Blog

  • Deklarata e ashpër e komisioneres për Zgjerim, Marta Kos

    Deklarata e ashpër e komisioneres për Zgjerim, Marta Kos

    Deklarata e ashpër e komisioneres për Zgjerim, Marta Kos

    Shkruan: Albert Prenkaj

    Deklaratat zyrtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe, së fundmi, deklarata e komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, e cila e cilësoi të papranueshëm Ligjin për Dhomat e Posaçme të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, i konsideroj si një stuhi diplomatike qortuese nga Brukseli zyrtar, të orientuar ndaj një shteti aspirant që ende nuk e ka hapur dialogun për procesin e integrimit evropian.

    Mungesa e koordinimit me Brukselin në të kaluarën ka sjellë ndëshkime në formën e sanksioneve dhe të kufizimeve financiare.

    Qarqer diplomatike të Brukselit e pranojnë faktin se Gjykata Speciale ka dështuar të ngrejë çështjen kryesore për të cilën është themeluar, atë të “trafikimit të organeve”. Ndërkaq, në diskursin publik, toni është, nëse mund ta quaj kështu, kërcënues. Kjo, duke pasur parasysh se BE-ja është financuesi kryesor i kësaj strukture gjyqësore, të themeluar mbi bazën e shkëmbimit të notave dhe të një ligji, i cili, pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës, mendoj se mori formën e një marrëveshjeje ndërkombëtare të njëanshme.

    Mendoj se ky reagim i ashpër vjen si rezultat i këmbënguljes së palës kosovare që, në diskursin publik, ta trajtojë këtë çështje si marrëveshje ndërkombëtare. Për BE-në, përkundrazi, kjo çështje konsiderohet në kuadër të “procedurave gjyqësore të zhvendosura në territorin e një shteti anëtar”, përkatësisht në Holandë, e cila e ka njohur Kosovën.

    Meqenëse dialogu është një instrument thelbësor i BE-së, që shërben për ndërtimin e konsensusit ndërmjet shteteve anëtare, partnerëve socialë dhe aktorëve ndërkombëtarë, konsideroj se, në vend të gjuhës diplomatike joproporcionale të përdorur nga nivelet e larta të Brukselit zyrtar, diskursi do të duhej të rikthehet te zanafilla e çështjes: dialogu me përfaqësuesit shtetërorë të Kosovës.

    Dialogu apo negociatat duhet të çojnë drejt një ujdie për koordinimin e veprimeve të përbashkëta ndërmjet Prishtinës zyrtare dhe Brukselit, në mënyrë që plotësim – ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Posaçme të jetë në përputhje me parimin e “vendosjes së lidhjeve të ngushta të solidaritetit dhe të formave të bashkëpunimit ndërmjet palëve”.

    Mendoj se BE-ja nuk do të duhej të nxjerrë përfundime dhe të mbajë qëndrime të bazuara në jehonën e deklarimeve bulevardeske, por në përmbajtjen dhe efektet juridike të ligjit në fjalë. Ky ligj, sipas vlerësimit tim, nuk ndikon në vendimin e shkallës së parë dhe as nuk paragjykon epilogun e çështjes në Gjykatën e Apelit. Ligji hyn në funksion të ruajtjes së strukturës gjyqësore me institucionet burimore- shtetërore.

    Në letrën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, (viti 2014, që i parapriu Ligjit për Dhomat e Posapme – 2015) drejtuar Presidentes Atifete Jahjaga si përgjigje ndaj letrës së kësaj të fundit, ndër të tjera, thuhet: “Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe EULEX-i në Kosovë do të vazhdojnë t’i ndihmojnë institucionet, autoritetet gjyqësore dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në forcimin e mëtejshëm të sistemit të pavarur dhe shumëetnik të drejtësisë, drejt përmbushjes së standardeve evropiane…”

    Në këtë frymë është hartuar një produkt (ligji) i konsensusit politik dhe shoqëror në Kosovë, i cili, sipas mendimit tim, nuk cenon standardet e BE-së për përafrimin me acquis communautaire, si element kryesor në procesin e integrimit në BE, e që Kosova ende trajtohet si vend aspirant me perspektivë Evropiane, por jo edhe vend kandidat.

  • U kap dy ditë radhazi duke vozitur mbi 140 km/h në zonën 60 km/h, i sekuestrohet vetura

    U kap dy ditë radhazi duke vozitur mbi 140 km/h në zonën 60 km/h, i sekuestrohet vetura

    U kap dy ditë radhazi duke vozitur mbi 140 km/h në zonën 60 km/h, i sekuestrohet vetura

    Një shofer në rrugën Prishtinë–Pejë nuk është ndalur as nga gjoba prej 500 eurosh dhe as nga masa e ndalimit të drejtimit të automjetit, pasi është kapur dy ditë radhazi duke tejkaluar ndjeshëm kufizimin e shpejtësisë në fshatin Qyshk të Pejës.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, rasti i parë është evidentuar më 10 tetor 2026, kur shoferi po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 164 kilometrash në orë, në një segment ku kufizimi është vetëm 60 km/h.

    Shkelja është konstatuar përmes radarit laser, ndërsa kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative dhe masë mbrojtëse me ndalim të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj.

    Megjithatë, vetëm një ditë më vonë, më 11 tetor, i njëjti shofer është kapur sërish në të njëjtin lokacion, këtë herë duke lëvizur me 140 km/h, ndonëse shpejtësia e lejuar ishte 60 km/h.

    Policia ka bërë të ditur se në momentin e shkeljes së dytë, shoferi kishte ndalesë për drejtimin e automjetit deri më 18 nëntor 2026.

    Për kundërvajtjen e përsëritur, atij i është shqiptuar sërish gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative dhe masë mbrojtëse me ndalim të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj. Po ashtu, policia ka sekuestruar automjetin, transmeton Klankosova.tv.

    Në reagimin e saj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet në terren me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë rrugore.

    Organet e rendit kanë theksuar se ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit do të ketë zero tolerancë, duke u bërë thirrje shoferëve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e trafikut.

  • Për herë të parë, një amerikane nis studimet master në Fakultetin Juridik të UP-së

    Për herë të parë, një amerikane nis studimet master në Fakultetin Juridik të UP-së

    Për herë të parë, një amerikane nis studimet master në Fakultetin Juridik të UP-së

    Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ka pranuar studenten amerikane Virginia Hugo-Vidal, e cila ka nisur studimet në programin master në gjuhën angleze “Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice”.

    Sipas njoftimit të Fakultetit Juridik, më 7 tetor, dekani i këtij fakulteti Avni Puka, priti në një takim mirëseardhjeje studenten, e cila, përveç formimit të mëparshëm në universitete prestigjioze, shënon edhe një moment të veçantë për këtë fakultet.

    “Virginia Hugo-Vidal është studentja e parë me shtetësi amerikane që ndjek studimet e rregullta, me kohë të plotë, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Fakultetit transmeton Klankosova.tv.

    Ky program master synon trajtimin e çështjeve që lidhen me të drejtat e njeriut, të drejtën penale ndërkombëtare dhe drejtësinë tranzicionale.

    Nga viti akademik 2023/2024, në këtë program janë përfshirë vazhdimisht edhe studentë dhe profesorë ndërkombëtarë, në kuadër të përpjekjeve për ndërkombëtarizimin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.

    Ndërkombëtarizimi është një nga prioritetet e fakultetit në vitet e fundit, me synimin për të zgjeruar bashkëpunimin akademik dhe për të krijuar mundësi për shkëmbim të përvojave dhe njohurive në nivel ndërkombëtar.

  • Fanella e Michael Jordan shitet për 14 milionë dollarë, rekord i ri në historinë e basketbollit

    Fanella e Michael Jordan shitet për 14 milionë dollarë, rekord i ri në historinë e basketbollit

    Fanella e Michael Jordan shitet për 14 milionë dollarë, rekord i ri në historinë e basketbollit

    Një fanellë e legjendës së basketbollit Michael Jordan, e veshur dhe e firmosur prej tij gjatë finaleve të NBA-së në vitin 1998, është shitur për 14 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri për objektet e koleksionimit në historinë e basketbollit.

    Fanella e kuqe e Chicago Bulls u shit përmes një marrëveshjeje private, të njoftuar të hënën nga shtëpia e ankandeve Hunt Auctions, me seli në Pensilvani. Blerësi është Ron Firman, një sipërmarrës i pasurive të paluajtshme nga Miami.

    Bëhet fjalë për fanellën që Jordan veshi më 5 qershor 1998, në ndeshjen e dytë të finaleve kundër Utah Jazz. Atë mbrëmje, Chicago Bulls triumfoi ndaj kundërshtarëve, duke barazuar serinë finale në rezultatin 1-1.

    Kjo shitje thyen rekordin e vendosur vetëm pak javë më parë, kur një tjetër fanellë e Jordanit, e veshur në ndeshjen e tretë të po atyre finaleve, u shit për 12,26 milionë dollarë. Ajo përballje mbahet mend për fitoren e thellë të Bulls ndaj Utah Jazz me rezultatin 96-54.

    Me këtë shitje historike, Michael Jordan dëshmon edhe një herë se ndikimi i tij shtrihet përtej parketit. Reliket e lidhura me karrierën e legjendës amerikane vazhdojnë të kenë një vlerë të jashtëzakonshme për koleksionistët, ndërsa fanella e vitit 1998 tashmë renditet ndër objektet sportive më të shtrenjta të shitura ndonjëherë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Fanella e Michael Jordan shitet për 14 milionë dollarë, rekord i ri në historinë e basketbollit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Profesori universitar Fehim Haliti mes të ftuarve në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës – “Dent Fix” përfaqësohet në një mbrëmje të veçantë të familjes Rexha

    Profesori universitar Fehim Haliti mes të ftuarve në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës – “Dent Fix” përfaqësohet në një mbrëmje të veçantë të familjes Rexha

    Profesori universitar Fehim Haliti mes të ftuarve në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës – “Dent Fix” përfaqësohet në një mbrëmje të veçantë të familjes Rexha

    Profesori universitar Fehim Haliti, një prej emrave të njohur të stomatologjisë dhe sipërmarrjes në sektorin privat të shëndetit në Kosovë, ka qenë në mesin e të ftuarve në dasmën e vëllait të artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

    Haliti, i cili krahas karrierës universitare është edhe pronar i “Dent Fix” dhe “Care & Hair Fix”, ka marrë pjesë në ceremoninë familjare të familjes Rexha, në një mbrëmje ku janë mbledhur familjarë, miq dhe të ftuar të afërt të tyre.

    Gjatë festës, profesori Haliti ka kaluar momente edhe në shoqërinë e Bebe Rexhës, ndërsa prania e tij në këtë ceremoni vjen si pjesë e raporteve shoqërore me familjen e këngëtares.

    Përtej fotografisë së mbrëmjes, Fehim Haliti përfaqëson një profil që ndër vite ka kombinuar botën akademike, profesionin dhe sipërmarrjen.

    Në njërën anë, angazhimi universitar e ka lidhur emrin e tij me formimin dhe zhvillimin profesional në fushën e stomatologjisë, ndërsa në anën tjetër, përmes investimeve private ka ndërtuar dhe zhvilluar dy brende që veprojnë në sektorin e shëndetit dhe estetikës.

    “Dent Fix” është bërë pjesë qendrore e aktivitetit të tij profesional në stomatologji, ndërsa përmes “Care & Hair Fix”, Haliti e ka zgjeruar praninë e tij edhe në fusha të tjera të kujdesit shëndetësor dhe estetik.

    Ky kombinim mes profesorit universitar dhe sipërmarrësit është edhe ajo që e dallon profilin e tij publik, pasi karrierën akademike e ka shoqëruar me zhvillimin e projekteve private dhe me ndërtimin e një pranie të qëndrueshme në tregun e shërbimeve profesionale.

    Në këtë kuptim, prania e tij në dasmën e familjes Rexha nuk mbetet vetëm një moment social.

    Ajo sjell në vëmendje një figurë profesionale nga Kosova që ka krijuar lidhje dhe raporte edhe përtej rrethit të tij të zakonshëm akademik dhe biznesor.

    Bebe Rexha, ndërkohë, vazhdon të jetë një prej artisteve shqiptare me praninë më të fuqishme në skenën ndërkombëtare, ndërsa dasma e vëllait të saj ka qenë një moment i veçantë familjar ku profesori Haliti ka qenë i ftuar.

    Për Fehim Halitin, mbrëmja ishte një tjetër moment në një profil që ndërthur akademinë, profesionin, sipërmarrjen dhe jetën shoqërore.

    Nga universiteti te “Dent Fix” dhe “Care & Hair Fix”, ai ka ndërtuar një identitet profesional që shkon përtej një fushe të vetme, duke e pozicionuar veten si një prej figurave të njohura në hapësirën e shëndetit privat dhe stomatologjisë në Kosovë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Profesori universitar Fehim Haliti mes të ftuarve në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës – “Dent Fix” përfaqësohet në një mbrëmje të veçantë të familjes Rexha appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shiroka-Pula kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në

    Shiroka-Pula kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur të hënën në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, me të cilët ka diskutuar për marrëdhëniet Kosovë-SHBA, rikthimin e dialogut strategjik dhe synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.

    Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka-Pula ka theksuar se anëtarësimi në NATO mbetet synim parësor i Kosovës, duke vlerësuar si kyçe mbështetjen amerikane në këtë proces.

    “Mbështetja e Shteteve të Bashkuara është kyçe në këtë rrugëtim. Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin”, ka deklaruar Shiroka-Pula.

    Gjatë takimit, presidentja e ka falënderuar në veçanti senatoren Jeanne Shaheen për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm ndaj Kosovës, duke i ndarë asaj Medaljen Presidenciale të Meritave.

    Në njoftimin e Presidencës është vlerësuar qëndrimi i Shaheenit në mbështetje të vazhdimit të pranisë ushtarake amerikane në kuadër të KFOR-it. Po ashtu, si iniciativë me rëndësi është cilësuar letra që senatorja i ka dërguar sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, lidhur me praninë ushtarake amerikane në Kosovë.

    Sipas Presidencës, kjo prani ka rëndësi strategjike për sigurinë e Kosovës dhe parandalimin e tensioneve në rajon.

    Shiroka-Pula ka rikujtuar gjithashtu reagimin e senatores Shaheen pas sulmit të armatosur në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe thirrjet e saj për vënien para përgjegjësisë të autorëve.

    Medalja Presidenciale e Meritave iu nda Shaheenit në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen ndaj Republikës së Kosovës dhe kontributin në forcimin e sigurisë, ruajtjen e paqes dhe promovimin e stabilitetit në rajon.

    Burimi: Dukagjini

  • Gjykatat vendosin kundër UP-së, anulohet vendimi për emërimin e profesorit

    Gjykatat vendosin kundër UP-së, anulohet vendimi për emërimin e profesorit

    Gjykatat vendosin kundër UP-së, anulohet vendimi për emërimin e profesorit

    Universiteti i Prishtinës do ta rishqyrtojë procesin e përzgjedhjes së Fahredin Veselajt profesor asistent në Fakultetin e Mjekësisë, pas dy aktgjykimeve që anuluan vendimin e emërimit të tij të vitit 2023.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, më 29 korrik 2025, e anuloi vendimin e Senatit të UP-së, ndërsa Gjykata e Apelit e vërtetoi këtë aktgjykim më 29 korrik 2026.

    Sipas avokates së kundërkandidatit Valon Zejnullahu, Liriona Morina, shkak i kontestit ishte pranimi dhe vlerësimi me 14 pikë i dy punimeve shkencore të Veselajt që nuk ishin publikuar në kohën e aplikimit, njëri prej të cilëve, sipas saj, madje ishte dorëzuar pas shpalljes së konkursit.

    Zejnullahu, i cili mori një pikë më pak se Veselaj, e dërgoi çështjen në gjykatë. Gjykata e Apelit e obligoi UP-në që konkursin ta vazhdojë nga faza ku është konstatuar shkelja, duke i rishqyrtuar dy kandidatët në bazë të dokumenteve të dorëzuara në konkursin e vitit 2023.

    Në mbledhjen e 30 shtatorit, Senati vendosi që dosjet e të dy kandidatëve t’i dërgohen trupës këshillëdhënëse për vlerësim.

    Rektori Arben Hajrullahu tha se, nëse konstatohet vlerësim i gabuar, Senati do ta shfuqizojë vendimin për emërimin e Veselajt. Megjithatë, votimi për anulimin e vendimit të vitit 2023 është shtyrë për mbledhjen e radhës.

    Ndërkohë, Fakulteti i Mjekësisë po përgatit kërkesën për revizion në Gjykatën Supreme.

    Kronika nga Kiks Kosova:

  • Punëtori humbi jetën në Ferizaj, Ramadani kritikon institucionet

    Punëtori humbi jetën në Ferizaj, Ramadani kritikon institucionet

    Punëtori humbi jetën në Ferizaj, Ramadani kritikon institucionet

    Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas vdekjes së një 54-vjeçari në vendin e punës në Ferizaj, duke kërkuar që institucionet të mos mjaftohen vetëm me telegrame ngushëllimi dhe deklarata.

    Ramadani ka thënë se vdekja e burrit, i cili ishte nisur për të siguruar jetesën e familjes së tij, është një tjetër tragjedi që po e trondit vendin gjatë këtij viti.

    Ai ka kritikuar reagimet që, sipas tij, nuk po shoqërohen me veprime konkrete institucionale.

    “Nuk mundemi dhe nuk guxojmë më të mjaftohemi me telegrame ngushëllimi e deklarata boshe. Kjo situatë ka kaluar çdo limit të durimit njerëzor dhe institucional”, ka shkruar Ramadani. transmeton Klankosova.tv

    Në fund të reagimit, deputeti i Aleancës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

  • Studentja e parë amerikane nis studimet master në Fakultetin Juridik të UP-së

    Studentja e parë amerikane nis studimet master në Fakultetin Juridik të UP-së

    Studentja e parë amerikane nis studimet master në Fakultetin Juridik të UP-së

    Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ka mirëpritur studenten amerikane Virginia Hugo-Vidal, e cila ka nisur studimet në programin master në gjuhën angleze “Të Drejtat e Njeriut, E Drejta Ndërkombëtare Penale dhe Drejtësia Tranzicionale”.

    Sipas njoftimit të Fakultetit Juridik, më 7 tetor 2026, studentja është pritur në një takim mirëseardhjeje nga dekani, prof. Avni Puka.

    Hugo-Vidal është studentja e parë me shtetësi amerikane që ndjek studimet e rregullta në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

    Ky program, që nga viti akademik 2023/2024, ka përfshirë vazhdimisht studentë dhe profesorë ndërkombëtarë, në kuadër të përpjekjeve për ndërkombëtarizimin e Universitetit të Prishtinës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Studentja e parë amerikane nis studimet master në Fakultetin Juridik të UP-së appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi për rastin e dytë të Thaçit në Hagë

    Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi për rastin e dytë të Thaçit në Hagë

    Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi për rastin e dytë të Thaçit në Hagë

    Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, për shpalljen e aktgjykimit në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të tjerëve, të akuzuar për vepra kundër administrimit të drejtësisë.

    Përveç Thaçit, në këtë çështje gjyqësore të akuzuar janë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

    Sipas njoftimit të Gjykatës Speciale, vendimi për caktimin e datës së shpalljes së aktgjykimit është marrë më 12 tetor 2026 nga gjykatësi i vetëm i çështjes, Christopher Gosnell.

    Njoftimin e publikuar nga Specialja mund ta gjeni KËTU.