Prishtina shkëputet në krye, Malisheva e Drita në ndjekje – rezultatet dhe renditja pas javës së 13-të në Superligën e Kosovës

Prishtina shkëputet në krye, Malisheva e Drita në ndjekje – rezultatet dhe renditja pas javës së 13-të në Superligën e Kosovës

Written by

in

Java e 13-të e Albi Mall Superligës së Kosovës ka përfunduar me rezultate interesante, ndërsa skuadrat tashmë do të shkojnë në pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës.

Prishtina vazhdon të kryesojë bindshëm renditje, ndërsa Malisheva dhe Drita mbeten në ndjekje. Në anën tjetër, Llapi dhe Vushtrria po përballen me situatë alarmante në fund të renditjes.

Feronikeli 74 ka shkaktuar befasinë e javës, duke mposhtur Ballkanin me rezultat 1-0. Llapi ka fituar 0-1 nga Dukagjini, duke dal paksa nga kriza e rezultateve.

Gjilani ka triumfuar në një ndeshje dramatike ndaj Malishevës me rezultat 3-2, ndërsa Prishtina ka marrë tri pikë të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Vushtrrinë 2-1. Drenica dhe Drita kanë ndarë pikët, pas barazimit 1-1.

Renditja pas javës së 13-të

Prishtina është lider me 32 pikë, pesë më shumë se Malisheva, që renditet e dyta me 27 pikë. Drita është e treta me 24 pikë, ndërsa Gjilani mban pozitën e katërt me 22 pikë.

Ballkani është i pesti me 19 pikë, i ndjekur nga Dukagjini me 18. Feronikeli 74 ka 15 pikë, ndërsa Drenica është e teta me 12.

Në fund të tabelës, Llapi ka vetëm tetë pikë, kurse Vushtrria mbetet e fundit me tri pikë nga 13 ndeshje.

Superliga tashmë hyn në pauzë për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës, ndërsa skuadrat do të kenë kohë për të analizuar paraqitjet dhe për t’u përgatitur për vazhdimin e kampionatit. /Telegrafi/