Blog

  • Kurti në takim me Myftiun Tërnava, pjesë e diskutimit edhe çështja e apelit në Hagë

    Kurti në takim me Myftiun Tërnava, pjesë e diskutimit edhe çështja e apelit në Hagë

    Kurti në takim me Myftiun Tërnava, pjesë e diskutimit edhe çështja e apelit në Hagë

    Kryeministri Albin Kurti, pasditen e së premtes ka pritur në takim Myftiun Naim Tërnava, kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

    Sipas njoftimit, në takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë dhe ecurinë e projekteve të përbashkëta, solidaritetin e humanitetin qytetar dhe vlerat shoqërore e kombëtare, situatën e dinamikat politike në rajon e më gjerë, “por edhe për aktgjykimin e padrejtë dhe të pasaktë në shkallën e parë të Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, si dhe për punën përpara për sukses në apel”.

    Kryeministri u tha se shprehu mirënjohje dhe falënderime për rolin konstruktiv dhe kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame të Kosovës për popullin tonë.

    Vlen të ceket se Myftiu Tërnava e uroi Albin Kurtin për presidenten e re Justina Shiroka Pula, zgjedhja e së cilës shmangu zgjedhjet e katërta parlamentare në më pak se dy vjet dhe mundësoi kthimin te stabiliteti institucional.

  • Gara për president të FIFA-s, një grua mund të sfidojë Infantinon

    Gara për president të FIFA-s, një grua mund të sfidojë Infantinon

    Gara për president të FIFA-s, një grua mund të sfidojë Infantinon

    Gara për presidencën e FIFA-s mund të marrë një kthesë të papritur, pasi një grua po shqyrtohet si kandidate e mundshme përballë Gianni Infantinos në zgjedhjet e ardhshme për kreun e futbollit botëror.

    Mediumi francez “L’Équipe” raportoi të shtunën se UEFA po shqyrton mundësinë për të mbështetur Michele Kangun, presidenten e klubit francez Lyon, e cila konsiderohet ndër figurat më të rëndësishme në futbollin e femrave.

    Zgjedhjet për president të FIFA-s pritet të mbahen në mars të vitit të ardhshëm, në Rabat të Marokut, ndërsa Infantino synon të vazhdojë drejtimin e institucionit më të lartë të futbollit botëror.

    Krahas Kangut, një tjetër emër që përmendet si mundësi është Lise Klaveness, presidente e Federatës Norvegjeze të Futbollit.

    Megjithatë, mbetet të shihet nëse këto mundësi do të konkretizohen me kandidatura zyrtare dhe nëse UEFA do të vendosë ta mbështesë njërën prej tyre në garën përballë Infantinos.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gara për president të FIFA-s, një grua mund të sfidojë Infantinon appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti takon myftiun Tërnava, diskutojnë bashkëpunimin

    Kurti takon myftiun Tërnava, diskutojnë bashkëpunimin

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur  në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiun Naim Tërnava.

    Sipas njoftimit, Kurti e cilësoi si kënaqësi takimin me myftiun Tërnava, ndërsa ky i fundit e uroi për zgjedhjen e presidentes së re, Justina Shiroka Pula.

    Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe për ecurinë e projekteve të përbashkëta. Temë e bisedës ishin edhe solidariteti dhe humanizmi qytetar, si dhe vlerat shoqërore e kombëtare.

    Ata diskutuan gjithashtu për situatën politike dhe zhvillimet në rajon e më gjerë.

    “Në takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë dhe ecurinë e projekteve të përbashkëta, solidaritetin e humanitetin qytetar dhe vlerat shoqërore e kombëtare, situatën e dinamikat politike në rajon e më gjerë, por edhe për aktgjykimin e padrejtë dhe të pasaktë në shkallën e parë të Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, si dhe për punën përpara për sukses në apel”, thuhet në njoftim.

    Në fund të takimit, kryeministri Kurti shprehu mirënjohje dhe falënderime për rolin konstruktiv dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës për popullin e Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti e pret Tërnavën, flasin edhe për procesin e Apelit për ish-krerët e UÇK-së

    Kurti e pret Tërnavën, flasin edhe për procesin e Apelit për ish-krerët e UÇK-së

    yeministri Albin Kurti ka pritur të premten pasdite në takim Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

    Gjatë takimit, Tërnava e uroi Kurtin për zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës presidente të Kosovës, duke vlerësuar se ky proces shmangu mbajtjen e zgjedhjeve të katërta parlamentare në më pak se dy vjet dhe mundësoi kthimin drejt stabilitetit institucional.

    Sipas njoftimit, në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, ecurinë e projekteve të përbashkëta, solidaritetin, humanizmin qytetar dhe vlerat shoqërore e kombëtare.

    Po ashtu, temë e diskutimit ishte situata politike dhe zhvillimet në rajon e më gjerë, si dhe aktgjykimi i shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi, si dhe për angazhimet në vijim për sukses në procesin e apelit kundër këtij aktgjykimi, të cilin e cilësuan si të padrejtë dhe të pasaktë.

    Në fund të takimit, Kurti shprehu mirënjohje dhe falënderime për rolin konstruktiv dhe kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame të Kosovës për popullin e Kosovës.

    Burimi: Dukagjini

  • Deputeti shqiptar në Gjenevë: Jemi kritikuar ashpër për mbështetjen ndaj UÇK-së (VIDEO)

    Deputeti shqiptar në Gjenevë: Jemi kritikuar ashpër për mbështetjen ndaj UÇK-së (VIDEO)

    Deputeti shqiptar në Gjenevë: Jemi kritikuar ashpër për mbështetjen ndaj UÇK-së (VIDEO)

    Deputeti shqiptar në kantonin e Gjenevës, Leonard Ferati, ka deklaruar se është përballur me kritika nga partitë e së djathtës ekstreme në Zvicër për mbështetjen publike ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Duke folur në emisionin “Diaspora” në Klan Kosova, Ferati tha se disa persona e kanë akuzuar për mbështetjen ndaj atyre që ata i konsiderojnë kriminelë lufte, por theksoi se këto kritika nuk e kanë penguar.

    Ai i cilësoi këto qëndrime si pjesë të narrativave që, sipas tij, burojnë nga propaganda serbe dhe qarqet e së djathtës ekstreme.

    Ferati theksoi se zhvillimet gjyqësore që lidhen me luftën në Kosovë mund të ndikojnë në perceptimin ndërkombëtar për luftën çlirimtare dhe pavarësinë e vendit.

    Ndiqeni deklarimin e tij:

  • Përvjetori i PDK, Hamza: Jemi partia e Thaçit, Veselit e Krasniqit që nuk u thyen kurrë

    Përvjetori i PDK, Hamza: Jemi partia e Thaçit, Veselit e Krasniqit që nuk u thyen kurrë

    Përvjetori i PDK, Hamza: Jemi partia e Thaçit, Veselit e Krasniqit që nuk u thyen kurrë

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar ditëlindjen e 27 të partisë.

    Në urimin e tij, Hamza tha se “përgjegjësia jonë është ta ruajmë trashëgiminë politike dhe ta vazhdojmë angazhimin për një Kosovë me më shumë zhvillim, mundësi dhe perspektivë për qytetarët e saj”.

    Hamza nëpërmjet një reagimi në Facebook theksoi se PDK është forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, dhe përmendi ish-kryetarët e partisë që gjenden në Hagë, të cilët tha se nuk u thyen e nuk u përkulën kurrë.

    “…Partia Demokratike e Kosovës lindi në shpirtin e rezistencës, atëherë kur Kosova kishte më së shumti nevojë për forcë, guxim, vizion dhe përkushtim. Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Jemi partia e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, që nuk u thyen dhe nuk u përkulën kurrë…”, ka shkruar Hamza.

  • 27 persona të lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Panamanë

    27 persona të lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Panamanë

    27 persona të lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Panamanë

    Të paktën 27 persona janë lënduar si pasojë e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.7 që goditi Panamanë të premten, duke shkaktuar dëme materiale, panik te banorët dhe evakuime në disa zona të vendit.

    Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin Panama City, ku qytetarët dolën me nxitim në rrugë për t’u larguar nga ndërtesat, nga frika e shembjeve të mundshme.

    Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), epiqendra e tërmetit ishte pranë bregdetit jugor të Panamasë, në një thellësi prej rreth 12.6 kilometrash. Zona e goditur ndodhet pranë komunitetit rural Pitaloza Arriba, në provincën Herrera.

    Pas lëkundjes kryesore, u regjistruan dhjetëra pasgoditje, ndërsa autoritetet nisën kontrollet për të vlerësuar shkallën e dëmeve dhe pasojat për banorët.

    Dëmet më të dukshme u raportuan në provincat qendrore Veraguas, Herrera dhe Los Santos. Disa banesa pësuan çarje, ndërsa dëmtime u raportuan edhe në ndërtesa historike dhe objekte të tjera publike. Lëkundjet shkaktuan gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike në disa provinca.

    Pas tërmetit, autoritetet ndërkombëtare lëshuan paralajmërime për rrezik cunami në disa zona bregdetare të Amerikës Qendrore dhe Jugore, përfshirë Panamanë, Kolumbinë, Kosta Rikën, Ekuadorin dhe Perunë.

    Megjithatë, Sistemi Amerikan i Paralajmërimit për Cunami njoftoi më vonë se kërcënimi kishte kaluar dhe se nuk kishte më rrezik të mëtejshëm nga cunami.

    Tërmeti shkaktoi edhe ndërprerje të përkohshme në transport. Aeroporti Ndërkombëtar Tocumen, një nga nyjet kryesore ajrore të rajonit, pezulloi përkohësisht fluturimet, të cilat më pas rifilluan.

    Ndërkohë, Kanali i Panamasë, një nga korridoret më të rëndësishme të tregtisë detare në botë, nuk raportoi probleme në funksionimin e tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 27 persona të lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Panamanë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nga Kosova në Indi, një javë protestash nëpër botë

    Nga Prishtina në Paris, nga Athina në Bruksel, e deri në Madrid, Rio de Janeiro dhe Nju Delhi, java që po lëmë pas u shënua nga protesta të shumta, përplasje me policinë dhe pakënaqësi qytetare ndaj vendimeve të institucioneve.

    Arsyet që i nxorën njerëzit në rrugë ndryshonin nga një vend në tjetrin: nga çështjet që lidhen me Dhomat e Specializuara në Hagë, te gjendja e arsimit, politika e jashtme, kriza e banimit dhe kontestimet për proceset zgjedhore.

    Por, pavarësisht dallimeve, protestat e kësaj jave kishin një pikë të përbashkët: kërkesën që institucionet t’i dëgjojnë qytetarët dhe t’u përgjigjen shqetësimeve të tyre.

    Prishtina – Protesta e tensionuar për Dhomat e Specializuara

    Kosova e nisi javën me një nga protestat më të tensionuara të muajve të fundit.

    Të hënën, qendra e Prishtinës u shndërrua në skenë përplasjesh mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës. Gazi lotsjellës, mjetet policore, thyerjet, djegiet dhe përleshjet fizike dominuan pamjet që u shpërndanë gjatë ditës në rrjetet sociale.

    Disa persona morën trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa autoritetet raportuan për dëme materiale dhe incidente të shumta.

    Protesta u zhvillua në kundërshtim me ligjin për Dhomat e Specializuara, të proceduar pas aktgjykimit të 16 shtatorit në Hagë, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

    Përkrahësit e protestës argumentonin se institucionet e Kosovës kishin reaguar me vonesë ndaj një procesi që, sipas tyre, ka prodhuar padrejtësi historike ndaj luftës së UÇK-së.

    Pas votimit të ligjit të martën, situata u qetësua dhe nuk pati përsëritje të skenave të dhunshme të fillimit të javës.

    Francë – Zemërimi për gjendjen e arsimit

    Në Francë, pakënaqësia u përqendrua te gjendja e sistemit publik të arsimit.

    Mijëra nxënës dhe studentë dolën në rrugë për të kundërshtuar atë që e konsiderojnë përkeqësim të vazhdueshëm të kushteve në shkolla dhe universitete.

    Ndër shqetësimet e ngritura ishin objektet shkollore me çati që pikojnë, klasat me myk, mungesa e mësimdhënësve, temperaturat e papërballueshme gjatë valëve të të nxehtit dhe mungesa e investimeve.

    Protesta, që fillimisht nisi si lëvizje studentore, u zgjerua duke përfshirë prindër, profesorë dhe sindikata.

    Kulmi u arrit më 6 tetor, kur qindra mijëra njerëz mbushën rrugët franceze. Përplasjet me policinë u shoqëruan me raportime për qindra të plagosur dhe mijëra arrestime.

    Një nga momentet që nxiti reagime të forta ishte plagosja e rëndë e një 15-vjeçari, i cili humbi njërën dorë gjatë një ndërhyrjeje policore. Ngjarja shkaktoi zemërim në mbarë vendin dhe vuri në qendër të debatit mënyrën e ndërhyrjes së forcave të rendit.

    Athinë – Protesta kundër bashkëpunimit ushtarak me SHBA-në

    Në Greqi, protestat u përqendruan te politika e jashtme dhe bashkëpunimi ushtarak me Shtetet e Bashkuara.

    Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, u shoqërua me protesta në Athinë dhe në disa qytete të tjera.

    Mijëra protestues kundërshtuan zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, duke kërkuar mbylljen e bazave amerikane dhe reduktimin e rolit të NATO-s në rajon.

    Sheshi Sintagma u mbush me flamuj grekë, palestinezë dhe kubanë, ndërsa në protestë u dëgjuan slogane si “Rubio, ik në shtëpi” dhe “Vrasës amerikanë”.

    Protestuesit argumentuan se Greqia po përfshihet gjithnjë e më shumë në konflikte gjeopolitike që, sipas tyre, nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve grekë.

    Belgjikë – Studentët në rrugë për tarifat universitare

    Edhe Belgjika u përball me protesta të nxitura nga pakënaqësitë në sektorin e arsimit.

    Rritja e tarifave universitare dhe problemet e kahershme në sistemin arsimor shkaktuan mobilizim studentor, i cili në disa raste u shndërrua në përplasje me policinë.

    Në qytetin e Liège dhe në disa pjesë të Brukselit, protestuesit ngritën barrikada, dogjën kosha mbeturinash dhe bllokuan rrugë kryesore.

    Policia ndërhyri me topa uji dhe gaz lotsjellës, ndërsa mbi njëqind persona përfunduan në paraburgim.

    Pamjet e automjeteve të djegura dhe ndërhyrjeve policore u pasqyruan në mediat evropiane, duke rikthyer debatin për mënyrën se si institucionet po u përgjigjen kërkesave të të rinjve.

    Spanjë – Dëbimi i një 87-vjeçareje ndez pakënaqësinë

    Në Spanjë, rasti i një gruaje 87-vjeçare u shndërrua në simbol të pakënaqësisë për krizën e banimit.

    Maria del Carmen Abascal, e njohur si “Maricarmen”, u dëbua nga banesa ku kishte jetuar për më shumë se shtatë dekada, pasi ndërtesa u ble nga një fond investimesh.

    Pamjet e largimit të saj nga policia u përhapën në të gjithë vendin. Kur u bë e ditur se ajo kishte vdekur disa ditë më vonë, zemërimi publik u përshkallëzua në protesta.

    Në mbi 50 qytete spanjolle, qytetarët dolën në rrugë nën sloganin “Asnjë Maricarmen tjetër”.

    Kriza e banimit, rritja e qirave dhe ndikimi i investitorëve ndërkombëtarë në tregun e pasurive të paluajtshme u kthyen në çështje qendrore të debatit politik.

    Sipas raportimit, kriza politike u thellua deri në atë pikë sa kryeministri Pedro Sanchez shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    Brazil – Frika nga drejtimi politik i vendit

    Në Amerikën Latine, protestat u përqendruan në Brazil, ku rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale nxiti mobilizim qytetar.

    Kandidati i së djathtës, Flavio Bolsonaro, doli përpara presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, duke nxitur shqetësime te një pjesë e protestuesve për të ardhmen politike të vendit.

    Ata shprehën frikën se ndryshimi i mundshëm i drejtimit politik mund të rrezikojë institucionet demokratike dhe të drejtat e minoriteteve.

    Shumë protestues e krahasuan Flavio Bolsonaron me të atin, ish-presidentin Jair Bolsonaro, i cili vazhdon të jetë një figurë polarizuese në politikën braziliane.

    Indi – Përplasjet për listat e votuesve

    Në Indi, pakënaqësitë lidhen me integritetin e procesit zgjedhor dhe akuzat për manipulim të listave të votuesve.

    Opozita akuzon Komisionin Zgjedhor për fshirjen e 130 milionë emrave nga regjistrat e votuesve. Qeveria dhe autoritetet zgjedhore i kanë mohuar kategorikisht këto pretendime, por kjo nuk i ka ndalur protestat.

    Në Nju Delhi dhe në disa vende të tjera, mijëra qytetarë dolën në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e Kryekomisionerit Zgjedhor.

    Policia arrestoi qindra protestues, përfshirë figura të njohura opozitare dhe organizatorë studentorë.

    Përplasja politike u përqendrua kështu te besueshmëria e institucioneve zgjedhore dhe te kërkesa e opozitës për sqarimin e pretendimeve.

    Një pakënaqësi e përbashkët përtej kufijve

    Në pamje të parë, protestat e kësaj jave kishin pak gjëra të përbashkëta.

    Në Kosovë, qytetarët protestuan për Dhomat e Specializuara në Hagë. Në Francë dhe Belgjikë, pakënaqësia u përqendrua te arsimi. Në Greqi, protestuesit kundërshtuan politikën e jashtme dhe bashkëpunimin ushtarak me SHBA-në. Në Spanjë, kriza e banimit nxiti mobilizim masiv, ndërsa në Brazil dhe Indi, vëmendja u përqendrua te zhvillimet politike dhe proceset zgjedhore.

    Megjithatë, këto zhvillime nxorën në pah një shqetësim që përsëritet në shoqëri të ndryshme: kërkesën e qytetarëve që institucionet t’u përgjigjen më drejtpërdrejt shqetësimeve të tyre.

    Qoftë për vendime gjyqësore, kushte arsimore, strehim, politikë të jashtme apo besueshmërinë e zgjedhjeve, rruga mbetet një mënyrë për ta bërë pakënaqësinë publike dhe për të ushtruar presion ndaj atyre që marrin vendime.

    Java që po lëmë pas tregoi se, pavarësisht dallimeve mes vendeve dhe çështjeve që i mobilizojnë qytetarët, kërkesa për t’u dëgjuar vazhdon të jetë në qendër të protestave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nga Kosova në Indi, një javë protestash nëpër botë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tiranë: Fshihen videot intime të artistëve, nga TikTok hiqen 45 materiale

    Tiranë: Fshihen videot intime të artistëve, nga TikTok hiqen 45 materiale

    Tiranë: Fshihen videot intime të artistëve, nga TikTok hiqen 45 materiale

    Artistët që shfaqen në video intime në internet kanë nisur ankesat pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për fshirjen e tyre nga platformat digjitale, sipas Top Channel.

    Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, deklaron se pas apelit publik në media, reagimi ka qenë i menjëhershëm.

    Statistikat tregojnë se numri i ankesave për këtë rast është gati sa gjysma e totalit të raportimeve që kanë ndërmarrë gjatë vitit 2026. Mes dhjetëra ankesave, nëpërmjet bashkëpunimit me TikTok janë arritur të bllokojnë 45 linqe në TikTok.

     “Nëse nga shkurti deri në fillim të tetorit kemi administruar në institucion 326 ankesa, nga të cilat 140 janë gjetur në shkelje dhe platforma ka hequr 112, për rastin në fjalë vetëm gjatë kësaj jave janë përpunuar 54 ankesa, të gjitha në shkelje të legjislacionit dhe kodit të transmetimit, edhe për këtë arsye i jemi drejtuar TikTok-ut, që ka hequr deri në momentin që flasim 45 të tilla dhe 9 të tjera janë ende në shqyrtim”, tha Krasniqi.

    Ndonëse ka boshllëk ligjor për monitorimin e platformave digjitale, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka ndërmarrë nismë vullnetare në bashkëpunim me TikTok-un për fshirjen e materialeve të papërshtatshme në cenim të privatësisë, që shkaktojnë bullizëm apo fenomene të rënda sociale, ndaj fton për ankesa në ama.gov.al.

  • Për herë të parë në një projekt në Kosovë, kompania Wintech SHPK po realizon sistemin e fasadës modulare në projektin Cullinan Towers by Sherreti Group në Prishtinë

    Për herë të parë në një projekt në Kosovë, kompania Wintech SHPK po realizon sistemin e fasadës modulare në projektin Cullinan Towers by Sherreti Group në Prishtinë

    Për herë të parë në një projekt në Kosovë, kompania Wintech SHPK po realizon sistemin e fasadës modulare në projektin Cullinan Towers by Sherreti Group në Prishtinë

    Prishtinë, Kosovë – Sektori i ndërtimit në vend po shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt inovacionit arkitekturor. Kompania e njohur Wintech SHPK është duke realizuar prodhimin dhe montimin e sistemit të avancuar të fasadës modulare Unitized në projektin prestigjioz Cullinan Towers by Sherreti Group, në Prishtinë. Ky përfaqëson projektin e parë në Kosovë që realizohet me këtë lloj fasade.

    Ky bashkëpunim shënon një arritje të madhe në zhvillimin e kapaciteteve teknologjike të kompanisë, duke dëshmuar aftësinë e saj për të zbatuar zgjidhje komplekse të fasadave moderne, krejtësisht në përputhje me kërkesat e arkitekturës bashkëkohore globale.

    Sistemi Unitized përbën një nga zgjidhjet më të avancuara teknologjikisht për ndërtesat e larta, i cili kërkon precizitet të lartë në secilën fazë — që nga projektimi dhe prodhimi, e deri te montimi përfundimtar në terren. Përmes këtij projekti , Wintech jo vetëm që forcon pozicionin e saj në tregun vendor dhe rajonal, por jep një kontribut të çmuar në ngritjen e standardeve të ndërtimit në Kosovë.

    Wintech SHPK ka shprehur falënderimet për Sherreti Group për besimin dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti madhështor, si dhe ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë profesionistëve dhe ekipeve të angazhuara në terren.

    Rreth Wintech SHPK

    E themeluar si një prej kompanive lider në fushën e saj, Wintech SHPK është e specializuar në prodhimin e dyerve dhe dritareve nga PVC-ja dhe alumini, sistemeve të roletave, fasadave moderne dhe konstruksioneve metalike, si dhe në përpunimin e të gjitha llojeve të xhamave, duke përfshirë xhamat e temperuar (ESG) dhe xhamat e laminuar të sigurisë (VSG).

    Me fabrika moderne, mbi 180 punonjës dhe kapacitete të avancuara prodhuese, Wintech ka kaluar kufijtë e tregut vendor, duke eksportuar produktet e saj me sukses në të gjitha vendet e Evropës, si dhe në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes investimeve të vazhdueshme në teknologji, cilësi dhe zhvillim profesional, kompania vazhdon të mbetet sinonim i besueshmërisë dhe cilësisë së lartë.

    Për informata shtesë, kontaktoni:

    Adresa: Parku i Biznesit, 13000 Drenas, Kosovë

    Telefoni: +383 49 120 021

    Email: office@wintech-va.com

    Web: www.wintech-va.com

    • Ky artikull është i sponsorizuar