Raphinha barazon rekordin e Messit, arrin shifrën e 15 golave në La Liga

Raphinha barazon rekordin e Messit, arrin shifrën e 15 golave në La Liga

Written by

in

Raphinha barazon rekordin e Messit, arrin shifrën e 15 golave në La Liga

Raphinha po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Barcelonës, duke arritur një rekord që Lionel Messi e kishte vendosur në sezonin 2012/13.

Braziliani shënoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Deportivo Alavesit, duke ndihmuar Barcelonën të shkonte në pushim me epërsi 4:0.

Me këto dy realizime, Raphinha arriti në kuotën e 15 golave në La Liga, duke barazuar shifrën e Messit nga 11 javët e para të sezonit 2012/13.

Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë arritje është fakti se braziliani ka luajtur vetëm në 10 ndeshje kampionale, ndërsa në nëntë prej tyre ishte titullar.

Me 15 gola, Raphinha kryeson edhe garën për Këpucën e Artë në Evropë, duke lënë pas Kylian Mbappen me 11 gola, Lamine Yamalin me 10 dhe Erling Haalandin me nëntë realizime.

Pavarësisht lëndimit që e mbajti jashtë fushave, sulmuesi brazilian po dëshmon se është një nga futbollistët më vendimtarë të këtij sezoni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali