
Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare avokati i njohur Sajmir Vishaj. Ai ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, ku ndodhej i shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se pak ditë më parë, avokati Vishaj ishte rrëzuar nga shkallët e banesës së tij, duke pësuar dëmtime të rënda. Për shkak të gjendjes kritike, ai ishte vendosur nën kujdesin e mjekëve dhe në intubim, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Bëhet e ditur se gjatë kohëve të fundit, avokati kishte kaluar edhe një betejë me një sëmundje të rëndë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
Burimi: Sinjali