Blog

  • “Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë”, email kërcënues në Shqipëri

    “Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë”, email kërcënues në Shqipëri

    “Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë”, email kërcënues në Shqipëri

    Një email kërcënues ka mbërritur ditën e sotme në disa institucione shtetërore në Shqipëri, përfshirë edhe Shkollën e Magjistraturës, raporton A2 CNN.

    Në mesazhin e dërguar nga një adresë jashtë sistemeve zyrtare qeveritare, autori pretendon se është udhëheqësi i një milicie serbe dhe kërcënon me vendosjen e një mjeti shpërthyes në ndërtesën e një institucioni. Në email ka edhe kërcënime ndaj shqiptarëve që të njohin Kosovën si territor të Serbisë, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

    “Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush. Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”, thuhet në email, ndërsa institucioneve u kërkohet të mos klikojnë lidhje interneti apo bashkëngjitje nëse dërguesi nuk është i njohur.

    Pas sinjalizimeve, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur verifikimet për të vlerësuar situatën dhe për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të këtyre mesazheve. Dyshohet se janë alarme false.

    “Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si

  • Gjyqtarja nga Afrika e Jugut fiton Çmimin Nobel për Paqe 2026

    Gjyqtarja nga Afrika e Jugut fiton Çmimin Nobel për Paqe 2026

    Gjyqtarja nga Afrika e Jugut fiton Çmimin Nobel për Paqe 2026

    Gjyqtarja nga Afrika e Jugut, Navanethem “Navi” Pillay, ka fituar Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2026, në një goditje tjetër për presidentin amerikan Donald Trump, i cili kishte ushtruar presion të jashtëzakonshëm ndaj Komitetit Norvegjez të Nobelit për t’ia ndarë atij këtë çmim.

    “Një fije e përbashkët lidh punën e saj të hershme në mbrojtje të Nelson Mandelës dhe të tjerëve që u ngritën kundër aparteidit, me shërbimin e saj si gjyqtare në disa prej çështjeve kryesore gjyqësore ndërkombëtare të kohës sonë”, thuhet në deklaratën e komitetit.

    Çmimi Nobel për Paqe është i pesti që ndahet këtë javë, pas atyre për letërsi, kimi, fizikë dhe mjekësi.

    Çmimi i vitit të kaluar iu nda aktivistes venezueliane për demokraci dhe paqe, Maria Corina Machado, e cila synonte ndryshimin e qeverisë së Venezuelës. Ajo ia dorëzoi simbolikisht çmimin Trumpit, si shenjë e “njohjes për përkushtimin e tij unik ndaj lirisë sonë”.

    Shtëpia e Bardhë reagoi ashpër ndaj mosdhënies së çmimit Trumpit dhe kritikoi Komitetin Norvegjez të Nobelit, duke e akuzuar se po vendoste “politikën mbi paqen”, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv

    Megjithatë, Trump së fundmi kishte heshtur për këtë çështje, pasi nisi një luftë kundër Iranit, e cila ka goditur rëndë ekonominë globale dhe ka nxitur paqëndrueshmëri më të madhe në Lindjen e Mesme.

     Papa Leo XIV ka qenë kritik i zëshëm i luftës së Trumpit në Iran. Në shtator, ai u bëri thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të rifillojnë negociatat për t’i dhënë fund konfliktit, i cili po i afrohet vitit të gjashtë.

    “Lufta është rikthyer edhe në Evropë: një masakër e re e pakuptimtë, që çdo ditë po merr jetën e shumë civilëve”, u tha Papa udhëheqësve evropianë në qytetin Metz të Francës.

    Ndërkohë, ndër favoritët për Çmimin Nobel për Paqe ishin edhe Dhomat e Reagimit Emergjent të Sudanit (Sudan’s Emergency Response Rooms). Pas shkurtimeve të mëdha të financimit nga USAID-i dhe rënies së mbështetjes ndërkombëtare për operacionet humanitare në Sudan, rrjetet lokale të ndihmës, të drejtuara nga komunitetet dhe vullnetarët, kanë ofruar shërbime jetike për popullsinë.

  • Ish-boksieri i famshëm në gjykatë për vajzën e tij dhe pasurinë e Hayden Panettiere

    Ish-boksieri i famshëm në gjykatë për vajzën e tij dhe pasurinë e Hayden Panettiere

    Ish-boksieri i famshëm në gjykatë për vajzën e tij dhe pasurinë e Hayden Panettiere

    Ish-i fejuari i aktores Hayden Panettiere, ish-boksieri ukrainas Wladimir Klitschko, mori të enjten autorizimin nga një gjykatë në Kaliforni për të mbrojtur pasurinë e aktores në interes të vajzës së tyre 11-vjeçare.

    Kjo pasi ylli i televizionit ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare nga një mbidozë aksidentale, duke e lënë vajzën trashëgimtaren e vetme të pasurisë së saj, shkruan NBC News, transmeton Klankosova.tv.

    Klitschko kishte paraqitur një kërkesë urgjente javën e kaluar, duke pretenduar se disa prej sendeve dhe pronave të Panettieres po merreshin nga agjentë federalë të zbatimit të ligjit, në kuadër të hetimeve për vdekjen e saj. Sipas tij, edhe një person që nuk ishte anëtar i familjes po përpiqej t’i shiste disa prej këtyre sendeve, ndërsa askush nuk ishte në gjendje të ndërhynte për t’i rikuperuar ato në emër të vajzës.

    Ish-kampioni botëror i boksit ka pasur kujdestarinë e plotë të vajzës, Kaya, për pjesën më të madhe të jetës së saj. Ajo ka jetuar me të në Ukrainë.

    Babai dhe vajza morën pjesë në seancën gjyqësore të Gjykatës së Qarkut të Los Anxhelosit përmes videokonferencës. Ata folën vetëm për t’u prezantuar, ndërsa në ekran dukej vetëm Kaya, e ulur në një tavolinë përpara perdeve.

    Gjyqtarja Stephanie Santoro e miratoi kërkesën, duke e emëruar Klitschkon kujdestar të përkohshëm të pasurisë së vajzës, deri në caktimin e një administratori afatgjatë.

    Gjatë seancës, gjyqtarja e pyeti avokaten e tij, Diane Park, se përse çështja kërkonte ndërhyrje urgjente.

    Park shpjegoi se dyshohej që një person jashtë familjes kishte marrë sende pas vdekjes së aktores dhe ishte përpjekur të shiste disa prej bizhuterive të saj në një dyqan pengjesh. Ajo shtoi se ekzistonte rreziku që një pjesë e pasurisë të mos evidentohej siç duhej gjatë hetimeve për vdekjen.

    Sipas dokumenteve gjyqësore, autorizimi ishte i nevojshëm për të komunikuar dhe vepruar me pronarin e dyqanit të pengjeve, si dhe me agjencitë policore të përfshira në hetim. Avokatja theksoi gjithashtu se deklarimet tatimore të Panettiere-s duhej të dorëzoheshin brenda këtij muaji.

    Pasi dëgjoi shpjegimet, gjyqtarja Santoro i vlerësoi ato si të mjaftueshme dhe miratoi kërkesën.

  • BDI: Dhuna ndaj dy të rinjve kërkon përgjegjësi institucionale, Astrit Iseni të japë dorëheqje

    BDI: Dhuna ndaj dy të rinjve kërkon përgjegjësi institucionale, Astrit Iseni të japë dorëheqje

    Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon zbardhjen e plotë të rastit të dy të rinjve, 21 dhe 23 vjeç, të cilët, sipas deklaratave të tyre, janë dhunuar brutalisht nga policia.

    “Sipas raportimeve, në Raportin e brendshëm policor pretendohet se të rinjtë ia kanë marrë pistoletën një polici, ndërsa sipas deklaratave të tyre, arma ka përfunduar në veturë pasi policia ua ka thyer xhamin. Ata gjithashtu deklarojnë se policët kanë shtënë me armë, ua kanë shpuar gomat e veturës dhe më pas i kanë dhunuar, pasi i kanë lidhur dhe shtrirë përtokë”.

    “Kërkojmë hetim të menjëhershëm, të paanshëm dhe transparent për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe përgjegjësi për çdo shkelje nga ana e zyrtarëve policorë. Heshtja dhe mungesa e përgjegjësisë nuk janë opsion!”.

    “BDI kërkon dorëheqjen e Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, si dhe përgjegjësi të plotë institucionale për këtë rast. Të drejtat e qytetarëve dhe dinjiteti i tyre nuk mund të shkelen nga ata që kanë për detyrë t’i mbrojnë”, thonë nga BDI.

  • Nëna e Ronaldos:Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar

    Nëna e Ronaldos:Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar

    Nëna e Ronaldos:Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar

    Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka rrëfyer bisedën telefonike që pati me yllin portugez pas largimit të tij nga grumbullimi i kombëtares, duke zbuluar se ishte shqetësuar për situatën që po kalonte i biri.

    Në një intervistë për revistën portugeze “TV 7 Dias”, Dolores tregoi se e kishte telefonuar Ronaldon për të kuptuar më shumë rreth asaj që kishte ndodhur, ndërsa ai i kishte kërkuar të mos shqetësohej.

    “Pasi djali im u largua nga grumbullimi i kombëtares, e telefonova dhe ai më tha: ‘Mami, mos u shqetëso. Do ta tregoj të vërtetën kur të jemi të gjithë bashkë’”, rrëfeu ajo, transmeton Klankosova.tv.

    Dolores tha se ishte përpjekur ta qetësonte të birin dhe t’i jepte mbështetje, por vendimi përfundimtar i takonte atij.

    “I thashë të qëndronte i qetë, por në fund ai e mori vendimin e tij. U përpoqa t’i jepja gjithë forcën time, por kjo nuk e ndryshoi asgjë”, u shpreh ajo.

    Nëna e pesë herë fituesit të Topit të Artë theksoi se Ronaldo ka dhënë shumë për Portugalinë, por sipas saj, jo gjithmonë ka marrë vlerësimin që meriton.

    “Cristiano i ka dhënë shumë Portugalisë dhe do të jetë gjithmonë aty. Ai ka qenë gjithmonë heroi i Portugalisë, por nuk i japin vlerësimin që meriton, në mënyrën që e meriton”, deklaroi Dolores.

    Ajo pranoi se situata e kishte prekur emocionalisht dhe se kishte qarë, duke shtuar se ndonjëherë lotët ndihmojnë në çlirimin e emocioneve.

    “Qava pak. Ndonjëherë, të qash të ndihmon të çlirosh atë që ndien. Duhet ta kalojmë këtë fazë”, përfundoi ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nëna e Ronaldos:Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • LEX | I akuzuari për vdekjen e TikTokerit Lauret Krasniqi del para gjykatës – Nuk deklarohet për fajësinë

    LEX | I akuzuari për vdekjen e TikTokerit Lauret Krasniqi del para gjykatës – Nuk deklarohet për fajësinë

    LEX | I akuzuari për vdekjen e TikTokerit Lauret Krasniqi del para gjykatës – Nuk deklarohet për fajësinë

    I akuzuari në lidhje me vdekjen e TikTokerit Lauret Krasniqi është paraqitur sot para gjykatës, ku nuk është deklaruar lidhur me fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.

    Në seancën e mbajtur sot, i akuzuari nuk ka dhënë deklarim nëse e pranon apo jo fajësinë lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij.

    Rasti ka të bëjë me vdekjen e Lauret Krasniqit, i njohur për aktivitetin e tij në rrjetin social TikTok.

    Procesi gjyqësor ndaj të akuzuarit do të zhvillohet në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa përgjegjësia e tij penale mbetet të përcaktohet nga gjykata.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | I akuzuari për vdekjen e TikTokerit Lauret Krasniqi del para gjykatës – Nuk deklarohet për fajësinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjillas: Ose Evropa, ose regjimi i Putinit

    Gjillas: Ose Evropa, ose regjimi i Putinit

    Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit në Serbi, po qartësohen gradualisht edhe qëndrimet e subjekteve politike ndaj Rusisë dhe integrimeve evropiane. Megjithëse janë kundërshtarë politikë, blloku i Aleksandar Vuçiqit dhe Lista Studentore ndajnë të njëjtin qëndrim për një nga çështjet e rëndësishme të politikës së jashtme, kundërshtojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Për këtë çështje RTK ka raportuar edhe më parë.

    Ndërkohë, është deklaruar edhe koalicioni “Serbia Evropiane”, i përbërë nga Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, partia Serbia Qendër dhe Solidariteti. Ky koalicion i partive më të vogla opozitare proevropiane vlerëson se Serbia duhet t’i japë fund politikës së deritanishme të balancimit ndërmjet Brukselit dhe Moskës.

    Dragan Gjillas, bartës i listës “Serbia Evropiane”, ka deklaruar se koalicioni i tij, nëse vjen në pushtet, do të vendosë menjëherë sanksione ndaj Rusisë dhe do ta harmonizojë plotësisht politikën e jashtme me Bashkimin Evropian. Sipas tij, Serbia nuk ka më hapësirë për kalkulime politike dhe për politikën e “uljes në dy karrige”, e cila, siç vlerëson ai, prej vitesh po e largon vendin nga integrimet evropiane.

    “Nga njëra anë kemi Aleksandar Vuçiqin, i cili, për hir të pushtetit të tij dhe mbështetjes së Vladimir Putinit, është i gatshëm ta izolojë një komb të tërë. Edhe të tjerët përsërisin se nuk do të vendosin sanksione ndaj regjimit në Kremlin dhe se Putini nuk u pengon, ndonëse janë të vetëdijshëm se kjo nënkupton vazhdimin e bllokadës së plotë të integrimeve evropiane. Kjo do të thotë të jetosh në të kaluarën, pushtet autoritar, izolim ndërkombëtar dhe pasiguri ekonomike.”

    Gjillas ka theksuar se rruga evropiane është prioritet për koalicionin e tij dhe se votuesit duhet ta dinë qartë se çfarë politike përfaqëson ai.

    “Për listën ‘Serbia Evropiane’, prioritet i pakompromis është rruga evropiane dhe jo interesat e regjimit në Kremlin. Prandaj e themi hapur dhe qartë, me ne të gjithë e dinë se ku qëndrojmë: Serbia Evropiane do të vendosë menjëherë sanksione ndaj Rusisë dhe do ta harmonizojë plotësisht politikën e jashtme me Bashkimin Evropian.”

    Ndryshe nga ky koalicion, Lista Studentore në fund të shtatorit bëri të ditur se nuk do ta ndryshonte politikën e deritanishme të Serbisë ndaj Moskës. Në programin e saj thuhet se vendimet në politikën e jashtme do të merren në përputhje me interesat shtetërore dhe kombëtare, duke kundërshtuar sanksionet, të cilat, sipas studentëve, nuk kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve politike dhe të sigurisë.

    “Republika e Serbisë do të ruajë qëndrimin parimor për mosvendosjen e masave kufizuese ndaj Federatës Ruse,” ka publikuar Lista Studentore.

    Studentët e arsyetojnë këtë qëndrim edhe me përvojën e Serbisë nga sanksionet ndërkombëtare gjatë viteve ’90, si dhe me pasojat që ato patën për popullsinë.

    Qëndrimet e ndryshme ndaj Rusisë hapin edhe çështjen më të gjerë të orientimit të ardhshëm të politikës së jashtme të Serbisë. Kjo merr rëndësi shtesë pas mesazheve të fundit nga Brukseli, ku nga Serbia pritet përparim më konkret në integrimet evropiane, përfshirë harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.

    Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar së fundmi se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian po merr sërish hov politik, por jo të gjitha vendet kandidate do të përparojnë me të njëjtin ritëm. Ajo ka veçuar Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën si katër vendet më të avancuara, ndërsa për Serbinë ka theksuar se duhet të bëjë më shumë.

    “Serbia do të duhet të japë rezultate më konkrete. Seriozitetin e qeverisë së tyre do ta shohim pas zgjedhjeve, nëse nuk do të mjaftohen vetëm duke thënë se duan të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian, por do të punojnë konkretisht për këtë, veçanërisht sa i përket harmonizimit strategjik dhe përafrimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë.”

    Kështu, marrëdhëniet me Rusinë dhe Bashkimin Evropian po bëhen gjithnjë e më qartë një nga temat e politikës së jashtme në prag të zgjedhjeve. Derisa pushteti dhe Lista Studentore, pavarësisht rivalitetit politik mes tyre, mbështesin vazhdimin e politikës së mosvendosjes së sanksioneve ndaj Moskës, një pjesë e opozitës proevropiane këmbëngul në ndryshimin e këtij kursi.

    Për Bashkimin Evropian, por edhe për vendet e rajonit, mbetet e hapur pyetja nëse zgjedhjet në Serbi do të sjellin ndryshime vetëm në politikën e brendshme apo edhe në marrëdhëniet e saj me Brukselin, Moskën dhe vendet fqinje.

    Burimi: RTKLive

  • SHBA-ja përgatit plane për sulme të reja ndaj Iranit, Trumpi heziton të rikthehet në luftë

    SHBA-ja përgatit plane për sulme të reja ndaj Iranit, Trumpi heziton të rikthehet në luftë

    SHBA-ja përgatit plane për sulme të reja ndaj Iranit, Trumpi heziton të rikthehet në luftë

    Ushtria amerikane po përgatit mundësinë e rifillimit të operacioneve të mëdha luftarake kundër Iranit, ndërsa presidenti Donald Trump vazhdon të hezitojë për autorizimin e sulmeve të reja, pavarësisht shtimit të forcave ushtarake në Lindjen e Mesme.

    Sipas zyrtarëve amerikanë, Pentagoni ka hartuar plane për një fushatë të shkurtër dhe intensive, që do të zgjaste rreth tri ditë dhe do të synonte arsenalin iranian të raketave e dronëve, objektet energjetike dhe qendrat e komandimit të Gardës Revolucionare.

    Planet janë diskutuar nga zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare, të udhëhequr nga nënpresidenti JD Vance, gjatë një takimi në Camp David. Megjithatë, Trumpi deri më tani ka refuzuar disa propozime për operacione të mëdha ushtarake kundër Iranit dhe rebelëve Huthi, të mbështetur nga Teherani.

    Të enjten, presidenti amerikan deklaroi se nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, duke pretenduar se të dyja palët po zhvillojnë “diskutime produktive”. Pavarësisht kësaj, komandantët amerikanë janë të gatshëm të ndërmarrin operacione më të gjera nëse presidenti ndryshon qëndrim.

    Përqendrimi i forcave amerikane në rajon pritet të rritet ndjeshëm në javët e ardhshme. Grupi luftarak i aeroplanmbajtëses Theodore Roosevelt pritet t’u bashkohet grupeve të aeroplanmbajtëseve George H.W. Bush dhe George Washington në fund të tetorit.

    Sipas zyrtarëve, kjo do të shënonte herën e parë që nga viti 2003 që tri aeroplanmbajtëse amerikane ndodhen në Lindjen e Mesme. Në fund të muajit, në det pritet të jenë më shumë se 20 mijë marinarë dhe marinsa, së bashku me qindra avionë.

    Megjithatë, shtimi i forcave nuk nënkupton se sulmet janë të pashmangshme. Zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar se operacionet e reja mund të pakësojnë më tej rezervat e raketave përgjuese, të nevojshme për mbrojtjen e bazave amerikane dhe të aleatëve në rajon.

    Sipas zyrtarëve të informuar për raportet e inteligjencës, Irani ka përmirësuar taktikat ushtarake dhe po përdor më shumë raketa përgjuese amerikane për të ndalur sulmet e tij. Gjithashtu, Teherani dyshohet se ka shfrytëzuar imazhe satelitore nga kompani kineze për të shënjestruar më saktë bazat amerikane.

    Që nga shtatori, Irani ka goditur të paktën 13 anije, sipas një grupi monitorues të drejtuar nga marina britanike. Raportet e inteligjencës amerikane e vlerësojnë numrin më të lartë, afër 20. Megjithatë, këto sulme nuk kanë nxitur një reagim të madh ushtarak nga Uashingtoni.

    Ndërkohë, bisedimet diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit, të zhvilluara përmes ndërmjetësve, vazhdojnë të jenë të bllokuara për çështjen bërthamore. Uashingtoni kërkon që kjo çështje të zgjidhet fillimisht, ndërsa negociatorët iranianë këmbëngulin që ajo të trajtohet në fund të procesit.

    Brenda administratës amerikane ka edhe zyrtarë që dyshojnë se sulmet e reja do ta ndryshonin qëndrimin e Teheranit. Ata besojnë se presioni ekonomik mund ta detyrojë Iranin të bëjë lëshime, pa pasur nevojë për një rikthim në luftë në shkallë të plotë.

    Për momentin, Trumpi nuk ka marrë një vendim përfundimtar për operacionet e reja. Pavarësisht përgatitjeve ushtarake dhe dislokimit të forcave shtesë, mbetet e paqartë nëse presidenti amerikan do të autorizojë sulme ndaj Iranit në javët e ardhshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post SHBA-ja përgatit plane për sulme të reja ndaj Iranit, Trumpi heziton të rikthehet në luftë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tahiri: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të zbatohet, as për hezitim, s’ka vend as për hezitim dhe as për dyshime

    Tahiri: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të zbatohet, as për hezitim, s’ka vend as për hezitim dhe as për dyshime

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, e ka vlerësuar si arritje të madhe miratimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke kërkuar zbatimin e plotë të tij dhe respektimin e vendimit të Kuvendit të Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se ky vendim është i rëndësishëm për mbrojtjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe garantimin e drejtësisë.

    Ai u ka bërë thirrje institucioneve dhe qytetarëve që të kërkojnë zbatimin e plotë të ligjit, pa përjashtime dhe pa ekuivoke.

    Tahiri ka theksuar se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa Kuvendi është institucioni që ushtron pushtetin legjislativ dhe miraton ligjet që duhet të respektohen.

    “Miratimi i Ligjit për Ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është një arritje e madhe për mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së dhe për garantimin e drejtësisë. Ky është një vendim i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe si i tillë duhet të respektohet.

    Tani është koha që të gjithë, institucionet dhe qytetarët, t’i qëndrojmë fuqishëm prapa çdo neni të këtij ligji dhe të kërkojmë zbatimin e tij të plotë, pa përjashtime dhe pa ekuivoke.
    Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Gjykata Speciale është organ i krijuar mbi bazën e rendit juridik të Republikës së Kosovës, ndërsa Kuvendi është institucioni që ushtron pushtetin legjislativ. Ligjet që miraton Kuvendi nuk janë rekomandime dhe as çështje vullneti: ato janë detyrim dhe duhet të zbatohen.

    Prandaj, nuk ka vend as për hezitim, as për tërheqje dhe as për dyshime. Kushdo që sot mendon se ky ligj mund të shpërfillet, me kohë do të bindet për të kundërtën. Ky ligj është miratuar dhe ne do të qëndrojmë deri në fund për zbatimin e tij të plotë. Kosova duhet të veprojë si shtet sovran, dhe do të veprojë si i tillë”, ka theksuar Tahiri.

    Burimi: Dukagjini

  • SHBA-ja përgatit plane për sulme të reja ndaj Iranit

    SHBA-ja përgatit plane për sulme të reja ndaj Iranit

    Ushtria amerikane po përgatit mundësi për rifillimin e operacioneve të mëdha luftarake kundër Iranit, ndërsa presidenti Donald Trump vazhdon të shfaqë hezitim për rikthimin në luftë, sipas zyrtarëve amerikanë.

    Në Lindjen e Mesme pritet të dislokohen së shpejti tri aeroplanmbajtëse amerikane, në një përqendrim të madh të forcave ushtarake. Me urdhër të Trumpit, Pentagoni ka hartuar plane për sulme ndaj arsenalit iranian të dronëve dhe raketave, objekteve energjetike dhe instalimeve të tjera ushtarake.

    Megjithatë, Trumpi disa herë ka vendosur të mos rifillojë operacionet e gjera luftarake. Edhe reagimi ushtarak amerikan ndaj Iranit është zbutur javët e fundit, pavarësisht shtimit të sulmeve iraniane ndaj cisternave të naftës.

    Në një postim në rrjetet sociale të enjten, Trumpi deklaroi se nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, duke thënë se të dyja palët po zhvillojnë “diskutime produktive”, transmeton Telegrafi.

    Sipas zyrtarëve, gjatë muajve të fundit ekipi i sigurisë kombëtare të Trumpit dhe Pentagoni i kanë paraqitur atij pesë propozime për operacione të mëdha kundër Iranit ose rebelëve Huthi, të mbështetur nga Teherani dhe të vendosur në Jemen. Në secilin rast, presidenti i ka refuzuar planet.

    Megjithatë, Trumpi ka kërkuar sërish përgatitjen e alternativave për sulme. Zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare, të udhëhequr nga nënpresidenti JD Vance, diskutuan planet të premten e kaluar në Camp David. Sipas personave të informuar për propozimin, ato parashohin një fushatë të shkurtër dhe intensive, që do të zgjaste rreth tri ditë.

    Sulmet do të përqendroheshin te arsenali iranian i raketave dhe dronëve, pjesën më të madhe të të cilit Garda Revolucionare e Iranit e ka rindërtuar që nga fazat e para të luftës. Objektiva të mundshëm do të ishin edhe infrastruktura energjetike, qendrat e komandimit dhe shtabet e Gardës Revolucionare. Planet e fundit janë raportuar më herët nga Axios.

    Zyrtarët amerikanë kanë mbështetur vlerësimin e Trumpit se në negociatat diplomatike, të cilat po zhvillohen përmes ndërmjetësve, është shënuar njëfarë përparimi. Megjithatë, bisedimet vazhdojnë të bllokohen te çështja e programit bërthamor iranian. Uashingtoni kërkon që fillimisht të arrihet marrëveshje për ambiciet bërthamore të Iranit, ndërsa negociatorët iranianë këmbëngulin që kjo çështje të trajtohet në fund.

    Gjatë muajve të fundit, Irani është bërë kundërshtar më i vështirë, pasi ka përmirësuar taktikat ushtarake. Për interceptimin e raketave iraniane tani nevojiten më shumë raketa përgjuese sesa në fillim të luftës, duke ushtruar presion mbi rezervat amerikane të municioneve, të cilat tashmë janë të ngarkuara. Sipas personave të informuar për raportet e inteligjencës, Irani ka përdorur edhe imazhe satelitore nga kompani kineze për të shënjestruar më saktë bazat amerikane.

    Që nga shtatori, kur u zhvillua shkëmbimi i fundit i rëndësishëm i sulmeve hakmarrëse, Irani ka goditur të paktën 13 anije, sipas një grupi monitorues të drejtuar nga marina britanike. Raportet e inteligjencës e vlerësojnë numrin më të lartë, afër 20, sipas personave të informuar për këto të dhëna. Asnjëri prej këtyre sulmeve nuk ka nxitur një reagim të madh ushtarak amerikan.

    Megjithëse eksportet e naftës nga Lindja e Mesme janë rritur, sulmet e shtuara iraniane kanë shqetësuar kompanitë e transportit detar dhe kanë ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e dërgesave të ardhshme të energjisë.

    Gjatë verës, ushtria amerikane kundërpërgjigjej rregullisht pas sulmeve iraniane ndaj transportit ndërkombëtar detar. Reagimi dukshëm më i kufizuar në periudhën e fundit pasqyron hezitimin e Trumpit për ta rifilluar luftën në shkallë të plotë, sipas zyrtarëve.

    Komandantët amerikanë janë gjithashtu të shqetësuar për vështirësitë në rritje për të ndalur sulmet iraniane ndaj bazave ku janë të vendosura trupat amerikane, si dhe ndaj objekteve energjetike dhe infrastrukturës tjetër civile në rajon.

    Në postimin e së enjtes, Trumpi këmbënguli se asnjë nga nafta që kalon përmes Ngushticës së Hormuzit nuk vjen nga Irani. Megjithatë, kjo deklaratë vihet në pikëpyetje nga persona të informuar për raportet e inteligjencës. Irani lejon kalimin e disa anijeve që kanë paguar tarifa ose që mund të transportojnë një pjesë të naftës së tij. Sipas zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve, Irani ka gjithashtu flotën e vet të fshehtë të cisternave.

    Kompani kineze kanë paguar tarifa për të kaluar nëpër ngushticë, ndërsa Irani prej kohësh e përzien në mënyrë të fshehtë naftën e tij me atë irakiane për t’iu shmangur sanksioneve. Të enjten, Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj 17 anijeve, të cilat, sipas tij, ishin pjesë e flotës së fshehtë që kontrabandon naftën iraniane.

    Edhe disa anëtarë të rrethit të ngushtë të Trumpit po shprehin gjithnjë e më shumë dyshime se veprimet ushtarake do ta ndryshojnë qëndrimin apo planet e Iranit. Disa prej tyre besojnë se fushata e administratës për presion ekonomik po jep rezultate dhe se duhet vetëm më shumë kohë për ta detyruar Teheranin të bëjë lëshime konkrete.

    Edhe para deklaratës së Trumpit se nuk do të ketë sulme para zgjedhjeve të nëntorit, zyrtarët parashikonin se presidenti mund të priste deri pas zgjedhjeve izraelite të 27 tetorit dhe zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, javën pasuese, për të vendosur nëse do të autorizonte sulme.

    Megjithatë, komandantët amerikanë janë të gatshëm të nisin operacione më të gjera në ditët e ardhshme, nëse presidenti ndryshon sërish qëndrim.

    Grupi luftarak i aeroplanmbajtëses Theodore Roosevelt u largua nga San Diego javën e kaluar dhe pritet t’u bashkohet aeroplanmbajtëseve George H.W. Bush dhe George Washington që në fund të tetorit. Secili grup përfshin edhe anije të tjera luftarake, me helikopterë sulmues dhe marinsa. Do të jetë hera e parë që nga viti 2003 që tri aeroplanmbajtëse amerikane ndodhen në Lindjen e Mesme.

    Në fund të muajit, më shumë se 20 mijë marinarë dhe marinsa pritet të jenë në det, së bashku me qindra avionë. Megjithatë, ky përqendrim i forcave do të jetë i përkohshëm. Aeroplanmbajtësja George Washington pritet të kthehet në bazën e saj në Japoni pak pas mbërritjes së Theodore Roosevelt, muajin e ardhshëm.

    Pavarësisht shtimit të forcave, nuk është e sigurt se Trumpi do të miratojë sulme të reja edhe pas zgjedhjeve. Zyrtarët e lartë amerikanë shqetësohen se operacionet e tjera mund të pakësojnë më tej rezervat globale të armëve mbrojtëse, të nevojshme për mbrojtjen e bazave në Lindjen e Mesme dhe për interceptimin e sulmeve iraniane.

    Zyrtarë të tjerë që mbështesin rifillimin e operacioneve argumentojnë se ekonomia iraniane vazhdon të dobësohet dhe se një fushatë e shkurtër, por intensive, mund t’i thellojë vështirësitë e Teheranit, veçanërisht nëse dëmton aftësinë e tij për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit.

    SHBA-ja vazhdon të rrëzojë dronë iranianë dhe raketa lundruese, por nuk ka sulmuar flotën e fshehtë të cisternave të Iranit dhe as nuk ka kryer sulme hakmarrëse brenda territorit iranian.

    Në fillim të luftës, ushtria amerikane zakonisht lëshonte dy raketa përgjuese kundër raketave iraniane që po afroheshin, duke u përqendruar te valët më të rrezikshme të sulmeve. Tani, sipas zyrtarëve amerikanë, taktikat dhe shënjestrimi më i përparuar i Iranit i kanë detyruar SHBA-në dhe partnerët e saj rajonalë të përdorin më shumë raketa për të ndalur sulmet e drejtuara ndaj bazave amerikane.

    Komandantët amerikanë thonë se ende kanë rezerva të raketave përgjuese, megjithëse lufta ka pakësuar stoqet. Komanda Qendrore e SHBA-së, e cila mbikëqyr operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme, ka transferuar gjithashtu armatime nga Evropa dhe Azia. /Telegrafi/