Blog

  • “Boll ma me statusa o zoje, veproni!”, nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut

    “Boll ma me statusa o zoje, veproni!”, nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut

    “Boll ma me statusa o zoje, veproni!”, nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut

    Veton Thaçi, nipi i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar në postimin e ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Thaçit.

    Çitaku, përmes një reagimi në Facebook, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës si “të turpshëm” dhe “të papranueshëm”, duke shprehur zhgënjimin dhe shqetësimin e saj për procesin gjyqësor.

    Ajo ka thënë se drejtësia nuk mund të ketë dy standarde, ndërsa ka paralajmëruar se, sipas saj, padrejtësisë do t’i përgjigjen me qëndresë, mobilizim dhe veprime konkrete politike, juridike e diplomatike.

    Në reagimin e saj, Çitaku ka theksuar gjithashtu se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se sakrifica e popullit për çlirim nuk mund të njolloset.

    Në komentet në postimin e saj ka reaguar edhe Veton Thaçi, i cili i është drejtuar Çitakut me një mesazh kritik.

    “Boll ma me statusa o zoje veproni!!!”, ka shkruar ai.

    Burimi: Insajderi

  • Ex-soldier of KLA from Buroja: I’ve been waiting for my sentence.

    GThe Special Jycat has today declared the indictment in the second trial against former President Hashim Thaci for obstructing justice.

    From the village of Thaci, in Buroja in Scikyright, has reported Klan Kosova journalist Andriita Bajrami.

    She interviewed a resident from there who was also a Kosovo Liberation Army fighter.

    Naim Shabani received no punishment in the second case, expressing confidence in innocence, reports I did. tv

    I did not expect this decision from The Hague tribunal, sentence after sentence, to the president, and to all soldiers. Those in The Hague are innocent. The District Court told Shabani.

  • Ish-ushtari i UÇK-së nga Buroja: Gjykatë me rrena e dallavere, s'e kam pritur dënimin

    Ish-ushtari i UÇK-së nga Buroja: Gjykatë me rrena e dallavere, s’e kam pritur dënimin

    Ish-ushtari i UÇK-së nga Buroja: Gjykatë me rrena e dallavere, s'e kam pritur dënimin

    Gjykata Speciale ka shpallur sot aktgjykimin në gjyqin e dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, për pengim të drejtësisë.

    Nga fshati i Thaçit, në Burojë të Skenderajt, ka raportuar gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami.

    Ajo intervistoi një banor prej atje, i cili ka qenë edhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Naim Shabani nuk priti hiç dënim edhe në rastin e dytë, duke e shprehur bindjen për pafajësi, raporton Klankosova.tv

    “Këtë vendim nuk e kam pritur prej Gjykatës së Hagës, dënim pas dënimi, i jep Presidentit, dhe gjithë ushtarëve. Ata që janë në Hagë janë të pafajshëm. Gjykatë me rrena e dallavere” – tha Shabani.

  • Mbingarkesë në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, mbi 25 mijë pacientë për 9 muaj

    Mbingarkesë në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, mbi 25 mijë pacientë për 9 muaj

    Mbingarkesë në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, mbi 25 mijë pacientë për 9 muaj

    Shërbimi i Emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është përballur me fluks të madh të pacientëve gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026.

    Sipas të dhënave të këtij institucioni, nga janari deri në shtator, gjithsej 25 mijë e 625 pacientë kanë marrë kujdes emergjent shëndetësor, transmeton Klankosova.tv.

    Ngarkesa më e madhe është vërejtur në shërbimet emergjente ortopedike, internistike dhe kirurgjike.

    Përballë kësaj situate, nga Spitali i Mitrovicës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë zinxhirin e referimit shëndetësor, në mënyrë që rastet me rrezik për jetën të marrin trajtimin e nevojshëm sa më shpejt.

    Qytetarëve u është rekomanduar që për kontrolle rutinore dhe probleme shëndetësore që nuk paraqesin rrezik akut, fillimisht t’u drejtohen Urgjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) ose ambulancave më të afërta.

    Ndërsa në Emergjencën e Spitalit duhet të paraqiten rastet pas vlerësimit dhe udhëzimit nga mjeku familjar, si dhe urgjencat e mirëfillta, përfshirë aksidentet, traumat e rënda, dhimbjet akute të kraharorit dhe vështirësitë serioze në frymëmarrje.

  • Mesazh simbolik para Kuvendit: “Arlinda nuk jeton më, sepse ne dështuam ta mbrojmë"

    Mesazh simbolik para Kuvendit: “Arlinda nuk jeton më, sepse ne dështuam ta mbrojmë”

    Mesazh simbolik para Kuvendit: “Arlinda nuk jeton më, sepse ne dështuam ta mbrojmë"

    Një aksion simbolik është zhvilluar para Kuvendit të Kosovës, ku është vendosur një fotografi me letrën e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.

    Në këtë mesazh kërkohet përgjegjësi institucionale për rastin e saj, duke u rikujtuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve duhet të jetë prioritet i institucioneve, transmeton Klankosova.tv.

    “Arlinda nuk jeton më, sepse ne dështuam ta mbrojmë jetën e saj. Ne, assesi nuk guxojmë të lejojmë që Arlinda të vdesë”, thuhet në mesazhin e vendosur nga një qytetar.

    Në mesazh më tej është theksuar se përgjegjësia për mbrojtjen e të drejtave dhe jetës së qytetarëve duhet të jetë mbi të gjitha.

  • Vendimi i Hagës: 41 muaj burgim për Thaçin, Smakajn e Fazliun, Kuçi 1 muaj me kusht - Kilaj i pafajshëm

    Vendimi i Hagës: 41 muaj burgim për Thaçin, Smakajn e Fazliun, Kuçi 1 muaj me kusht – Kilaj i pafajshëm

    Vendimi i Hagës: 41 muaj burgim për Thaçin, Smakajn e Fazliun, Kuçi 1 muaj me kusht - Kilaj i pafajshëm

    Gjykata Speciale ka shpallur aktgjykimin në rastin që lidhet me pengimin e drejtësisë, duke shqiptuar gjithsej 41 muaj burgim për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim Smakajn e Fadil Fazliun.

    Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim për vepra penale që përfshijnë tentativën për pengimin e personave zyrtarë, shkeljen e fshehtësisë së procedurës dhe mosbindjen ndaj gjykatës, raporton Klankosova.tv

    Ndërkaq, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë dënuar me nga 12 muaj burgim secili, ndërsa Hajredin Kuçi ka marrë dënimin prej një muaji burgim me kusht.

    Në këtë rast, Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm.

    Pas shpalljes së aktgjykimit, Smakaj dhe Fazliu do të lirohen, pasi kohën e kaluar në paraburgim e kanë mbuluar me dënimin e shqiptuar. /Klankosova.tv

  • Rey Manaj i afrohet rekordit si golashënuesi më i mirë në histori të Shqipërisë

    Rey Manaj i afrohet rekordit si golashënuesi më i mirë në histori të Shqipërisë

    Sulmuesi kuqezi, Rey Manaj, po kalon një periudhë fantastike, duke shënuar në dy ndeshjet e fundit ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë, ndërsa tashmë është vetëm tre gola larg rekordit të Erjon Bogdanit.

    Rey Manaj po vazhdon të dëshmojë se është njëri prej sulmuesve më të rëndësishëm të Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa tashmë po i afrohet gjithnjë e më shumë një rekordi historik.

    Sulmuesi kuqezi është në super formë, duke realizuar nga një gol në dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, fillimisht ndaj Finlandës e më pas kundër Bjellorusisë.

    Me këto realizime, Manaj ka arritur në kuotën e 15 golave me fanellën e Shqipërisë, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e përfaqësueses.

    Përpara tij qëndron vetëm Erjon Bogdani me 18 gola, çka do të thotë se sulmuesit të Sivasporit i nevojiten edhe tri realizime për ta barazuar rekordin dhe katër për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Shqipërisë.

    Pas tyre në këtë renditje vjen Alban Bushi me 14 gola, ndërsa Sokol Cikalleshi dhe Ervin Skela kanë realizuar nga 13 gola secili.

    Nëse vazhdon me këtë ritëm, Manaj mund ta shkruajë emrin në historinë e futbollit shqiptar, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Kombëtaren kuqezi. /Telegrafi/

  • James Blunt e mban premtimin e tij, zyrtarisht quhet Ryan Air

    James Blunt e mban premtimin e tij, zyrtarisht quhet Ryan Air

    Këngëtari James Blunt (52) ka njoftuar se ka filluar procesin e ndryshimit të emrit të tij pasi albumi i tij i ri kryesoi listat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar.

    Edhe pse u premtoi fansave se do ta ndryshonte emrin në Ryan Air, sipas një dokumenti që ai ndau në rrjetet sociale, ai ka zgjedhur emrin Ryan Bel Air.

    Këngëtari postoi një foto të kërkesës së tij për ndryshim emri të hënën. Ai zbuloi gjithashtu se procesi i kushtoi 53.05 paund, ose rreth 60 euro. Ende nuk dihet nëse kërkesa është miratuar zyrtarisht.

    Blunt u kishte premtuar më parë fansave se do ta ndryshonte emrin në Ryan Air, sipas linjës ajrore irlandeze me kosto të ulët Ryanair, nëse albumi i tij i tetë në studio, Airplane Mode, do të arrinte vendin e parë në top listat e Mbretërisë së Bashkuar.

    Pasi albumi u konfirmua se kishte arritur këtë sukses të premten, këngëtari tregoi me një postim të ri se synon ta mbajë premtimin e tij.

    “Airplane Mode” është albumi i parë i Blunt që kryeson listat e Britanisë së Madhe në 19 vjet. Ai e arriti këtë për herë të fundit në vitin 2007 me “All the Lost Souls”, ndërsa albumi i tij i vitit 2005 “Back to Bedlam” qëndroi dhjetë javë në vendin e parë.

    Blunt më parë ka bërë shaka për ndryshimin e emrit të tij. Pas një sondazhi nga fansat në vitin 2024, ai njoftoi se do ta ndryshonte emrin e tij në Blunty McBluntface nëse ribotimi i 20-vjetorit të “Back to Bedlam” do të arrinte numrin një. Albumi arriti kulmin në numrin shtatë, kështu që këngëtari e mbajti emrin e tij.

    Gruaja e tij, Sofia Wellesley (43), gjithashtu e uroi për suksesin. Ajo ndau një foto të tyre së bashku dhe shkroi: “Numri një. Jam shumë krenare për ty. Por nuk do ta ndryshoj mbiemrin tim.” Këngëtari lindi si James Hillier Blount. Meqenëse Blount shqiptohet njësoj si Blunt, ai e ndryshoi drejtshkrimin për ta bërë më të lehtë për publikun ta kujtojë.

  • Following The Hague decision, Thaci’s nephew reacted sharply to Citak: No more status

    Veton, son of former Kosovo president Hashim Thaci’s brother, has reacted sharply after he received the second sentence to 17 months in prison from The Hague.

    The former president’s grandson’s reaction came to the address of PDK Chairman Vlora Citaku’s task manager.

    He’s been commenting on the Chitak post.

    Source Layer: Signal

  • Pas vendimit të Hagës, nipi i Thaçit i reagon ashpër Çitakut: Boll më me statuse

    Pas vendimit të Hagës, nipi i Thaçit i reagon ashpër Çitakut: Boll më me statuse

    Pas vendimit të Hagës, nipi i Thaçit i reagon ashpër Çitakut: Boll më me statuse

    Vetoni, djali i vëllait të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, ka reaguar ashpër pasi që ky i fundit mori dënimin e dytë me 17 muaj burgim nga Haga.

    Reagimi i nipit të ish-presidentit erdhi në adresë të ushtrueses së detyrës së kryetarës së PDK-së Vlora Çitakut.

    “Boll ma me statusa o zoje veproni!!!”, ka komentuar ai në postimin e Çitakut.

    Burimi: Sinjali