Blog

  • Ronaldo e shpall veten më të mirin në histori: Numrat flasin vetë

    Ronaldo e shpall veten më të mirin në histori: Numrat flasin vetë

    Ronaldo e shpall veten më të mirin në histori: Numrat flasin vetë

    Cristiano Ronaldo ka deklaruar se e konsideron veten futbollistin më të mirë në histori, duke theksuar se golat dhe statistikat janë dëshmia kryesore për ta mbështetur këtë pretendim.

    Sulmuesi portugez i Al-Nassr, në një intervistë për CNN, është shprehur se njerëzit nuk po e vlerësojnë sa duhet formën e tij aktuale dhe numrin e golave që vazhdon të shënojë.

    “Njerëzit nuk e vlerësojnë formën time aktuale apo golat e mi”, ka deklaruar Ronaldo.

    I pyetur për objektivin e arritjes së 1.000 golave në karrierë, 41-vjeçari ka thënë se dëshiron t’i lërë gjërat të zhvillohen natyrshëm, pa bërë plane afatgjata.

    “Gjithçka duhet të ndodhë natyrshëm. Nëse shënoj 925 apo 930 gola, kjo do të thotë se jam më i miri në histori, pikë. Numrat flasin vetë. Nëse e arrij atë shifër, do të jetë e jashtëzakonshme, por nuk bëj plane afatgjata”, është shprehur ylli portugez.

    Ronaldo vazhdon të luajë për Al-Nassr, ndërsa synimi për të arritur shifrën prej 1.000 golash mbetet një nga objektivat më të mëdhenj të karrierës së tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ronaldo e shpall veten më të mirin në histori: Numrat flasin vetë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Presidentja Shiroka-Pula pret në takim senatorët amerikanë Shaheen e Durbin

    Presidentja Shiroka-Pula pret në takim senatorët amerikanë Shaheen e Durbin

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, sot ka pretur në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen  dhe Dick Durbin.

    Takimi u mbajt në kabinetin e presidentes dhe nuk kishte deklarim për meedia, por pas takimit presidenca njofton se do të ketë komunikatë për media.

    Burimi: RTKLive

  • Rubikon sonte: Efektet e ligjit, a mund të bëjë Kosova më tepër për Specialen?

    Rubikon sonte: Efektet e ligjit, a mund të bëjë Kosova më tepër për Specialen?

    Rubikon sonte: Efektet e ligjit, a mund të bëjë Kosova më tepër për Specialen?

    – Çfarë mund të ndryshojë ligji i ri në procesin në Hagë dhe cilët duhet të jenë hapat e ardhshëm të institucioneve të Kosovës?

    – Çka ndryshon për ish-krerët e UÇK-së në Apel?

    – Si duhet t’i përgjigjet Kosova kundërshtimit të BE-së?

    – A po bën diplomacia kosovare mjaftueshëm për të siguruar mbështetjen e aleatëve dhe për ta çuar përpara anëtarësimin në Këshillin e Evropës?

    Në panel: Meliza Haradinaj, Astrit Kolaj, Anita Shabani, Azdren Shala dhe Nazim Mehmeti.

    Klan Kosova, 20:45.

  • Britania: Ndryshimet në Ligjin për Specialen mund të shkelin marrëveshjen ndërkombëtare

    Britania: Ndryshimet në Ligjin për Specialen mund të shkelin marrëveshjen ndërkombëtare

    Britania: Ndryshimet në Ligjin për Specialen mund të shkelin marrëveshjen ndërkombëtare

    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shprehur shqetësim për miratimin nga Kuvendi i Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke paralajmëruar se hyrja e tyre në fuqi do të përbënte shkelje të një marrëveshjeje ndërkombëtare.

    Në një përgjigje për Klankosova.tv, kjo ambasadë ka theksuar se mbështetë respektimin e mandatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të përcaktuar në vitin 2015, si dhe përdorimin e procedurave të parapara për ankesat kundër aktgjykimeve të shkallës së parë.

    “Vërejmë dhe ndajmë shqetësimet e Bashkimit Evropian se ndryshimi ligjor, nëse do të hynte në fuqi, do të përbënte shkelje të një marrëveshjeje ndërkombëtare”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Britanike për Klankosova.tv.

    Mbretëria e Bashkuar ka rikujtuar se e kishte mirëpritur themelimin e Dhomave të Specializuara në vitin 2015, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm në përpjekjet e Kosovës për të luftuar pandëshkueshmërinë dhe për të forcuar sundimin e ligjit.

    Sipas Ambasadës, themelimi i kësaj gjykate pasqyroi lidershipin dhe guximin politik të udhëheqësve të Kosovës në atë kohë, si dhe përkushtimin e tyre për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

    Duke iu referuar procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kjo ambasadë ka ritheksuar mbështetjen e vendit të saj për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

    “Ne mbështesim shfrytëzimin e plotë të procedurave të përcaktuara në mandatin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të themeluara në vitin 2015, për çdo ankesë kundër aktgjykimeve të shkallës së parë”, thuhet në përgjigje.

    Ambasada ka vlerësuar se respektimi i mandatit të Speciales është mënyra më e mirë që Kosova të dëshmojë pjekurinë e saj demokratike dhe përkushtimin ndaj drejtësisë së pavarur dhe të paanshme.

    “Ne besojmë se respektimi i mandatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të përcaktuar në vitin 2015, është mënyra më e mirë që Kosova të dëshmojë pjekurinë e saj demokratike dhe përkushtimin ndaj drejtësisë së pavarur dhe të paanshme për të gjitha viktimat, pavarësisht se kush është kryerësi apo cili është rezultati i procesit gjyqësor”, thuhet më tej në përgjigje.

    Në fund, Mbretëria e Bashkuar ka theksuar se mbetet krenare për rolin e saj, së bashku me aleatët e NATO-s, në parandalimin e një katastrofe humanitare në Kosovë më 1999, si dhe ka ritheksuar mbështetjen për Kosovën e pavarur dhe orientimin e saj euroatlantik.

    Sipas Ambasadës britanike, vendimi i Kosovës për themelimin e Dhomave të Specializuara në vitin 2015 mbetet shembull për vendet e tjera të rajonit dhe një kontribut i rëndësishëm për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor.

  • Blero dhe Mimoza Shkodra bashkojnë forcat, zbulohet data e publikimit të këngës së re (VIDEO)

    Blero dhe Mimoza Shkodra bashkojnë forcat, zbulohet data e publikimit të këngës së re (VIDEO)

    Blero dhe Mimoza Shkodra bashkojnë forcat, zbulohet data e publikimit të këngës së re (VIDEO)

    Dy këngëtarët e njohur, Blero dhe Mimoza Shkodra, po vijnë me një bashkëpunim të ri muzikor.

    Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale, ku është zbuluar edhe titulli i projektit të tyre të përbashkët.

    Kënga mban titullin “Me gjys shpirti” dhe do të publikohet të martën, në orën 16:00./Klankosova.tv

  • Rasti me deputetin e VV-së gjatë protestës, merret vendimi për dy veteranët

    Rasti me deputetin e VV-së gjatë protestës, merret vendimi për dy veteranët

    Rasti me deputetin e VV-së gjatë protestës, merret vendimi për dy veteranët

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj dy veteranëve, Fadil Zogajt dhe Ekrem Selimit.

    Këtë e kanë bërë të ditur për Klankosova.tv burime të afërta me rastin.

    Ata ishin arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi dhe dyshohen për vepren penale “Sulmi ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje”.

    Ndaj tyre ishte caktuar masa e paraburgimit.

    Megjithëse kjo nuk nënkupton se me ndërprerjen e masës së paraburgimit, ata janë liruar apo shpallur të pafajshëm, ose hetimet ndaj tyre kanë pushuar./Klankosova.tv

  • Shiroka-Pula takohet me senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin

    Shiroka-Pula takohet me senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin

    Shiroka-Pula takohet me senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është takuar me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.

    Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm para fillimit të takimit, ndërsa pas takimit presidenca do të lëshojë komunikatë për media.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shiroka-Pula takohet me senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rama pretendon se po kërcënohet nga zyrtarë të VV-së: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni

    Rama pretendon se po kërcënohet nga zyrtarë të VV-së: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni

    Rama pretendon se po kërcënohet nga zyrtarë të VV-së: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pretenduar se kohëve të fundit janë intensifikuar kërcënimet ndaj tij nga deputetë dhe asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke u bërë thirrje organeve të drejtësisë që t’i trajtojnë seriozisht këto raste.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ngritur shqetësime për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe ndikimin e mundshëm politik në punën e tyre.

    “Kush e administron drejtësinë në këtë vend? Organet e pavarura të drejtësisë apo zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje?”, ka shkruar Rama, duke pretenduar se disa zyrtarë të kësaj partie po kërcënojnë në emër të shtetit dhe institucioneve të tij.

    Ai ka kërkuar që organet e drejtësisë t’u japin përgjigje qytetarëve nëse vendimet merren në bazë të ligjit dhe Kushtetutës apo nën ndikimin e vullnetit politik.

    Rama ka theksuar se askush nuk ka të drejtë t’i përdorë institucionet si instrument presioni ndaj kundërshtarëve politikë, gazetarëve apo personave që kanë qëndrime të ndryshme.

    Kryetari i Prishtinës ka deklaruar gjithashtu se mandatin e ka marrë nga qytetarët dhe se nuk do të zmbrapset përballë presioneve politike.

    “Mos e ngatërroni qetësinë me dobësi. As përmbajtjen me frikë. Ta keni të qartë, nuk më HESHTINI dhe nuk më NDALNI!”, ka shkruar Rama.

    Ai e ka përmbyllur reagimin duke theksuar se Prishtina qeveriset me votën dhe besimin e qytetarëve, e jo me kërcënime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rama pretendon se po kërcënohet nga zyrtarë të VV-së: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Aktgjykimi për veprat kundër administrimit të drejtësisë shpallet më 17 nëntor

    Aktgjykimi për veprat kundër administrimit të drejtësisë shpallet më 17 nëntor

    Gjykata Speciale në Hagë njofton se ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë për shpalljen e aktgjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra kundër administrimit të drejtësisë.

    Vendimi për caktimin e datës është marrë më 12 tetor nga gjykatësi i vetëm i çështjes, Christopher Gosnell.

    Seanca e shpalljes së aktgjykimit do të mbahet të martën, më 17 nëntor, duke filluar nga ora 10:00.

     

    Burimi: RTKLive

  • BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë

    BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë

    Sipas njoftimit të Këshillit të BE-së, paketa përfshin 826 kompani ruse dhe 743 individë që mbajnë pozita të drejtorëve ekzekutivë në këto kompani.

    Kjo është paketa më e madhe e sanksioneve individuale e miratuar ndonjëherë nga BE-ja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të individëve dhe subjekteve të sanksionuara në afro 4.600.

    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka deklaruar se sanksionet synojnë kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë, veçanërisht zinxhirin e prodhimit të raketave balistike.

    “Sot BE-ja miratoi raundin më të madh të sanksioneve që nga viti 2022. Afro 1.600 individë dhe subjekte të përfshira në listë janë pjesë e kompleksit ushtarako-industrial të Rusisë. Më shumë se gjysma e tyre lidhen me zinxhirin e prodhimit të raketave balistike që Rusia i përdor çdo ditë për të vrarë civilë ukrainas”, ka thënë Kallas.

    Ajo ka theksuar se veprimet e Rusisë nuk tregojnë gatishmëri për paqe.

    “Bombardimi i urave të Kievit, anijeve që transportojnë drithëra dhe Akademisë Kombëtare të Shkencave nuk janë veprime të një vendi që kërkon paqe. Kjo nuk është koha për të lehtësuar presionin ndaj Moskës, por për ta shtuar atë”, ka deklaruar Kallas.

    Sipas Këshillit të BE-së, paketa e re synon kryesisht furnizuesit e nivelit të mesëm, të cilët përbëjnë bërthamën e industrisë ushtarake ruse, me një qarkullim vjetor prej të paktën 20 miliardë eurosh dhe më shumë se 250 mijë të punësuar.

    Kompanitë e përfshira në listë furnizojnë komponentë kryesorë për sistemet e avancuara të armatimit rus, përfshirë raketat, dronët dhe avionët. Këtu përfshihen pajisje elektronike, gjysmëpërçues, sisteme komunikimi, radarë, pajisje navigimi, eksplozivë dhe municione.

    Individët dhe subjektet e sanksionuara do t’i nënshtrohen ngrirjes së aseteve, ndërsa ndalohet ofrimi i fondeve apo burimeve ekonomike për ta. Për personat fizikë të përfshirë në listë do të zbatohet edhe ndalimi i udhëtimit në Bashkimin Evropian.

    Këshilli i BE-së ka rikujtuar se në përfundimet e 18 dhe 19 qershorit 2026, Këshilli Evropian kishte rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

    Po ashtu, ishte theksuar se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen politike, financiare, ekonomike, humanitare, ushtarake dhe diplomatike për Ukrainën, në koordinim me partnerët dhe aleatët.

    Vendimi i fundit vjen pas thirrjeve të Këshillit Evropian për shtimin e presionit ndaj Rusisë, përfshirë miratimin e sanksioneve të mëtejshme, si përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme ndaj Ukrainës dhe infrastrukturës së saj civile.

    Burimi: RTKLive