Ekskluzive | “Do t’ju vras me shotgun” – 28-vjeçari dyshohet se sulmoi e kërcënoi dy policë në Viti

Ekskluzive | “Do t’ju vras me shotgun” – 28-vjeçari dyshohet se sulmoi e kërcënoi dy policë në Viti

Written by

in

Ekskluzive | “Do t’ju vras me shotgun” – 28-vjeçari dyshohet se sulmoi e kërcënoi dy policë në Viti

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e 14 tetorit në Viti, ku një person dyshohet se ka sulmuar dhe kërcënuar dy zyrtarë policorë gjatë patrullimit.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 23:35, në rrugën “Rexhep Bislimi”, pranë parkingut të “Interex” dhe “Hib Petrol”, policët kanë vërejtur Elhami Musliun, i cili fillimisht dyshohet se kishte fyer qytetarë të rastit.

Sipas informatave fillestare, i dyshuari më pas iu është kundërvënë edhe policëve, duke i fyer, rezistuar dhe kërcënuar me fjalët:

“Do t’ju vras me shotgun.”

Ai dyshohet se ka shtyrë me duar dhe goditur me këmbë zyrtarët policorë në trup.

Sjellja agresive dyshohet se ka vazhduar edhe pasi ai është shoqëruar në Stacionin Policor në Viti.

Gjatë alkooltestit, i dyshuari ka rezultuar pozitiv me 0.82‰ alkool.

Fillimisht rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa më 15 tetor, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është ricilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Kanosje”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Elhami Musliu është ndaluar për 48 orë.

Po ashtu, është urdhëruar kontrolli i shtëpisë së tij, nën dyshimin se mund të posedojë armë pa leje.

Rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | “Do t’ju vras me shotgun” – 28-vjeçari dyshohet se sulmoi e kërcënoi dy policë në Viti appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali