Pulisic: Derbi Inter – Milan është ndeshja më e mirë në botë

Pulisic: Derbi Inter - Milan është ndeshja më e mirë në botë

Written by

in

“Për mua, derbi është ndeshja më e mirë në Itali dhe në botë. Është vërtet një ndeshje e veçantë, me shumë intensitet. Është gjithmonë një betejë. Shkurt, për ne lojtarët, nuk ka ndeshje më të mirë për të luajtur”, ka thënë Pulisic.

I pyetur nëse synon të jetë vendimtar në këtë përballje, amerikani ka theksuar se gjithmonë dëshiron të shënojë dhe ta ndihmojë ekipin.

“Sigurisht, gjithmonë dua të vendos ndeshjet. Përpiqem të shënoj, por shpresoj se mund ta ndihmoj ekipin në çdo mënyrë”, ka deklaruar ai.

Pulisic së fundmi e ka vazhduar kontratën me Milanin deri në vitin 2031. Ai ka thënë se vendimi për të qëndruar në klub ka qenë shumë i lehtë.

“Për mua, rinovimi ishte vendimi më i lehtë. Gjithmonë kam dashur ta vazhdoj kontratën. Jam shumë i lumtur te Milani dhe dua të qëndroj këtu edhe për vitet e ardhshme. Gjithmonë dua të shënoj gola dhe ta ndihmoj këtë ekip, por gjithashtu dëshiroj t’i falënderoj tifozët, sepse më kanë mbështetur gjithmonë edhe në kohë të vështira. Milan është shumë i veçantë për mua”, ka thënë Pulisic.

Burimi: RTKLive