Tragjedi në Kamboxhia, autobusi me nxënës bie në pellg – pesë vajza humbin jetën

Tragjedi në Kamboxhia, autobusi me nxënës bie në pellg – pesë vajza humbin jetën

Written by

in

Tragjedi në Kamboxhia, autobusi me nxënës bie në pellg – pesë vajza humbin jetën

Pesë nxënëse kanë humbur jetën të martën në mëngjes në Kamboxhia, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin drejt shkollës doli nga rruga dhe përfundoi në një pellg të thellë.

Aksidenti i rëndë ndodhi në provincën Kandal, rreth 40 kilometra në veri të kryeqytetit Phnom Penh, bëri të ditur Policia lokale, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Sipas deklaratës së policisë, dëshmitarët kanë raportuar se një motoçikletë kishte kaluar papritur përpara autobusit, i cili po lëvizte me shpejtësi të lartë. Për të shmangur përplasjen, shoferi kishte frenuar dhe devijuar drejtimin, por autobusi kishte përfunduar në pellg.

Në autobus ndodheshin gjithsej 26 nxënës, të moshave nga 12 deri në 14 vjeç.

Përveç pesë nxënëseve që humbën jetën, tre nxënës të tjerë janë në gjendje kritike, ndërsa 18 kanë pësuar lëndime të lehta.

Ndërkohë, policia ka ndaluar shoferin 31-vjeçar për ta marrë në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali