Blog

  • Rama: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni, Prishtina nuk qeveriset me kërcënime

    Rama: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni, Prishtina nuk qeveriset me kërcënime

    Rama: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni, Prishtina nuk qeveriset me kërcënime

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me atë që i ka cilësuar si kërcënime ndaj tij nga deputetë dhe asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që t’i trajtojnë seriozisht këto kërcënime, duke ngritur shqetësime për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe ndikimin e mundshëm politik në punën e tyre.

    “Kush e administron drejtësinë në këtë vend? Organet e pavarura të drejtësisë apo zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje?  Kërcënimet ndaj meje nuk janë asgjë e re. Ato vetëm sa janë intensifikuar kohëve të fundit nga deputetë dhe asambleistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët marrin guximin të kërcënojnë në emër të shtetit dhe institucioneve të tij”.

    “Prandaj, i ftoj publikisht organet e drejtësisë që të merren seriozisht me këto kërcënime dhe t’u japin përgjigje qytetarëve të Kosovës: Ku ndodhet drejtësia në këtë vend? Në institucionet e pavarura të Republikës apo në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje?  Kush vendos për fatin, lirinë dhe sigurinë e secilit? Ligji dhe Kushtetuta apo vullneti politik i deputetëve të Vetëvendosjes”, ka shkruar ai.

    Rama ka ngritur pyetjen se ku janë institucionet e drejtësisë të pavarura në ushtrimin e mandatit të tyre, apo siç ka shkruar ai “ato vihen në lëvizje sipas urdhrave dhe interesave partiake të VV-së?”.

    “Ju rikujtoj se askush nuk ka të drejtë të kërcënojë në emër të shtetit. Askush nuk ka të drejtë t’i përdorë institucionet si instrument presioni ndaj kundërshtarëve politikë, gazetarëve apo kujtdo që mendon ndryshe”.

    Rama në shkrimin e tij theksoi se mandatin e tij nuk ia ka dhënë asnjë militant dhe asnjë zyrë pushteti, por siç u shpreh ai, ia kanë dhënë qytetarët e Prishtinës, ndaj i pari i kryeqytetit deklaroi se para tyre jep llogari për përgjegjësinë që ka marrë.

    “Unë nuk kam hyrë në jetën publike për t’iu nënshtruar vullnetit të askujt. Kam marrë përgjegjësi për t’i shërbyer Prishtinës dhe qytetarëve të saj. Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me vendosmëri, pa u zmbrapsur përballë asnjë presioni politik”.

    “Prandaj, mos e ngatërroni qetësinë me dobësi. As përmbajtjen me frikë. Ta keni të qartë, nuk më HESHTINI dhe nuk më NDALNI! Liria ime nuk fillon e nuk përfundojnë në zyrat tuaja! Dhe mbajeni mend, Prishtina nuk qeveriset me kërcënime. Prishtina qeveriset me votën dhe besimin e qytetarëve të saj”, shkroi i pari i Prishtinës./Klankosova.tv

  • De Zerbi: E putha Bentancurin në dhomat e zhveshjes, futbolli është karakter!

    De Zerbi: E putha Bentancurin në dhomat e zhveshjes, futbolli është karakter!

    De Zerbi: E putha Bentancurin në dhomat e zhveshjes, futbolli është karakter!

    Roberto De Zerbi ka folur me tone të forta për karakterin dhe reagimin e skuadrës së tij, duke theksuar rëndësinë e përballimit të situatave të vështira në futboll.

    “Unë e putha Bentancurin në dhomat e zhveshjes. Futbolli është karakter”, u shpreh trajneri italian, duke dhënë një mesazh të qartë për rëndësinë e personalitetit dhe unitetit brenda ekipit.

    De Zerbi u ndal edhe te situata e krijuar pas kartonit të kuq, duke theksuar se skuadra duhet të dijë të përballet edhe me momente të tilla. “Më pëlqen situata në të cilën ishim me kartonin e kuq. Na duhet të përballemi me situata të tilla”, deklaroi ai.

    Në fund, trajneri theksoi se skuadra nuk e ka pranuar humbjen dhe se duhet të reagojë në çdo mënyrë të mundshme. “Ne nuk e kemi pranuar humbjen. Duhet të reagojmë në çdo mënyrë që mundemi. Kjo është një mënyrë e keqe, nuk është mënyra e duhur”, përfundoi De Zerbi.

  • Dani Carvajal drejt Getafes, gjithçka gati për transferimin

    Dani Carvajal drejt Getafes, gjithçka gati për transferimin

    Dani Carvajal drejt Getafes, gjithçka gati për transferimin

    Dani Carvajal është shumë pranë transferimit te Getafe, pasi La Liga ka dhënë miratimin për realizimin e marrëveshjes.

    Sipas gazetarit Matteo Moretto, palët kanë rënë dakord për kushtet e transferimit dhe tashmë ka mbetur vetëm nënshkrimi i kontratës.

    Getafe dhe mbrojtësi spanjoll kanë nisur shkëmbimin e dokumenteve, ndërsa Carvajal është në pritje të marrjes së kontratës për ta zyrtarizuar marrëveshjen.

    Sipas raportimit, ish-kapiteni i Real Madridit pritet të nënshkruajë kontratën mes ditës së sotme dhe mëngjesit të nesërm.

    Nëse gjithçka përfundon sipas planit, Carvajal do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, duke lënë pas një periudhë të gjatë dhe të suksesshme me fanellën e Real Madridit./Klankosova.tv

  • Vinicius rrezikon të dënohet rëndë, mund të mungojë në El Clasico

    Vinicius rrezikon të dënohet rëndë, mund të mungojë në El Clasico

    Vinicius rrezikon të dënohet rëndë, mund të mungojë në El Clasico

    Vinicius Junior mund të përballet me një dënim të rëndë pas kartonit të kuq, pasi raportohet se braziliani ka humbur kontrollin në momentin kur po largohej nga fusha e lojës.

    Sipas një gazetari të emisionit spanjoll “El Chiringuito”, ylli i Real Madridit ishte “shumë i zemëruar” dhe “jashtë vetes” pas përjashtimit. Madje, pretendohet se ai ka shtyrë një punonjës të La Ligës në tunelin e stadiumit “Santiago Bernabeu”.

    Raporti i gjyqtarit për ndeshjen thuhet se është mjaft i rëndë për brazilianin, ndërsa ky incident i mundshëm mund t’ia komplikojë edhe më shumë situatën.

    Vinicius rrezikon të pezullohet për disa ndeshje, duke vënë në pikëpyetje edhe praninë e tij në përballjen e madhe ndaj Barcelonës, të njohur si El Clasico.

    Megjithatë, pretendimet për incidentin në tunel dhe kohëzgjatja e mundshme e pezullimit mbeten për t’u konfirmuar zyrtarisht./Klankosova.tv

  • Nesër i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që e privoi nga jeta babai i tij

    Nesër i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që e privoi nga jeta babai i tij

    Nesër i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që e privoi nga jeta babai i tij

    B.Arifi, do të varroset nesër në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

    Ceremonia e varrimit të 29-vjeçarit do të mbahet me kohën e drekës, sipas njoftimit të familjes transmeton Klankosova.tv.

    Dyshohet se tashmë i ndjeri u privua nga jeta nga babai i tij.

    I dyshuari sipas policisë është ende në arrati.

  • Hasani skeptik për efektet e Ligjit për Specialen: Mund të sjellë pasoja për Kosovën

    Hasani skeptik për efektet e Ligjit për Specialen: Mund të sjellë pasoja për Kosovën

    Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka shprehur skepticizëm për efektet që mund të kenë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë, duke vlerësuar se ato mund të sjellin reagime nga faktori ndërkombëtar, pa ndikuar në funksionimin e kësaj gjykate.

    Duke folur në Five në TV Dukagjini, Hasani ka thënë se që nga hartimi i ligjit ka qenë skeptik nëse ai mund t’u shërbejë katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

    “Edhe kur është nxjerrë ky ligj, të them të drejtën, kam qenë skeptik në atë kuptim që ky ligj mund të ketë efekt ose mund t’u shërbejë katërshes që është në Hagë, duke e ditur që ne nuk kemi mundësi të ndërhyjmë në këto dhoma”, ka deklaruar Hasani.

    Sipas tij, ndryshimet ligjore mund të shkaktojnë një varg reagimesh nga faktori ndërkombëtar dhe, për më tepër, mund ta penalizojnë Kosovën në proceset në të cilat ndodhet, ndërsa nuk pret që ato të kenë efekt në funksionimin e Dhomave të Specializuara.

    “Sigurisht do të jemi dëshmitarë, do të shohim që ky ligj, përpos që ka krijuar një zinxhir reagimesh nga faktori ndërkombëtar, ndoshta do të na penalizojë në proceset në të cilat ndodhemi. Për efekte nuk do të ketë, ngase nuk shoh mënyrë se si mund të zbatohet. Ngase nuk shoh mënyrë se s mund të zbatohet. Se ne vetvetiu kemi hequr dorë për të ndërhyrë në ndryshimin e funskionalizmit të këtyre dhomave”, ka thënë ai.

    Hasani ka rikujtuar se edhe themelimi i Dhomave të Specializuara, përfshirë letrën e ish-presidentes Atifete Jahjaga dhe amendamentet kushtetuese, është bërë përmes një procesi institucional që, sipas tij, është ndërtuar me një metodologji të ngjashme me atë të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë.

    Ai ka vlerësuar se fokusi duhet të jetë te mbështetja e ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së, veçanërisht në fazat e ardhshme të proceseve gjyqësore.

    “Edhe kur është ndërtuar ligji për Dhomat e Specializuara, por edhe letrën e ish-presidentes Atifete Jahjaga, si dhe amendamenti kushtetues edhe pse janë miratuar në institucionet e Kosovës, metodologjia që është përdorur në ndërtimin e kësaj infrastrukture ka qenë e njëjtë me themelimi e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi….

    Për mua beteja duhet të fokusohet në mbështetjen e ekipeve mbrojtëse, në fazat që na presin. Përndryshe ky ligj nuk besoj që do të ketë efekt, përpos një reagim nga ana e institucioneve evropiane”, ka deklaruar Hasani.

    Kuvendi i Kosovës miratoi javën e kaluar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës. Ndryshimet parashohin, ndër të tjera, kufizimin e juridiksionit të gjykatës, uljen e dënimit maksimal me burgim në 15 vjet, mundësinë e ankimimit në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.

    Ndërkohë, komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, më 12 tetor i cilësoi këto ndryshime si të papranueshme, duke thënë se bien ndesh me detyrimet themelore të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian dhe me standardet ndërkombëtare të sundimit të ligjit.

    Burimi: Dukagjini

  • Marrëveshja për përmirësimin e spitaleve publike në Kosovë, Kurti priti në takim zv.presidentin e EIB

    Marrëveshja për përmirësimin e spitaleve publike në Kosovë, Kurti priti në takim zv.presidentin e EIB

    Marrëveshja për përmirësimin e spitaleve publike në Kosovë, Kurti priti në takim zv.presidentin e EIB

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve (EIB), Robert de Groot, para nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë për projektin për përmirësimin e pajisjeve mjekësore dhe infrastrukturës.

    Në komunikatën për media thuhet se kryeministri Kurti e falënderoi zëvendëspresidentin De Groot për vizitën, ndërsa pranoi urime për presidenten e re.

    “Në këtë frymë u diskutua për mundësitë konkrete të shtimit të vëllimit të bashkëpunimit dhe të investimeve të përbashkëta. Teksa përmendi rritjen e qëndrueshme ekonomike, për çka mori përgëzime, kryeministri Kurti foli për planet për investime në hekurudha, ndërtimin e pesë digave të reja, sikurse në infrastrukturën sportive si përgatitje për Lojërat Mesdhetare 2030″.

    “Po ashtu, në takim u diskutua për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes dhe për energjinë, përkatësisht kapacitetet e reja dhe diversifikimin e burimeve”, thuhet në komunikatë./Klankosova.tv

  • Pesë frutat që ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës, sipas ekspertëve

    Pesë frutat që ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës, sipas ekspertëve

    Pesë frutat që ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës, sipas ekspertëve

    Për të mbajtur zemrën të shëndetshme, ekspertët rekomandojnë jo vetëm reduktimin e kripës dhe yndyrave të ngopura, por edhe konsumimin e rregullt të frutave dhe perimeve.

    Sipas profesorit Jose Abellan-Aleman, specialist i rrezikut kardiovaskular në Universitetin Katolik të Murcias në Spanjë, disa fruta përmbajnë fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës.

    Pesë frutat që ai rekomandon të përfshihen në ushqyerjen e përditshme janë:

    Rrushi i kuq – përmban antocianina, përbërës bimorë që lidhen me shëndetin kardiovaskular.

    Mollët – janë të pasura me fibra të tretshme, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e përthithjes së kolesterolit në zorrë.

    Agrumet – portokallet, limonët dhe grejpfruti përmbajnë flavonoide dhe kalium, që mund të ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

    Qershitë – përmbajnë antioksidantë që, sipas studimeve paraprake, mund të ndihmojnë në uljen e tensionit dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

    Shega – është e pasur me polifenole, të cilat kanë veti antioksiduese dhe mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave.

    Ekspertët theksojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të konfirmuar disa prej këtyre përfitimeve. Megjithatë, konsumimi i larmishëm i frutave dhe perimeve mbetet pjesë e rëndësishme e një ushqyerjeje të shëndetshme.

    Rekomandohet që frutat të konsumohen të plota dhe jo vetëm në formë lëngu, për të përfituar edhe fibrat. Gjithashtu, këshillohet konsumimi i të paktën pesë porcioneve me fruta dhe perime në ditë./Klankosova.tv

  • Shtyu punonjësin në tunel, sa rrezikon të dënohet Vinicius?

    Shtyu punonjësin në tunel, sa rrezikon të dënohet Vinicius?

    Shtyu punonjësin në tunel, sa rrezikon të dënohet Vinicius?

    Vinicius Junior mund të përballet me një dënim të rëndë pas kartonit të kuq, pasi raportohet se braziliani ka humbur kontrollin në momentin kur po largohej nga fusha e lojës.

    Sipas një gazetari të emisionit spanjoll “El Chiringuito”, ylli i Real Madridit ishte “shumë i zemëruar” dhe “jashtë vetes” pas përjashtimit. Madje, pretendohet se ai ka shtyrë një punonjës të La Ligës në tunelin e stadiumit “Santiago Bernabeu”, transmeton Klankosova.tv.

    Raporti i gjyqtarit për ndeshjen thuhet se është mjaft i rëndë për brazilianin, ndërsa ky incident i mundshëm mund t’ia komplikojë edhe më shumë situatën. Vinicius rrezikon të pezullohet për disa ndeshje, duke vënë në pikëpyetje edhe praninë e tij në përballjen e madhe ndaj Barcelonës, të njohur si El Clasico.

    Megjithatë, pretendimet për incidentin në tunel dhe kohëzgjatja e mundshme e pezullimit mbeten për t’u konfirmuar zyrtarisht.