
Pas pesë vitesh kërkesa nga qytetarët, është ndërtuar trotuari përgjatë rrugës kryesore në fshatin Banullënë Banullë të Lipjanit.
Kjo u konfirmuar në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova nga shefi i grupit të PDK-së në Komunën e Lipjanit, Arsim Jashari.
Ai foli edhe për situatën me mbeturinat në këtë komunë, duke bërë të ditur se tashmë largimi i tyre po mundësohet nga një kompani private. Sipas tij, gjendja ka filluar të stabilizohet.