Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Written by

in

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, do të jetë pjesë e konkurrimit zyrtar për çmimin “Amore e Psiche”, në kuadër të MedFilm Festival 2026, që mbahet në Romë të Italisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali, e cila përmes një njoftimi ka ftuar publikun të marrë pjesë në shfaqjen e filmit dhe të mbështesë kinematografinë kosovare, shkruan Telegrafi.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë fton të gjithë dashamirët e kinemasë të ndjekin shfaqjen e filmit dhe të mbështesin kinematografinë kosovare”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Shfaqja e filmit do të mbahet më 10 nëntor 2026, në orën 18:15, në “The Space Cinema Moderno”, salla 4, në Romë.

Pjesëmarrja në konkurrimin zyrtar të festivalit përbën një mundësi për promovimin e kinematografisë kosovare në skenën ndërkombëtare, ndërsa ftesa e ambasadës synon të afrojë edhe publikun shqiptar që jeton në Itali me këtë ngjarje kulturore./Telegrafi/