ETC Pejë zhvendoset në ambientet e reja në Europe City Mall
Qendra Tregtare ETC njofton konsumatorët dhe opinionin publik se më
28 tetor 2026, në orën 13:30, do të bëhet hapja e pikës së re të ETC-së në Pejë, në ambientet e Europe City Mall (ish-objekti i Elkos Center).
Me këtë zhvendosje, ETC sjell një hapësirë të re dhe moderne për blerje, me sipërfaqe prej rreth 9,000 m², të konceptuar për të ofruar një përvojë më të rehatshme dhe më të përshtatshme për të gjithë konsumatorët.
Në ambientet e reja, konsumatorët do të kenë mundësi të përfitojnë nga një ambient bashkëkohor për blerje familjare, një asortiment më të pasur produktesh dhe shërbime të reja.
Kjo zhvendosje shënon një hap të rëndësishëm në vazhdimësinë e angazhimit të ETC-së për të përmirësuar vazhdimisht përvojën e blerjeve dhe për t’u ofruar konsumatorëve hapësira moderne, produkte të larmishme dhe shërbim cilësor.
ETC fton të gjithë konsumatorët dhe qytetarët e Pejës që të bëhen pjesë e ceremonisë së hapjes dhe të vizitojnë ambientet e reja më 28 tetor, nga ora 13:30.
Ju informojmë se në objektin e vjetër të ETC-së në Pejë, puna do të vazhdojë edhe për disa ditë, me zbritje të jashtëzakonshme në një gamë të gjerë produktesh!
Përfitoni nga ofertat speciale sipas kategorive:
- 10% zbritje – Produkte të ngrira, bulmet, produkte ushqimore, pije të ndryshme dhe produkte higjienike.
- 10% zbritje – Produkte teknike.
- 20% zbritje – Produkte shtëpiake.
- 30% zbritje – Tekstil dhe këpucë.
- 20% zbritje – Produkte për fëmijë.
- 20% zbritje – Autokozmetikë, mjete pune dhe produkte sezonale.
Të gjitha zbritjet aplikohen gjatë pagesës në arka.
ETC – Më afër konsumatorëve, me më shumë mundësi për blerje!