Protestat në disa shtete, Bilalli: ShBA, Rusia dhe Izraeli po synojnë gjunjëzimin e Evropës (VIDEO)

Protestat në disa shtete, Bilalli: ShBA, Rusia dhe Izraeli po synojnë gjunjëzimin e Evropës (VIDEO)

Written by

in

Protestat në disa shtete, Bilalli: ShBA, Rusia dhe Izraeli po synojnë gjunjëzimin e Evropës (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Lutfi Bilalli ka komentuar protestat që po zhvillohen në Shqipëri dhe në disa vende të tjera evropiane, duke i lidhur këto zhvillime me ndikimet gjeopolitike dhe përplasjet mes fuqive ndërkombëtare.

Në emisionin “Kosova Today”, Bilalli përmendi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentin Donald Trump, Rusinë dhe Izraelin, duke pretenduar se politikat e tyre synojnë ta dobësojnë Evropën.

“Është një fuqi ndërlidhëse, SHBA-ja, presidenti Trump. Tash u pa edhe rreth Rusisë, me lehtësimin e sanksioneve, dhe te Izraeli, që kanë një politikë që Evropën ta gjunjëzojnë. Kjo është duke u ecur bukur mirë dhe tash evropianët, me protesta në Belgjikë, Francë, por edhe në Itali e Shqipëri, kanë në një formë ndikimin e vet. Kjo është një luftë mes evropianëve dhe këtyre”, ka deklaruar Bilalli.