Nga Vjena në Paris, Trieste, Londër e Poznan e Berlin bashkë me Sofjen e Shkupin “online” dhe Tiranën tre vite më parë e Podgoricën tani…në 13 vite “Proces Berlini” janë ndarë mbi 11 euro fonde dhe janë firmosur dhjetëra marrëveshje. Nga formula e pagëzuar nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel jo pak ka përfituar edhe Shqipëria. Kryesisht në infrastrukturën rrugore, ujitje e kullim, Shqipëria ka përfituar mbi 1 miliardë euro, pjesa më e madhe e të cilave grante.
“Ekuacioni del pozitiv, patjetër. Me qindra milionë qindra milionë euro, e fundit e fare është 152 milionë euro që po marrim për zgjerimin dhe përfundimin e Unazës së Madhe të Tiranës, që konsiderohet një projekt rajonal”, thotë për A2 CNN Fatos Çoçoli, ekspert për ekonominë.
Me në fokus bashkëpunimin rajonal, ndërlidhjen dhe tregtinë, rininë, emigracionin dhe terrorizmin Procesi i Berlinit rimori pozicionin e vetë me Samitin e Tiranës pas eksperimentit Rajonal me “Ballkanin e Hapur” që me kundërshtime nisi dhe ashtu përfundoi.
“Nuk është se Ballkani i Hapur u zhvillua në mënyrë të plotë sepse vetëm 63 nga 6 vendet e Rajonit u përfshinë, megjithëse teksa procesi ishte drejt mbylljen edhe nga vendet e tjera pati një interes për tu bashkuar, por në tërësi na ka bërë mirë”, thotë Çoçoli.
Por si në çdo drejtim tjetër, aty ku ka mundësi ka edhe kushte. Shqipëria duhet ende të bëjë shumë detyra shtëpie për të përfituar nga pjesa tjetër e fondeve europiane.
“Të japin karotën, por të thonë që duhet të bësh detyrat e shtëpisë para se ta shijosh këtë karotë. Është më se e natyrshme që këto 6 miliardë euro të jepen të kushtëzuara. Janë disa reforma që duhet të zbatohen”, thotë Çoçoli.
Në Samitin e Fundit të Procesit të Berlinit, të mbajtur në Londër u firmosën marrëveshje të reja, kryesisht me qëllim bashkëpunimin rajonal. Ato përfshijnë njohjen reciproke të kualifikimeve akademike dhe diplomave, planin e ri veprimi për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe zhbllokimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë.