
Emocionet e krenaria kanë mbizotëruar në ditën kur Jetlum Bunjaku, djali i heroit Afrim Bunjaku, ka dhënë betimin si pjesëtar i Policisë së Kosovës, duke ndjekur gjurmët e babait të tij.
Në një ditë të veçantë për të dhe familjen e tij, Jetlumi ka folur me emocione për realizimin e një ëndrre që, siç thotë, e kishte ndarë edhe me babanë e tij, heroin Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën në krye të detyrës.
I pyetur se çfarë do të thotë për të që tash e tutje në shtëpinë e tyre do të jetë edhe një uniformë e Policisë së Kosovës, Jetlumi është shprehur se kjo përfaqëson krenari, por edhe një përgjegjësi të madhe për ta bartur atë me nder, ashtu siç e kishte mbajtur babai i tij.
“Kjo ditë s’ka me u harru kurrë. Ka qenë andërr e imja, dhe babës tem, veç po e trashigimojë uniformën e tij.”
“Po besoj që veç krenari edhe me mbajtë uniformën qysh e ka mbajt baba jem d.th.m me nder.”
Momenti më emocionues erdhi kur u pyet nëse do të ishte i gatshëm ta jepte edhe jetën për Kosovën, ashtu siç bëri babai i tij.
“Po besoj si baba jem, për qata e kom vesh këtë uniformë.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali