Ish-veprimtari Faton Topalli ka treguar se telegrami i ngushëllimit që organizata e tij dërgoi pas vdekjes së Josip Broz Titos kishte edhe një qëllim politik: të përcillte kërkesën për Republikën e Kosovës dhe të krijonte paqartësi te pushteti për identitetin e atyre që qëndronin pas saj.
Në intervistën në Debat Plus, në kuadër të ciklit “Dosjet”, Topalli tha se organizata synonte të tregonte se nuk e konsideronte veten armike të Jugosllavisë, por kërkonte zgjidhjen e çështjes së Kosovës brenda sistemit të atëhershëm.
“Ne nuk jemi armiq të Jugosllavisë, por jemi njerëz konstruktivë brenda sistemit. Kemi dashur të lëmë përshtypjen që jemi edhe pjesë e sistemit, që ata të mos jenë kurrë të sigurt se kush qëndron prapa kërkesës për Republikë”, deklaroi Topalli.
Ai tha se përmes këtij komunikimi synonin t’u tregonin institucioneve se kërkesa për Republikë vazhdonte të ishte e pazgjidhur.
Sipas tij, letrat dhe komunikimet politike ishin pjesë e një strategjie për ta përhapur kërkesën dhe për të ushtruar presion politik, duke mos përjashtuar mundësinë e protestave nëse çështja nuk zgjidhe
Burimi: Dukagjini
