Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se fontana në lagjen “Ulpiana” nuk do të preket nga propozimi për rregullimin e hapësirës, ndërsa parkimi parashihet të zhvendoset nën tokë.
Përmes një postimi, Rama ka sqaruar se fontana do të mbetet në vendin ku ndodhet aktualisht, duke e cilësuar atë si simbol dhe krenari të lagjes.
Sipas tij, ndërtimi i parkingut nëntokësor nën zonën e fontanës do të mundësonte krijimin e më shumë vendeve të parkimit, ndërsa hapësirat ku aktualisht parkohen automjetet do t’u ktheheshin banorëve, me më shumë gjelbërim dhe fusha sportive.
“SQARIM PËR BANORËT E “ULPIANËS”
Fontana dhe hapësira përreth saj nuk do të preken! Fontana mbetet në zemër të lagjes, aty ku ka qenë gjithmonë. Simbol e krenari e Ulpianës.
Parkimi bëhet nën tokë, nën zonën e fontanës. Kjo do të krijonte më shumë vende parkimi, ndërsa hapësirat ku sot parkohen kerret do t’ua kthenim banorëve me më shumë gjelbërim e fusha sportive.
Objekti i banimit propozohet vetëm nëse nevojitet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”. Konviktet nuk kanë kapacitet për të gjithë sportistët dhe stafin shoqërues. Për këtë arsye është menduar një objekt akomodimi pa destinim komercial, në harmoni me arkitekturën e lagjes. Pas Lojërave, hapësira mbetet per banorët!
KREJT KJO ËSHTË PROPOZIM. NËSE BANORËT E ULPIANËS NUK E DUAN, NUK ECIM PËRPARA.
Fillimisht e diskutojmë me juve! Pastaj, nëse ka mbështetje, propozimi shkon për votim në Kuvendin Komunal, te përfaqësuesit që i keni zgjedhë ju!
Ky plan është në shërbim të qytetarëve dhe për të vendosim bashkë me ju. Nuk ka arsye për shqetësim”, ka shkruar Rama.
Burimi: Dukagjini
