Blog

  • Ronaldo: Jam më i miri në histori, numrat flasin vetë

    Ronaldo: Jam më i miri në histori, numrat flasin vetë

    Në një intervistë për “CNN”, ylli portugez ka mbrojtur bindjen e tij, duke theksuar se statistikat dhe arritjet gjatë karrierës janë dëshmia më e mirë për këtë pretendim.

    Në moshën 41-vjeçare, Ronaldo vazhdon të ndjekë objektiva të mëdha, ndërsa shifra prej 1.000 golash në karrierë mbetet një prej tyre. Megjithatë, sulmuesi portugez ka bërë të ditur se nuk është i fiksuar pas këtij pragu dhe se dëshiron t’i marrë gjërat hap pas hapi.

    “Edhe nëse kam shënuar 920, 925 apo 930 gola, unë jam më i miri në histori dhe pikë. Numrat flasin vetë”, ka deklaruar Ronaldo.

    Ai e cilësoi arritjen e 1.000 golave si një objektiv të veçantë, por theksoi se nuk planifikon karrierën e tij në periudha afatgjata.

    “Nëse i shënoj 1.000 gola, do të jetë diçka fantastike. Është një objektiv, por unë nuk planifikoj për periudha të gjata”, u shpreh portugezi.

    Me këtë qëndrim, Ronaldo tregon se, pavarësisht moshës dhe rekordeve të shumta, mbetet i përqendruar te vazhdimi i karrierës dhe te synimet që mund t’i arrijë në fushën e lojës.

    Burimi: RTKLive

  • BE-ja miraton gati 1,600 sanksione të reja ndaj Rusisë

    BE-ja miraton gati 1,600 sanksione të reja ndaj Rusisë

    BE-ja miraton gati 1,600 sanksione të reja ndaj Rusisë

    Bashkimi Evropian ka miratuar gati 1,600 sanksione të reja ndaj Rusisë, të cilat synojnë kryesisht kompleksin ushtarako-industrial të vendit, ka konfirmuar të hënën shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.

    Gjatë Forumit të Sigurisë në Varshavë, Kallas bëri të ditur se më shumë se gjysma e masave lidhen me zinxhirin e prodhimit të raketave balistike.

    Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e ratifikuan të hënën marrëveshjen për këto masa, e cila ishte arritur të mërkurën e kaluar.

    Ndërkohë, në të njëjtin forum, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli për përpjekjet e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

    Ai theksoi se vendi po vazhdon punën për përmbushjen e kërkesave të nevojshme për anëtarësim, duke shprehur bindjen se e ardhmja evropiane e Ukrainës është afër.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post BE-ja miraton gati 1,600 sanksione të reja ndaj Rusisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 17 raste të reja me fruth brenda një jave, 203 të konfirmuara që nga prilli

    17 raste të reja me fruth brenda një jave, 203 të konfirmuara që nga prilli

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 11 tetor 2026 janë konfirmuar 203 raste me fruth në Kosovë, prej të cilave 17 vetëm gjatë javës së fundit.

    Sipas IKShPK-së, mbi 95 për qind e personave të prekur nuk janë të vaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola.

    Instituti ka bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve, duke theksuar se ai mbetet masa kryesore për parandalimin e sëmundjeve dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe komunitetit.

    IKShPK ka bërë të ditur se, krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit kombëtar, ka intensifikuar edhe vaksinimin e fëmijëve që kanë mbetur pa u vaksinuar në kohën e duhur.

    Si rezultat i kësaj fushate, gjatë vitit 2026 janë vaksinuar mbi 3 mijë e 265 fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç.

    IKShPK ka vlerësuar kontributin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë dhe institucioneve në rritjen e shkallës së vaksinimit, duke theksuar se vaksinimi është thelbësor për parandalimin e përhapjes së fruthit.

    Burimi: Dukagjini

  • BE-ja kërkon hapa të mëtejshëm në punësim, arsim dhe siguri kibernetike në Kosovë

    BE-ja kërkon hapa të mëtejshëm në punësim, arsim dhe siguri kibernetike në Kosovë

    BE-ja kërkon hapa të mëtejshëm në punësim, arsim dhe siguri kibernetike në Kosovë

    Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajtën më 8 tetor në Bruksel takimin e tetë të Nënkomitetit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) për inovacionin, shoqërinë e informacionit dhe politikat sociale.

    Sipas njoftimit, në takim u diskutuan çështje që lidhen me punësimin, mbrojtjen sociale, arsimin, rininë, digjitalizimin, sigurinë kibernetike, mediat, trashëgiminë kulturore dhe inovacionin.

    Sipas Komisionit Evropian, Kosova duhet të përshpejtojë reformat në fushën e punësimit, të forcojë kapacitetet e Inspektoratit të Punës dhe të sigurojë financim të mjaftueshëm për shërbimet sociale në komuna.

    Në njoftim theksohet edhe nevoja për zgjerimin e shërbimeve elektronike, harmonizimin e legjislacionit me standardet e BE-së në fushën e sigurisë kibernetike dhe përmirësimin e rezultateve të nxënësve në lexim, matematikë dhe shkenca.

    Komisioni Evropian, sipas njoftimit, kërkoi po ashtu përshtatjen e arsimit profesional me nevojat e tregut të punës, financim më të madh për kërkimin shkencor dhe inovacionin, si dhe hapa të mëtejshëm në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe sigurimin e financimit të qëndrueshëm për transmetuesin publik.

    Takimet e nënkomiteteve të MSA-së shërbejnë për të monitoruar reformat e Kosovës dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm në procesin e integrimit evropian.

  • “Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

    “Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

    “Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

    Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi në orët e para të mëngjesit të së dielës, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, përfundoi brenda një taverne në zonën e Evosmosit, në Selanik, duke përplasur tavolina dhe klientë. Nga aksidenti mbetën të plagosur tre persona.

    Sipas mediave greke, ndaj 45-vjeçarit është ngritur akuzë për drejtim të rrezikshëm të automjetit, shkaktim të dëmtimeve trupore nga pakujdesia ndaj disa personave dhe drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit. Ai është dërguar për gjykim në Gjykatën Penale me Procedurë të Përshpejtuar dhe vijon të mbahet në paraburgim pas arrestimit.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, në një lokal që shërben ushqim dhe pije në rrugën Agamemnonos, ku klientët po qëndronin në tavolinat e vendosura në ambientin e jashtëm.

    Automjeti hyri në zonën ku ndodheshin klientët, duke përplasur tavolina dhe disa prej tyre. Sipas raportimeve, vazo të mëdha me bimë, të vendosura përgjatë perimetrit të tavolinave, ndaluan përparimin e makinës dhe shmangën pasoja më të rënda.

    Dy prej të plagosurve kanë dalë nga spitali, ndërsa një burrë vijon të marrë trajtim mjekësor. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, ai nuk ndodhet në rrezik për jetën.

    Pronari i tavernës: Pa vazot do të kishim viktima

    Pronarja e lokalit u shpreh se prania e vazove të mëdha me bimë mund të ketë shmangur një tragjedi.

    “Nëse nuk do t’i kishim vazot, do të kishim funerale”, deklaroi ajo për mediat greke. Pronarja tregoi se ishte larguar nga lokali vetëm pak minuta përpara aksidentit dhe u kthye menjëherë pasi u njoftua për ngjarjen.

    “Pashë tmerr dhe panik, ishte sikur po shihnim një film”, rrëfeu ajo. Një kliente, bashkëshorti i së cilës ndodhet në spital pas aksidentit, deklaroi se pas përplasjes drejtuesi i automjetit tentoi të largohej nga vendngjarja.

    Sipas dëshmisë së saj, klientët e lokalit ndërhynë për ta ndaluar, duke përdorur edhe karrige, në mënyrë që ai të mos largohej.

    Edhe një tjetër dëshmitare, e cila mbeti e plagosur, tha se ndihej me fat që kishte shpëtuar. Ajo përshkroi momentet e panikut kur makina hyri në ambientin e tavernës dhe theksoi se vazot e vendosura përreth tavolinave ndihmuan në parandalimin e pasojave edhe më të rënda.

    Pas aksidentit, drejtuesit të automjetit iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili konfirmoi se ai ishte nën efektin e tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Pas dëbimit nga Mali i Zi, blogeri rus kthehet nga Serbia në Rusi

    Blogeri rus dhe themeluesi i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk, u kthye në Rusi, pasi u dëbua nga Mali i Zi, së bashku me bashkëshorten dhe tre bashkëpunëtorë të tij, për arsye të sigurisë kombëtare dhe të brendshme.

    Zvinchuk dhe bashkëpunëtorët udhëtuan fillimisht nga Podgorica drejt Beogradit.

    Pas mbërritjes në Moskë, Zvinchuk u tha mediave ruse se në lirimin dhe kthimin e tij ishin përfshirë institucionet shtetërore ruse, përfshirë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe rrjetin diplomatik, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Ai tha se pajisjet e konfiskuara gjatë ndalimit në Mal të Zi, përfshirë kamerat dhe një dron, ende nuk i janë kthyer dhe se Ambasada ruse po e ndihmon në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

    Zvinchuk dhe bashkëpunëtorët e tij u ndaluan të premten, më 9 tetor, në territorin e komunës së Kotorrit.

     Gjatë bastisjes, atyre iu gjetën dhe iu konfiskuan pajisje digjitale, përfshirë pajisje për regjistrim me rezolucion të lartë, një dron, një kamerë, një kamerë GoPro dhe disa telefona.

    Policia bëri të ditur se pajisjet do t’u nënshtrohen ekspertizave dhe analizave, për të përcaktuar se për çfarë qëllimi janë përdorur në territorin e Malit të Zi.

    Vendimi për dëbimin u mor nga Policia e Malit të Zi për, siç u tha, arsye të sigurisë kombëtare dhe të brendshme.

    Para se të shkonte në Mal të Zi, Zvinchuk kishte qëndruar në Serbi dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, konfirmoi Radio Evropa e Lirë.

    Atje, ai dhe ekipi i tij dyshohet se po xhironin një seri dokumentarësh për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ballkanit.

    Nga kanali Rybar thanë se të katër shtetasit rusë “kishin qëndruar ligjërisht në Mal të Zi” dhe “kishin planifikuar të xhironin Manastirin e Cetinës – për çka kishin paraqitur më herët një kërkesë zyrtare”.

    Rybar është një rrjet rus mediatik dhe informativ, i themeluar në vitin 2018 nga Zvinchuk, ish-punonjës i shërbimit për shtyp në Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

    Gjatë luftës në Ukrainë, Rybar u shndërrua në një nga kanalet ushtarake proruse më me ndikim në Telegram.

    Zvinchuk është nën sanksionet e Bashkimit Evropian që nga viti 2023, për shkak të mbështetjes së luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe përhapjes së propagandës.

    Sipas BE-së, ai është anëtar i një grupi pune të krijuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, për të koordinuar përpjekjet e mobilizimit në lidhje me luftën kundër Ukrainës.

    Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe e kanë lidhur rrjetin Rybar me operacione të ndikimit të huaj dhe të luftës informative.

    Në vitin 2024, Departamenti amerikan i Shtetit, përmes programit Rewards for Justice, ofroi një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione mbi personat e lidhur me projektin Rybar, duke ngritur dyshime se ky rrjet është i përfshirë në operacione të ndikimit të huaj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pas dëbimit nga Mali i Zi, blogeri rus kthehet nga Serbia në Rusi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kontrollet në barnatoret e Kosovës, shqiptohen gjoba për mospërputhje të çmimeve

    Kontrollet në barnatoret e Kosovës, shqiptohen gjoba për mospërputhje të çmimeve

    Kontrollet në barnatoret e Kosovës, shqiptohen gjoba për mospërputhje të çmimeve

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik, ka intensifikuar kontrollet në barnatoret në të gjithë Kosovën, pas ankesave të konsumatorëve për mospërputhje të çmimeve të barnave.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ankesat kanë të bëjnë me dallimin ndërmjet çmimit të shënuar në banderolë dhe atij që paraqitet në arkë.

    Gjatë inspektimeve të realizuara sot në Komunën e Pejës, inspektorët kanë shqiptuar gjoba ndaj subjekteve ku janë konstatuar shkelje.

    Aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në të gjitha rajonet e Kosovës, me qëllim të parandalimit të parregullsive në çmime dhe mbrojtjes së konsumatorëve nga praktikat e padrejta tregtare.

    Sipas bazës ligjore të përcaktuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, tregtarët janë të obliguar të sigurojnë që çmimi i paguar të përputhet me çmimin e ofruar për konsumatorin. Për shkeljet e konstatuara, gjobat për personat juridikë mund të arrijnë nga 1.000 deri në 10.000 euro.

    Ndërkohë, vetëm gjatë këtij viti, në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit janë adresuar mbi 20 ankesa lidhur me këtë problematikë, duke shënuar rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Konsumatorët që hasin në raste të tilla mund t’i adresojnë ankesat përmes emailit konsumatori@rks-gov.net ose përmes Viberit, në numrin +383 (0) 46 311-000.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kontrollet në barnatoret e Kosovës, shqiptohen gjoba për mospërputhje të çmimeve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Aksident në Lakrishtë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

    Aksident në Lakrishtë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

    Aksident në Lakrishtë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

    Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen Lakrishtë, ku në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

    Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti ende nuk dihen, ndërsa nuk ka informacione të konfirmuara nëse ka persona të lënduar.

    Lidhur me rastin është kontaktuar Policia e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk janë marrë informacione zyrtare nga ana e tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Aksident në Lakrishtë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ditë historike në MotoGP: Aprilia i merr katër vendet e para dhe e rikthen Martin në krye

    Ditë historike në MotoGP: Aprilia i merr katër vendet e para dhe e rikthen Martin në krye

    Marco Bezzecchi ka triumfuar në Çmimin e Madh të Indonezisë në MotoGP, duke mposhtur Raul Fernandezin në pistën e Mandalikës, ndërsa Jorge Martin ka përfituar nga vendi i tretë për t’u rikthyer në krye të renditjes së përgjithshme të kampionatit.

    Piloti italian i Aprilias siguroi fitoren e parë pas më shumë se katër muajsh, në një garë ku u desh të luftonte gjatë me Fernandezin, i cili ishte nisur nga pozita e parë. Bezzecchi e parakaloi spanjollin në xhiron e 19-të, nga 27 sa ishin gjithsej, dhe më pas arriti të krijonte epërsi deri në vijën e finishit.

    Fernandez përfundoi në vendin e dytë, me 4.260 sekonda prapa fituesit, ndërsa Martin u rendit i treti, duke plotësuar një podium tërësisht të Aprilias. Madje, kjo markë shkroi histori në Indonezi, pasi pilotët e saj zunë katër pozitat e para, me Ai Oguran që përfundoi i katërti.

    Një nga detajet më të veçanta të garës ishte gjendja fizike e Fernandezit. Spanjolli garoi me gishtin tregues të thyer, lëndim që e kishte pësuar pas përplasjes me Bezzecchin në garën sprint të së shtunës. Pavarësisht kësaj, ai arriti të luftonte për fitoren deri në pjesën e fundit të garës.

    Ndërkohë, Marc Marquez, i cili e kishte marrë kryesimin e kampionatit pas fitores në garën sprint, këtë herë u desh të kënaqej me vendin e gjashtë. Piloti i Ducatit nuk arriti ta mbante ritmin e dyshes së Aprilias dhe humbi kreun e renditjes së përgjithshme.

    Pas garës në Mandalika, Martin kryeson kampionatin me 355 pikë, vetëm dy më shumë se Marquez, që ka 353. Bezzecchi mbetet i treti me 309 pikë dhe vazhdon të jetë në garë për titullin, edhe pse diferenca me kreun është 46 pikë.

    Aprilia në Kosovë përfaqësohet nga Ventoro Motors by Auto Mita.

    Me pesë gara të mbetura deri në përfundim të sezonit, lufta për titullin e kampionit të MotoGP-së mbetet e hapur. Gara e radhës do të zhvillohet në Australi, në pistën e Phillip Island, pas dy javësh./Telegrafi/

    Burimi: Dukagjini

  • Aktakuzë ndaj ish-komandantit policor serb për krime lufte në Zveçan

    Aktakuzë ndaj ish-komandantit policor serb për krime lufte në Zveçan

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.Gj. për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

    Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 1998 – 1999, në Komunën e Zveçanit, i pandehuri M.Gj., në bashkëkryerje me pjesëtarët të tjerë të forcave policore serbe dhe nën përgjegjësinë individuale dhe atë komanduese, në cilësinë e Komandantit të Repartit Policor (përbërja rezerve) në Komunën e Zveçanit, ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullatës civile.

    Po ashtu, më 29 prill 1999, i pandehuri me pjesëtarë të tjerë të paindentifikuar, të organiuzuar në formacione të strukturuara, të uniformuar, pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave dhe të policisë serbe, kishte ndërmarrë operacion për rrethimin e fshatit në Komunën e Zveçanit.

    Gjatë operacionit, u vranë tre banorë civilë, ndërsa shtatë persona të tjerë u rrëmbyen, u dogjën shtëpi dhe u shkatërrua pasuri materiale. Trupat e gjashtë prej tyre u gjetën në varrezat e fshatit Suhodoll, ndërsa trupi i viktimës së shtatë ende nuk është gjetur.

    Rasti i është kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në paraburgim.

    Burimi: Dukagjini