Blog

  • Prishtinë: Nën ndikim të alkoolit, rrahu nënën e motrën, arrestohet i dyshuari

    Prishtinë: Nën ndikim të alkoolit, rrahu nënën e motrën, arrestohet i dyshuari

    Prishtinë: Nën ndikim të alkoolit, rrahu nënën e motrën, arrestohet i dyshuari

    Një person është arrestuar pas dyshimeve se nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij, pas mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

    “Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Klankosova.tv

  • E mitura dyshohet se u keqtrajtua nga nëna dhe njerku i saj në Pejë

    E mitura dyshohet se u keqtrajtua nga nëna dhe njerku i saj në Pejë

    E mitura dyshohet se u keqtrajtua nga nëna dhe njerku i saj në Pejë

    Një vajzë e mitur në Pejë ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është keqtrajtuar dhe sulmuar fizikisht nga nëna dhe njerku i saj.

    Me vendim të prokurorit, e mitura është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas Policisë, rasti është raportuar në Pejë, më 7 tetor rreth orës 21:40.

  • Trump: ShBA nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit

    Trump: ShBA nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit

    Trump: ShBA nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmarrin sulm ndaj Iranit para zgjedhjeve të mesmandatit në Kongresin amerikan, të cilat do të mbahen më 3 nëntor, duke pohuar se të dyja palët po zhvillojnë bisedime produktive për t’i dhënë fund luftës gjashtëmujore.

    “Ne po zhvillojmë diskutime produktive me Republikën Islamike të Iranit. Nuk do ta sulmojmë Iranin në asnjë moment para zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara më 3 nëntor”, shkroi Trump në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social.

    Lufta, e cila nisi në shkurt me sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, ka ndikuar në rënien e mbështetjes për Trumpin në vend, ndërsa po rëndon edhe pozitën e republikanëve, të cilët synojnë t’i ruajnë shumicat e ngushta në Kongres në zgjedhjet e nëntorit.

    Sipas një sondazhi të fundit të Reuters/Ipsos, rreth 60 për qind e amerikanëve, përfshirë një në katër republikanë, nuk e miratojnë mënyrën se si Trump po e menaxhon situatën me Iranin, transmeton Klankosova.tv

    Konflikti ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të benzinës, në një kohë kur votuesit e konsiderojnë koston e jetesës si shqetësimin e tyre kryesor.

    Trump ka deklaruar vazhdimisht se pret që çmimet e naftës të bien pas zgjedhjeve, por deri më tani nuk ka paraqitur një plan të detajuar për përfundimin e luftës.

    Irani dhe ShBA-ja kanë shkëmbyer gjatë javëve të fundit propozime që synojnë përfundimin e konfliktit dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një korridor jetik për transportin global të energjisë. Megjithatë, Trump e ka refuzuar ofertën e fundit të Teheranit.

     Ndërkohë, mediat shtetërore iraniane raportuan të enjten se Teherani nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit dhe as nuk do ta dorëzojë rezervën e tij të uraniumit.

     Ky qëndrim u bë i ditur duke cituar kreun e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, disa ditë pasi zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, i tha Reuters se Irani duhet të bëjë reduktime domethënëse në kapacitetet e tij të pasurimit të uraniumit.

     ShBA-ja, Izraeli dhe aleatët perëndimorë e kanë akuzuar prej kohësh Iranin se synon të zhvillojë armë bërthamore, pretendime që Teherani i ka mohuar.

  • Ligji për Specialen, Krasniqi: S’ka të bëjë me ndikim juridik, më shumë kartë politike

    Ligji për Specialen, Krasniqi: S’ka të bëjë me ndikim juridik, më shumë kartë politike

    Ligji për Specialen, Krasniqi: S’ka të bëjë me ndikim juridik, më shumë kartë politike

    Kosova e mbyll një javë të trazuar politike me zgjedhjen e presidentes së re dhe miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Por beteja nuk ka përfunduar ende. Tani në fokus është kushtetueshmëria e Ligjit dhe mundësia e kontestimit të tij në Gjykatë, transmeton Klankosova.tv.

    Në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari Vullnet Krasniqi thotë se kushtetueshmëria e Ligjit për Specialen, sipas tij, është dashur të gjendet më përpara.

    “Njerëzit që kanë ditur ta lexojnë, kanë mundur ta kuptojnë që kjo nuk ka të bëjë me ndonjë ndikim juridik, sa ka të bëjë me një armë politike, kartë politike. Dje kam nejt me disa njerëz të PDK-së, që kanë shpjegu. Disa prej tyre kanë thënë që e kanë ditur që nuk ka me pasë ndikim, por kemi pasur interes nisjen e një dialogu politik me BE-në”, tha gazetari në Klan Kosova.

    Sipas tij, brenda PDK-së ekziston një bindje e fortë që duhet bërë ‘problem’ për Bashkimin Evropian në mënyrë që të niset një dialogim për Gjykatën Speciale.

  • Mucunski: Qëndrimet me Bullgarinë për çështjet thelbësore janë ende të largëta

    Mucunski: Qëndrimet me Bullgarinë për çështjet thelbësore janë ende të largëta

    “Marrëdhëniet dypalëshe, procesi i integrimit evropian të Maqedonisë, mosbesimi midis dy palëve dhe nevoja për ta kapërcyer atë përmes dialogut, si dhe Plani i Veprimit për Minoritetet, ishin disa nga temat që diskutuan në Sofje ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe homologia e tij bullgare Velislava Petrova Çamova, në një takim në margjinat e Takimit Ministror në Sofje.

    Mucunski, pas takimit me Petrova Çamova, pati edhe një takim të veçantë me Komisioneren Evropiane për Zgjerim Marta Kos.

    Në një deklaratë për mediat pas dy takimeve, ai vlerësoi se ai dhe Petrova patën biseda konstruktive, takimi u zhvillua në një frymë pozitive, megjithëse, siç theksoi ai, qëndrimet e dy vendeve për çështjet thelbësore janë ende të largëta, dhe u ra dakord që dialogu të vazhdojë për të gjitha çështjet me interes të përbashkët.

    “Qëndrimet e Maqedonisë dhe Bullgarisë në lidhje me çështjet që lidhen me integrimin evropian janë ende shumë të largëta, por takimi i sotëm me ministren e jashtme bullgare Velislava Petrova Çamova ishte konstruktiv dhe u zhvillua në një frymë pozitive, dhe u ra dakord që dialogu midis dy vendeve të vazhdojë për të gjitha çështjet me interes të përbashkët”, tha Mucunski në Sofje.

    Ai vlerësoi se ekziston një shkallë e lartë mosbesimi midis dy palëve në lidhje me procesin e integrimit evropian të Maqedonisë, mbi të gjitha, në aspektin e parashikueshmërisë së tij.

    “Takimi i sotëm ishte konstruktiv, sipas mendimit tim, në një frymë pozitive. Gjithashtu duhet të jem absolutisht transparent dhe i qartë, nuk është se kemi zgjidhur ndonjë çështje thelbësore, qëndrimet janë ende shumë të largëta, nuk ka dilemë për këtë, por biseduam në një frymë pozitive për zhvillimin e një dialogu në periudhën e ardhshme midis dy vendeve dhe se dialogu padyshim do të vazhdojë”, tha Mucunski.

  • Gjashtë të lënduar nga përmbytjet në Kili, mbi 1,000 persona evakuohen

    Gjashtë të lënduar nga përmbytjet në Kili, mbi 1,000 persona evakuohen

    Reshjet e dendura të shiut kanë goditur kryeqytetin e Kilit, Santiago, dhe zonat përreth, duke shkaktuar rrëshqitje dheu, përmbytje të banesave dhe rrugëve, si dhe duke lënduar të paktën gjashtë persona.

    Për shkak të motit të rëndë, veturat u morën nga rrjedhat e ujit nëpër rrugë, ndërsa shumë banorë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar ose evakuuar më shumë se 1,000 persona.

    Presidenti i Kilit, José Antonio Kast, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Las Condes, një zonë në lindje të Santiagos, duke u dhënë institucioneve më shumë kompetenca për t’iu përgjigjur situatës. Reshjet e rrëmbyeshme i shndërruan rrugët kryesore në rrjedha të pakalueshme uji.

    Kryetarja e bashkisë së Las Condes, Catalina San Martín, tha se gjatë ditëve të fundit kishin rënë 14.4 centimetra shi, rreth nëntë herë më shumë se mesatarja e reshjeve për muajin tetor, duke e lënë zonën të përmbytur plotësisht, transmeton Telegrafi.

    Lumi Mapocho, që kalon përmes Santiagos, doli nga shtrati, duke nxitur urdhra për evakuimin e banorëve në zonat e rrezikuara. Mes të lënduarve ishte edhe një fëmijë njëvjeçar, i cili pësoi fraktura. Autoritetet nuk raportuan viktima nga reshjet e së enjtes.

    Agjencia kiliane për reagimin ndaj fatkeqësive ka vendosur edhe 10 distrikte të tjera në nivel të lartë alarmi për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e dheut dhe emergjencat e tjera të lidhura me reshjet. Për shkak të kushteve të motit, shkollat u urdhëruan të mbyllen të premten.

    Stuhitë e ditëve të mëparshme kishin dëmtuar dhjetëra banesa në pjesën qendrore të Kilit dhe kishin lënë afro 12,000 konsumatorë në Santiago pa energji elektrike. Sipas parashikimeve, reshjet pritet të dobësohen të premten.

    Përmbytjet po ndodhin në një kohë kur fenomeni klimatik El Niño po forcohet. Ngrohja natyrore e ujërave në pjesën tropikale të Oqeanit Paqësor ndikon në modelet e reshjeve në mbarë botën dhe shpesh sjell pranverë më të lagësht në hemisferën jugore.

    Organizata Botërore Meteorologjike tha të enjten se El Niño i këtij viti pritet të arrijë kulmin në dhjetor dhe mund të jetë ndër më të fuqishmit që nga të paktën viti 1950. /Telegrafi/

  • Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet përtej kufijve

    Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet përtej kufijve

    Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet përtej kufijve

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar se lufta e Rusisë kundër Ukrainës mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë rajonal, nëse ngecja në luftime e shtyn ndonjërën nga palët luftuese të bëjë ndonjë veprim gjithnjë e më të rrezikshëm.

    Duke folur në Lisbonë, në ndalesën e fundit të një vizite në tri vende anëtare të NATO-s, Islandë, Greqi dhe Portugali, Rubio tha se Uashingtoni beson se lufta, në fund, kërkon zgjidhje të negociuar dhe se mbetet i gatshëm t’i lehtësojë bisedimet diplomatike.

    Ai foli në të njëjtën ditë kur një sulm rus ndaj dy autobusëve në qytetin ukrainas Kramatorsk vrau të paktën 33 njerëz, sipas autoriteteve vendase.

    I pyetur nga Radio Evropa e Lirë për sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës dhe sigurinë e krahut lindor të NATO-s, Rubio e cilësoi konfliktin si “luftime shumë të rrezikshme” që kanë ngecur, dhe tha se një luftë si kjo zakonisht përfundon ose përmes bisedimeve, ose përmes përshkallëzimit.

    Mundësia e parë kërkon që të dyja palët të bëjnë lëshime të vështira. Ndërsa e dyta mund të përfshijë përshkallëzimin e konfliktit nga Rusia ose Ukraina, në përpjekje për ta ndryshuar baraspeshën ushtarake, shkruan Euronews.

    “Kjo është shumë e rrezikshme”, tha Rubio.

    Ai paralajmëroi se përshkallëzimi mund të përfshijë sabotime në vendet fqinje anëtare të NATO-s, ndonjë sulm apo veprime të tjera që mund ta zgjerojnë me shpejtësi konfliktin.

    Kjo mund ta “shndërrojë shpejt këtë luftë mes dy vendeve në një konflikt rajonal shumë më të gjerë dhe shumë më të rrezikshëm”, tha ai.

    “Në fund, ne nuk besojmë se do të ketë zgjidhje ushtarake… Ne mendojmë se kjo luftë duhet të përfundojë dhe se zgjidhja e negociuar është më e shpejtë dhe më e mirë”, theksoi Rubio.

    Ministri i Jashtëm i Portugalisë, Paulo Rangel, mbështeti përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, duke thënë se pushtimi rus shkel të drejtën ndërkombëtare dhe se çdo marrëveshje duhet ta respektojë sovranitetin e Ukrainës.

    Rubio gjithashtu e riformuloi debatin për shpenzimet e mbrojtjes së NATO-s, duke i përshkruar rritjet e shpenzimeve ushtarake si investim në mbrojtje, dhe jo thjesht si “shpenzim më të madh”. Ai tha se forcimi i shteteve anëtare të NATO-s do ta forconte aleancën dhe aftësinë e saj parandaluese.

    Rubio tha se NATO-ja është në thelb një aleancë mbrojtëse dhe se besueshmëria e saj varet nga kapacitetet e vendeve anëtare.

    “NATO-ja është e rëndësishme. Që NATO-ja të ketë rëndësi, ajo duhet të jetë e fortë”, tha ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet përtej kufijve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Goditet rrjeti i kokainës drejt Evropës, 21 të arrestuar në Ekuador, mes tyre dy policë

    Goditet rrjeti i kokainës drejt Evropës, 21 të arrestuar në Ekuador, mes tyre dy policë

    Goditet rrjeti i kokainës drejt Evropës, 21 të arrestuar në Ekuador, mes tyre dy policë

    Një rrjet i madh ndërkombëtar i trafikut të drogës, që transportonte kokainë nga Ekuadori drejt vendeve evropiane, është shkatërruar pas një operacioni të përbashkët të autoriteteve ekuadoriane, Europolit dhe agjencive spanjolle të zbatimit të ligjit.

    Në kuadër të operacionit janë arrestuar 21 shtetas ekuadorianë, mes tyre edhe dy efektivë policie në detyrë. Sipas hetimeve, organizata përdorte kompani eksporti si mbulesë për transportimin e drogës dhe pastrimin e parave.

    Kokaina fshihej kryesisht në kontejnerë që transportonin fruta, kakao, peshk dhe dru. Destinacionet kryesore të dërgesave ishin Spanja, Portugalia, Belgjika dhe Holanda.

    Hetimet për rrjetin nisën në vitin 2024, pas zbulimit të 13 tonëve kokainë të fshehura në një ngarkesë me banane në portin e Algecirasit, në Spanjën jugore.

    Sipas autoriteteve, hetimi çoi më pas në sekuestrimin e rreth 45 tonëve kokainë në vende të ndryshme, me një vlerë të përllogaritur prej afërsisht 1.7 miliardë dollarësh.

    Mes të arrestuarve është edhe Jackson Sabrano, i cili dyshohet se ishte një nga financuesit kryesorë të Wilmer Chavarria, i njohur si “Pipo”, kreu i bandës kriminale Los Lobos.

    Chavarria akuzohet në Ekuador për përfshirje në planifikimin e vrasjes së kandidatit presidencial Fernando Villavicencio, i cili u vra në vitin 2023. Ai është ndaluar në Spanjë që nga viti i kaluar.

    The post Goditet rrjeti i kokainës drejt Evropës, 21 të arrestuar në Ekuador, mes tyre dy policë appeared first on Insajderi.

  • KEDS: Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës

    KEDS: Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës

    KEDS: Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 09.10.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtina

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga TS 35/10kV Besia do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J04 Luzhan (kodi: 10013011) nga ora 10:00 deri ora 15:30

    Vendet: Prugovci-1(te Villa Natyra Verbovct), Lupqi i Poshtëm, Vranidolli, Tenezhdolli. Kazerme e FSK në Vranidoll, Kanali Besi, Prugoc te Halili, Sallabajë,

    Arsyeja: Mirëmbajtje Preventive – Pastrim i trasesë

    Nga TS 35/2[kV] Fushë Kosova II

    LP 10kV F.K.-Dalja nr 1 (kodi: 10012285] nga ora 11:00 deri 12:30

    Vendet: Dardani, Rr. 11 Marsi, Rr. 17 Shkurti, Rr. Nëna Terezë, Rr. Pajazit Islami, Hajrullah Zymi, Haxhi Zeka, Rilindasit, Rr. 28 Nëntori, Rr. Ali Vitia, Rr. Sylejman Vokshi, Rr. Xhemajl Mustafa, Rr. Zahir Pajaziti, Rramir Elmazi, Drenas 2, Rr. Gani Krelani, Rr. Kuvendi I Lezhës, Xhemajl Mustafa, Rr. Pajtim Islami, Tahir Zemaj, Rr. Feronikelit, Rr. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Shefki Kuleta, Dardani Euro Invest, Rr. Ilir Konusheci, Rr. Çajupi

    Arsyeja: Rregullimi i sustës së ndërprerësit

    Punime nga palët e treta

    Nga TS 35/20[kV] Fushë Kosova II

    LP 20kV F.K-Dalja nr 3 (kodi: 10012284) nga ora 10:00 deri 14:00

    Vendet: Haxhi Zeka, Islam Sllamniku, Ismail Sllamniku, Ismajl Sllamniku, Rr. 28 Nëntori, Rr. Pajazit Islami, Rr. Rexhep Luci, Rr. 17 Shkurti, Myzafere Ramadani, Rr. Haxhi Sadriu, Rr. Haxhi Zeka, Struga, Rr. Naser Sekiraqa, Vjosa

    Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit të aprovuar.

    Peja

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga TS 110/10[kV] Deçani do të ndërpritet:

    Dalja 10[kV] Barani (kodi: 53000002) nga ora 11:00 deri 15:00.

    Vendet: Berani, Prapaqani, Berliqi, Krushevci i ri, Rashiqi, Gjocajt, Turjaka e Ulët, Vranoci i Madh, Vranoci i Vogël, Barani i Ulët, Qallapeku, Kusoriqi, Llugagjit, Buqani.

    Arsyeja: Testimi i sistemit SCADA në stabilimentin Barani.

    Ferizaj

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 35/10(20)[kV] Magure do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J05 Fshatrat- Magure (kodi: 41048002 ) nga ora 10:00 deri 15:30 Vendet: Fshatrat: Blinajë (një pjesë), Dorajë e Madhe, Dobrajë e Vogël, Krojbardh (Dorajë e Madhe), Leshan(Gllanic) (një pjesë), Magurë, Medvec, Poturoc, Qylagë, Rrezja, Torinë dhe Vërshec.

    Arsyeja: Pastrim i trasesë

    Punime nga palët e treta

    Nga NS 110/35/10[kV] Lipjani do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Drejtimi i Konjuhit (kodi: 41000004) nga ora 08:00 deri 14:00

    Vendet: Lipjan (një pjesë), Konjuh,Pjesë e Banullës,Callapek, Bizneset përgjatë Magji. Prishtinë – Ferizaj

    Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit të aprovuar.

    Mitrovica

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 110/10(20)kV Skenderaj do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J03 Turiqevci (kodi: 74000006) prej orës 10:00 deri në ora 11:00 prej orës 15:30 deri në ora 16:

    Vendet: Llausha, Rakinica, Kopiliq i Epërm, Kllodernica, Turiqefc, Buroj, Vojnik, Izbica, Ozrim, Kopiliq i Ulët, Aqarevë

    Arsyeja: Manipulim me ndarësa

    NS 110/10(20)kV Skenderaj do të ndërpritet:

    Nga Dalja 10kV J03 Turiqevci pa tension mbeten këta TS-a nga ora 10:00 deri 16:00

    Erta 300×250
    NS10/04kV TS Izbic-2 Xhemajli (kodi: 74000006044)

    NS10/04kV TS Izbic e vjetër-4 Baja (kodi: 74000006046)

    NS10/04kV TS Izbic-3 (kodi: 74000006045)

    Vendet: pjesërisht fshati Izbicë

    Arsyeja: Realizimi i punimeve në kuadër të projektit

    Gjakova

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 35/10[kV] Malisheva do të ndërpritet:

    Dalja 20[kV] J03 Bellanica (kodi: 82082055) nga ora 09:00 deri 09:30.

    Vendet: Rrugët: Rr.605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), Rr.608 Hamdi Berisha (1 konsumator), fshatrat: Balincë, Bardhë, Bellanicë, Javor, Lladroc, Lladroviç, Lubizhdë, Lluzhnic, Ngucat, Senik, Temeqinë.

    Arsyeja: Mirëmbajtje Preventive – Pastrim i trasesë

    Punime në projekte investive

    Nga NS 35/10[kV] Xërxa do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J08 Fortesa (kodi: 82081009) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

    Vendet: Bellacërk, Sapniq, Fortesë.

    Arsyeja: Ndërrimi i përçuesit dhe konzollave në kuadër të “LOT 22_2022_Sopniqi”.

    Punime nga palët e treta

    Nga TS 35/10(20)kV Gjakova III do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J11 Elektrokosova (kodi: 81084020) nga ora 09:00 deri 09:30 dhe nga ora 16:00 deri 16:30

    Vendet: Rrugët: Ali Pashë Tepelena, Armand Pier Pailand, Fan Stilian Noli, Ferhat Binishi,

    Ismail Qemali, Marin Barleti, Mbretresha Teuta, Musa Zajmi, Naum Veqilhargji,

    Nënë Tereza dhe Selman Riza.

    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele

    TS 35/10(20)kV Gjakova III

    Nga Dalja 10kV J11 Elektrokosova do të ndërpritet: nga ora 09:00 deri 16:30

    NS10/04kV TS17 (kodi: 81084020409)

    Vendet: Rrugët: Ali Pashë Tepelena, Armand Pier Pailand, Fan Stilian Noli, Ferhat Binishi,

    Ismail Qemali, Marin Barleti, Mbretresha Teuta, Musa Zajmi, Naum Veqilhargji,

    Nënë Tereza dhe Selman Riza.

    Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit të aprovuar, ndërrimi i panelit të tensionit të ulët.

    Gjilan

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga TS Gjilani II 35/10 [kV] do të ndërpritet:

    Dalja 10 kV J05 Frigoriferi me Kod 60061005 nga ora 09:00 deri 12:00 Vendet: te Bazeni, rr. Shyt Mareci, rr. Rukije Haliti, rr. Metush Krasniqi, rr. Fehmi Agani, rr. Fatmir Ibishi, rr. Brigadat e UÇK-së, Qarkore

    Arsyeja: Vendosja e shtyllës së TM

    Punime në projekte investive

    Nga NS 35/10kV Kllokot do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J11 Pozhorani (kodi: 61065014) nga ora 09:00 deri 16:00

    Vendet: . Fshatrat: Fshati i Ri, Pozharan dhe Ramjan.

    Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit 400 kVA te xhamija për projektin LOT 24-GJILANI-RAMJANI-L-22-24-04-4-13.

    The post KEDS: Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës appeared first on Insajderi.

  • 5 darka për ditët kur nuk dini çfarë të gatuani

    5 darka për ditët kur nuk dini çfarë të gatuani

    5 darka për ditët kur nuk dini çfarë të gatuani

    Çfarë të përgatisim sonte për darkë? Është një nga pyetjet më të shpeshta në familje, sidomos pas një dite të ngarkuar. Për fat të mirë, nuk duhen shumë përbërës apo receta të komplikuara për të përgatitur një darkë të shijshme.

    Ja pesë ide për darka familjare që mund t’i përgatisni lehtë me produkte që i gjeni në market.

    1. Makarona me mish të bluar dhe salcë domatesh

    Një darkë që pëlqehet nga të gjitha moshat. Ju nevojiten pasta, mish i bluar, salcë domatesh, qepë dhe erëza. Përgatisni salcën me mishin e bluar, përziejeni me makaronat e ziera dhe darka është gati për rreth 30 minuta.

    2. Pulë me patate në furrë

    Një zgjedhje klasike për tavolinën familjare. Vendosni copat e mishit të pulës dhe patatet në tepsi, shtoni vaj, kripë, piper dhe erëzat e preferuara. Piqini në furrë derisa të marrin ngjyrë të artë dhe mishi të jetë pjekur plotësisht. Shoqërojini me sallatë të freskët.

    3. Tortilla me perime

    Për një darkë të shpejtë, tortillat janë një alternativë e mirë. Mbushini me speca, domate, misër, djathë dhe pak salcë sipas dëshirës. Palosini dhe vendosni në tigan derisa djathi të shkrihet. Brenda 15 minutash mund të përgatisni një darkë të shijshme për gjithë familjen.

    4. Oriz me perime dhe mish viçi

    Mishi i viçit, karotat, bizelet dhe specat kombinohen shumë mirë me orizin. Skuqni fillimisht copat e mishit me qepë, shtoni pak ujë dhe lërini të ziejnë derisa të zbuten. Më pas shtoni perimet, orizin dhe ujin e nevojshëm, duke i gatuar derisa orizi të jetë gati. Një darkë e plotë që mund të shërbehet me sallatë të freskët.

    5. Tost i ngrohtë me djathë dhe proshutë

    Për mbrëmjet kur dëshironi diçka të thjeshtë, përgatisni tost me bukë, djathë, proshutë dhe perime sipas dëshirës. Shërbejeni me një sallatë me domate e tranguj ose me kos.

    Planifikoni darkat, kurseni në blerje

    Me një listë të produkteve që ju nevojiten gjatë javës, përgatitja e darkës bëhet më e lehtë. Kontrolloni ofertat dhe zbritjet në market për mish, perime, makarona, oriz dhe produkte të tjera ushqimore.

    Kështu, do të keni gjithmonë disa ide për darkë dhe përbërësit e nevojshëm për t’i përgatitur, pa shpenzuar më shumë se sa duhet.