KPK-ja miraton suspendimin e dy prokuroreve për rastin e Arlinda Zekajt

KPK-ja miraton suspendimin e dy prokuroreve për rastin e Arlinda Zekajt

Written by

in

Në një mbledhje të jashtëzakonshme, KPK-ja shqyrtoi kërkesën e Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, për fillimin e procedurës disiplinore ndaj dy prokuroreve.

“Pas shqyrtimit të kërkesës, Këshilli vendosi të themelojë një panel hetimor për trajtimin e rastit dhe miratoi propozimin për suspendimin e të dy prokuroreve, ndaj të cilave kërkohet zhvillimi i procedurës disiplinore”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Sipas njoftimit, vendimet janë marrë në bazë të gjetjeve të paraqitura në raportin me numër reference A.Nr. 379/2026, të përfshirë në kërkesën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Prokurorja Arlinda Nallbani-Gacaferri ishte prokurore e rastit dhe koordinatore për rastet e dhunës në familje.

Në të njëjtin takim, KPK-ja vendosi që Valbona Disha-Haxhosaj të caktohet ushtruese e detyrës së kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës bëri të ditur se mbetet i përkushtuar në garantimin e llogaridhënies dhe forcimin e integritetit të sistemit prokurorial, duke siguruar që procedurat të zhvillohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Burimi: RTKLive