
Sonte mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në botën e futbollit.
Këtë vit, ceremonia do të organizohet në Londër, ndryshe nga edicionet e mëparshme që u mbajtën në Paris.
Real Madridi kishte bojkotuar ceremoninë për dy vjet radhazi, pasi kishte mësuar se Vinicius Junior nuk do ta fitonte çmimin.
Megjithatë, këtë vit situata është ndryshe, pasi Kylian Mbappe, Marc Cucurella dhe Yan Diomande pritet të jenë të pranishëm në ceremoninë që nis nga ora 21:00, në “Palladium Theater”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali