Blog

  • Sylvinho refuzon rikthimin te klubi brazilian, Corinthians

    Sylvinho refuzon rikthimin te klubi brazilian, Corinthians

    Sylvinho refuzon rikthimin te klubi brazilian, Corinthians

    Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka refuzuar ofertën e Corinthians për t’u rikthyer në drejtimin e klubit brazilian.

    Sipas mediumit brazilian Globo, Corinthians kishte kontaktuar fillimisht trajnerin argjentinas Ramón Díaz, por pas refuzimit të tij, kishte tentuar të bindte Sylvinhon.

    Braziliani, i cili e ka drejtuar edhe më parë Corinthians, e falënderoi klubin për interesimin, por vendosi të mos e pranonte ofertën.

    Pas përfundimit të bashkëpunimit me Kombëtaren shqiptare, Sylvinho është aktualisht pa skuadër.

    Ndërkohë, Corinthians po përballet me vështirësi në kampionatin brazilian. Klubi renditet në vendin e 16-të me 32 pikë, vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria, dhe po kërkon një trajner të ri për ta nxjerrë skuadrën nga kjo situatë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Sylvinho refuzon rikthimin te klubi brazilian, Corinthians appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Droni ‘Bayraktar’ fluturon mbi Gjakovë

    Droni ‘Bayraktar’ fluturon mbi Gjakovë

    Droni ‘Bayraktar’ fluturon mbi Gjakovë

    Droni Bayraktar ka fluturuar sot mbi Gjakovë, në orën 09:00 dhe 13:30.

    Sipas sinjalizuesit të Sinjalit, fluturimi është vërejtur në këto dy orare.

    Pamje:

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Droni ‘Bayraktar’ fluturon mbi Gjakovë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mujanoviq: Lobimi i Dodikut në SHBA, shqetësim për sigurinë

    Mujanoviq: Lobimi i Dodikut në SHBA, shqetësim për sigurinë

    Analisti politik Jasmin Mujanoviq ka thënë se shqetësimi kryesor lidhur me lobimin e udhëheqjes së Republikës Sërpska në Uashington nuk është vetë aktiviteti i lobimit, por pasojat e tij gjeopolitike dhe të sigurisë.

    Në një reagim në platformën X, Mujanoviq ka theksuar se lobimi është aktivitet i ligjshëm në SHBA, por ka ngritur pikëpyetje nëse të gjitha shpenzimet e këtij aktiviteti janë deklaruar siç duhet, veçanërisht ato që lidhen me disa figura të mediave.

    Ai ka përmendur gjithashtu paqartësitë lidhur me atë që mund të jetë përfshirë në marrëveshjen për lehtësimin e sanksioneve amerikane ndaj Milorad Dodikut dhe regjimit të tij në tetor të vitit 2025.

    Sipas Mujanoviqit, shqetësimi kryesor është se pse zyrtarë apo persona amerikanë do të punonin për përmirësimin e marrëdhënieve me një udhëheqje që, sipas tij, vepron si përfaqësuese e interesave të Kremlinit, mban lidhje të ngushta me Kinën dhe cenon interesat e sigurisë kombëtare amerikane në Ballkanin Perëndimor.

    Mujanoviq ka akuzuar udhëheqjen e Republikës Sërpska se synon të minojë Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe ka përmendur lavdërimin e gjenocidit si një tjetër shqetësim serioz.

    Ai ka theksuar se, ndonëse lobimi është pjesë e politikës amerikane, lobimi në emër të ekstremistëve dhe aleatëve të kundërshtarëve të SHBA-së përbën një çështje të veçantë dhe, sipas tij, shpjegon arsyen e këtij skandali.

     

    Burimi: RTKLive

  • “Urime, çlirimtarë!”: Vlora Çitaku uron Thaçin, Veselin e Krasniqin në 27 vjetorin e PDK-së

    “Urime, çlirimtarë!”: Vlora Çitaku uron Thaçin, Veselin e Krasniqin në 27 vjetorin e PDK-së

    “Urime, çlirimtarë!”: Vlora Çitaku uron Thaçin, Veselin e Krasniqin në 27 vjetorin e PDK-së

    Sot bëhen 27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

    Një urim në rrjetin e saj në Facebook e ka bërë edhe anëtarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, e cila tha se të njëjtin ua përcjellë Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, të cilët tha se i njohu në male, e me të cilët ka punuar, mësuar e rrugëtuar që nga dita e parë e partisë.

    “Urime çlirimtarë! Disa lidhje farkëtohen në gjak e në vështirësi, aty ku jeta dhe vdekja ndajnë të njëjtin shteg dhe besimi te njëri-tjetri është gjithçka që ke. PDK-ja lindi para se të merrte emër: në mal, jo në zyrë; në vetëmohim, jo në privilegje. Në sakrificën për liri”.

    “Prandaj, në këtë 27-vjetor të PDK-së, urimi im u drejtohet Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, burrave të cilët i njoha në male, e me të cilët kam pasur nderin të punoj, të mësoj e të rrugëtoj që nga dita e parë e partisë sonë”, shkroi mes tjerash deputetja e PDK-së.

    Ajo tha se treshja që po gjykohet në Hagë barti mbi supet e veta peshën e vendimeve që ndryshuan fatin e Kosovës.

    “Kjo trashëgimi është krenaria jonë dhe përgjegjësia që na udhëheq përpara”, tha më tej anëtarja e PDK-së.

    Ndërkaq, ajo tregoi edhe një detaj, se edhe data e saj e lindjes përkon me datën e themelimit të PDK-së.

    “Në këtë datë, që rastësisht shënon edhe një vit të jetës sime, mirënjohja shkon te njerëzit që i dhanë kuptim përkatësisë sime politike e kombëtare. Sot kujtojmë e nderojmë. Festa do të jetë e plotë kur t’ju kemi të lirë mes nesh, për të vazhduar së bashku rrugën që nisëm”.

    “PDK-ja mban gjurmën tuaj. Kosova mban veprën tuaj. Ne mbajmë përgjegjësinë për ta çuar përpara. Urime, çlirimtarë! Urime, PDK! Urime të gjithë aktivistëve e mbështetësve”, përfundoi Vlora Çitaku.

  • BE-ja i kërkon SHBA-së të heqë sanksionet ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale: E papranueshme

    BE-ja i kërkon SHBA-së të heqë sanksionet ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale: E papranueshme

    BE-ja i kërkon SHBA-së të heqë sanksionet ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale: E papranueshme

    Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të tërheqin sanksionet e vendosura ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke paralajmëruar se presioni ndaj këtij institucioni rrezikon pavarësinë dhe funksionimin e tij.

    Në një deklaratë në emër të BE-së, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, theksoi se Gjykata duhet të jetë në gjendje ta përmbushë mandatin e saj në mënyrë të pavarur, pa presione dhe ndërhyrje të jashtme.

    Kallas bëri të ditur se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar vazhdimësinë dhe efektivitetin e punës së GJNP-së.

    “Sulmet ose kërcënimet kundër Gjykatës, zyrtarëve të saj, stafit dhe personave që bashkëpunojnë me të, përfshirë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ofruesit e shërbimeve, janë të papranueshme”, theksoi ajo.

    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së e vlerësoi vendimin e Uashingtonit për të shtyrë hyrjen në fuqi të masave, duke e cilësuar atë si një mundësi për dialog diplomatik dhe për arritjen e një zgjidhjeje.

    Sipas Kallas, synimi duhet të jetë heqja sa më e shpejtë e sanksioneve, si dhe shmangia e masave të tjera që mund të cenojnë pavarësinë dhe integritetin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

    Ajo përshëndeti gjithashtu gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të diskutuar shqetësimet e tyre me shtetet palë të Statutit të Romës, dokumentit themelues të GJNP-së.

    Kallas ritheksoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë Gjykatën, duke kontribuar në mbrojtjen e institucionit, stafit të tij dhe personave që bashkëpunojnë me të.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post BE-ja i kërkon SHBA-së të heqë sanksionet ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale: E papranueshme appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ambasadori i SHBA-së, Eric Wendt vizitë në Prokurorinë e Posaçme

    Ambasadori i SHBA-së, Eric Wendt vizitë në Prokurorinë e Posaçme

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho.

    Takimi u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ambasadori Wendt ishte i shoqëruar nga anëtarë të delegacionit diplomatik dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, të cilët u pritën në ambientet e SPAK-ut.

    Ky takim vjen pas atij të katër ditëve më parë, kur ambasadori amerikan u takua me dy drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, përkatësisht kreun e SPAK-ut, Klodian Braho dhe drejtorin e BKH-së, Joni Keta.

    Ambasada në njoftimin e takimit theksoi se, “Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump”.

    “Ambasadori Eric Wendt, u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona”, theksoi më tej ambasada në njoftimi e saj të katër ditëve më parë.

    Burimi: RTKLive

  • “Nuk u thyen dhe nuk u përkulën kurrë”, Hamza kujton Thaçin, Veselin e Krasniqin në 27 vjetorin e PDK-së

    “Nuk u thyen dhe nuk u përkulën kurrë”, Hamza kujton Thaçin, Veselin e Krasniqin në 27 vjetorin e PDK-së

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar 27-vjetorin e themelimit të kësaj partie, duke thënë se ajo lindi në shpirtin e rezistencës, në kohën kur Kosova kishte më së shumti nevojë për guxim, vizion dhe përkushtim.

    Hamza ka theksuar kontributin e PDK-së në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, duke përmendur edhe ish-krerët e kësaj partie, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, njofton Dukagjini.

    Ai ka thënë se përgjegjësia e partisë, pas 27 vjetësh, është ruajtja e trashëgimisë politike dhe vazhdimi i angazhimit për një Kosovë me më shumë zhvillim, mundësi dhe perspektivë për qytetarët.

    “Partia Demokratike e Kosovës lindi në shpirtin e rezistencës, atëherë kur Kosova kishte më së shumti nevojë për forcë, guxim, vizion dhe përkushtim. Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Jemi partia e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, që nuk u thyen dhe nuk u përkulën kurrë. Sot mbushim 27 vjet dhe përgjegjësia jonë është ta ruajmë trashëgiminë politike dhe ta vazhdojmë angazhimin për një Kosovë me më shumë zhvillim, mundësi dhe perspektivë për qytetarët e saj”, ka shkruar Hamza.

    Burimi: Dukagjini

  • Haaland drejt largimit nga Man City? Barcelona, Bayerni dhe Real Madridi në garë

    Haaland drejt largimit nga Man City? Barcelona, Bayerni dhe Real Madridi në garë

    Haaland drejt largimit nga Man City? Barcelona, Bayerni dhe Real Madridi në garë

    Erling Haaland mund të largohet nga Manchester City, pasi raportohet se agjenti i tij ka kontaktuar me disa klube të mëdha evropiane.

    Sipas raportimeve, Barcelona dhe Bayern Munich janë njoftuar për kushtet financiare të një transferimi të mundshëm të sulmuesit norvegjez, përfshirë pagën e tij dhe shumën që kërkohet për transferimin.

    Edhe Real Madridi po e përcjell situatën e 26-vjeçarit dhe mund të jetë një nga klubet e interesuara për të.

    Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare apo marrëveshje të konfirmuar. E ardhmja e Haalandit te Manchester City mbetet e paqartë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Haaland drejt largimit nga Man City? Barcelona, Bayerni dhe Real Madridi në garë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • SBASHK nis dy programe trajnimi për mësimdhënësit në Prishtinë

    SBASHK nis dy programe trajnimi për mësimdhënësit në Prishtinë

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka nisur të shtunën dy grupe të trajnimit për mësimdhënësit e komunës së Prishtinës.

    Sipas njoftimit të SBASHK-ut, njëri grup do të ndjekë programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, ndërsa grupi tjetër programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”.

    Trajnimet po mbahen në shkollën “Dardania” në Prishtinë dhe po udhëhiqen nga trajnerët e përcaktuar nga SBASHK-u, Blerona Ahmeti dhe Afrim Gashi.

    Me këtë rast, mësimdhënësit pjesëmarrës i vizitoi edhe kryetari i NSKAP-it për Prishtinën, Qamil Hajdini, i cili u dëshiroi atyre sukses dhe arritje të larta profesionale.

    SBASHK bëri me dije se aktivitetet trajnuese po vazhdojnë edhe në komunat e Deçanit dhe Malishevës, në kuadër të angazhimeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve.

    Burimi: RTKLive

  • RrGK: Vrasjet e grave duhet të trajtohen si femicide, jo si raste të izoluara

    RrGK: Vrasjet e grave duhet të trajtohen si femicide, jo si raste të izoluara

    RrGK: Vrasjet e grave duhet të trajtohen si femicide, jo si raste të izoluara

    Vrasja e djeshme në Gjilan është një tjetër kujtesë e dhimbshme për urgjencën që Kosova ta trajtojë femicidin si fenomen të rrënjosur në pabarazinë gjinore dhe marrëdhëniet e pushtetit.

    Edhe pse legjislacioni ynë e njeh gjininë si rrethanë rënduese, kjo nuk mjafton nëse vrasjet e grave nuk hetohen dhe trajtohen në kontekstin e dhunës me bazë gjinore dhe rrethanave që u kanë paraprirë.

    Kosovës i duhet urgjentisht një përkufizim ligjor i femicidit dhe krijimi i një mekanizmi Femicide Watch për monitorimin dhe analizimin sistematik të rasteve, identifikimin e dështimeve institucionale dhe parandalimin e vrasjeve të ardhshme. Këto masa janë në përputhje me frymën dhe kërkesat e Konventës së Stambollit për parandalimin e dhunës ndaj grave, mbrojtjen e viktimave dhe ndjekjen penale të kryerësve.

    Një grua nuk duhet ta ketë raportuar dhunën që ajo të merret seriozisht nga drejtësia. Mungesa e një raportimi paraprak nuk është dëshmi e mungesës së dhunës. Institucionet duhet të hetojnë historikun e marrëdhënies, kërcënimet, kontrollin dhe format e tjera të mundshme të dhunës, në mënyrë që përvojat e gruas para vrasjes të merren parasysh në hetim dhe në përcaktimin e përgjegjësisë penale.

    Drejtësia nuk mund të kufizohet vetëm te momenti i vrasjes. Ajo duhet ta shqyrtojë kontekstin e plotë të dhunës dhe çdo dështim institucional që mund të ketë kontribuar në humbjen e jetës.

    Më 25 nëntor, RrGK fton të gjithë qytetarët dhe qytetaret, organizatat dhe institucionet t’i bashkohen protestës gjithëpopullore kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore. Le ta kthejmë solidaritetin në veprim dhe të kërkojmë drejtësi, llogaridhënie dhe masa konkrete për parandalimin e femicideve.

    Asnjë grua më pak. Asnjë vrasje pa drejtësi.

    Opinion nga Adelina Berisha, Drejtore e Programit për Adresimin e Dhunës me Bazë Gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK)