
Një person është arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas e ka larguar nga shtëpia.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
DHUNË NË FAMILJE – Vushtrri 24.10.2026 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe më pas e kishte larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.