Blog

  • Shala: “PDK-ja mbrëmë ia dorëzoi partinë Kurtit, e varrosi të gjallë Hashim Thaçin”

    Shala: “PDK-ja mbrëmë ia dorëzoi partinë Kurtit, e varrosi të gjallë Hashim Thaçin”

    Shala: “PDK-ja mbrëmë ia dorëzoi partinë Kurtit, e varrosi të gjallë Hashim Thaçin”

    Analisti politik Azdren Shala ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike të Kosovës për qëndrimin e saj gjatë ditës së 6 tetorit.

    Në emisionin “Ora Shtatë”, Shala tha se ajo që, sipas tij, i ka ndodhur PDK-së është e paparë në historinë politike të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

    “Nënshtrimi i PDK-së që i ka ndodhur mbrëmë, është i paparë në historinë e Kosovës. LDK ka gabuar në proces, por doli më e pastër prej procesit, këta mbrëmë me duar të veta ia dorëzuan partinë Albin Kurtit”, deklaroi Shala.

    Ai e akuzoi PDK-në se, sipas tij, po i shërben forcimit të pushtetit të kryeministrit, Albin Kurti, duke e lidhur këtë edhe me kauzën për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.

    “Asistenti kryesor për me shtri autoritarizmin Kurti, edhe me vdek kauza e djemve, që kjo më dhemb më së shumti mua, është PDK-ja”, tha ai në Klan Kosova.

    Shala ngriti pikëpyetje edhe rreth ligjit për Specialen, duke kërkuar garanci se miratimi i tij do të ndikojë në kthimin në Kosovë të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

    “Ne nuk jemi duke folur për elefantin në dhomë. Le të dalë dikush, le të më garantojë mua që me këtë ligj kemi me i pru djemtë në Kosovë. Kush garanton në Kosovë që ne me këtë ligj, i biem djemtë të pafajshëm këtu? Nëse del dikush ma garanton, unë kërkoj falje publike”, u shpreh Shala.

    Ai iu drejtua edhe një herë PDK-së për qëndrimin e saj, duke përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

    “Prapë po iu them, urime. E keni varrosë të gjallë Hashim Thaçin. Bravo”, deklaroi Shala.

  • Zgjedhja e presidentes dhe miratimi i Ligjit, Çitaku: Kuvendi nderoi UÇK-në dhe shtetin

    Zgjedhja e presidentes dhe miratimi i Ligjit, Çitaku: Kuvendi nderoi UÇK-në dhe shtetin

    Zgjedhja e presidentes dhe miratimi i Ligjit, Çitaku: Kuvendi nderoi UÇK-në dhe shtetin

    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimeve të marra mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar ato si një kthesë të rëndësishme për vendin.

    Çitaku ka thënë se, sipas saj, Kuvendi me dy vendime ka nderuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, institucionin dhe shtetin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

    “Sot, Kosova ka një ligj që mbron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe një Presidente të re, Justina Pula-Shirokën një zonjë të dashur e të nderuar, me të cilën na lidhin shumë vite bashkëpunimi dhe miqësie”, ka shkruar Çitaku.

    Ajo ka vlerësuar gjithashtu se në procesin e vendimmarrjes ka pasur ndikim edhe zëri i qytetarëve.

    “Mbrëmë fitoi edhe zëri i qytetarëve. Zëri që nuk u ndal dhe që u bë obligim për institucionet”, ka deklaruar ajo.

    Çitaku ka bërë thirrje për unitet rreth historisë së UÇK-së dhe ka theksuar nevojën që angazhimi institucional të vazhdojë në mbështetje të procesit gjyqësor në apel.

    “Kjo është një kthesë e rëndësishme, e shumëpritur dhe e nevojshme. Tani, angazhimi ynë duhet të vazhdojë me të gjitha kapacitetet e shtetit, në mbështetje të betejës për drejtësi në apel”, ka shkruar ajo.

    Në reagimin e saj, Çitaku e ka lidhur këtë zhvillim edhe me ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

    “Kjo fitore e shtetit të Kosovës u dedikohet Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Një mesazh për ta: Kosova është pranë jush”, ka shkruar Çitaku.

    “Urime, Kosovë! Me UÇK-në në zemër!”

  • Detaje të reja nga incidenti mes dy gardianëve nga Kosova dhe një të burgosuri në Danimarkë

    Detaje të reja nga incidenti mes dy gardianëve nga Kosova dhe një të burgosuri në Danimarkë

    Detaje të reja nga incidenti mes dy gardianëve nga Kosova dhe një të burgosuri në Danimarkë

    Skena dramatike janë zhvilluar të mërkurën në mëngjes para burgut Vestre në Kopenhagë, ku janë parë forca të shumta policore, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe një grup i madh personash të veshur me të zeza.

    Prania e madhe e policisë është shënuar në të njëjtën kohë kur në burg ka nisur një seancë paraprake, ku janë paraqitur dy zyrtarë të burgut, raporton “Presse-fotos.dk”, transmeton Klankosova.tv.

    Bëhet fjalë për dy zyrtarë të burgut nga Kosova, të cilët akuzohen se kanë sulmuar një të burgosur derisa ishin në detyrë në Vestre në Kopenhagë.

    Lajmi është raportuar nga “DR News”.

    Të mërkurën në mëngjes, dy zyrtarët janë paraqitur në një seancë për masën e paraburgimit, ku akuzat u janë lexuar para gjykatës.

    Policia e Kopenhagës e ka konfirmuar akuzën edhe për agjencinë “Ritzau”.

    Sipas policisë, dy zyrtarët akuzohen se më 5 tetor, në një qeli në Departamentin Jugor të Burgut Vestre, së bashku dhe në bashkërendim me njëri-tjetrin, kanë goditur disa herë me grushte një të burgosur.

    Akuzat janë ngritur në bazë të dispozitës për dhunë të lehtë, neni 244.

    Sipas aktakuzës, njëri prej zyrtarëve e ka shtyrë të burgosurin në shtrat brenda qelisë dhe më pas e ka goditur një herë me grusht në fytyrë.

    Më pas, zyrtari tjetër e ka goditur disa herë të burgosurin me grushte në fytyrë dhe në trup.

    Sipas “DR News”, të dy zyrtarët e burgut i mohojnë akuzat.

    Zyrtarët e burgut nga Kosova ndodhen aktualisht në Danimarkë për trajnim, në kuadër të përgatitjeve për punën me të burgosurit e ardhshëm në burgun e Gjilanit, të cilin Danimarka e merr me qira në Kosovë, raporton DR.

    Ata do të ndjekin një trajnim gjashtëmujor në Danimarkë, për t’u njohur me kushtet dhe praktikat daneze lidhur me trajtimin e të burgosurve. /Klankosova.tv

  • Cakolli: Vetëm deputetët mund ta kontestojnë drejtpërdrejt zgjedhjen e Presidentes

    Cakolli: Vetëm deputetët mund ta kontestojnë drejtpërdrejt zgjedhjen e Presidentes

    Cakolli: Vetëm deputetët mund ta kontestojnë drejtpërdrejt zgjedhjen e Presidentes

    Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar lidhur me mundësinë e kontestimit të vendimit të Kuvendit për zgjedhjen e Presidentes, pasi avokati Arianit Koci ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese procedurën për zgjedhjen e shefes së shtetit.

    Cakolli ka thënë se e vetmja palë e autorizuar për ta kontestuar drejtpërdrejt vendimin e Kuvendit është një grup prej së paku dhjetë deputetësh, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas tij, kërkesa duhet të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese brenda tetë ditësh nga miratimi i vendimit, ndërsa pas kalimit të këtij afati kjo mundësi kontestimi mbyllet.

    “E vetmja palë e autorizuar për ta kontestuar drejtpërdrejt vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentes mbrëmë, janë së paku dhjetë deputetë, të cilët duhet ta parashtrojnë kërkesën brenda tetë ditësh nga miratimi i vendimit”, ka shkruar Cakolli.

    Ai ka sqaruar gjithashtu se dërgimi i një njoftimi në Gjykatën Kushtetuese nuk prodhon, në vetvete, efekt pezullues ndaj zgjedhjes së Presidentes.

    Sipas Cakollit, edhe në rast se pretendohet se Kuvendi ka shkelur një aktgjykim të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, duhet të vlerësohet nëse janë përmbushur kushtet që mund të çojnë në shpërndarjen e Kuvendit.

    “Gjykata mund ta mbikëqyrë zbatimin e aktgjykimit të vet. Por kjo kompetencë opsionale nuk përbën, vetvetiu, rrethanë të sigurt që Gjykata merr autorizim për ta anuluar një vendim të ri të Kuvendit duke anashkaluar kushtet e nenit 113.5”, ka deklaruar ai.

  • Zemaj: Për VV-në mund të jetë i pranueshëm presidenti që vjen nga PDK, por jo nga LDK

    Zemaj: Për VV-në mund të jetë i pranueshëm presidenti që vjen nga PDK, por jo nga LDK

    Zemaj: Për VV-në mund të jetë i pranueshëm presidenti që vjen nga PDK, por jo nga LDK

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, duke e cilësuar procesin si një periudhë të gjatë debatesh, pritjesh dhe kalkulimesh politike.

    Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se procesi i djeshëm në Kuvend ka nxjerrë në pah, sipas tij, dy të vërteta politike, transmeton klankosova.tv.

    “Për VV-në mund të jetë i pranueshëm një president politik që vjen nga PDK-ja, por jo një president politik që vjen nga LDK-ja. Vetëm nga LDK kërkohej konsensual?”, ka shkruar Zemaj.

    Ai ka ngritur kritika edhe për votimin e Vetëvendosjes për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Sipas Zemajt, ky votim nënkupton pranimin në praktikë të ekzistencës dhe juridiksionit të Gjykatës Speciale në Hagë.

    “Këto nuk janë më vetëm debate politike as ndarje ideologjike, por janë veprime e votime të regjistruara në Kuvend”, ka deklaruar ai.

    Zemaj ka vlerësuar se zhvillimet e djeshme shënojnë fundin e asaj që ai e quan “ping-pong politik” mes VV-së dhe PDK-së.

    “Votat treguan shumë më tepër se fjalët”, ka deklaruar Zemaj.

  • Asllani e Hysaj mes yjeve të mëdhenj– pjesë e formacionit më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve

    Asllani e Hysaj mes yjeve të mëdhenj– pjesë e formacionit më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve

    Kristjan Asllani dhe Elseid Hysaj janë përfshirë në formacionin më të mirë të raundit të katërt të Ligës së Kombeve sipas vlerësimeve të Sofascore, duke u renditur përkrah disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit evropian dhe botëror.

    Dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë janë pjesë e një formacioni ku gjenden edhe Harry Kane, Michael Olise, Desire Doue, duke i dhënë një tjetër vlerë paraqitjeve të kuqezinjve në këtë xhiro të Ligës së Kombeve.

    Vëmendjen kryesore e merr padyshim Kristjan Asllani, i cili është vlerësuar me notën maksimale 10 nga Sofascore.

    Mesfushori ishte heroi i Shqipërisë në fitoren 2-1 ndaj San Marinos, duke shënuar të dy golat e takimit.

    Asllani e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 11-të me një goditje spektakolare nga distanca, ndërsa në minutat shtesë realizoi edhe nga pika e bardhë për t’i dhënë Shqipërisë tri pikët.

    Kjo paraqitje e bëri atë një nga futbollistët më të spikatur të gjithë xhiros së katërt. Madje, Sofascore e kishte vlerësuar Asllanin edhe me 8.5 në fitoren 2-0 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen hapëse të Shqipërisë, ku ai gjithashtu shënoi.

    Krahas Asllanit, në formacionin më të mirë është përfshirë edhe Elseid Hysaj, i cili ka marrë vlerësimin 7.9 nga Sofascore.

    Mbrojtësi i djathtë ishte titullar në sfidën ndaj San Marinos dhe e kompletoi ndeshjen e tij pa u zëvendësuar.

    Për Hysajn, kjo vjen pas një tjetër paraqitjeje të mirë në ndeshjen e parë të këtij cikli, ndaj Bjellorusisë, ku ai ishte titullar dhe kontribuoi edhe me një asistim për golin e Ernest Muçit në fitoren 2-0./Telegrafi/

  • Cakolli: E vetmja palë e autorizuar për ta kontestuar vendimin e Kuvendit për presidenten janë së paku 10 deputetë

    Cakolli: E vetmja palë e autorizuar për ta kontestuar vendimin e Kuvendit për presidenten janë së paku 10 deputetë

    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thekson se e vetmja palë e autorizuar për ta kontestuar drejtpërdrejt vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentes mbrëmë, janë së paku dhjetë deputetë, të cilët duhet ta parashtrojnë kërkesën brenda tetë ditësh nga miratimi i vendimit.

    Cakolli thekson se dërgimi i një “njoftimi” në Gjykatën Kushtetuese nuk ka, në vetvete, asnjë efekt pezullues mbi zgjedhjen.

    Lexoni të plotë postimin e tij:

    E vetmja palë e autorizuar pë ta kontestuar drejtpërdrejt vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentes mbrëmë, janë së paku dhjetë deputetë, të cilët duhet ta parashtrojnë kërkesën brenda tetë ditësh nga miratimi i vendimit. Nëse brenda këtij afati nuk parashtrohet kërkesë, kjo rrugë e kontestimit mbyllet.

    Dërgimi i një “njoftimi” në Gjykatën Kushtetuese nuk ka, në vetvete, asnjë efekt pezullues mbi zgjedhjen. Edhe nëse pretendohet që Kuvendi ka shkelur aktgjykimin, duhet të përcaktohet nëse është përmbushur kushti për shpërndarjen e Kuvendit.

    Gjykata mund ta mbikëqyrë zbatimin e aktgjykimit të vet. Por kjo kompetencë opsionale nuk përbën, vetvetiu, rrethanë të sigurtë që Gjykata merr autorizim për ta anuluar një vendim të ri të Kuvendit duke anashkaluar kushtet e nenit 113.5. /Telegrafi/

  • Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së urdhëron përdorimin e termit "superinteligjencë" në vend të "inteligjencës artificiale"

    Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së urdhëron përdorimin e termit “superinteligjencë” në vend të “inteligjencës artificiale”

    Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së udhëzoi personelin e tij që të zëvendësojë termin inteligjencë artificiale me “super inteligjencë” në të gjitha komunikimet zyrtare dhe dokumentet gjyqësore.

    “Terminologjia e përdorur nga Qeveria Federale duhet të pasqyrojë aftësitë transformuese të teknologjive të jashtëzakonshme që janë pioniere nga novatorët amerikanë”, shkroi zëvendës prokurori i përgjithshëm në detyrë Trent McCotter në një memorandum të brendshëm dërguar stafit të departamentit.

    Udhëzimi zbaton një urdhër ekzekutiv të 29 shtatorit të lëshuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i titulluar “Inaugurimi i Epokës së Super Inteligjencës”, i cili mandaton që departamentet federale të zbatojnë nomenklaturën “në masën maksimale të lejuar me ligj” në funksionet e tyre zyrtare.

    Sipas politikës, e cila mbulon gjithashtu dosjet e avokatëve, stafi duhet të miratojë shprehjen “super inteligjencë” ose shkurtesën “SI” në dosjet ligjore kur është e përshtatshme. Direktiva përfaqëson një ndryshim të brendshëm të terminologjisë së qeverisë amerikane dhe jo një ripërcaktim global të inteligjencës artificiale.

    Trump më parë urdhëroi ndryshimin në faqet e internetit federale, raportet e politikave dhe komunikimet, duke argumentuar se fjala “artificiale” i bën sistemet teknologjike të duken të rreme. /AA/

  • Nga 6 në 10 euro tarifa e mbeturinave në Vushtrri, qytetarët kundërshtojnë - kryetari Idrizi tregon se pse ndodhi kjo rritje

    Nga 6 në 10 euro tarifa e mbeturinave në Vushtrri, qytetarët kundërshtojnë – kryetari Idrizi tregon se pse ndodhi kjo rritje

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka deklaruar se rritja e tarifës së mbeturinave nga 6 euro në 10 euro për ekonomitë familjare është bërë me qëllim të përmirësimit të kushteve të punëtorëve të pastrimit dhe rritjes së pagave të tyre.

    Duke folur për këtë çështje, Idrizi tha për Telegrafin se punëtorët e pastrimit kryejnë një nga punët më të vështira dhe më të rëndësishme për qytetin, ndërsa sipas tij, kjo kategori e punëtorëve ka qenë e neglizhuar sa i përket kushteve dhe pagave.

    “Qëllimi i rritjes së taksës së mbeturinave është përmirësimi i kushteve të punëtorëve të pastrimit. Këta punëtorë janë lënë pas dore, i kryejnë punët më të vështira dhe janë ndër më të merituarit në shoqëri”, ka deklaruar Idrizi.

    Ai ka thënë se synimi është që pagat e punëtorëve të pastrimit të jenë më dinjitoze, duke theksuar se rritja e tarifës është e lidhur edhe me nevojën për të siguruar numër të mjaftueshëm të punëtorëve.

    Sipas Idrizit, rritja e kostove të naftës dhe shërbimeve të tjera e ka bërë më të vështirë funksionimin e kompanive dhe sigurimin e fuqisë punëtore.

    Ai ka përmendur edhe mundësinë që pagat e punëtorëve të pastrimit të arrijnë në 800 deri në 900 euro, duke argumentuar se puna e tyre shoqërohet me rreziqe të ndryshme, përfshirë ekspozimin ndaj mbeturinave dhe rrezikun e infeksioneve.

    Idrizi ka bërë krahasime edhe me shpenzimet e tjera mujore të qytetarëve, duke thënë se tarifa e mbeturinave, e shpërndarë në ditë, përbën një kosto relativisht të vogël në raport me shpenzime si telefonia, interneti apo produktet e tjera të konsumit.

    “Le të shkojë paga e tyre deri në 800 apo 900 euro, ta dimë që me të vërtetë po kujdesemi për këtë kategori”, ka thënë ai.

    Kryetari i Vushtrrisë ka kundërshtuar gjithashtu kritikat e disa anëtarëve të Kuvendit Komunal lidhur me rritjen e tarifës. Ai ka thënë se është i gatshëm ta bartë vetë koston politike të vendimit, nëse konsideron se ai është në interes të punëtorëve dhe shërbimeve publike.

    “Unë nuk kam kërkuar të rritet paga ime, kam kërkuar të rritet paga e punëtorëve që punojnë dhe e kanë mbajtur qytetin pastër”, ka deklaruar Idrizi.

    Ai ka përmendur punën e punëtorëve të pastrimit gjatë gjithë vitit, përfshirë mirëmbajtjen e rrugëve dhe hapësirave publike, si dhe kujdesin për gjelbërimin dhe lulet në qytet.

    Qytetari Vedat Krasniqi ka thënë për Telegrafin se rritja e tarifës nga 6 në 10 euro për familjet është e papërballueshme, sidomos në rrethanat aktuale kur janë rritur edhe shpenzimet e tjera mujore.

    “Edhe 6 euro kanë qenë një shpenzim që e kemi paguar çdo muaj, ndërsa tash me 10 euro është edhe më e rëndë për familjet. Janë rritur çmimet e rrymës, naftës dhe pothuajse të gjitha produkteve të konsumit të përditshëm. Nuk mund të arsyetohet çdo rritje duke thënë se duhet të paguhen më mirë punëtorët. Natyrisht që ata duhet të kenë paga më të mira, por duhet të shohim edhe gjendjen e qytetarëve dhe mundësinë e tyre për t’i përballuar këto shpenzime”, ka deklaruar ai.

    Vushtrriasi Agron Bunjaku ka shprehur pakënaqësi edhe me cilësinë e shërbimit të mbledhjes së mbeturinave, duke thënë se rritja e tarifës nuk po shoqërohet me një shërbim më të rregullt.

    “Para se të rritet tarifa, duhet të përmirësohet edhe shërbimi. Në lagjet tona nuk është se mbeturinat mblidhen gjithmonë në mënyrë të rregullt. Ka raste kur kazanët mbushen dhe mbeturinat qëndrojnë aty. Nëse kërkohet që qytetari të paguajë 10 euro, atëherë duhet të ketë edhe mirëmbajtje të rregullt dhe shërbim cilësor. Nuk mund të paguajmë më shumë dhe të kemi të njëjtin shërbim”, ka thënë ai.

    Në anën tjetër, asamblisti i PDK-së në Vushtrri, Behar Duraku, deklaron për Telegrafin se rritja e tarifës lidhet me rritjen e pagave të punëtorëve të pastrimit.

    “Lidhur me tarifën e ngritjes së mbeturinave, ajo është bërë me qëllim edhe të ngritjes së pagave të punëtorëve, të cilat i kanë të ulëta. Kjo është e gjitha çfarë mund të them”, ka deklaruar Duraku.

    Idrizi ka theksuar se familjet në gjendje të rëndë sociale lirohen nga pagesa, duke argumentuar se kjo e zbut ndikimin e rritjes së tarifës te kategoritë më të cenueshme.

    Vendimi për tarifën e mbeturinave ka nxitur debat në Vushtrri, ndërsa çështja e rritjes së pagave dhe përmirësimit të kushteve të punëtorëve të pastrimit mbetet argumenti kryesor i përmendur nga drejtuesit komunalë në mbështetje të këtij vendimi. /Telegrafi/

  • Dy zyrtarë kosovarë të burgjeve akuzohen për incident me një të burgosur në Danimarkë

    Dy zyrtarë kosovarë të burgjeve akuzohen për incident me një të burgosur në Danimarkë

    Dy zyrtarë kosovarë të burgjeve akuzohen për incident me një të burgosur në Danimarkë

    Një rast i rëndë raportohet se ka goditur sistemin e burgjeve në Danimarkë.

    Sipas medias daneze “DR Nyheder”, dy zyrtarë kosovarë të burgjeve po akuzohen si të dyshuar për sulm ndaj një të burgosuri derisa ishin në detyrë në Burgun e Vesterit, transmeton Klankosova.tv.

    Të dy i kanë mohuar akuzat.

    Ata akuzohen se më 5 tetor, në cilësinë e zyrtarëve të burgut në detyrë, në bashkëpunim dhe pas një marrëveshjeje paraprake ose mirëkuptimi të përbashkët, i kanë shkaktuar të burgosurit disa goditje me grusht në fytyrë dhe në trup.

    Sipas Shërbimit Danez të Burgjeve, zyrtarët kosovarë ndodheshin në Danimarkë për trajnim, në kuadër të përgatitjeve për të kryer detyrën e kujdestarisë ndaj të burgosurve danezë në burgun e Gjilanit, të cilin Danimarka e ka marrë me qira në Kosovë.

    Zyrtarët kosovarë të burgjeve po ndjekin një trajnim shtesë gjashtëmujor në Danimarkë, me qëllim që të njihen me kushtet dhe rregullat daneze për trajtimin e të burgosurve.

    Plani është që shtetasit e dënuar me dëbim nga Danimarka, të cilët vijnë nga vende jashtë BE-së dhe Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE), ta vuajnë dënimin në Kosovë, pasi burgu të vihet në funksion.

    Burgu ka qenë në qendër të debateve të shumta politike dhe është vonuar disa herë.

    “DR Nyheder” ka tentuar të marrë një koment nga ministri i Drejtësisë, Nicolai Wammen.

    Shërbimi Danez i Burgjeve nuk ka pranuar të japë intervistë, por në një deklaratë me shkrim ka thënë: “Shërbimi Danez i Burgjeve, si parim të qartë, nuk komenton raste konkrete. Mund të konfirmojmë se më 5 tetor 2026 ka ndodhur një incident në Burgun e Vesterit dhe se çështja i është dorëzuar policisë”. /Klankosova.tv