Shpërthen një çantë shpine në Spanjë, humb jetën një polic

Shpërthen një çantë shpine në Spanjë, humb jetën një polic

Written by

in

Shpërthen një çantë shpine në Spanjë, humb jetën një polic

Një oficer policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një çante shpine në qytetin Oviedo, në veri të Spanjës.

Policia bëri të ditur se shpërthimi ndodhi të martën në mëngjes, në momentin kur oficerët policor mbërritën për të kontrolluar një çantë shpine të dyshimtë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Policia spanjolle bëri homazhe për oficerin, i identifikuar si Juan Jose, përmes një deklarate në platformën X, ku thuhej: “Zemrat tona janë pranë familjes, miqve, kolegëve dhe njerëzve të tij të dashur.”

Sipas mediave lokale, oficerët e gjetën çantën e shpine ndërsa ndodheshin në vendngjarje për një incident tjetër.