Blog

  • Obiliqi gjen mirëkuptim me mësimdhënësit për kontratën kolektive (VIDEO)

    Obiliqi gjen mirëkuptim me mësimdhënësit për kontratën kolektive (VIDEO)

    Obiliqi gjen mirëkuptim me mësimdhënësit për kontratën kolektive (VIDEO)

    Komuna e Obiliqit ka gjetur mirëkuptim me mësimdhënësit për kontratën kolektive.

    Kryetari i kësaj komune, Halil Thaçi, në emisionin “Fol me Arin” tha se kontrata kolektive nuk është që iu ka bërë ndonjë dëm të madh, transmeton Klankosova.tv.

    “Është përafërsisht 250 mijë euro që na i ka marrë kontrata kolektive”, tha ai.

    Për detaje shtesë, klikoni në videon e mëposhtme:

  • Ndërpritet furnizimi me ujë në Malishevë dhe disa fshatra

    Ndërpritet furnizimi me ujë në Malishevë dhe disa fshatra

    Ndërpritet furnizimi me ujë në Malishevë dhe disa fshatra

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike nga KEDS-i, është ndërprerë edhe furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët që furnizohen nga stacionet e pompimit në Banjë dhe Senik.

    Pa ujë do të mbesin qyteti i Malishevës dhe fshatrat Banjë, Carrallukë, Drenoc dhe Mirushë.

    “Ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë deri në rikthimin e energjisë elektrike dhe normalizimin e punës së stacioneve të pompimit. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

  • Juventusi synon talentin e Bayernit

    Juventusi synon talentin e Bayernit

    Juventusi synon talentin e Bayernit

    Juventusi po mendon për të ardhmen dhe ka kthyer vëmendjen nga një talent i Bayernit.

    Sipas raportimeve në mediat italiane, klubi nga Torino është i interesuar për portierin 17-vjeçar Leonard Prescott, i cili shihet si një lojtar me potencial të madh.

    Prescott mund të bëhet një mundësi tërheqëse për Juventusin, pasi kontrata e tij me klubin bavarez po i afrohet fundit të sezonit.

    Juventusi synon të përfitojë nga situata për ta afruar portierin e ri, ndërsa mbetet të shihet nëse interesimi do të shndërrohet në një marrëveshje konkrete./ Klankosova.tv

  • Mourinho jep përditësime për lëndimet në ekip përpara ndeshjes me Villarrealin

    Mourinho jep përditësime për lëndimet në ekip përpara ndeshjes me Villarrealin

    Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, mbetet i pasigurt nëse Federico Valverde mund të luajë kundër Villarrealit nesër (e shtunë) dhe dha një afat kohor për rikthimin e Eder Militaos.

    Valverde pësoi një lëndim të kyçit të këmbës të gradës 3 gjatë humbjes në derbi kundër Atletico Madrid para pushimit ndërkombëtar.

    Ndërkohë, Militao ka përshpejtuar rikuperimin e tij në javët e fundit pasi iu nënshtrua një operacioni për dëmtimin e tij në kofshë në prill.

    “Militao nuk do të luajë nesër. Fede Valverde është në dyshim”, ka thënë fillimisht trajneri portugez.

    “Militao është i pabesueshëm, shumë i mirë. Ai mund të luajë edhe nesër. Por ai nuk do të luajë nesër, nuk do të luajë kundër Romës dhe as kundër Sevillas”.

    “Ai ka nevojë për më shumë javë”, përfundoi Mourinho. /Telegrafi/

  • Këngëtarët që dikur punonin punë krejt të zakonshme para se të bëheshin të famshëm

    Këngëtarët që dikur punonin punë krejt të zakonshme para se të bëheshin të famshëm

    Disa këngëtarë që kishin punë krejt të zakonshme para se të bëheshin të famshëm

    Sot janë ndër yjet më të mëdhenj të muzikës, por para se të pushtonin skenat botërore, disa prej tyre kishin punë krejt të zakonshme.

    Nga furrat e bukës dhe supermarketet, te restorantet, pikat e karburantit dhe sallonet e bukurisë, këta këngëtarë e nisën rrugëtimin e tyre shumë larg luksit dhe famës.

    Harry Styles – punonte në një furrë buke

    Para se të bëhej pjesë e One Direction dhe më pas një prej këngëtarëve më të suksesshëm në botë, Harry Styles punonte në një furrë buke në Holmes Chapel, në Angli.

    Sipas revistës Vogue, Styles punonte në W. Mandeville Bakery dhe fitonte rreth 6 paund në orë. Ai e kishte këtë punë para se të bëhej i famshëm përmes The X Factor dhe më pas me One Direction.

    Beyoncé – pastronte flokët në sallonin e nënës së saj

    Puna e parë e Beyoncé ishte shumë më e thjeshtë nga sa mund të imagjinohet për një prej artisteve më të mëdha në botë.

    Në vitin 2023, këngëtarja tregoi se puna e saj e parë ishte pastrimi i flokëve nga dyshemeja në sallonin e nënës së saj, Tina Knowles.

    Beyoncé ka treguar gjithashtu se Destiny’s Child kishte filluar të performonte për klientet në atë sallon. Kështu, salloni i vogël i së ëmës u bë një nga vendet ku ajo nisi të zhvillonte talentin e saj.

    Lady Gaga – punonte si kamariere dhe banakiere

    Para se të bëhej Lady Gaga, Stefani Germanotta punonte për të financuar ëndrrën e saj muzikore.

    Në një intervistë me Larry King, Gaga tregoi se kishte punuar për vite si kamariere dhe banakiere. Ajo tha se kishte filluar të punonte që në moshën 15-vjeçare dhe se paratë që fitonte i përdorte për të financuar regjistrimet dhe aktivitetet e saj muzikore në New York.

    Në atë kohë, ajo ishte ende duke u përpjekur të gjente rrugën e saj në industrinë e muzikës.

    Cardi B – ishte arkëtare në një supermarket

    Para se të bëhej një prej repereve më të njohura në botë, Cardi B kishte një punë shumë më të zakonshme.

    Ajo punonte si arkëtare në Amish Market, një supermarket në New York. Sipas Vogue, Cardi B punonte atje ndërsa ndiqte kolegjin dhe fitonte rreth 290 dollarë në javë.

    Megjithatë, të ardhurat nuk i mjaftonin për të përballuar shpenzimet dhe ajo përfundimisht e la atë punë. Më pas nisi të punonte si kërcimtare, ndërsa karriera e saj në rrjetet sociale dhe më vonë në muzikë filloi të merrte hov.

    Shania Twain – punonte në McDonald’s

    Para se të bëhej një prej yjeve më të mëdhenj të country-pop-it, Shania Twain kishte një punë në McDonald’s.

    Në një intervistë, Twain tregoi se rreth moshës 17-vjeçare punonte pas shkollës në McDonald’s. Në të njëjtën periudhë ajo punonte edhe në një bar gjatë mbrëmjeve, ndërsa përpiqej të ndërtonte karrierën e saj muzikore.

    Pra, ndërsa sot njihet për hitet e saj botërore, në fillimet e saj ajo kombinonte shkollën, punën dhe muzikën.

    Carrie Underwood – punonte në një pikë karburanti

    Para se të fitonte American Idol në vitin 2005 dhe të bëhej yll i muzikës country, Carrie Underwood kishte bërë disa punë të zakonshme.

    Ajo ka treguar se puna e saj e parë ishte në një pikë karburanti. Në atë periudhë, ajo kishte edhe një punë në një hotel.

    Këto ishin vitet kur Underwood ende nuk e dinte se një audicion për American Idol do ta ndryshonte plotësisht jetën e saj.

    Kelly Clarkson – ishte kamariere në një klub komedie

    Para se të bëhej fituesja e parë e American Idol, Kelly Clarkson punonte si kamariere në një klub komedie në Burleson, Texas.

    Në atë kohë, Clarkson po përpiqej të ndërtonte karrierën e saj si këngëtare dhe punonte për të siguruar të ardhurat e nevojshme.

    Pak kohë më vonë, ajo do të merrte pjesë në American Idol dhe do të fitonte konkursin, duke nisur një karrierë të jashtëzakonshme në muzikë.

    Mariah Carey – punonte si kamariere dhe në garderobë

    Para se të bëhej një prej këngëtareve më të suksesshme të të gjitha kohërave, Mariah Carey kaloi një periudhë shumë më modeste në New York.

    Carey punonte si kamariere dhe punonjëse në garderobë, ndërsa në të njëjtën kohë përpiqej të gjente mundësi për të hyrë në industrinë e muzikës.

    Ajo shkruante këngë dhe punonte si backing vocalist, duke u përpjekur të ndërtonte një karrierë në një industri ku konkurrenca ishte jashtëzakonisht e madhe.

  • Italia refuzon të paguajë 1.5 milion franga zvicerane për viktimat e Crans-Montana-s

    Italia refuzon të paguajë 1.5 milion franga zvicerane për viktimat e Crans-Montana-s

    Zvicra dhe Italia janë përfshirë në një mosmarrëveshje për faturat e papaguara të trajtimit mjekësor të 12 viktimave italiane të zjarrit tragjik në Crans-Montana, të cilat arrijnë në rreth 1.5 milion franga zvicerane.

    Më shumë se nëntë muaj pas tragjedisë, çështja mbetet e pazgjidhur, pasi Italia vazhdon të refuzojë mbulimin e shpenzimeve për trajtimin e të lënduarve në spitalet zvicerane.

    Sipas televizionit publik zviceran RTS, marrëveshjet ndërkombëtare parashohin që kostot e trajtimit të mbulohen nga shteti ku pacientët kanë vendbanimin. Megjithatë, autoritetet italiane kanë bërë të ditur se nuk do t’i paguajnë faturat, shkruan Blue News, transmeton Telegrafi.

    Presidenti zviceran, Guy Parmelin, kishte premtuar në maj se do të gjendej një zgjidhje, pas një takimi me kryeministren italiane, Giorgia Meloni. Deri më tani, megjithatë, nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

    16-vjeçari mori faturë prej 66 mijë frangash

    Në mesin e të lënduarve është edhe 16-vjeçari Manfredi Marcucci nga Roma, i cili pësoi djegie të rënda në shpinë, duar dhe krahë gjatë natës së Vitit të Ri.

    Ai u trajtua për rreth 15 orë në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit në Sion, përpara se të transportohej me helikopter në Milano për të vazhduar trajtimin.

    Në prill, familja e tij mori një kopje të faturës që Zvicra i kishte dërguar sistemit italian të sigurimeve shoqërore. Shuma për trajtimin e 16-vjeçarit ishte 66 mijë e 800 franga zvicerane.

    Babai i tij, Umberto Marcucci, shprehu pakënaqësinë për kërkesën e pagesës, duke argumentuar se, përderisa rrethanat e tragjedisë dhe përgjegjësitë nuk janë sqaruar plotësisht, Zvicra duhet të pezullojë kërkesat për rimbursim.

    Politikanët zviceranë të ndarë për faturat

    Mosmarrëveshja ka nxitur debat edhe në politikën zvicerane.

    Këshilltarja Kombëtare e Partisë Liberale të Gjelbër (GLP), Céline Weber, kërkon që Këshilli Federal të insistojë në respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga Italia.

    Ajo argumenton se marrëveshjet duhet të zbatohen edhe në situata të vështira dhe se Italia duhet t’i përmbushë detyrimet e saj ndaj Zvicrës.

    Në anën tjetër, këshilltari kombëtar i Partisë Socialdemokrate (SP), Laurence Fehlmann Rielle, kërkon që Zvicra të heqë dorë nga kërkesat financiare.

    Sipas tij, duke pasur parasysh rëndësinë e tragjedisë, Zvicra duhet të marrë përgjegjësi dhe të tregojë solidaritet me viktimat.

    Për momentin, fatura prej rreth 1.5 milion frangash mbetet e papaguar, ndërsa nuk ka një zgjidhje përfundimtare për mosmarrëveshjen mes dy vendeve.

    Blue News i ka kërkuar qeverisë federale të gjejë mundësitë për mbulimin e kostove të papaguara. Një përgjigje është ende në pritje.

  • Keni sjell nje inovacion ne treg? Aplikoni për ekspozim falas në Business Reset 2026

    Keni sjell nje inovacion ne treg? Aplikoni për ekspozim falas në Business Reset 2026

    Business Reset 2026 hap një thirrje për StartUp-et që kanë sjellë një produkt ose shërbim inovativ në treg. StartUp-et e përzgjedhura prezantohen falas para 350 deri 450 vendimmarrësve nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni.

    Business Reset, event-i flagship kryesor i vitit kushtuar zhvillimit dhe modernizimit të sipërmarrjes, do të hapi dyert me 15 tetor në Hotel Marriott, Tiranë. Përgjatë kësaj dite, vëmendja i dedikohet tërësisht zgjidhjeve praktike: folësve që prezantojnë modelin e tyre të suksesit, rasteve konkrete të studimit dhe ideve të gatshme për t’u zbatuar që ditën e nesërme.

    Në këtë edicion, organizatorët i japin vend posaçërisht edhe StartUp-eve. Thirrja u drejtohet atyre ekipeve që zotërojnë tashmë një produkt apo shërbim funksional, të testuar me klientë realë në treg.

    Kush mund të aplikojë:

    StartUp-e nga Shqipëria, Kosova ose rajoni

    Sipërmarrje që zotërojnë një produkt apo shërbim inovativ, tashmë funksional dhe prezent në treg.

    Ekipe që operojnë kryesisht në fushat e teknologjisë, burimeve njerëzore, marketingut apo medias.

    Çfarë përfitojnë StartUp-et e përzgjedhura:

    Ekspozim falas në Business Reset 2026

    Kontakt të drejtpërdrejtë me drejtues ekzekutivë, sipërmarrës, drejtues të burimeve njerëzore dhe të marketingut, nga teknologjia, banka dhe financa, retail, FMCG, shërbimet dhe industritë kreative.

    Prani në të njëjtin ambient me kompanitë dhe folësit e eventit, nga Main Stage te workshop-et dhe Experience Zone.

    Networking gjatë gjithë ditës dhe në After Hours Cocktail që mbyll eventin.

    Në skenë këtë vit

    Gentian Gjiknuri (String), Yiannis Dimos (Le Spot Group), Fisnik Ismaili (Karrota), Toby Lee (The Predictive Index), Lorent Gordi (Philip Morris), Jonel Kristo (ISN Albania), Dalina Gjiçali (EPPC Albania & Kosovo), Biljana Meckarovska (MPG Skopje) dhe Radoslava Krosneva (International Coaching Federation).

    Programi përfshin edhe 9 workshop-e praktike në 3 salla paralele.

    Si të aplikoni

    Aplikimi bëhet duke na shkruar për ju dhe start-up-in tuaj në info@ozmarketing.com.al

    Afati i fundit për aplikim është data 10.10.2026. StartUp-et e përzgjedhura do të njoftohen drejtpërdrejt nga organizatorët.

    Informacion: info@ozmarketing.com.al | www.businessreset.al

  • Nobeli për Paqe i shkon gjyqtares nga Afrika e Jugut, Trumpi mbetet duarthatë

    Nobeli për Paqe i shkon gjyqtares nga Afrika e Jugut, Trumpi mbetet duarthatë

    Nobeli për Paqe i shkon gjyqtares nga Afrika e Jugut, Trumpi mbetet duarthatë

    Gjyqtarja nga Afrika e Jugut, Navanethem “Navi” Pillay, është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Paqe për vitin 2026, në një vendim që vjen pas presionit të vazhdueshëm të presidentit amerikan, Donald Trump, për ta fituar këtë çmim.

    Në arsyetimin e vendimit, Komiteti Norvegjez i Nobelit vlerësoi punën e Pillayt në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe kontributin e saj në drejtësinë ndërkombëtare.

    “Një fije e përbashkët lidh punën e saj të hershme në mbrojtje të Nelson Mandelës dhe të tjerëve që u ngritën kundër aparteidit, me shërbimin e saj si gjyqtare në disa prej çështjeve kryesore gjyqësore ndërkombëtare të kohës sonë”, thuhet në deklaratën e komitetit.

    Çmimi Nobel për Paqe është i pesti që ndahet këtë javë, pas çmimeve për letërsi, kimi, fizikë dhe mjekësi.

    Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump kishte ushtruar presion të madh ndaj Komitetit Norvegjez të Nobelit, duke shpresuar se do të shpërblehej me këtë çmim. Megjithatë, mosdhënia e tij kishte nxitur reagime të ashpra nga Shtëpia e Bardhë, e cila e kishte akuzuar komitetin se po vendoste “politikën mbi paqen”, shkruan “The Independent”, transmeton Klankosova.tv.

    Çmimi i vitit të kaluar iu nda aktivistes venezueliane për demokraci, Maria Corina Machado, e cila më pas ia dorëzoi simbolikisht çmimin Trumpit, në shenjë të vlerësimit për përkushtimin e tij ndaj lirisë.

    Në zhvillimet ndërkombëtare, lufta e nisur nga administrata amerikane kundër Iranit ka shkaktuar shqetësime për ekonominë globale dhe ka rritur paqëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme.

    Ndërkohë, Papa Leo XIV ka kritikuar luftën dhe u ka bërë thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të rifillojnë negociatat për t’i dhënë fund konfliktit mes tyre.

    Ndër kandidatët e përmendur si favoritë për Nobelin e Paqes këtë vit ishin edhe Dhomat e Reagimit Emergjent të Sudanit, rrjete lokale vullnetarësh që ofrojnë ndihmë jetike për popullsinë, në një kohë kur financimi ndërkombëtar për operacionet humanitare në vend është zvogëluar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nobeli për Paqe i shkon gjyqtares nga Afrika e Jugut, Trumpi mbetet duarthatë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nëna e Ronaldos: Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar

    Nëna e Ronaldos: Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar

    Nëna e Ronaldos: Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar

    Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka rrëfyer bisedën telefonike që pati me yllin portugez pas largimit të tij nga grumbullimi i kombëtares, duke zbuluar se ishte shqetësuar për situatën që po kalonte i biri.

    Në një intervistë për revistën portugeze “TV 7 Dias”, Dolores tregoi se e kishte telefonuar Ronaldon për të kuptuar më shumë rreth asaj që kishte ndodhur, ndërsa ai i kishte kërkuar të mos shqetësohej.

    “Pasi djali im u largua nga grumbullimi i kombëtares, e telefonova dhe ai më tha: ‘Mami, mos u shqetëso. Do ta tregoj të vërtetën kur të jemi të gjithë bashkë’”, rrëfeu ajo, transmeton Klankosova.tv.

    Dolores tha se ishte përpjekur ta qetësonte të birin dhe t’i jepte mbështetje, por vendimi përfundimtar i takonte atij.

    “I thashë të qëndronte i qetë, por në fund ai e mori vendimin e tij. U përpoqa t’i jepja gjithë forcën time, por kjo nuk e ndryshoi asgjë”, u shpreh ajo.

    Nëna e pesë herë fituesit të Topit të Artë theksoi se Ronaldo ka dhënë shumë për Portugalinë, por sipas saj, jo gjithmonë ka marrë vlerësimin që meriton.

    “Cristiano i ka dhënë shumë Portugalisë dhe do të jetë gjithmonë aty. Ai ka qenë gjithmonë heroi i Portugalisë, por nuk i japin vlerësimin që meriton, në mënyrën që e meriton”, deklaroi Dolores.

    Ajo pranoi se situata e kishte prekur emocionalisht dhe se kishte qarë, duke shtuar se ndonjëherë lotët ndihmojnë në çlirimin e emocioneve.

    “Qava pak. Ndonjëherë, të qash të ndihmon të çlirosh atë që ndien. Duhet ta kalojmë këtë fazë”, përfundoi ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nëna e Ronaldos: Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mbappe planifikon largimin nga Real Madridi në vitin 2027

    Mbappe planifikon largimin nga Real Madridi në vitin 2027

    Mbappe planifikon largimin nga Real Madridi në vitin 2027

    Kylian Mbappe po mendon largimin nga Real Madridi në verën e vitit 2027, raporton Fichajes.

    Sipas gazetarit Daniel Riolo, francezi është i pakënaqur me projektin sportiv të madrilenëve dhe dyshon se skuadra mund të luftojë për trofetë më të rëndësishëm.

    Situatën e tij po e përcjellin Arsenali dhe Liverpooli, të cilët mund t’i ofrojnë një rol qendror në projektet e tyre, transmeton Klankosova.tv.

    Megjithatë, largimi i Mbappes nuk është konfirmuar dhe gjithçka do të varet nga zhvillimet gjatë këtij sezoni.