Detit të Kuq dhe në zona të tjera të vendit.

    Jemeni është shkatërruar nga një luftë civile që nisi në vitin 2014, kur Huthët rrëzuan qeverinë nga pushteti në Sana. Konflikti u përshkallëzua në vitin 2015, kur koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri ushtarakisht në përpjekje për të rikthyer qeverinë në pushtet.

     

  • Haxhiu njofton për seancën e së enjtes

    Haxhiu njofton për seancën e së enjtes

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca e radhës plenare do të mbahet të enjten, më 15 tetor, duke filluar nga ora 10:00.

    Përmes një postimi, Haxhiu ka njoftuar se seanca do të nisë me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, për të vazhduar më pas me çështje që lidhen me sundimin e ligjit dhe funksionimin e institucioneve.

    Në rendin e ditës përfshihet shqyrtimi në lexim të dytë i projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

    Po ashtu, deputetët pritet të votojnë për zgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), si dhe për formimin e komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

    Haxhiu ka theksuar se përgjegjësia e kuvendit është ushtrimi i mandatit me seriozitet, transparencë dhe përkushtim ndaj interesit publik.

    Burimi: Dukagjini

  • Courtois afër rinovimit deri në vitin 2028

    Courtois afër rinovimit deri në vitin 2028

    Courtois afër rinovimit deri në vitin 2028

    Real Madridi dhe Thibaut Courtois po lëvizin drejt zgjatjes së kontratës së portierit belg deri më 30 qershor 2028. Siç raportoi Fabrizio Romano, klubi ka përshpejtuar negociatat për të zgjatur një marrëveshje që do të skadonte në vitin 2027, dhe të dyja palët kanë arritur një marrëveshje që portieri të zgjasë kohën e tij në Santiago Bernabeu për një sezon tjetër.

    Kontrata e re do t’i lejonte belgut të mbronte portën e Real Madridit deri në moshën 36 vjeç (qershor 2028), duke arritur një dekadë në klub. Courtois mbërriti te Real Madridi në vitin 2018 nga Chelsea dhe, me kalimin e kohës, ka fituar reputacionin e portierit më të mirë në historinë e klubit, me tre tituj të La Ligës dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve në emrin e tij, duke përfshirë performanca historike në finale.

    Prania e vazhdueshme e portierit ndikon gjithashtu në planet afatmesme të klubit për portierin. Me Courtois të siguruar si zgjedhjen e parë, klubi mbetet i përkushtuar për të zhvilluar portierë të ardhshëm përmes akademisë së të rinjve, një pozicion në të cilin belgu do të vazhdojë të jetë titullar i padiskutueshëm si në La Liga ashtu edhe në Evropë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Courtois afër rinovimit deri në vitin 2028 appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali