Kolegji i Gjykatës Supreme, ka prishur të dy aktgjykimet e Gjykatës Komerciale të Kosovës: atë të Dhomave të Shkallës së Dytë, me numër K.Dh.Sh.II.nr.584/26, të datës 5 qershor 2026, dhe atë të Dhomave të Shkallës së Parë, me numër K.P.nr.6/2026, të datës 17 mars 2026. Çështja është kthyer në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim.
Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, vendimet e gjykatave të instancave më të ulëta janë karakterizuar nga shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe zbatim i gabuar i së drejtës materiale. Për pasojë, gjendja faktike nuk është vërtetuar në mënyrë të plotë dhe të drejtë.
Gjykata Supreme ka përcaktuar arsyet e prishjes së aktgjykimeve dhe ka dhënë udhëzimet përkatëse për gjykatën e shkallës së parë, të cilat duhet të merren parasysh gjatë rigjykimit të çështjes.
Me kthimin e çështjes në rigjykim, kontesti do të shqyrtohet sërish nga gjykata e shkallës së parë, në përputhje me udhëzimet e Gjykatës Supreme.
Vendimi përfundimtar mbi kërkesat për përmbushjen e kontratës ose kompensimin e dëmit material do të varet nga procedura e rigjykimit dhe vlerësimi i provave e rrethanave përkatëse.
Burimi: RTKLive
