Dyshime për përgatitjen e një sulmi terrorist në Gjermani, nën hetim edhe një 19-vjeçar me shtetësi kosovare

Dyshime për përgatitjen e një sulmi terrorist në Gjermani, nën hetim edhe një 19-vjeçar me shtetësi kosovare

Written by

in

Një 19-vjeçar me shtetësi gjermane dhe kosovare është përfshirë në hetimet për përgatitjen e dyshuar të një sulmi terrorist në Gjermani. Në këtë rast është arrestuar një 23-vjeçar nga Unna, raporton BILD.

Dy të rinjtë dyshohet se gjatë shtatorit diskutuan kryerjen e një sulmi dhe sigurimin e armëve automatike. Forcat speciale bastisën banesa në Unna dhe Hagen më 1 tetor, por nuk gjetën armë.

Sipas raportimit, autoritetet kishin monitoruar komunikimet e tyre, ndërsa objektivi i mundshëm mbetet i paqartë.

23-vjeçari ndodhet në paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes. Ndërkaq, ndaj 19-vjeçarit nga Hagen nuk është caktuar paraburgim, pasi nuk janë konstatuar arsyet ligjore për këtë masë.

Në hetime janë përfshirë edhe dy shtetas sirianë, ndaj të cilëve, sipas raportimit, nuk është ngritur akuzë për mungesë provash.

Burimi: Dukagjini