Shkoi për intervistë pune, gazetarja e njohur zbulon skandalin: Një ministër më propozoi treshe në hotel

Shkoi për intervistë pune, gazetarja e njohur zbulon skandalin: Një ministër më propozoi treshe në hotel

Written by

in

Shkoi për intervistë pune, gazetarja e njohur zbulon skandalin: Një ministër më propozoi treshe në hotel

Gazetarja e njohur politike e BBC-së, Laura Kuenssberg, 50 vjeçe, ka zbuluar se një ministër britanik dhe partnerja e tij i kishin propozuar të kryenin marrëdhënie seksuale treshe gjatë një konference partiake.

Në librin e saj autobiografik “Pay Attention”, i cili publikohet këtë javë, Kuenssberg rrëfen se kishte shkuar në dhomën e hotelit të ministrit për një takim pune, duke besuar se në takim do të ishte i pranishëm edhe këshilltari i tij.

Megjithatë, ajo u përball me një situatë krejtësisht të papritur: politikani ndodhej i shtrirë në krevat, me këmishën e zbërthyer, ndërsa pranë tij ishte partnerja e tij. Gazetarja e përfundoi pijen dhe u largua menjëherë nga dhoma.

Kuenssberg pranon se mund ta ketë keqinterpretuar situatën, por e përshkruan takimin si jashtëzakonisht të pakëndshëm. Ajo ka bërë të ditur se nuk do ta zbulojë asnjëherë identitetin e ministrit.

Në librin e saj, ish-redaktorja politike e BBC-së rrëfen edhe një incident tjetër, ku një ministër i martuar e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme gjatë një mbrëmjeje në teatër. Pas këtij rasti, ajo kishte vendosur të ndërpriste çdo kontakt me të.

Kuenssberg përmend gjithashtu mesazhe shqetësuese nga politikanë, raste të tjera ngacmimesh dhe kërcënime publike, për shkak të të cilave BBC kishte vendosur t’i caktonte truproja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali