
Një banesë është përfshirë nga zjarri në Hoxhar të Vjetër të Fierit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Dyshohet se shkak i zjarrit ishte një bombol gazi që përdorej për gatim. Sipas banorëve të zonës, 33-vjeçari Redjan Llambro, i cili vuan nga epilepsia, kishte pësuar një krizë në momentin kur po përgatiste ushqim dhe kishte humbur kontrollin mbi bombolën e gazit.
Si pasojë, bombola është rrëzuar dhe flakët janë përhapur me shpejtësi në orenditë dhe pjesët e tjera të banesës.
Fatmirësisht, 33-vjeçari ka arritur të shpëtojë pa lëndime. Në banesë jetonte së bashku me nënën e tij, e cila në momentin e incidentit nuk ndodhej në shtëpi.
Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa familja ka mbetur pa orendi dhe pajisje shtëpiake. Të afërmit dhe fqinjët kanë bërë thirrje për ndihmë dhe solidaritet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali