Author: Momenti

  • Nga 0-2 në pjesën e parë në 3-2 në pjesën e dytë, Barcelona shënon fitore spektakolare kundër Villarealit

    Nga 0-2 në pjesën e parë në 3-2 në pjesën e dytë, Barcelona shënon fitore spektakolare kundër Villarealit

    Nga 0-2 në pjesën e parë në 3-2 në pjesën e dytë, Barcelona shënon fitore spektakolare kundër Villarealit

    Barcelona ka shënuar një fitore të çmendur ndaj Villarrealit, në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga.

    Katalunasit ishin në disavantazh prej 0-2, por ia dolën ta përmbysin në 3-2 për t’i arkëtuar pikët e plota.

    Villarreali e nisi fuqishëm ku pas vetëm pesë minutave lojë, Tajon Buchanan përfitoi nga një gabim në mbrojtje dhe zhbllokoi rezultatin (5’).

    Ndërsa, dy minuta më vonë Tanitoluwa Oluwaseyi dyfishoi epërsinë pas asistimit të Albert Moleiro (7’).

    Barcelona kishte rastin e artë për të ngushtuar herët rezultatin por që Lamine Yamal dështoi të shënonte nga pika e bardhë (23’).

    Ishte Gerard Martin që përfitoi nga harkimi i Pedrit për të ngushtuar rezultatin (57’).

    Ndërsa, katër minuta më vonë Fermin realizoi për 2-2 pas asistimit të Yamal (61’).

    Golin e tretë të përmbysjes e shënoi vetë lojtari i Villarrealit, ku Pau Navarro në përpjekje për ta larguar topin e dërgoi në portë (67’).

    Kësisoj, Barcelona vazhdon si lider me 36 pikë, ndërsa Villarreal zë pozitën e nëntë me 15 sosh./Telegrafi/

    Burimi: Insajderi

  • Kosova fiton dy medalje në Kupën Evropiane, Arba Hasanaj dhe Elvira Ukaj stolisen me të bronzta

    Kosova fiton dy medalje në Kupën Evropiane, Arba Hasanaj dhe Elvira Ukaj stolisen me të bronzta

    Kosova ka fituar dy medalje të bronzta në Kupën Evropiane për Kadetë, që po zhvillohet në Selanik të Greqisë, falë paraqitjeve të suksesshme të xhudisteve Arba Hasanaj dhe Elvira Ukaj.

    Hasanaj u rendit e treta në kategorinë deri në 70 kilogramë, ndërsa Ukaj siguroi medaljen e bronztë në kategorinë mbi 70 kilogramë. Të dyja garueset u paraqitën nën drejtimin e trajneres Majlinda Kelmendi.

    Arba Hasanaj e nisi garën në mënyrë të shkëlqyer, duke e mposhtur me Ippon greken Chrysoula Stavroula Ouranitsa. Ajo vazhdoi me fitore edhe në çerekfinale, ku me të njëjtën mënyrë triumfoi ndaj lituanezes Radvile Juseviciute.

    Në gjysmëfinale, xhudistja kosovare u ndal nga grekja Maria Eleni Papaioannou, por u rikthye fuqishëm në luftën për medaljen e bronztë, ku mposhti me Ippon kroaten Lana Kraus.

    Edhe Elvira Ukaj arriti të sigurojë një vend në podium, ndonëse rrugëtimi i saj nuk ishte i lehtë. Në çerekfinale, ajo pësoi humbje me Ippon nga kanadezja Olivia Wisniowski, duke vazhduar garën nëpërmjet repasazhit.

    Në këtë fazë, Ukaj regjistroi fitore me Ippon ndaj grekes Petrina Apatsidou, përpara se në duelin vendimtar për medaljen e bronztë të mposhtte edhe një tjetër garuese vendase, Dimitra Sarianidou./Telegrafi/

  • “Ai nuk e mbështet idenë” - Alice Campello dëshiron një fëmijë të pestë me Alvaro Moratën

    “Ai nuk e mbështet idenë” – Alice Campello dëshiron një fëmijë të pestë me Alvaro Moratën

    Modelja dhe influencuesja Alice Campello ka zbuluar se do të dëshironte të bëhej sërish nënë dhe të kishte një fëmijë të pestë me bashkëshortin e saj, futbollistin Álvaro Morata.

    Megjithatë, duket se kjo dëshirë nuk është plotësisht e përbashkët, pasi sulmuesi spanjoll nuk e mbështet për momentin këtë ide.

    Në një intervistë për Javi Hoyos, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Los40 Music Awards”, 31-vjeçarja foli hapur për mundësinë e zgjerimit të familjes. Ajo tregoi se, megjithëse tashmë kanë katër fëmijë, do të dëshironte që pas disa vitesh ta përjetonte edhe një herë mëmësinë.

    “Alvaro nuk e mbështet idenë. Unë e ndiej këtë dëshirë. Fëmijët po rriten dhe pas disa vitesh do të doja të kisha edhe një tjetër. Por kemi aq shumë gjëra që ndodhin, saqë kur ia përmend Alvaros, ai më thotë: ‘Je e çmendur!’”, rrëfeu Campello duke qeshur.

    Ajo shtoi se e kupton qëndrimin e bashkëshortit, duke pasur parasysh angazhimet dhe përgjegjësitë që kanë si familje. Megjithatë, nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen dëshira e saj të bëhet realitet.

    Alice Campello dhe Alvaro Morata janë prindër të katër fëmijëve. Binjakët Alessandro dhe Leonardo erdhën në jetë më 29 korrik 2018, ndërsa në vitin 2020 familja u bë me një tjetër djalë, Edoardo. Fëmija i katërt, vajza Bella, lindi më 9 janar 2023.

    Çifti, që tashmë është vendosur sërish në Madrid, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

    Ndërkohë, Campello foli edhe për kujdesin ndaj fëmijëve në raport me profesionin e saj dhe ekspozimin në rrjetet sociale, duke theksuar se është e rëndësishme t’i edukojë ata për rreziqet që mund të sjellë kjo botë.

    “Duhet të jesh e kujdesshme, veçanërisht me rrjetet sociale”, ishte mesazhi i saj për këtë çështje. /Telegrafi/

  • Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

    Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

    Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti, u takuan me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

    Sipas Kasamit, në takim u diskutua për çështjet aktuale politike, marrëdhëniet dypalëshe dhe sfidat që i presin.

    “Vazhdojmë ta bëjmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën, në interes të popullit tonë”, shkruan Kasami.

    Ndryshe, kryeministri Rama qëndron sot në Maqedoninë e Veriut pasi në mëngjes u përurua sistemi kufitar “One Stop Shop” në Qafë Thanë.

  • Tri gola për dhjetë minuta, Barcelona mposht Villarrealin

    Tri gola për dhjetë minuta, Barcelona mposht Villarrealin

    Vendasit u befasuan që në minutat e para, kur Tajon Buchanan kaloi Villarrealin në epërsi në minutën e pestë, ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë Tanitoluëa Oluëaseyi realizoi për 0-2.

    Barcelona pati mundësinë të ngushtonte rezultatin nga pika e bardhë, por Lamine Yamal nuk arriti të shënonte penalltinë.

    Megjithatë, skuadra e Hansi Flickut reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Gerard Martin shënoi golin e parë në minutën e 57-të, ndërsa Fermin Lopez barazoi shifrat vetëm katër minuta më vonë.

    Përmbysja e madhe u kompletua në minutën e 67-të, kur Pau Navarro devijoi topin në portën e tij pas një aksioni të rrezikshëm të Barcelonës.

    Villarreali e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Navarro u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në kohën shtesë.

    Me këtë fitore, Barcelona ruan pozitën e parë në La Liga dhe epërsinë prej tri pikësh ndaj Real Madridit.

    Burimi: RTKLive

  • Paralajmërime më të sakta për ortekët, Zvicra përmirëson informacionin për 149 rajone

    Paralajmërime më të sakta për ortekët, Zvicra përmirëson informacionin për 149 rajone

    Sistemi i përditësuar ofron të dhëna më të hollësishme për borën dhe rrezikun nga ortekët, si dhe parashikim edhe për pasnesër.

    Instituti zviceran për Studimin e Borës dhe Ortekëve (SLF) ka përditësuar buletinin e paralajmërimeve për sezonin dimëror 2026/2027, duke ofruar informacion më të detajuar për secilin nga 149 rajonet e paralajmërimit në vend.

    Përdoruesit mund të zgjedhin rajonin që u intereson dhe të shohin të dhëna për rrezikun nga ortekët, gjendjen e shtresës së borës dhe motin, transmeton Telegrafi.

    Harta e përditësuar lejon zmadhimin e zonave dhe tregon më qartë lartësitë dhe orientimin e shpateve ku paraqiten rreziqe të veçanta.

    Një tjetër risi është parashikimi edhe për pasnesër, i cili u jep adhuruesve të sporteve dimërore më shumë informacion për planifikimin e daljeve në male.

    Sipas SLF-së, të dhënat më të hollësishme u shërbejnë edhe autoriteteve lokale që vlerësojnë nevojën për mbylljen e rrugëve ose linjave hekurudhore të rrezikuara nga ortekët./Telegrafi/

  • Pesë ditë Black Friday në Fortesa Home

    Pesë ditë Black Friday në Fortesa Home

    Nga 23 deri më 27 nëntor 2026, oferta në pllaka, mozaikë, laminat dhe pajisje hidrosanitare, në të katër pikat e shitjes.

    Fortesa Home sjell zbritje të mëdha për Black Friday 2026. Për pesë ditë, një përzgjedhje e gjerë materialesh dhe pajisjesh për shtëpinë do të jetë në ofertë.

    Për ata që kanë në plan të rinovojnë banjën, të ndërrojnë dyshemenë apo t’i japin kuzhinës një pamje të re, fushata është një mundësi për t’i zgjedhur materialet dhe pajisjet në një vend, me çmime më të favorshme.

    Përveç këtyre kategorive, zbritjet vlejnë edhe për produkte të tjera të përzgjedhura në Fortesa Home.

    Ofertat vlejnë në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Ferizaj. Para vizitës në dyqan, mund ta shihni përzgjedhjen online.

    Shikoni ofertat e Black Friday në fortesa.net/blackfriday.

    Fort t’mira. Fort t’bukra. Fort n’zbritje.

  • Nënshkruhet kontrata, afro 104 mijë euro për sigurimin trevjeçar shëndetësor dhe aksidental të FSK-së

    Nënshkruhet kontrata, afro 104 mijë euro për sigurimin trevjeçar shëndetësor dhe aksidental të FSK-së

    Për sigurimin shëndetësor dhe aksidental të pjesëtarëve të FSK-së, Ministria e Mbrojtjes do të shpenzojë rreth 104 mijë euro gjatë tri viteve të ardhshme.

    Për realizimin e këtij shërbimi është përzgjedhur kompania K.S. Dukagjini SH.A., oferta e së cilës rezultoi më e ulëta ndër tri ofertat e pranuara në procedurën e tenderimit.

    Vlera e përgjithshme e kontratës së dhënë është 103,997.50 euro, që është dukshëm më e ulët se vlera e parashikuar prej 171,000.00 eurosh.

    Ky aktivitet i prokurimit është zhvilluar përmes procedurës së hapur dhe përfshin përmbylljen e një kontrate publike kornizë me një operator, me kohëzgjatje prej 36 muajsh (3 vitesh).

    Në këtë proces tenderues janë pranuar gjithsej 3 oferta. Oferta e kompanisë fituese K.S. Dukagjini SH.A. ka qenë tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët (103,997.50 euro), ndërsa tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka kapur vlerën prej 155,848.80 eurosh. Kontrata nuk pritet të nënkontraktohet.

    Sipas përshkrimit në njoftim, qëllimi i kësaj kontrate është realizimi i sigurimeve shëndetësore dhe aksidentale në përputhje me specifikimet teknike të Dosjes së Tenderit, për të rritur operacionalitetin dhe efikasitetin në kryerjen e detyrave, në përputhje me misionin e FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

    Data e dhënies së kontratës është 19 nëntor 2026, ndërsa data e planifikuar e nënshkrimit ka qenë 20 nëntor 2026.

    Vendi kryesor i realizimit të shërbimeve është Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë. /Telegrafi/

  • Barcelona me përmbysje spektakulore fiton ndaj Villarrealit

    Barcelona me përmbysje spektakulore fiton ndaj Villarrealit

    Barcelona ka shënuar një fitore të çmendur ndaj Villarrealit, në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga.

    Katalunasit ishin në disavantazh prej 0-2, por ia dolën ta përmbysin në 3-2 për t’i arkëtuar pikët e plota.

    Villarreali e nisi fuqishëm ku pas vetëm pesë minutave lojë, Tajon Buchanan përfitoi nga një gabim në mbrojtje dhe zhbllokoi rezultatin (5’).

    Ndërsa, dy minuta më vonë Tanitoluwa Oluwaseyi dyfishoi epërsinë pas asistimit të Albert Moleiro (7’).

    Barcelona kishte rastin e artë për të ngushtuar herët rezultatin por që Lamine Yamal dështoi të shënonte nga pika e bardhë (23’).

    Ishte Gerard Martin që përfitoi nga harkimi i Pedrit për të ngushtuar rezultatin (57’).

    Ndërsa, katër minuta më vonë Fermin realizoi për 2-2 pas asistimit të Yamal (61’).

    Golin e tretë të përmbysjes e shënoi vetë lojtari i Villarrealit, ku Pau Navarro në përpjekje për ta larguar topin e dërgoi në portë (67’).

    Kësisoj, Barcelona vazhdon si lider me 36 pikë, ndërsa Villarreal zë pozitën e nëntë me 15 sosh./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore

  • 118-vjetori i Kongresit të Manastirit, Qeveria e Kosovës nderon figurat historike

    118-vjetori i Kongresit të Manastirit, Qeveria e Kosovës nderon figurat historike

    118-vjetori i Kongresit të Manastirit, Qeveria e Kosovës nderon figurat historike

    Me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka nderuar veprën e atdhetarëve dhe intelektualëve që e bënë alfabetin e përbashkët të gjuhës shqipe themel të përbashkimit kombëtar dhe të përparimit arsimor e kulturor, raporton Gazeta Sinjali.

    Përmes një komunikate zyrtare, ekzekutivi ka kujtuar me mirënjohje figurat kyçe të kësaj ngjarjeje historike, duke veçuar Mithat Frashërin si kryetar të Kongresit, Gjergj Fishtën si kryetar të Komisionit të Alfabetit, si dhe Parashqevi Qiriazin, Luigj Gurakuqin, Ndre Mjedën, Shahin Kolonjën, Gjergj Qiriazin e delegatët e tjerë.

    Po ashtu, Qeveria ka vlerësuar lart përkushtimin e Sevastie Qiriazit dhe të gjithë familjes Qiriazi, punën e klubit “Bashkimi” të Manastirit, si dhe kontributin e shoqërive e klubeve shqiptare që mundësuan këtë arritje madhore.

    Sipas Qeverisë, Kongresi i Manastirit dëshmoi fuqinë e organizimit dhe të dijes në shërbim të lirisë, ku dallimet u kapërcyen në emër të një qëllimi të përbashkët: që shqiptarët të mësonin, të shkruanin dhe të ndërtonin të ardhmen në gjuhën e tyre.

    Në njoftim theksohet se përgjegjësia e institucioneve sot është vazhdimi i kësaj pune përmes arsimit publik cilësor, mbështetjes për mësimdhënësit, librin dhe shkencën, ngritjes së cilësisë së mësimdhënies, kujdesit për gjuhën shqipe në institucione, si dhe krijimit të mundësive të qëndrueshme për mësimin e saj në mërgatë.

    “Bashkimi që u ndërtua përmes shkronjave duhet të thellohet përmes dijes dhe mundësive të barabarta për çdo brez. Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”, thuhet në fund të reagimit të Qeverisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali