13 të lënduar gjatë protestës, një i plagosur në sy

13 të lënduar gjatë protestës, një i plagosur në sy

Written by

in

13 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalet dhe poliklinikat e Tiranës pas lëndimeve të marra gjatë protestës së sotme.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 persona, mes tyre 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias.

Njëri prej protestuesve ka pësuar dëmtime në sy dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pesë prej të lënduarve kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali, ndërsa 4 protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur një protestues dhe një efektiv policie. Të dy kanë marrë ndihmën mjekësore dhe janë larguar nga spitali.

Dy efektivë të tjerë policie, të lënduar në sy, janë paraqitur në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 2 në Tiranë. Edhe ata kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga ambientet e poliklinikës.