Pacolli: Gjuetia e ndaluar në “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”

Pacolli: Gjuetia e ndaluar në “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”

Written by

in

Pacolli: Gjuetia e ndaluar në “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka rikujtuar se gjuetia është e ndaluar me ligj në Parqet Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”, në kohën kur ka nisur sezoni i gjuetisë.

Për të parandaluar gjuetinë e kundërligjshme, në të dy parqet do të shtohen masat e monitorimit dhe kontrollit.

Në këtë drejtim, do të angazhohen rojet e parqeve, dronët dhe kamerat kurth, si dhe do të zhvillohen patrullime në terren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe organet kompetente.

Pacolli ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së biodiversitetit dhe të kafshëve të egra, duke u bërë thirrje qytetarëve të respektojnë ligjin dhe të kujdesen për natyrën.

Po ashtu, qytetarët janë ftuar të raportojnë rastet e gjuetisë së kundërligjshme dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e këtyre zonave natyrore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali