Në një reagim të publikuar në platformën X, Kandiq iu referua deklaratës së ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, i cili kishte paralajmëruar se glorifikimi i kriminelëve të luftës të dënuar bie ndesh me vlerat evropiane.
Megjithatë, Kandiq vlerësoi se deklarata e ambasadorit duhej të përfshinte edhe praktikën e heshtjes ndaj vendimeve gjyqësore dhe fakteve të dokumentuara nga gjykatat.
“Ai duhej të theksonte gjithashtu praktikën e vendosur në Serbi të heshtjes ndaj aktgjykimeve gjyqësore dhe fakteve të vërtetuara nga gjykatat, të cilat po zëvendësohen me të ashtuquajturën ‘e vërteta e popullit’.”, thuhet në reagimin e saj.
Sipas Kandiqit, shtrembërimi i fakteve është veçanërisht i theksuar në trajtimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe të viktimave të luftës në Kosovë. Ajo theksoi se përballja e përgjegjshme me të kaluarën kërkon ndërprerjen e këtyre praktikave dhe respektimin e fakteve të vërtetuara përmes proceseve gjyqësore.
Kandiq rikujtoi se Fondi për të Drejtën Humanitare disponon bazën më gjithëpërfshirëse të të dhënave për humbjet njerëzore në Kosovë, e cila përmban dokumentacion për fatin individual të viktimave, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.
Ajo theksoi se FDH-ja disponon gjithashtu dokumentacion të gjerë gjyqësor, dëshmi të familjarëve të viktimave dhe të dëshmitarëve, si dhe një koleksion të video-incizimeve të dëshmive të dhëna para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), lidhur me luftërat e zhvilluara që nga viti 1991, përfshirë edhe luftën në Kosovë.
Sipas saj, ky dokumentacion mund të shërbejë si burim i rëndësishëm për Prokurorinë për Krime Lufte në Serbi, por vetëm nëse kjo e fundit vepron në mënyrë të pavarur dhe i bazon hetimet e ndjekjet penale në prova e fakte, e jo në udhëzime politike.
“Pavarësia e gjyqësorit, për të cilën insiston BE-ja, duhet të shtrihet edhe në ndjekjen penale të krimeve të luftës”, theksoi Kandiq.
Ajo kërkoi gjithashtu mbështetjen politike dhe financiare të Bashkimit Evropian për përfshirjen e brezave të rinj në hulumtimet mbi luftërat e viteve 1990, veçanërisht studentëve universitarë dhe të diplomuarve.
Sipas saj, të rinjtë duhet të kenë mundësi të shqyrtojnë provat, të nxjerrin përfundime të pavarura dhe të analizojnë në mënyrë kritike narrativat mbizotëruese për të kaluarën.
Në reagimin e saj, Kandiq paralajmëroi edhe për ndikimin e politikave të kujtesës në marrëdhëniet ndërmjet vendeve të rajonit, duke vlerësuar se ato po përdoren për thellimin e ndasive kombëtare, mohimin e krimeve dhe glorifikimin e autorëve të tyre.
Ajo theksoi se njohuritë dhe faktet e dokumentuara nga organizatat e pavarura kërkimore mund të kontribuojnë në ndërtimin e një kulture tjetër të kujtesës dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, të mbështetur në përgjegjësinë për krimet e luftës dhe respektimin e të gjitha viktimave.
@eusrbija @vBeckerath Ambasador EU Andreas von Beckerath upozorio je da je veličanje osuđenih ratnih zločinaca suprotno evropskim vrednostima. Trebalo je da ukaže i na to da je u Srbiji uspostavljena praksa prećutkivanja presuda i sudski utvrđenih činjenica, dok se umesto njih afirmiše „istina naroda“. Najdrastičnije se iskrivljuju činjenice o genocidu u Srebrenici i žrtvama na Kosovu. Odgovorno suočavanje s prošlošću zahteva da se takva praksa prekine. Fond za humanitarno pravo raspolaže najpotpunijom bazom podataka o ljudskim gubicima na Kosovu, sa dokumentovanim pojedinačnim sudbinama žrtava svih nacionalnosti. Poseduje obimnu sudsku dokumentaciju, izjave porodica i svedoka, kao i jedinstvenu zbirku video-snimaka svedočenja pred Haškim tribunalom o ratovima od 1991. godine, uključujući Kosovo. Ta građa može pomoći Tužilaštvu za ratne zločine u Srbiji, ali samo ako ono postupa nezavisno, na osnovu činjenica i dokaza, a ne po političkim nalozima vlasti. Nezavisnost pravosuđa, na kojoj EU insistira, mora važiti i za procesuiranje ratnih zločina. Podrška EU potrebna je i za uključivanje mladih u istraživačke projekte. Potrebno je otvoriti prostor za učešće novih generacija, posebno studenata i diplomaca, u istraživanjima ratova devedesetih, kako bi mogli samostalno da donose zaključke i kritički preispituju postojeće narative o prošlosti. Politike sećanja postale su novo oružje ratovanja — sredstvo za produbljivanje nacionalnih podela, poricanje zločina i veličanje počinilaca. Tome se mora stati na put. Znanje i činjenice koje su prikupile istraživačke organizacije mogu doprineti stvaranju drugačijih politika sećanja i regionalne saradnje zasnovane na odgovornosti za ratne zločine i poštovanju svih žrtava.
— Natasa Kandic (@natasakandic) November 5, 2026
Burimi: RTKLive
