Blog

  • Haaland pas fitores ndaj Liverpoolit:Treguam karakter të jashtëzakonshëm

    Haaland pas fitores ndaj Liverpoolit:Treguam karakter të jashtëzakonshëm

    Manchester City triumfoi 3-0 në udhëtim ndaj rivalit të madh në “Anfield”, në një ndeshje ku Haaland kontribuoi edhe me golin e parë të takimit.

    Sulmuesi norvegjez e cilësoi këtë sukses si një moment të veçantë për të gjithë ata që janë pjesë e klubit, duke vlerësuar karakterin dhe përkushtimin e skuadrës në një përballje të vështirë.

    “Për çdo person që është pjesë e Manchester Cityt, si dhe për secilin tifoz, ky është një moment i mrekullueshëm që do të na mbetet gjatë në kujtesë”, deklaroi Haaland.

    Ai pranoi se përballja në “Anfield” ishte e vështirë, por u shpreh krenar për mënyrën se si skuadra reagoi në fushë.

    “Ishte e vështirë, por treguam karakter të jashtëzakonshëm nga mbrojtja deri te sulmi. Jam shumë krenar për të gjithë”, shtoi norvegjezi.

    Haaland foli edhe për vështirësitë që sjellin ndeshjet në stadiumin e Liverpoolit, duke kujtuar se përballjet mes dy skuadrave kanë qenë gjithmonë të luftuara.

    Sipas tij, çelësi për të kaluar periudhat e vështira është ruajtja e qetësisë, unitetit dhe përqendrimit te loja.

    “Është gjithmonë e vështirë të luash këtu. Me Pepin dhe Kloppin në krye të skuadrave, këto përballje kanë qenë të vështira për të dyja palët. Është e rëndësishme të qëndrojmë të fortë mendërisht, të jemi të bashkuar dhe të përqendrohemi te gjërat që mund t’i kontrollojmë: të luajmë mirë dhe të luftojmë së bashku”, përfundoi Haaland.

    Burimi: RTKLive

  • Galeria Kombëtare e Kosovës organizon diskutim mbi veprën e Xhevdet Xhafës

    Galeria Kombëtare e Kosovës organizon diskutim mbi veprën e Xhevdet Xhafës

    Diskutimi do të mbahet në orën 11:00 dhe synon të trajtojë raportin ndërmjet artit, kujtesës kolektive, identitetit dhe dinjitetit njerëzor, duke u mbështetur në gjuhën e veçantë vizuale dhe praktikën artistike të Xhevdet Xhafës.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, vepra e artistit do të shqyrtohet edhe në kontekstin e përvojave historike dhe shoqërore, përfshirë zhvendosjet, ndërprerjet historike, mbijetesën dhe rindërtimin.

    Përmes materialit, gjestit, abstraksionit dhe kujtesës, krijimtaria e Xhafës ofron një këndvështrim mbi mënyrën se si përvoja e jetuar shndërrohet në një arkiv të gjallë të historisë dhe kulturës.

    Diskutimi synon ta trajtojë veprën e artistit përtej kufijve të pikturës, duke nxitur reflektim mbi mënyrën se si shoqëria e kujton të kaluarën, përballet me të tashmen dhe ndërton të ardhmen.

    Përmes këtij aktiviteti, Galeria Kombëtare e Kosovës hap një hapësirë për diskutim mbi rolin e artit në kuptimin e përvojës kolektive dhe në dokumentimin e aspekteve të historisë shoqërore që nuk pasqyrohen gjithmonë përmes rrëfimeve tradicionale historike.

    Burimi: RTKLive

  • Ngjarjet e fundit në Gjilan, Hyseni kërkon kontrolle të shtuara në shkolla

    Ngjarjet e fundit në Gjilan, Hyseni kërkon kontrolle të shtuara në shkolla

    Ngjarjet e fundit në Gjilan, Hyseni kërkon kontrolle të shtuara në shkolla

    Pas vrasjeve të fundit në Gjilan, kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, ka kërkuar shtimin e kontrolleve policore për armëmbajtje pa leje dhe rritjen e prezencës së policisë në shkolla.

    Përmes një postimi në Facebook, Hyseni bëri të ditur se këto kërkesa i ka paraqitur në mbledhjen urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku mori pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli.

    Sipas Hysenit, gjatë takimit, përfaqësuesit e institucioneve u informuan për detajet e rasteve të fundit tragjike nga drejtori rajonal i policisë dhe komandanti i stacionit policor.

    Ai tha se Komuna e Gjilanit ka ofruar bashkëpunim të plotë me organet e rendit, ndërsa përfaqësuesit institucionalë janë zotuar për angazhim më të madh me qëllim të parandalimit të ngjarjeve të tilla.

    “Mbrojtja e jetës së qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë kryesor dhe do të punojmë me vendosmëri për të garantuar qetësinë dhe rendin publik në çdo pjesë të Gjilanit”, ka shkruar Hyseni.

  • Çitaku i reagon Kosit: Shqetësohu për drejtësinë në Hagë, jo për ligjet në Kosovë

    Çitaku i reagon Kosit: Shqetësohu për drejtësinë në Hagë, jo për ligjet në Kosovë

    Çitaku i reagon Kosit: Shqetësohu për drejtësinë në Hagë, jo për ligjet në Kosovë

    Postimi i Vlora Çitakut:

    Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duhet të shqetësohet për drejtësinë e procesit në Dhomat e Specializuara në Hagë, jo për ligjet që i miratojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës si përfaqësues të popullit.

    Askush nuk dëshiron t’i shmanget drejtësisë. Përkundrazi, duam që procesi të kthehet në binarë të drejtë, të garantohet një gjykim i drejtë dhe të respektohen të drejtat themelore të njeriut.

    Gjykatën Speciale e kemi themeluar për ta hequr një njollë të zezë nga historia jonë, atë të pretendimeve për trafikim të organeve që burojnë nga raporti i Dick Marty-t, e jo për t’ia sjellë Kosovës një njollë të re, atë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, duke vënë në pikëpyetje karakterin çlirimtar të luftës sonë.

    Kosova nuk po shkel asnjë nga detyrimet që ka marrë përsipër në raport me Bashkimin Evropian. Gjykata Speciale nuk do të mbyllet. Ajo do të vazhdojë të ekzistojë dhe të ushtrojë mandatin e saj. Debati për ndryshimet ligjore nuk nënkupton shmangie nga drejtësia, por synon që procesi të zhvillohet në përputhje me parimet e drejtësisë dhe të drejtat themelore të njeriut.

    Shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë proces janë dokumentuar edhe nga The Bar Human Rights Committee of England and Wales (BHRC). Këto shqetësime meritojnë vëmendje serioze dhe trajtim të drejtë.

    Vetë Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, në vendimin KSC-CC-2022, paragrafin 83, ka trajtuar të drejtën e Kuvendit të Kosovës për të kufizuar juridiksionin e Dhomave të Specializuara përmes ligjit.

    Po ashtu, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Kosovës i takon të vendosë për ndryshimet ligjore. Për këtë arsye, qëndrimi i komisioneres Marta Kos ngre pikëpyetje për koherencën e qëndrimeve brenda vetë Komisionit Evropian.

    Kuvendi i Kosovës ka të drejtë dhe përgjegjësi ta ushtrojë mandatin e tij kushtetues e ligjor. Deputetët janë përfaqësues të popullit dhe kanë detyrim të veprojnë në mbrojtje të interesit të qytetarëve, të së vërtetës dhe të drejtësisë.

    NATO dhe Bashkimi Evropian kanë qenë aleatë të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës në rrugëtimin tonë drejt lirisë. Këtë partneritet e vlerësojmë thellësisht dhe besojmë se dialogu, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë janë rruga përpara.

    Kuvendi i Kosovës i ka dyert e hapura. Jemi kurdo të gatshëm të ulemi, të bisedojmë dhe të eliminojmë çdo keqkuptim. Jam e bindur se, me mendje të hapur dhe qasje konstruktive, duke pasur si qëllim të përbashkët drejtësinë, do t’i tejkalojmë të gjitha keqkuptimet dhe në fund do të gjejmë pajtim.

    Ne nuk kërkojmë privilegj dhe as shmangie nga drejtësia. Kërkojmë drejtësi të vërtetë, respektim të të drejtave të njeriut dhe një proces që nuk e cenon të vërtetën historike të luftës sonë çlirimtare.

    Drejtësia dhe partneriteti me aleatët tanë nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Përkundrazi, drejtësia është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi. See less

  • Ndahet nga jeta veterani i Luftës së Dytë Botërore në moshën 100-vjeçare

    Ndahet nga jeta veterani i Luftës së Dytë Botërore në moshën 100-vjeçare

    Ndahet nga jeta veterani i Luftës së Dytë Botërore në moshën 100-vjeçare

    Henry Rice, veteran i Luftës së Dytë Botërore, i cili i mbijetoi një sulmi të shmangur për pak nga një silur, ka vdekur në moshën 100-vjeçare.

    Rice, nga Cranleigh në Surrey të Anglisë, shërbeu si sinjalizues në anijen luftarake HMS Eastway gjatë zbarkimit të forcave aleate në Normandi. Ai mbërriti në plazhin Juno pesë ditë pas Ditës D, më 6 qershor 1944.

    Për kontributin e tij, ai u nderua me medaljen franceze Legjioni i Nderit. Rice kishte bërë thirrje që shkollat t’u mësojnë fëmijëve më shumë për zbarkimin e Normandisë, duke paralajmëruar se “bota është e rrezikshme në këtë moment”.

    Një përfaqësues i organizatës bamirëse Spirit of Normandy Trust, e cila mbështet veteranët, e përshkroi Rice si një person me karakter të veçantë dhe me një buzëqeshje lozonjare që e bënte të dashur për këdo që e takonte, transmeton Klankosova.tv

    Në një intervistë për BBC-në, Rice kishte thënë se rikthimi në Normandi për një ceremoni përkujtimore në qershor të këtij viti kishte “kuptim gjithçka” për të.

    “Kam pasur një jetë të mrekullueshme”, ishte shprehur ai.

    Duke folur për veteranët që kanë ndërruar jetë, Rice kishte treguar se përpiqej të mos mendonte shumë thellë për humbjen e tyre, megjithëse emocionet e kaplonin kur ishte vetëm.

  • “Pastrimi” u kërkon falje qytetarëve për vonesat në grumbullimin e mbeturinave

    “Pastrimi” u kërkon falje qytetarëve për vonesat në grumbullimin e mbeturinave

    “Pastrimi” u kërkon falje qytetarëve për vonesat në grumbullimin e mbeturinave

    Kompania Rajonale e Mbeturinave (KRM) “Pastrimi” u ka kërkuar falje qytetarëve për vonesat dhe mosrealizimin e plotë të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në disa lagje të kryeqytetit dhe në qytetet e tjera ku operon.

    Sipas njoftimit të kompanisë, kjo situatë është shkaktuar nga ndryshimi i orarit të operimit të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK).

    Nga 1 tetori 2026, KMDK-ja ka vendosur që deponia në Mirash të mbyllet në mesnatë, në orën 00:00.

    Ky ndryshim ka ndikuar në organizimin e shërbimit të grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave, duke shkaktuar vonesa në disa zona.

    Kompania “Pastrimi” u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve për situatën e krijuar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Pastrimi” u kërkon falje qytetarëve për vonesat në grumbullimin e mbeturinave appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Vdes në moshën 100-vjeçare veterani i Luftës së Dytë Botërore

    Henry Rice, veterani i Luftës së Dytë Botërore, i cili i mbijetoi për pak një sulmi me silur, ka vdekur në moshën 100-vjeçare.

    Rice, nga Cranleigh në Surrey të Anglisë, shërbeu si sinjalizues në anijen luftarake HMS Eastway gjatë operacioneve aleate për zbarkimin në Normandi. Ai mbërriti në plazhin Juno më 11 qershor 1944, pesë ditë pas Ditës D, kur forcat aleate nisën ofensivën historike kundër Gjermanisë naziste.

    Për kontributin e tij gjatë luftës, Rice u nderua me medaljen franceze Legjioni i Nderit. Ai kishte bërë gjithashtu thirrje që shkollat t’u kushtojnë më shumë vëmendje ngjarjeve të zbarkimit në Normandi, duke paralajmëruar se “bota është e rrezikshme në këtë moment”.

    Një përfaqësues i organizatës bamirëse Spirit of Normandy Trust, e cila mbështet veteranët, e përshkroi Rice si një njeri me karakter të veçantë dhe me një buzëqeshje lozonjare që e bënte të dashur për të gjithë ata që e takonin.

    Në një intervistë për BBC-në, Rice kishte treguar se rikthimi në Normandi për një ceremoni përkujtimore në qershor të këtij viti kishte pasur një domethënie të veçantë për të.

    “Kam pasur një jetë të mrekullueshme”, ishte shprehur ai.

    Duke kujtuar bashkëluftëtarët e tij që kanë ndërruar jetë, veterani kishte treguar se përpiqej të mos ndalej gjatë te humbja e tyre, megjithëse emocionet e kaplonin kur mbetej vetëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vdes në moshën 100-vjeçare veterani i Luftës së Dytë Botërore appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Maqedonci diskuton me ambasadorin amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe bashkëpunimin në Bondsteel

    Maqedonci diskuton me ambasadorin amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe bashkëpunimin në Bondsteel

    Maqedonci diskuton me ambasadorin amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe bashkëpunimin në Bondsteel

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se në takimin me ambasadorin amerikan në NATO, Matthew Whitaker, ka diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

    Sipas njoftimit të Maqedoncit në Facebook, Whitaker ka shprehur mbështetjen për integrimin e Kosovës në NATO dhe për vazhdimin e përkrahjes amerikane në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

    “Shpreha mirënjohjen për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të SHBA-së për Kosovën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Theksova rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s, i cili po zhvillohet prej më shumë se 15 vjetësh në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror. Ky partneritet po forcon kapacitetet tona përmes trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

    Bashkëpunimi ynë po zgjerohet edhe në fushat e prokurimeve ushtarake dhe të industrisë së mbrojtjes. Diskutuam për zhvillimin e kapaciteteve tona, përfshirë sistemet e blera nga SHBA-ja dhe procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve Black Hawk. Po ashtu, theksova rëndësinë e mbështetjes për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes, në Kosovë”, thuhet në njoftim.

    Një tjetër temë e diskutimit, sipas ministrit, ishte shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim mbi bazën e ndarjes së përgjegjësive, përfshirë në kampin Bondsteel dhe në Aeroportin e Gjakovës.

    “Ritheksova nevojën për mbështetjen e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, si dhe për zgjerimin e qasjes së ushtarakëve tanë në programet dhe shkollat e NATO-s. Diskutuam gjithashtu për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me NATO-n lidhur me praninë dhe optimizimin e KFOR-it, si dhe për normalizimin e hapësirës ajrore të Kosovës. Shpreha interesimin tonë për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit sipas parimit të ndarjes së përgjegjësive, përfshirë në kampin Bondsteel dhe në Aeroportin e Gjakovës. Në këtë frymë, theksova edhe rëndësinë e kontributit të Kosovës në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dëshmi e gatishmërisë sonë për të marrë përgjegjësi dhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. E ftova Ambasadorin Whitaker që të vizitojë Kosovën, për të vazhduar dialogun dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë. Partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për zhvillimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, u tha në njoftim./Klankosova.tv

  • Rexha: Radio Policia, përpjekje për kontrollimin e informacionit

    Rexha: Radio Policia, përpjekje për kontrollimin e informacionit

    Rexha: Radio Policia, përpjekje për kontrollimin e informacionit

    Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, e ka cilësuar vendimin për lejimin e transmetimit eksperimental të “Radio Policia e Kosovës” nga Komisioni i Pavarur i Mediave si përpjekje të Qeverisë për kontrollimin e informacionit dhe shpërndarjen e propagandës shtetërore.

    Rexha ka thënë se Policia e Kosovës tashmë ka kanale të mjaftueshme për të informuar qytetarët dhe mediat, prandaj, sipas tij, nuk ka nevojë për një frekuencë të veçantë radiofonike.

    “Policia e Kosovës, që është një institucion i respektueshëm në Kosovë, ka bashkëpunim të mirë me gazetarët, ka kanale pafund për të treguar punën e saj, për të dhënë informacionet dhe nuk i duhet një frekuencë e radios për t’i dhënë këto informacione. Duke marrë parasysh faktin që Ministria e Punëve të Brendshme, e drejtuar nga zoti Xhelal Sveçla, e kemi parë që në fakt ka provuar edhe të ndikojë në punën e Policisë politikisht, për ne ky është një vendim alarmues që nuk do të duhej të ndodhte. Pra, absolutisht nuk ka nevojë Policia që ta ketë radion e vet”, tha Rexha.

    Ai ka vlerësuar se transmetimet e tilla rrezikojnë të krijojnë një burim të njëanshëm informacioni, pa mundësi që gazetarët ta pyesin apo ta sfidojnë përmbajtjen e tij.

    “Do të jetë një informacion që jepet në mënyrë të njëanshme nga ana e Policisë, pa qenë në gjendje që të sfidohet, të pyetet, të kontestohet nëse ka nevojë nga ana e gazetarëve. Gazetarët, përkundër kësaj që ka ndodhur, duhet të vazhdojnë punën e tyre për të thirrur Policinë, për të marrë informacion shtesë dhe për ta bërë punën e vet në terren. Pra, nuk mund të ndodhë që gazetarët të mos shkojnë në terren për shkak se ekziston një radio që jep informacionet në kohë reale”, tha ai.

    Rexha ka shprehur shqetësim edhe për mungesën e qartësisë rreth mënyrës se si do të funksionojë radioja dhe strukturës së saj redaktuese, duke vënë në pikëpyetje nëse do të ketë drejtor, kryeredaktor, redaktorë dhe gazetarë.

    “Vetë fakti që ne nuk e dimë se si do të funksionojë, a do të ketë drejtor, kryeredaktor, redaktorë, gazetarë. Pjesëtarët e Policisë nuk janë të trajnuar për ta bërë punën e gazetarëve, kështu që është krejtësisht e paimagjinueshme dhe absolutisht në kuadër të asaj që është tendencë e Qeverisë së Kosovës, në këtë rast e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të kontrolluar informacionin dhe për të shpërndarë një narrativë të veçantë”, tha ai.

    Sipas Rexhës, vetë ideja e transmetimeve eksperimentale ka qenë e dyshimtë që nga fillimi. Ai ka theksuar se radio të tilla funksionojnë në pak vende të botës dhe, sipas tij, nuk do të duhej të aplikoheshin në Kosovë.

    “Vetë kjo logjikë për transmetimet eksperimentale ka qenë e dyshimtë që prej momentit të parë. Tash kemi një aprovim të Radio Policisë, e cila është e rrallë, nuk ndodh në shumë vende të botës, ndodh në shumë pak vende të botës; Argjentina dhe Jordania merren si shembuj, dhe nuk do të duhej të ndodhte në një vend evropian me demokraci të zhvilluar si e Kosovës. Si Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është një përpjekje e Qeverisë për të kontrolluar informacionin, pra është propagandë shtetërore e Qeverisë”, tha ai. /EO

  • 17 të reja brenda javës së fundit me fruth në Kosovë

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 11 tetor 2026, në Kosovë janë konfirmuar 203 raste me fruth.

    Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 17 raste të reja, ndërsa mbi 95 për qind e personave të infektuar janë të pavaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola.

    IKShPK ka publikuar edhe të dhënat për rastet sipas komunave, duke theksuar rëndësinë e vaksinimit për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

    Sipas institutit, vaksinimi mbetet masa më e rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të komunitetit.

    Në kuadër të vaksinimit të vonuar, janë vaksinuar mbi 3 mijë e 265 fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç, të cilët nuk i kishin marrë vaksinat me kohë.

    IKShPK u bën thirrje prindërve që të sigurohen se fëmijët e tyre janë të vaksinuar sipas kalendarit kombëtar, për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së fruthit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 17 të reja brenda javës së fundit me fruth në Kosovë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali