Blog

  • I dyshuari për vrasjen e partneres në Zvicër ekstradohet nga Spanja

    I dyshuari për vrasjen e partneres në Zvicër ekstradohet nga Spanja

    50-vjeçari i dyshuar për vrasjen e partneres së tij në Engwang, në kantonin Thurgau të Zvicrës, është ekstraduar nga Spanja në Zvicër, ku aktualisht ndodhet në paraburgim.

    Sipas autoriteteve zvicerane, burri ishte arrestuar në Spanjë në prill të këtij viti, ndërsa ekstradimi i tij është realizuar në muajin korrik.

    Rasti lidhet me zhdukjen e një gruaje 51-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga janari i vitit 2026. Në fund të prillit, në një pronë në Engwang u gjetën mbetje njerëzore, të cilat më vonë u identifikuan si të viktimës.

    I dyshuari, shtetas zviceran, kishte jetuar për një periudhë me gruan në Engwang, para se të zhvendosej në Spanjë. Prokuroria e dyshon atë për vrasjen e partneres së tij, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

    Autoritetet kanë bërë të ditur se gjatë hetimeve janë kryer disa veprime procedurale, përfshirë marrjen në pyetje të të dyshuarit.

    Sipas Prokurorisë së kantonit Thurgau, hetimet janë ende në vazhdim dhe përfundimi i tyre parashihet në fund të vitit 2027.

    Për shkak të procedurës në zhvillim, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth rastit./Telegrafi/

  • Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

    Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

    Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka sqaruar efektet juridike të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të iniciuara nga PDK-ja dhe të miratuara në Kuvend, duke theksuar se ato nuk e rrëzojnë aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Berisha ka bërë të ditur se kushdo që pret që ky ligj të sjellë lirimin e menjëhershëm të ish-drejtuesve të UÇK-së e ka gabim, pasi iniciativa ligjore nuk ndërhyn drejtpërdrejt në vendimet gjyqësore të trupit gjykues në Hagë.

    “Nuk i çel dyer e burgut për ata që po mbahen, nëse dikush ka mendua që i çel e ka gabim. Kufizimi i mandatit a hedhë poshtë verdiktin që është marrë, jo. Ky ligj në vlerësimin tim me këto pretendime që ka, nuk e rrëzon aktgjykimin dhe nuk e shfuqizon përgjegjësinë penale që është konstatuar në këto dhoma”, ka thënë Berisha.

    Ai ka thënë se nëse propozimet e dhëna nuk e shfuqizojnë aktgjykimin atëherë është mashtrim.

    “Në qoftë se kufizimi i dënimit në 15 vjet nuk është rrëzim i aktgjykimit, a nuk është mashtrim. Në qoftë se vuajtja e dënimit në Kosovë nuk është lirim nga burgu, a nuk është mashtrim, në qoftë se falja e presidentes nuk është pafajësi, a nuk është mashtrim”, ka thënë Berisha.

    The post Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim appeared first on Insajderi.

  • Bayerni përgatit ofertë rekord për Michael Olise, synon ta mbajë deri në vitin 2032

    Bayern Munich po përgatit një ofertë rekord për ta bindur Michael Olisen të rinovojë kontratën dhe të vazhdojë karrierën në klubin gjerman deri në vitin 2032.

    Sipas raportimeve, drejtuesit e Bayernit synojnë ta bëjnë francezin lojtarin më të paguar të skuadrës, në përpjekje për të siguruar qëndrimin e tij afatgjatë në Mynih.

    Olise aktualisht përfiton rreth 14 milionë euro në vit, ndërsa kampi i tij kërkon që në kontratën e re të përfshihet edhe një klauzolë lirimi.

    Ndërkohë, raportimet bëjnë të ditur se Real Madridi tashmë beson se sulmuesi francez do të qëndrojë te Bayerni, duke zbehur mundësinë e një transferimi të tij te gjiganti spanjoll.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Bayerni përgatit ofertë rekord për Michael Olise, synon ta mbajë deri në vitin 2032 appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Putin dhe presidenti iranian takohen në Turkmenistan, diskutojnë bashkëpunimin strategjik

    Putin dhe presidenti iranian takohen në Turkmenistan, diskutojnë bashkëpunimin strategjik

    Putin dhe presidenti iranian takohen në Turkmenistan, diskutojnë bashkëpunimin strategjik

    Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij iranian, Masoud Pezeshkian, janë takuar të enjten në Turkmenistan, ku kanë diskutuar forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik e strategjik.

    Sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA, takimi u zhvillua në margjinat e samitit të liderëve të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS) dhe një samiti mjedisor kushtuar Detit Kaspik.

    Gjatë takimit, dy presidentët shqyrtuan progresin në marrëdhëniet mes vendeve të tyre, me fokus te sektorët e energjisë, bujqësisë, transportit dhe tregtisë.

    Ata theksuan gjithashtu rëndësinë e përshpejtimit të projekteve të përbashkëta dhe riafirmuan angazhimin për zgjerimin e bashkëpunimit, në përputhje me interesat kombëtare të të dy vendeve dhe stabilitetin rajonal.

    Takimi vjen pas një bisede telefonike të zhvilluar të mërkurën, gjatë së cilës Putin dhe Pezeshkian diskutuan negociatat mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas raportimeve, presidenti rus shprehu gatishmërinë e Moskës për të mbështetur përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit.

    Në një takim të mëparshëm, më 1 shtator, Putini e kishte cilësuar armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit si “të paqëndrueshëm dhe shumë të brishtë”, duke premtuar mbështetje të vazhdueshme për Teheranin.

    Putini ndodhet në Turkmenistan për një vizitë dyditore, ku merr pjesë në samitin e CIS-it dhe në takimin e liderëve të vendeve bregdetare të Detit Kaspik. Në këtë të fundit marrin pjesë Azerbajxhani, Irani, Kazakistani, Rusia dhe Turkmenistani, me fokus në bashkëpunimin mjedisor dhe çështjet që lidhen me rajonin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Putin dhe presidenti iranian takohen në Turkmenistan, diskutojnë bashkëpunimin strategjik appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Fati, dashuria, paratë – Horoskopi ditor për sot

    Fati, dashuria, paratë – Horoskopi ditor për sot

    Fati, dashuria, paratë – Horoskopi ditor për sot

    Dashi

    Do jeni më kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do e teproni. Fatmirësisht ai do jetë në humor dhe nuk do mërzitet në asnjë çast. Beqarët do e takojnë më në fund princin e tyre të kaltër dhe do fillojnë me të një histori dashurie të mrekullueshme. Financat do jenë goxha të mira, kështu që përfitoni për të shlyer borxhet që keni pasur qysh herët.

    Demi

    Ditë më e begatë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni një komunikim më të mirë dhe do merreni vesh për çdo gjë me partnerin. Beqarët do ndihmohen nga planetët dhe më në fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje. Nëse nuk merrni masa sa më parë ka rrezik të përballeni me vështirësi të njëpasnjëshme.

    Binjakët

    Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do konfliktoheni gjatë gjithë kohës me atë që keni në krah dhe do mendoni të qëndroni larg. Beqarët do afrohen edhe më tepër me një person të cilin kanë kohë që e studiojnë. Financat do kërkojnë shumë durim dhe përkujdes në mënyrë që të përmirësohen. Po ja dolët sot do ndiheni të qetë për shumë kohë.

    Gaforrja

    Ditë shumë e zakonshme dhe pa të papritura kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do bënit mirë t’i merrnit gjërat si t’ju vinin dhe të mos nguteshit për asgjë. Beqarët do fillojnë një marrëdhënie të ngrohtë me një person që kanë pëlqyer prej kohësh dhe do ndihen të plotësuar. Në planin financiar do përballeni me goxha probleme delikate.

    Luani

    Do jeni shumë të përqendruar sot në jetën tuaj në çift dhe do bëni çdo gjë që marrëdhënia juaj të jetë e ngrohtë. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim dhe do e gjejnë shumë shpejt princin e tyre të kaltër. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar rrënjësisht në jetën e tyre. Financat do mbeten delikate edhe për disa kohë. Mundohuni të shpenzoni me kursim.

    Virgjëresha

    Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë shumë kujdes me xhelozinë sepse pa dashje situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit. Tregohuni sa më të matur. Beqarët do kenë plot takime me persona që ja vërtet vlen. Mos humbni asnjë mundësi. Në planin financiar do hidhni hapat e duhura dhe çdo gjë do ecë më se miri. Rreziqet që keni ndërmarrë do sjellin rezultate pozitive.

    Peshorja

    Do jeni shumë të përqendruar sot në jetën tuaj në çift dhe do bëni çdo gjë që marrëdhënia juaj të jetë e ngrohtë. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim dhe do e gjejnë shumë shpejt princin e tyre të kaltër. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar rrënjësisht në jetën e tyre. Financat do mbeten delikate edhe për disa kohë. Mundohuni të shpenzoni me kursim.

    Akrepi

    Ditë shumë e trazuar dhe e mbushur me debate të mëdha kjo e sotmja për të dashuruarit. Shumë persona do ndërhyjnë në jetën tuaj dhe do ua prishin atmosferën. Beqarët nuk do jenë të qartë për hapat që duhet të hedhin dhe nuk do i pranojnë të gjitha ftesat që do t’ju bëhen. Në planin financiar do jeni shumë të kujdesshëm dhe do arrini t’i zgjidhni shpejt problemet.

    Shigjetari

    Priten shumë përmirësime sot në jetën tuaj në çift. Partneri do jetë gati të bëjë edhe sakrifica vetëm për t’ju lumturuar sa më shumë. Beqarët do ja kalojnë mirë me miqtë e tyre të ngushtë dhe nuk do e ndiejnë aspak nevojën për të ndryshuar statusin. Gjendja e financave do jetë e mirë dhe aspak problematike. Do mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht.

    Bricjapi

    Duhet të tregoheni sa më realistë gjatë kësaj dite me personin që keni në krah sepse vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do mbetet e mirë. Beqarët do ëndërrojnë shumë dhe më pas do zhgënjehen kur gjërat të mos ju ecin si kanë dashur. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni kot së koti sepse do humbni më shumë nga sa mund ta keni menduar.

    Ujori

    Sot do gjeni mënyrën e duhur për t’i bërë të ditur partnerit sa shumë e dashuroni. Ai do ndihet aq mirë pranë jush saqë ka mundësi t’ju bëjë edhe propozime të jashtëzakonshme. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dhe gjithçka ka për t’ju ndryshuar. Sektori i financave do jetë delikat. Mundohuni të ulni sa të mundeni shpenzimet që situata mos përkeqësohet edhe më shumë.

    Peshqit

    Mos u tregoni mediokër në jetën tuaj në çift sot dhe mos kërkoni ta gënjeni atë që keni në krah. Në këtë mënyrë do prishni gjithçka që keni ndërtuar deri më sot dhe do krijoni edhe një përshtypje të keqe. Beqarët do bëjnë mirë t’i marrin gjërat ashtu si t’ju vijnë pa këmbëngulur shumë. Në planin financiar duhet të tregoheni gjithë kohës të matur që të mos keni probleme.

    The post Fati, dashuria, paratë – Horoskopi ditor për sot appeared first on Insajderi.

  • Ekzekutimi i Nidal Hasan, që vrau 13 persona në Fort Hood, do të transmetohet drejtpërdrejt

    Ekzekutimi i Nidal Hasan, që vrau 13 persona në Fort Hood, do të transmetohet drejtpërdrejt

    Ekzekutimi me pushkatim i Nidal Hasan, ish-psikiatrit të ushtrisë amerikane që vrau 13 persona dhe plagosi 32 të tjerë në bazën ushtarake Fort Hood në Teksas, në vitin 2009, do të transmetohet drejtpërdrejt, ka njoftuar të enjten ushtria amerikane.

    Konfirmimi erdhi një ditë pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se ekzekutimi i Hasan, i planifikuar për 3 dhjetor, do të zhvillohet në publik.

    Zyrtarët e Pentagonit bënë të ditur se hollësi të tjera lidhur me mënyrën e realizimit të ekzekutimit do të publikohen më vonë.

    Në një video të publikuar të mërkurën në rrjetin social X nga llogaritë zyrtare të Pentagonit, Hegseth tha se Hasan do të ekzekutohet nga një skuadër pushkatimi, duke shtuar se publiku do të ketë mundësi ta ndjekë këtë proces.

    “Do të ketë një skuadër pushkatimi me ushtarë, ashtu siç duhet, dhe do të sigurohemi që njerëzit të mund ta shikojnë, që të jetë publik”, deklaroi Hegseth.

    Ai i bëri këto komente gjatë një bisede me influencuesin e krahut të djathtë, Jack Posobiec, në bordin e aeroplanmbajtëses amerikane USS Abraham Lincoln, e cila të enjten përfundoi një dislokim gati dhjetëmujor.

    “Njerëzit duhet ta kuptojnë se këto lloj veprimesh kanë pasoja serioze”, tha Hegseth.

    Ekzekutimi i Hasan do të jetë i pari i realizuar nga ushtria amerikane që nga viti 1961 dhe i pari me pushkatim që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Gjatë deklaratës së tij, Hegseth iu referua edhe mentalitetit të ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke thënë: “Më pëlqen disi mentaliteti që kishim gjatë Luftës së Dytë Botërore, që ishte: fitore”.

    Nidal Hasan, psikiatër i ushtrisë amerikane, kreu sulmin në bazën ushtarake Fort Hood, në Teksas, në vitin 2009, ku vrau 13 persona dhe plagosi 32 të tjerë.

    Në vitin 2013, një gjykatë ushtarake e dënoi me vdekje për sulmin.

    Gjatë gjykimit, Hasan deklaroi se e kishte kryer sulmin me qëllim që të mbronte anëtarët e talebanëve në Afganistan nga trupat amerikane.

    Njoftimi për ekzekutimin e tij me pushkatim vjen në një kohë kur në Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë reagimet pas ekzekutimit të dështuar të Christa Pike, rasti

    Burimi: Dukagjini

  • “Dështoi politika e Kosovës”, 35% e të rinjve pa punë e shkollim

    “Dështoi politika e Kosovës”, 35% e të rinjve pa punë e shkollim

    “Dështoi politika e Kosovës”, 35% e të rinjve pa punë e shkollim

    Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se 35% e të rinjve nga mosha 15-24 vjeç, nuk punojnë, nuk ndjekin shkollimin e as trajnime.

    Çfarë po i mban të rinjtë larg punës dhe arsimit, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova kanë diskutuar, sociologu Eduard Sopaj, gazetaret Dafina Jegeni dhe Era Berisha, si dhe aktivisti rinor, Adriatik Llugiqi, transmeton Klankosova.tv.

    90 mijë të rinj të Kosovës po qëndrojnë jashtë tregut të punës dhe shkollimit, dhe këtë e quajti shifër jashtëzakonisht të lartë sociologu Sopaj.

    “Nuk është thjesht një pagë mangu te ata, por edhe potenciali që ata nuk mund të krijojnë rrjetin social, nuk mund të inkuadrohen në shoqëri dhe nuk mund të kenë një pavarësi ekonomike”, u shpreh ai.

    Nga ana tjetër, Llugiqi tha se a janë krijuar kushtet e mjaftueshme për të qenë pjesë e infrastrukturave të ndryshme rinore dhe aktiviteteve.

    “Në të njëjtën kohë, ata nuk janë duke e marrë përgjegjësinë që iu takon për të qenë pjesë e shoqërisë”, u shpreh ai në Klan Kosova.

    E sipas gazetares Jegeni, Kosova ka çaluar shumë në arsimin profesional.

    “Nuk i kemi futur sa duhet në treg. Nuk munden krejt me pasë diplomë. Nuk është veç diploma ajo që ta siguron arsimin. Ne e dimë që Evropa është duke na i marr zanatet, dhe janë mosha më të mesme. Por të rinjtë e shohin si kompleks me qenë automekanik, saldues, elektricist. Domethënë, ata e shohin të ardhmen jashtë, por orientimi në karrierë duhet të nisë qysh në moshë të re”, u shpreh Jegeni.

    Kurse gazetarja Berisha, në emisionin “Ora Shtatë” tha se dështuar politika e Kosovës.

    “Sot të rinjtë po i vuajnë pasojat e politikës, sepse po shihet që numri është rritë dhe nuk ka rënë. Ne e kemi pa që në periudhën e fundit në Kosovë, ka rënë një depresion kolektiv, pasi shteti është merr me gjithçka tjetër pos arsimit dhe të rinjtë tanë”, tha ajo.

  • Shqipëria miraton reformën territoriale me 85 vota për

    Shqipëria miraton reformën territoriale me 85 vota për

    Shqipëria miraton reformën territoriale me 85 vota për

    Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 85 vota reformën e re administrativo-territoriale, duke i hapur rrugë hartës së re që redukton numrin e bashkive në Shqipëri nga 61 në 46. 

    Për miratimin e reformës kërkoheshin pikërisht 84 vota. Drafti i Partisë Socialiste parashikon shkrirjen e 15 bashkive me njësi të tjera vendore.

    Votimi u zhvillua pas një seance maratonë, të shoqëruar gjatë gjithë ditës me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës për hartën e re territoriale. Në momentin e votimit, deputetët e PD-së tentuan të bllokonin procesin, duke kërkuar nga drejtuesi i seancës që votimi të mos zhvillohej. 

    Pro projektligjit të kundërshtuar fort nga opozita votoi edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili kishte kundërshtuar publikisht hartën e re territoriale në disa fjalime të tij.

    Pas përfundimit të seancës, ai tha se vijonte të ishte kundër reformës dhe se do ta shpjegonte votën e tij ditën e premte, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv

    Debatet për reformën territoriale dhe projektligjet e tjera zgjatën rreth 14 orë.

    Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk mori pjesë në debat, por ishte i pranishëm në momentin e votimit të projektligjit.

    Në momentin që nisi procesi i votimit, deputetë të tjerë të opozitës hodhën shishe uji dhe sende të forta në drejtim të kreut të qeverisë.

  • Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje interesante

    Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje interesante

    Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot (e premte) me dy përballje në kuadër të xhiros së tetë, ku secila ndeshje pritet të jetë më interesante se tjetra.

    Pas pauzës ndërkombëtare, futbolli kosovar rikthehet me ndeshjet e kampionatit, ku sot, e premte, do të zhvillohen dy përballje interesante.

    Ndeshja e parë e ditës është ajo mes Llapit dhe Ballkanit, që zhvillohet nga ora 14:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

    Vendasit e kanë nisur keq këtë sezon me vetëm një fitore dhe gjashtë humbje në shtatë xhiron e para, kështu që duan rezultat pozitiv, ndërsa mysafirët gjithashtu nuk dinë për fitore në tri ndeshjet e fundit.

    Ndërkohë, nga ora 18:00, Drita do të jetë nikoqire e Malishevës në stadiumin me bari artificial në Gjilan.

    Gjilanasit kërkojnë fitore në këtë ndeshje në shtëpi pasi e kanë nisur sezonin me formë të përzier, teksa malishevasit janë në formë të lartë me pesë fitore, një barazim dhe një humbje.

    Të dyja ndeshjet pritet të sjellin rivalitet në garën për pikë të rëndësishme në kampionat, ndërsa xhiroja e tetë do të vazhdojë të shtunën me dy ndeshje të tjera dhe do të përmbyllet të dielën me duelin mes Prishtinës dhe Dukagjinit. /Telegrafi/

  • Vazhdojnë punimet për zgjerimin dhe shtrimin e rrugës në Kuzmin të Fushë Kosovës

    Vazhdojnë punimet për zgjerimin dhe shtrimin e rrugës në Kuzmin të Fushë Kosovës

    Komuna e Fushë Kosovës po vazhdon punimet për zgjerimin dhe shtrimin e një segmenti rrugor në fshatin Kuzmin.

    Sipas njoftimit të komunës, punimet po realizohen në kuadër të angazhimeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Drejtorisë së Infrastrukturës.

    Ecurinë e punimeve në terren e ka përcjellë nga afër drejtori i Shërbimeve Publike, Izja Mjeku.

    Komuna ka bërë të ditur se punimet po monitorohen në vazhdimësi, me qëllim që realizimi i kontratës të jetë në përputhje me projektin dhe kërkesat teknike.

    “Komuna e Fushë Kosovës vazhdon të investojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve për qytetarët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/