Konkursi ndërkombëtar i këngës për fëmijë organizohet që nga viti 2003 nga Bashkimi Evropian i Transmetuesve dhe mbledh artistë të rinj nga vende të ndryshme të Evropës.
Në edicionin e sivjetmë marrin pjesë 16 shtete.
Shqipëria përfaqësohet nga 12-vjeçarja Eslin Kurti, nga qyteti i Durrësit. Krahas studimeve në piano, ajo zhvillon edukimin e saj muzikor përmes teorisë së muzikës, trajnimit vokal dhe interpretimit skenik.
Eslin fitoi Festivalin e Këngës për Fëmijë në Shkodër, duke siguruar të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të Junior Eurovisionit.
Finalja e madhe nis sonte, në orën 21:00, dhe transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.
Junior Eurovision Song Contest 2026, sonte, në orën 21:00, në RTK.
Burimi: RTKLive
