Blog

  • Merz kundërshton marrëveshjen SHBA-Rusi për naftëne: E paimagjinueshme për Evropën

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka kundërshtuar marrëveshjen e njoftuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për furnizimin e tregjeve me naftë dizel ruse, duke e cilësuar një vendim të tillë të paimagjinueshëm për Gjermaninë dhe Evropën.

    Merz ka ritheksuar mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën, duke theksuar se Berlini do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët evropianë për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, që garanton lirinë e Ukrainës dhe sigurinë e Evropës.

    “Presidenti Zelensky mund të mbështetet te Gjermania dhe Evropa në këtë situatë. Ne qëndrojmë pranë Ukrainës dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë brenda kornizës së Bashkimit Evropian, me qëllim arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, që do të ruajë si lirinë e Ukrainës, ashtu edhe sigurinë e Evropës”, deklaroi Merz.

    Duke folur për marrëveshjen e raportuar për furnizimin me naftë dizel ruse, kancelari gjerman theksoi se një vendim i tillë është i papranueshëm për Berlinin dhe partnerët e tij evropianë.

    “Rusia do të negociojë seriozisht vetëm nën presion. Kjo është arsyeja pse ne po i mbajmë sanksionet tona kundër Rusisë”, u shpreh ai.

    Merz shtoi se sulmet e vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës e bëjnë edhe më të domosdoshme forcimin e mbështetjes për Kievin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Merz kundërshton marrëveshjen SHBA-Rusi për naftëne: E paimagjinueshme për Evropën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shqipëria harton ligj të ri për llogaritë bankare, në përputhje me kërkesat e BE

    Shqipëria harton ligj të ri për llogaritë bankare, në përputhje me kërkesat e BE

    Nisma ligjore synon të harmonizojë plotësisht legjislacionin shqiptar me kërkesat e Direktivës 2011/16/BE të Këshillit Evropian, duke zëvendësuar ligjin ekzistues të vitit 2020 për të garantuar një standard më të lartë në bashkëpunimin administrativ tatimor.

    “Qëllimi i projektligjit është krijimi i një kuadri të plotë ligjor për shkëmbimin automatik të informacionit mbi llogaritë financiare, me qëllim rritjen e transparencës tatimore, parandalimin dhe luftimin e evazionit dhe shmangies tatimore.”, thuhet në relacionin shoqërues të projektligjit.

    Detyrimet e reja për institucionet financiare

    Sipas relacionit shpjegues, projektligji, i cili përbëhet nga 25 nene, saktëson procedurat e “vigjilencës së duhur” që duhet të zbatojnë institucionet financiare raportuese. Këto subjekte do të kenë detyrimin të identifikojnë, mbledhin, verifikojnë dhe raportojnë në mënyrë elektronike informacionin për llogaritë e reja dhe ato ekzistuese, si për individët ashtu edhe për njësitë ekonomike.

    Në rast të mosrespektimit të këtyre detyrimeve, raportimeve të pasakta apo fshehjes së informacionit, projektligji parashikon sanksione të ashpra administrative, si dhe klauzola specifike kundër marrëveshjeve që synojnë shmangien e raportimit.

    Autoriteti Kompetent përgjegjës për administrimin, përpunimin dhe shkëmbimin e këtij informacioni me autoritetet homologe të huaja do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

    Kostoja financiare dhe hyrja në fuqi

    Për të bërë të mundur funksionimin e këtij sistemi të ri, veçanërisht lidhjen me rrjetin CCN dhe formatin standard të kompjuterizuar të Bashkimit Evropian, kërkohen investime në teknologjinë e informacionit. Relacioni vlerëson se zhvillimi i infrastrukturës teknologjike do të ketë një kosto prej rreth 40 milionë lekësh, të cilat do të përballohen nga buxheti i shtetit.

    Pavarësisht se projektligji parashikohet të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, zbatimi i plotë i regjimit të ri evropian është i kushtëzuar nga procesi i integrimit të vendit.

    “Efektet e tij fillojnë nga data e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me Traktatin e Anëtarësimit.”, theksohet në dokument.

    Deri në atë moment, shkëmbimi i informacionit me juridiksionet e tjera do të vazhdojë të realizohet duke u bazuar në Standardin e Përbashkët të Raportimit (CRS) të OECD-së, duke siguruar një tranzicion të pandërprerë të marrëdhënieve aktuale ndërkombëtare të Shqipërisë në fushën tatimore.

    Burimi: RTKLive

  • Ligji për Specialen, Çitaku: Në asnjë pikë nuk kërkon t’i shmanget drejtësisë (VIDEO)

    Ligji për Specialen, Çitaku: Në asnjë pikë nuk kërkon t’i shmanget drejtësisë (VIDEO)

    Ligji për Specialen, Çitaku: Në asnjë pikë nuk kërkon t’i shmanget drejtësisë (VIDEO)

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Ligji për Specialen nuk synon shmangien nga drejtësia, por rikthimin e procesit gjyqësor në Hagë në atë që ajo e konsideron rrugë të drejtë.

    E ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Çitaku tha se ky ligj përbën një hap të rëndësishëm, por theksoi se zbatimi i tij mbetet përgjegjësi e institucioneve të Kosovës.

    “Ligji në asnjë pikë, në asnjë presje, në asnjë shkronjë nuk kërkon t’i shmanget drejtësisë. Përkundrazi, përmes këtij ligji Kosova po synon që ta rikthejë procesin e drejtësisë në binarë të drejtë”, u shpreh Çitaku.

    Ajo kritikoi procesin gjyqësor në Hagë, duke pretenduar se ai ka devijuar nga qëllimi për të cilin është themeluar Gjykata Speciale.

    “Ne e kemi themeluar atë gjykatë për t’ia hequr Kosovës një njollë të zezë, një re të zezë, atë të trafikimit të organeve, dhe kemi përfunduar duke ia sjellë një njollë edhe më të rëndë, duke e bërë luftën tonë çlirimtare ndërmarrje të përbashkët kriminale”, deklaroi Çitaku./Klankosova.tv

  • P.Diddy dërgohet me urgjencë në spital nga qelia, dyshohet për lëndim në kokë

    P.Diddy dërgohet me urgjencë në spital nga qelia, dyshohet për lëndim në kokë

    P.Diddy dërgohet me urgjencë në spital nga qelia, dyshohet për lëndim në kokë

    Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs, 56 vjeç, dyshohet se është dërguar me urgjencë në spital nga burgu gjatë fundjavës, pas një lëndimi në kokë, raporton TMZ.

    Combs, i cili po vuan dënimin në burgun federal Fort Dix, në New Jersey, thuhet se ka pësuar lëndimin të shtunën, megjithëse shkaku i tij mbetet i paqartë.

    Sipas burimeve të cituara nga TMZ, ambulanca është larguar nga burgu rreth orës 01:00 të mëngjesit. Megjithatë, lëndimi nuk raportohet të ketë qenë kërcënues për jetën, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

    Burimet bëjnë të ditur se reperi ishte i vetëdijshëm dhe komunikonte kur u transportua sërish në burg, pas trajtimit mjekësor.

    Combs ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2025, pasi u dënua me 50 muaj burg për vepra penale të lidhura me prostitucionin, pas një procesi të gjatë gjyqësor.

  • Fushata linçuese ndaj Fidan Jupollit, flet Çitaku: Alarm për shoqërinë (VIDEO)

    Fushata linçuese ndaj Fidan Jupollit, flet Çitaku: Alarm për shoqërinë (VIDEO)

    Fushata linçuese ndaj Fidan Jupollit, flet Çitaku: Alarm për shoqërinë (VIDEO)

    Gazetari Fidan Jupolli ka qenë në thumb të fushatës linçuese të përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje, tash e disa ditë.

    Për këtë rast, ka folur edhe deputetja njëherësh sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

    Çitaku në DPT te Fidani shprehu shqetësimin e saj, për çka tha se kjo është alarm për shoqërinë.

    “Ne që jemi në politikë, jemi bërë imun ndoshta ndaj sulmeve të tilla. Për dallim prej jush që jeni në media, unë asnjëherë nuk jam vet. Unë e kam një subjekt të madh politik që më rri në krah e që më mbështet dhe gjithmonë ndihem më e fuqishëm përballë goditjeve të pafundme që i marrim. Por, kur një gazetar sulmohet në mënyrë aq brutale, aq të pashpirtë. Është alarm, do të duhej të ishte alarm për një shoqëri”, u shpreh Çitaku në Klan Kosova.

  • Shiroka-Pula pret në takim senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin

    Shiroka-Pula pret në takim senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur të hënën në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.

    Takimi është mbajtur në kabinetin e presidentes dhe ka nisur me disa minuta vonesë, pasi ishte paralajmëruar për orën 17:00.

    Gjatë takimit, Shiroka-Pula i ka ndarë senatores Jeanne Shaheen Medaljen Presidenciale të Meritave.

    Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm para fillimit të takimit, ndërsa pas përfundimit të tij, Presidenca pritet të lëshojë komunikatë për media.

    Burimi: Dukagjini

  • Fushata linçuese ndaj Fidan Jupollit, flet Çitaku: Alarm për shoqërinë (VIDEO)

    Fushata linçuese ndaj Fidan Jupollit, Çitaku: Alarm për shoqërinë (VIDEO)

    Fushata linçuese ndaj Fidan Jupollit, flet Çitaku: Alarm për shoqërinë (VIDEO)

    Gazetari Fidan Jupolli, ka qenë në thumb të fushatës linçuese të përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje, tash e disa ditë.

    Për këtë rast, ka folur edhe deputetja njëherësh sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku.

    Çitaku në DPT te Fidani shprehu shqetësimin e saj, për çka tha se kjo është alarm për shoqërinë.

    “Ne që jemi në politikë, jemi bërë imun ndoshta ndaj sulmeve të tilla. Për dallim prej jush që jeni në media, unë asnjëherë nuk jam vet. Unë e kam një subjekt të madh politik që më rri në krah e që më mbështet dhe gjithmonë ndihem më e fuqishëm përballë goditjeve të pafundme që i marrim. Por, kur një gazetar sulmohet në mënyrë aq brutale, aq të pashpirtë. Është alarm, do të duhej të ishte alarm për një shoqëri”, u shpreh Çitaku në Klan Kosova.

  • Labinot Rexha vjen me 21 këngë të reja, paralajmëron befasi: Nivel tjetër... (VIDEO)

    Labinot Rexha vjen me 21 këngë të reja, paralajmëron befasi: Nivel tjetër… (VIDEO)

    Labinot Rexha vjen me 21 këngë të reja, paralajmëron befasi: Nivel tjetër... (VIDEO)

    Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka paralajmëruar projekte të reja muzikore, duke zbuluar se shumë shpejt do të sjellë plot 21 këngë të reja.

    Përmes një
    postimi, Rexha ka bërë të ditur se është duke punuar në diçka që ai e quajti,
    krejt ndryshe.

    “Së
    shpejti. 21 këngë të reja, duke punuar diçka krejt ndryshe! Shumë shpejt do t’i
    lansojmë të gjitha. Nivel tjetër! Përgatituni, sepse shumë shpejt vjen diçka e
    veçantë!”, ka shkruar ai./Klankosova.tv

  • Zelensky: Rusia nuk po respekton armëpushimin për infrastrukturën energjetike, sulmet ndaj Ukrainës vazhdojnë

    Zelensky: Rusia nuk po respekton armëpushimin për infrastrukturën energjetike, sulmet ndaj Ukrainës vazhdojnë

    Zelensky: Rusia nuk po respekton armëpushimin për infrastrukturën energjetike, sulmet ndaj Ukrainës vazhdojnë

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të hënën se armëpushimi për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike, i shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump gjatë fundjavës, nuk po respektohet nga Rusia, e cila vijon të godasë objektet ukrainase.

    Duke folur për televizionin Fox, Zelensky i cilësoi sulmet ruse si “përgjigjen e Putinit ndaj Presidentit Trump”.

    “Mesazhi i Rusisë ishte absolutisht i qartë: ata nuk dinë asgjë për ndërprerjen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike”, tha presidenti ukrainas.

    Zelensky theksoi se Ukraina nuk kishte sulmuar objektet energjetike në territorin rus gjatë natës së kaluar, në respekt të njoftimit të Trump për ndërprerjen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike mes dy vendeve.

    “Ne nuk sulmuam, ndërsa Rusia sulmoi stacionet tona të benzinës, infrastrukturën energjetike dhe objekte të tjera”, deklaroi ai.

    Sipas Zelenskyt, Rusia po gjen vazhdimisht arsye për të mos ndalur luftën, ndaj ai kërkoi rritjen e presionit ndaj Moskës.

    “Është për të ardhur keq, sepse ata gjithmonë gjejnë arsye për të mos e ndaluar këtë luftë. Kjo është arsyeja pse mendoj se nevojitet më shumë presion mbi Rusinë”, u shpreh presidenti ukrainas.

    I pyetur nëse Ukraina do të përmbahet nga sulmet ndaj objekteve energjetike ruse, Zelensky u përgjigj se Kievi nuk do t’i godasë ato nëse Rusia ndalon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase.

    “Nëse Rusia nuk sulmon objektet tona të energjisë, as Ukraina nuk do të sulmojë”, tha ai.

    Zelensky shtoi gjithashtu se Ukraina nuk i njofton paraprakisht lëvizjet e saj të ardhshme operacionale.

    Zelensky: Vetëm populli ukrainas mund të vendosë për presidentin

    Gjatë intervistës, presidenti ukrainas u pyet edhe për deklaratat e Trumpit lidhur me mundësinë e ndryshimit të presidentit të Ukrainës.

    Në përgjigjen e tij, Zelensky theksoi se vendimi për këtë çështje i takon vetëm qytetarëve ukrainas.

    “Nëse presidenti amerikan dëshiron ta ndryshojë presidentin, ai duhet ta dijë se vetëm populli ynë mund ta bëjë këtë”, deklaroi Zelensky.

    The post Zelensky: Rusia nuk po respekton armëpushimin për infrastrukturën energjetike, sulmet ndaj Ukrainës vazhdojnë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kosovës i shtohen 13 objekte në listën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore

    Kosovës i shtohen 13 objekte në listën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore

    Nga lokalitetet arkeologjike dhe kalatë, te kullat, shtëpitë historike dhe komplekset industriale e familjare, lista përfshin asete që dëshmojnë periudha të ndryshme historike dhe mënyra të jetesës në pjesë të ndryshme të vendit.

    Në mesin e tyre janë kompleksi industrial i Tulltores në Prishtinë, Gjyteti i Gjyrgjedellit në Kaçanik, Kalaja e Dafinës në Rahovec, Kulla e Asllanit në Tërdec të Drenasit, shtëpia muze e Latif Berishës në Mitrovicë të Veriut dhe kompleksi i familjes Çollaku në Zym të Prizrenit.

    “Ky proces vazhdon me identifikimin dhe vlerësimin e aseteve që bartin vlera historike e kulturore, me synimin që ato të përfshihen në mekanizmat përkatës të mbrojtjes”, ka shkruar Bogujevci.

    Burimi: RTKLive