
Sulmuesi anglez, Harry Kane, është nisur drejt Mynihut të Gjermanisë, pasi fitoi “Topin e Artë” në ceremoninë e mbrëmshme.
Kane triumfoi përballë rivalëve të tij, Kylian Mbappe, Lamine Yamal dhe Lionel Messi, shkruan Indeksonline.
Klubi i tij, Bayern Munich, ka publikuar pamje të sulmuesit duke u kthyer në Gjermani me trofeun prestigjioz.
“Siguria së pari! Harry Kane po e sjell ‘Topin e Artë’ në shtëpi”, shkroi klubi gjerman në rrjetet sociale.
Në pamjet e publikuara, Kane shihet duke ia vendosur rripin e sigurisë trofeut, para nisjes drejt Mynihut.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali