
Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar mbrëmjen e 8 tetorit në rrugën “Sinan Behrami” në Mitrovicë të Veriut.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 21:50, Policia është njoftuar për një përleshje dhe njësia patrulluese ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën, të dyshuarin dhe një dëshmitar.
Sipas informacioneve fillestare, Bujar Hyseni dyshohet se ka sulmuar fizikisht me grusht L. E.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ku sipas të dhënave mjekësore ka pësuar lëndime të lehta trupore në këmbën e majtë dhe dorën e majtë.
Pas trajtimit, ai është intervistuar lidhur me rastin.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe gjatë testimit ka rezultuar nën ndikim të alkoolit, me 0.80‰.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti për “Lëndim të lehtë trupor”.
Pas intervistimit, Bujar Hyseni është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Rrahje në Mitrovicë – 40 vjeçari goditi me grusht 79-vjeçarin, rezultoi nën ndikim të alkoolit, përfundon në pranga appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali