Author: Momenti

  • Qeveria e Kosovës kujton 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

    Qeveria e Kosovës kujton 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

    Qeveria e Kosovës kujton 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka kujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit.

    Në një njoftim për media, ekzekutivi kosovar ka nderuar veprën e atdhetarëve dhe intelektualëve që e bënë alfabetin e përbashkët të shqipes themel të përbashkimit kombëtar dhe të përparimit arsimor e kulturor.

    “Me mirënjohje kujtojmë Mithat Frashërin, kryetar të Kongresit, Gjergj Fishtën, kryetar të Komisionit të Alfabetit, si dhe Parashqevi Qiriazin, Luigj Gurakuqin, Ndre Mjedën, Shahin Kolonjën, Gjergj Qiriazin dhe delegatët e tjerë. Nderojmë përkushtimin e Sevastie Qiriazit e të familjes Qiriazi, punën e klubit «Bashkimi» të Manastirit dhe të shoqërive e klubeve shqiptare që mundësuan këtë vepër historike.”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, Kongresi dëshmoi fuqinë e organizimit dhe të dijes në shërbim të lirisë.

    “Dallimet u kapërcyen në emër të një qëllimi të përbashkët: që shqiptarët të mësonin, të shkruanin dhe të ndërtonin të ardhmen në gjuhën e tyre. Përgjegjësia jonë është ta vazhdojmë këtë punë me arsim publik cilësor, me mbështetje për mësimdhënësit, librin dhe shkencën, me ngritje të mësimdhënies e mësimnxënies, me kujdes për shqipen në institucione dhe me mundësi të qëndrueshme për mësimin e saj në mërgatë. Bashkimi që u ndërtua përmes shkronjave duhet të thellohet përmes dijes dhe mundësive të barabarta për çdo brez. Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”, thuhet në urimin e Qeverisë së Kosovës. /Klankosova.tv

  • A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigje

    A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigje

    Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka publikuar dokumente qeveritare që zbulojnë se autoritetet amerikane kishin zhvilluar hetime për gjurmët e dyshuara të “Bigfoot” apo “Këmbëmadhit”, krijesës misterioze që prej dekadash është pjesë e legjendave dhe teorive të ndryshme në Shtetet e Bashkuara.

    Sipas New York Post, Shërbimi Pyjor i SHBA-së publikoi më 15 tetor tri dosje nga arkivi i njohur si “Bigfoot/Sasquatch Records”, të cilat përmbajnë informacione për hetimet e kryera në vitin 1982 në shtetin e Uashingtonit.

    Dokumentet tregojnë se Departamenti amerikan i Bujqësisë kishte angazhuar biologun Rodney L. Johnson për të hetuar dhjetëra gjurmë të pazakonta këmbësh, të zbuluara në pyjet e Umatilla National Forest.

    Gjurmët ishin gjetur në tri zona me baltë dhe kishin përmasa rreth 38 centimetra gjatësi dhe 18 centimetra gjerësi.

    Sipas raportit të biologut, ato shtriheshin në një distancë prej rreth 8 deri në 12 metrash, ndërsa në afërsi ishte vërejtur edhe bimësi e dëmtuar, që sugjeronte kalimin e diçkaje.

    Njëra prej gjurmëve kishte madje një deformim të pazakontë në gishtin e dytë të këmbës.

    “Nëse gjurmët ishin falsifikuar, dikush kishte bërë një përpjekje jashtëzakonisht të madhe dhe kishte treguar kujdes të veçantë për detajet”, shkroi Johnson.

    Ai pranoi se disa karakteristika të gjurmëve dukeshin natyrale dhe do të ishte shumë e vështirë të riprodhoheshin artificialisht.

    Megjithatë, përfundimi i biologut nuk e mbështeste ekzistencën e Bigfoot.

    Johnson vërejti disa elemente të dyshimta, përfshirë faktin se gjatësia e hapave nuk ndryshonte në terrene me pjerrësi, ndërsa çizmet e tij zhyteshin më thellë në baltë sesa gjurmët e krijesës së supozuar.

    Ai konstatoi gjithashtu se gjethet dhe mbeturinat natyrore të pyllit dukeshin sikur ishin larguar qëllimisht përpara krijimit të gjurmëve.

    Një zyrtar i Patrullës Kufitare amerikane, i cili gjithashtu shqyrtoi rastin, arriti në përfundimin se gjurmët mund të ishin pjesë e një mashtrimi të organizuar për t’i dhënë besueshmëri legjendës së Bigfoot.

    Sipas tij, ato mund të ishin krijuar nga njerëzit duke përdorur forma të posaçme prej allçie të butë ose gome.

    Dokumentet e publikuara përmbajnë edhe dëshmi të tjera, përfshirë një artikull gazete për gjurmë të dyshuara të zbuluara në Montana në vitin 2003.

    Në një letër tjetër, një burrë i quajtur Leo Kinney rrëfente se gjatë një ekspedite gjuetie në vitet 1940 kishte hasur gjurmë të pazakonta, ndërsa gjuetarë të tjerë kishin raportuar një erë të fortë dhe tinguj të çuditshëm që ngjanin me hungërima.

    “Nuk kishim ndonjë dëshirë të veçantë të zbulonim se çfarë ishte. Më vonë kuptuam se të gjithë kishim ndier një shqetësim të madh dhe të dridhura në trup”, shkroi Kinney.

    Bigfoot, i njohur edhe si Sasquatch, përshkruhet në folklorin amerikan si një krijesë e madhe, e mbuluar me qime dhe me pamje të ngjashme me njeriun, që supozohet se jeton në pyjet e Amerikës së Veriut.

    Pavarësisht raportimeve të shumta ndër vite, deri më sot nuk ekzistojnë prova shkencore të verifikuara që konfirmojnë ekzistencën e kësaj krijese.

    Publikimi i dokumenteve dëshmon se autoritetet amerikane kanë shqyrtuar raportime për Bigfoot, por jo se kanë zbuluar prova të ekzistencës së tij. /Telegrafi/

  • “Rryma është kulmi”, Ramadani ia numëron dështimet Kurtit

    “Rryma është kulmi”, Ramadani ia numëron dështimet Kurtit

    “Rryma është kulmi”, Ramadani ia numëron dështimet Kurtit

    Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatën me energjinë elektrike në vend.

    Ai ka thënë se kriza e rrymës është dëshmia më e qartë e mospunës së ekzekutivit të udhëhequr nga Albin Kurti.

    Ramadani, ka përmendur edhe sektorë të tjerë, që sipas tij, janë në gjendje të mjerueshme.

    “Përpos çmimeve që po rriten çdo ditë, mungesës totale të investimeve, dështimeve enorme në arsim e shëndetësi, kushteve të mjerueshme të policëve, ushtarëve e zjarrfikësve, ikjes së madh të qytetarëve jashtë vendit, nepotizmit të paparë nëpër krejt institucionet, çështja e rrymës ia qet kulmin këtij mentaliteti qeverisës tash e 6 vjet. Nga kriza në krizë, pa ide për investime, pa plan për zhvillim”, ka shkruar ai.

    Burimi: Insajderi

  • Kryeministrit hungarez "i soset durimi" me gropat në rrugë: Më janë shpuar gomat tetë herë

    Kryeministrit hungarez “i soset durimi” me gropat në rrugë: Më janë shpuar gomat tetë herë

    Kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, ka njoftuar nisjen e një programi prej 120 miliardë forintësh (rreth 321.2 milionë euro) për riparimin e rrugëve të dëmtuara, pasi gjatë udhëtimeve të tij nëpër vend është përballur tetë herë me shpimin e gomave të automjetit.

    “Goma është e tillë, ndonjëherë shpohet ose çahet. Shpesh pikërisht në momentin më të keq”, shkroi Magyar në Facebook.

    “Që kur kam filluar të udhëtoj nëpër vend, kemi pasur tetë raste të shpimit të gomave. Një vit më parë pranë Kálmánházës dhe saktësisht dy vjet më parë në Cigánd”, deklaroi ai.

    Ai bëri të ditur se qeveria e udhëhequr nga partia Tisza do të nisë një program për eliminimin e gropave dhe përmirësimin e rrjetit rrugor, të cilin e përshkroi si në gjendje kritike.

    Sipas tij, prioritet do të jetë edhe rritja e kapaciteteve të kompanisë shtetërore të mirëmbajtjes së rrugëve, Magyar Közút Zrt., si dhe rinovimi i rrugëve dytësore që, sipas tij, janë lënë pas dore për vite të tëra.

    Kryeministri njoftoi gjithashtu se qeveria synon ta rikthejë nën kontroll shtetëror menaxhimin e autostradave /Telegrafi/

  • Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

    Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

    Ahmeti bëri të ditur se në këtë takim, të zhvilluar më 22 Nëntor, kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët.

    “Sot pata kënaqësinë të takoj Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe mikun tim, z. Edi Rama.
    Me Edin, si gjithmonë, biseduam vëllazërisht, hapur dhe me përkushtim për çështjet me interes të përbashkët për kombin tonë shqiptar, për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, për perspektivën evropiane, partneritetin në kuadër të NATO-s dhe përgjigjen e përbashkët ndaj sfidave me të cilat përballemi.
    Ky takim merr një domethënie të veçantë edhe për faktin se zhvillohet më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, dhe në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
    Këto ditë të Nëntorit të Madh na rikujtojnë rrugëtimin tonë historik, sakrificat ndër breza dhe rëndësinë e bashkimit rreth gjuhës, flamurit dhe interesave tona kombëtare.
    Shqiptarët, kudo që jetojnë, kanë arsye dhe përgjegjësi të ndërtojnë ura bashkëpunimi, të forcojnë lidhjet ndërmjet tyre dhe të kontribuojnë së bashku për një të ardhme evropiane, të sigurt dhe me perspektivë.
    Gëzuar 22 Nëntorin dhe le të na bashkojë gjithmonë fryma e Nëntorit shqiptar!”, ka shkruar Ali Ahmeti.

  • Sukses i radhës për xhudon kosovare: Elvira Ukaj fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane në Selanik

    Sukses i radhës për xhudon kosovare: Elvira Ukaj fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane në Selanik

    Sukses i radhës për xhudon kosovare: Elvira Ukaj fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane në Selanik

    Xhudistja e re nga Kosova, Elvira Ukaj, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Kadetë, e cila po mbahet në Selanik të Greqisë, raporton Gazeta Sinjali.

    Duke garuar në kategorinë +70 kilogramë, Ukaj tregoi paraqitje mbresëlënëse në rrugëtimin e saj drejt podiumit, ku ishte e udhëhequr nga kampionia olimpike dhe trajnerja Majlinda Kelmendi.

    Rrugëtimi i Elvirës nisi në çerekfinale, ku u përball me xhudisten nga Kanadaja, Olivia Wisniowski, nga e cila pësoi humbje me Ippon, duke e vazhduar kështu garën përmes repasazhit.

    Në repasazh, xhudistja kosovare nuk la vend për befasi. Ajo mposhti fillimisht me Ippon garuesen vendase nga Greqia, Petrina Apatsidou, për t’u kualifikuar kështu në luftën vendimtare për medalje.

    Edhe në përballjen finale për vendin e tretë, Ukaj dominoi bindshëm duke e mposhtur me Ippon një tjetër xhudiste greke, Dimitra Sarianidou, dhe duke e siguruar kështu medaljen e bronztë për Kosovën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Macron: Incidentet në Europë në nivel të ri

    Macron: Incidentet në Europë në nivel të ri

    Macron: Incidentet në Europë në nivel të ri

    Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të premten për një agresion rus në një nivel të ri, pas një sërë incidentesh në Europë gjatë javës. Në një postim në rrjetet sociale, Macron shkroi se gjatë 24 orëve të fundit disa partnerë e aleatë europianë u përballën sërish me incidente të rënda.

    Sipas tij, ato sinjalizojnë këtë përshkallëzim, shkruan Rutte viziton Varshavën pas incidentit me raketa ruse në Poloni. Paralajmërimi erdhi pas shkeljeve të hapësirës ajrore, tentativave të raportuara për sabotazh dhe një komploti të pretenduar për vrasje, që zunë titujt e mediave.

    Këto ngjarje kanë rritur shqetësimin për sigurinë në kontinent dhe kanë sjellë raketa ruse në Poloni, duke nxitur reagime të shpejta nga aleatët. Estonia, nga ana tjetër, njoftoi pezullimin e kalimeve rrugore me Rusinë, një masë që synon të parandalojë incidente të mëtejshme. Ndërkohë, sulme ruse në Ukrainë vazhdojnë të shkaktojnë viktima dhe dëme të konsiderueshme, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

    Ky nivel i ri agresioni ka bërë që liderët europianë të kërkojnë përgjigje të përbashkëta dhe të forcojnë unitetin përballë kërcënimeve nga Moska. Macron theksoi se Rusia po ndërmerr një rrezik të papërgjegjshëm duke intensifikuar luftën kundër Ukrainës dhe duke ndjekur një axhendë agresive në territorin europian.

    Burimi: Insajderi

  • Vodhën shuma të mëdha parash dhe sende me vlerë në një banesë në Durrës, arrestohen dy autorët

    Vodhën shuma të mëdha parash dhe sende me vlerë në një banesë në Durrës, arrestohen dy autorët

    Vodhën shuma të mëdha parash dhe sende me vlerë në një banesë në Durrës, arrestohen dy autorët

    Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shqipërisë, pasi dyshohet se janë autorët e vjedhjes së një banese në Durrës.

    Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë A. R., 51 vjeç dhe S. L., 24 vjeçe, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë arritur të marrin rreth 22 mijë 000 euro, 800 mijë lekë, ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri të ndryshme, parfume, çanta të markave të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë nga banesa e shtetasit A. G.

    Në njoftim thuhet se nga hetimet rezulton se shtetasi A. R. i ka çuar sendet e vjedhura në banesën e shtetases S. L., në Lushnjë, e cila kishte dijeni për vjedhjen dhe ka bashkëpunuar me këtë shtetas për realizimin e saj.

    “Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e kësaj shtetaseje, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një pjesë e sendeve të vjedhura. Ndërsa në banesën e shtetasit A. R. janë gjetur dhe sekuestruar mjetet me të cilat ka kryer vjedhjen, maska, çelësa dhe veshjet e përdorura gjatë kryerjes së saj. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për gjetjen e pjesës tjetër të sendeve dhe parave të vjedhura në banesën e shtetasit A. G., si dhe për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.”, thuhet në njoftim.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

  • Akili nuk e humb humorin as gjatë rrëfimit, banorët shpërthejnë në të qeshura (VIDEO)

    Akili nuk e humb humorin as gjatë rrëfimit, banorët shpërthejnë në të qeshura (VIDEO)

    Akili nuk e humb humorin as gjatë rrëfimit, banorët shpërthejnë në të qeshura (VIDEO)

    Banori i shtëpisë më të famshme, Akili ka ndarë një rrëfim interesant me banorët e tjerë të Big Brother VIP Kosova 5.

    Ai u ka treguar atyre për historinë e familjes, që nga koha kur ishte fëmijë.

    Por, një pjesë të tregimit, ai e ka pasur të mbushur me humor, duke shtyrë banorët e tjerë të shpërthejnë në të qeshura.

    “Pesë vite në piano, kam mësuar vetëm rrugën”, ka thënë ai ndër të tjerash.

    Momentin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

  • Një tufë flokësh e ish-presidentit Washington shitet për 4,000 dollarë

    Një tufë flokësh e ish-presidentit Washington shitet për 4,000 dollarë

    Një tufë flokësh e ish-presidentit Washington shitet për 4,000 dollarë

    Një tufë flokësh e kornizuar nga presidenti i parë amerikan, George Washington, është shitur në ankand për 4,000 dollarë.

    Flokët dikur i përkisnin John Gadsby-t, i cili argëtoi Washingtonin në vitin 1799 pak para vdekjes së këtij të fundit po atë vit, dhe më vonë u morën nga një koleksionist i quajtur John K Lattimer, nga një pasardhës i Gadsby-t, sipas Richmond Auctions, të cilët i shitën ato.

    Shitja e së shtunës nuk është më e shtrenjta për flokët e Washingtonit në ankand. Tre fije që mendohet se janë hequr prej tij afër ose pas vdekjes së tij, të ruajtura në një medaljon u shitën për gati 40,000 dollarë në vitin 2021, shkruan BBC.

    Gadsby, banor i asaj që në vitin 1799 ishte qyteti i Aleksandrisë në Virxhinia, e priti Washingtonin për darkë pak para vdekjes së tij më vonë atë vit, sipas një dëshmie të dhënë në vitin 1928 nga mbesa e Gadsby-t, Julia Ten Eyck McBlair, e cila ishte postuar në faqen e internetit të Richmond Auctions.

    McBlair deklaroi se gjyshi i saj kishte marrë flokët e Washingtonit “në dritën e miqësisë dhe lidhjes me ditët e tij të fundit” dhe i kishte kornizuar dhe varur “nën portretin e Gjeneralit Washington në shtëpinë tonë në Washington City, aty i kam parë gjithë jetën time”.

    Gadsby organizoi dy festimet e ditëlindjes së Washingtonit në vitet 1798 dhe 1799, sipas Richmond Auctions.

    Washington udhëhoqi forcat amerikane drejt fitores kundër britanikëve në Luftën e Pavarësisë dhe ndihmoi në hartimin e Kushtetutës së SHBA-së para se të bëhej presidenti i parë i vendit në vitin 1788. Ai dha dorëheqjen në vitin 1797 pas dy mandateve.

    Disa fije flokësh të Washingtonit janë ruajtur, përfshirë të paktën 50 shembuj që ndodhen në një koleksion në rezidencën e tij të mëparshme, Mount Vernon, e cila tani është një muze.

    “Shfaqjet publike të flokëve nga miqtë ose të dashurit arritën kulmin në shekullin e 19-të, por prej kohësh ishin të njohura mes familjeve të pasura si familja Washington,” thuhet në një blog në faqen e internetit të Mount Vernon.

    Përveç medaljoneve të flokëve të tij, edhe sende të tjera të lidhura me Washingtonin kanë pasur sukses në ankand.

    Në korrik, një letër e nënshkruar nga Washington nga viti 1776, në të cilën ai kërkon ushtarë për Ushtrinë Kontinentale për të luftuar britanikët, u shit për 109,800 dollarë.