Në një përgjigje për RTKlive, këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, ka bërë të ditur se ligji është përcjellë sot nga Kuvendi në Presidencë.
“Kuvendi i Kosovës sot e ka përcjellë Ligjin për Dhoma të Specializuara në Presidencë. Presidentja Shiroka Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor”, ka deklaruar Kupina.
Gjatë ditës, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar dhe ia ka përcjellë presidentes Justina Shiroka-Pula, për shpallje, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Ligji nr. 11/L-001 është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 6 tetor 2026 dhe i është përcjellë presidentes në mbështetje të nenit 80, paragrafi 2, të Kushtetutës së Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur Glauk Tahiri, këshilltar i kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Ndryshe, presidentja Justina Shiroka-Pula ka mbajtur takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Njëra nga temat e trajtuara në këtë takim ishte edhe krijimi i Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Apelin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Burimi: RTKLive
