SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi me barna dhe material shpenzues

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi me barna dhe material shpenzues

Written by

in

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, vendimi për suspendimin e katër punonjësve është marrë nga Komisioni Disiplinor i QKUK-së, pas parregullsive të evidentuara.

Për këtë çështje është diskutuar edhe në mbledhjen e tetë të Bordit Drejtues të SHSKUK-së, të udhëhequr nga kryesuesi Faik Shatri, ku drejtori i Përgjithshëm, Elvir Azizi, ka raportuar për masat e para disiplinore të ndërmarra.

Bordi Drejtues ka kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme që në çdo mbledhje të raportojë për ecurinë e procedurave disiplinore dhe veprimet e ndërmarra.

SHSKUK ka bërë me dije se do të vazhdojë trajtimin e rasteve në përputhje me procedurat në fuqi, me synim forcimin e përgjegjësisë institucionale në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues.

Burimi: RTKLive