Author: Momenti

  • Sukses i radhës për xhudon kosovare: Elvira Ukaj fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane në Selanik

    Sukses i radhës për xhudon kosovare: Elvira Ukaj fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane në Selanik

    Sukses i radhës për xhudon kosovare: Elvira Ukaj fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane në Selanik

    Xhudistja e re nga Kosova, Elvira Ukaj, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Kadetë, e cila po mbahet në Selanik të Greqisë, raporton Gazeta Sinjali.

    Duke garuar në kategorinë +70 kilogramë, Ukaj tregoi paraqitje mbresëlënëse në rrugëtimin e saj drejt podiumit, ku ishte e udhëhequr nga kampionia olimpike dhe trajnerja Majlinda Kelmendi.

    Rrugëtimi i Elvirës nisi në çerekfinale, ku u përball me xhudisten nga Kanadaja, Olivia Wisniowski, nga e cila pësoi humbje me Ippon, duke e vazhduar kështu garën përmes repasazhit.

    Në repasazh, xhudistja kosovare nuk la vend për befasi. Ajo mposhti fillimisht me Ippon garuesen vendase nga Greqia, Petrina Apatsidou, për t’u kualifikuar kështu në luftën vendimtare për medalje.

    Edhe në përballjen finale për vendin e tretë, Ukaj dominoi bindshëm duke e mposhtur me Ippon një tjetër xhudiste greke, Dimitra Sarianidou, dhe duke e siguruar kështu medaljen e bronztë për Kosovën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Macron: Incidentet në Europë në nivel të ri

    Macron: Incidentet në Europë në nivel të ri

    Macron: Incidentet në Europë në nivel të ri

    Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të premten për një agresion rus në një nivel të ri, pas një sërë incidentesh në Europë gjatë javës. Në një postim në rrjetet sociale, Macron shkroi se gjatë 24 orëve të fundit disa partnerë e aleatë europianë u përballën sërish me incidente të rënda.

    Sipas tij, ato sinjalizojnë këtë përshkallëzim, shkruan Rutte viziton Varshavën pas incidentit me raketa ruse në Poloni. Paralajmërimi erdhi pas shkeljeve të hapësirës ajrore, tentativave të raportuara për sabotazh dhe një komploti të pretenduar për vrasje, që zunë titujt e mediave.

    Këto ngjarje kanë rritur shqetësimin për sigurinë në kontinent dhe kanë sjellë raketa ruse në Poloni, duke nxitur reagime të shpejta nga aleatët. Estonia, nga ana tjetër, njoftoi pezullimin e kalimeve rrugore me Rusinë, një masë që synon të parandalojë incidente të mëtejshme. Ndërkohë, sulme ruse në Ukrainë vazhdojnë të shkaktojnë viktima dhe dëme të konsiderueshme, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

    Ky nivel i ri agresioni ka bërë që liderët europianë të kërkojnë përgjigje të përbashkëta dhe të forcojnë unitetin përballë kërcënimeve nga Moska. Macron theksoi se Rusia po ndërmerr një rrezik të papërgjegjshëm duke intensifikuar luftën kundër Ukrainës dhe duke ndjekur një axhendë agresive në territorin europian.

    Burimi: Insajderi

  • Akili nuk e humb humorin as gjatë rrëfimit, banorët shpërthejnë në të qeshura (VIDEO)

    Akili nuk e humb humorin as gjatë rrëfimit, banorët shpërthejnë në të qeshura (VIDEO)

    Akili nuk e humb humorin as gjatë rrëfimit, banorët shpërthejnë në të qeshura (VIDEO)

    Banori i shtëpisë më të famshme, Akili ka ndarë një rrëfim interesant me banorët e tjerë të Big Brother VIP Kosova 5.

    Ai u ka treguar atyre për historinë e familjes, që nga koha kur ishte fëmijë.

    Por, një pjesë të tregimit, ai e ka pasur të mbushur me humor, duke shtyrë banorët e tjerë të shpërthejnë në të qeshura.

    “Pesë vite në piano, kam mësuar vetëm rrugën”, ka thënë ai ndër të tjerash.

    Momentin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

  • Vodhën shuma të mëdha parash dhe sende me vlerë në një banesë në Durrës, arrestohen dy autorët

    Vodhën shuma të mëdha parash dhe sende me vlerë në një banesë në Durrës, arrestohen dy autorët

    Vodhën shuma të mëdha parash dhe sende me vlerë në një banesë në Durrës, arrestohen dy autorët

    Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shqipërisë, pasi dyshohet se janë autorët e vjedhjes së një banese në Durrës.

    Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë A. R., 51 vjeç dhe S. L., 24 vjeçe, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë arritur të marrin rreth 22 mijë 000 euro, 800 mijë lekë, ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri të ndryshme, parfume, çanta të markave të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë nga banesa e shtetasit A. G.

    Në njoftim thuhet se nga hetimet rezulton se shtetasi A. R. i ka çuar sendet e vjedhura në banesën e shtetases S. L., në Lushnjë, e cila kishte dijeni për vjedhjen dhe ka bashkëpunuar me këtë shtetas për realizimin e saj.

    “Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e kësaj shtetaseje, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një pjesë e sendeve të vjedhura. Ndërsa në banesën e shtetasit A. R. janë gjetur dhe sekuestruar mjetet me të cilat ka kryer vjedhjen, maska, çelësa dhe veshjet e përdorura gjatë kryerjes së saj. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për gjetjen e pjesës tjetër të sendeve dhe parave të vjedhura në banesën e shtetasit A. G., si dhe për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.”, thuhet në njoftim.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

  • Një tufë flokësh e ish-presidentit Washington shitet për 4,000 dollarë

    Një tufë flokësh e ish-presidentit Washington shitet për 4,000 dollarë

    Një tufë flokësh e ish-presidentit Washington shitet për 4,000 dollarë

    Një tufë flokësh e kornizuar nga presidenti i parë amerikan, George Washington, është shitur në ankand për 4,000 dollarë.

    Flokët dikur i përkisnin John Gadsby-t, i cili argëtoi Washingtonin në vitin 1799 pak para vdekjes së këtij të fundit po atë vit, dhe më vonë u morën nga një koleksionist i quajtur John K Lattimer, nga një pasardhës i Gadsby-t, sipas Richmond Auctions, të cilët i shitën ato.

    Shitja e së shtunës nuk është më e shtrenjta për flokët e Washingtonit në ankand. Tre fije që mendohet se janë hequr prej tij afër ose pas vdekjes së tij, të ruajtura në një medaljon u shitën për gati 40,000 dollarë në vitin 2021, shkruan BBC.

    Gadsby, banor i asaj që në vitin 1799 ishte qyteti i Aleksandrisë në Virxhinia, e priti Washingtonin për darkë pak para vdekjes së tij më vonë atë vit, sipas një dëshmie të dhënë në vitin 1928 nga mbesa e Gadsby-t, Julia Ten Eyck McBlair, e cila ishte postuar në faqen e internetit të Richmond Auctions.

    McBlair deklaroi se gjyshi i saj kishte marrë flokët e Washingtonit “në dritën e miqësisë dhe lidhjes me ditët e tij të fundit” dhe i kishte kornizuar dhe varur “nën portretin e Gjeneralit Washington në shtëpinë tonë në Washington City, aty i kam parë gjithë jetën time”.

    Gadsby organizoi dy festimet e ditëlindjes së Washingtonit në vitet 1798 dhe 1799, sipas Richmond Auctions.

    Washington udhëhoqi forcat amerikane drejt fitores kundër britanikëve në Luftën e Pavarësisë dhe ndihmoi në hartimin e Kushtetutës së SHBA-së para se të bëhej presidenti i parë i vendit në vitin 1788. Ai dha dorëheqjen në vitin 1797 pas dy mandateve.

    Disa fije flokësh të Washingtonit janë ruajtur, përfshirë të paktën 50 shembuj që ndodhen në një koleksion në rezidencën e tij të mëparshme, Mount Vernon, e cila tani është një muze.

    “Shfaqjet publike të flokëve nga miqtë ose të dashurit arritën kulmin në shekullin e 19-të, por prej kohësh ishin të njohura mes familjeve të pasura si familja Washington,” thuhet në një blog në faqen e internetit të Mount Vernon.

    Përveç medaljoneve të flokëve të tij, edhe sende të tjera të lidhura me Washingtonin kanë pasur sukses në ankand.

    Në korrik, një letër e nënshkruar nga Washington nga viti 1776, në të cilën ai kërkon ushtarë për Ushtrinë Kontinentale për të luftuar britanikët, u shit për 109,800 dollarë.

  • Dënohet për rrëmbim një burrë në Zvicër, shqiptari i njohur si “Pep Guardiola” përmendet si blerës i veturës së tij

    Dënohet për rrëmbim një burrë në Zvicër, shqiptari i njohur si “Pep Guardiola” përmendet si blerës i veturës së tij

    Një person me kombësi shqiptare, i cili prezantohej me pseudonimin “Pep Guardiola”, është përmendur në një rast gjyqësor në Zvicër, ku një burrë nga Berna është dënuar për rrëmbimin e një gruaje dhe shitjen e paligjshme të një veture të marrë me qira.

    Sipas aktakuzës, shqiptari kishte blerë një veturë të markës Skoda për rreth 15 mijë franga zvicerane nga burri që po gjykohej për rrëmbim, transmeton Telegrafi.

    Siç raporton 20 Minuten, i dënuari duhej ta kishte kthyer veturën në shtator të vitit 2024, pasi nuk kishte paguar këstet e qirasë. Megjithatë, ai e kishte mbajtur automjetin dhe, pas incidentit të rrëmbimit, ia kishte shitur në Zvicër një blerësi nga Franca.

    Sipas aktakuzës, për veturën kishte marrë rreth 15 mijë franga nga një burrë me kombësi shqiptare, i cili e quante veten “Pep Guardiola”. Paratë e përfituara nga shitja i kishte mbajtur për vete.

    Në raportim nuk jepen detaje të tjera për identitetin e shqiptarit apo për ndonjë përgjegjësi të mundshme penale të tij në këtë rast.

    Rrëmbimi i gruas në Thun

    Rasti për të cilin u gjykua burri nga Berna kishte ndodhur më 28 dhjetor 2024, në qytetin Thun të Zvicrës.

    Sipas aktakuzës, burri kishte shkuar në restorantin ku punonte një grua, pasi kishte mësuar se ajo kishte shkëmbyer mesazhe me partneren e tij nga Toffeni.

    Ai kishte kërkuar të organizonte një përballje mes dy grave. Për të shmangur tërheqjen e vëmendjes në lokal, gruaja kishte dalë jashtë me të dhe kishte hipur në veturën e tij.

    Gjatë rrugës kishte shpërthyer një konflikt. Kur gruaja kishte tentuar të dilte nga automjeti, burri e kishte kapur për xhakete, e kishte goditur dhe kishte vazhduar vozitjen.

    Gruaja kishte tentuar të kontaktonte shërbimet emergjente përmes orës së saj inteligjente, por pa sukses.

    Kur vetura kishte ngadalësuar pranë një garazhi nëntokësor, ajo kishte arritur të dilte nga automjeti ende në lëvizje dhe të ikte drejt garazhit, transmeton Telegrafi.

    “Ju lutem më ndihmoni, po më rrëmbejnë!”, kishte bërtitur ajo drejt një shoferi që ndodhej aty.

    Megjithatë, burri e kishte ndjekur mes veturave të parkuara dhe, sipas aktakuzës, e kishte tërhequr aq fort për flokësh sa ajo kishte rënë në tokë.

    Më pas, ai e kishte detyruar të hipte sërish në veturë dhe ishin nisur drejt shtëpisë së partneres së tij, me qëllim që të realizohej përballja mes tyre. Por, partnerja nuk ndodhej në shtëpi.

    Pas mesnatës, burri ishte qetësuar gradualisht dhe të dy kishin kontaktuar policinë.

    Pranoi veprat para gjykatës, dënohet me tre vjet e nëntë muaj burg

    Gjatë paraqitjes para Gjykatës Rajonale të Oberlandit, burri nga Berna i kishte pranuar veprat penale.

    Ai kishte deklaruar se pas vdekjes së babait kishte filluar të konsumonte kokainë çdo ditë.

    “Për fat të mirë përfundova në burg, përndryshe gjërat do të kishin përshkallëzuar plotësisht”, kishte deklaruar ai para gjykatës.

    Gjykata e dënoi burrin me tre vjet e nëntë muaj burgim, pa pezullim të ekzekutimit të dënimit.

    Rasti është raportuar nga mediumi zviceran 20 Minuten, ndërsa personi me kombësi shqiptare përmendet në aktakuzë në lidhje me blerjen e veturës./Telegrafi/

  • Igor Dodik mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

    Igor Dodik mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

    Presidenti i Republikës Sërpska, Savo Miniq, e ka mandatuar të dielën Igor Dodikun për formimin e qeverisë së re të këtij entiteti serb të Bosnje e Hercegovinës.Igor Dodik është djali i Millorad Dodikut, kryetarit të Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD).

    Burimi: Dukagjini

  • Shpërthim i madh në një anije ruse në Libi, pamjet tregojnë momentin e incidentit

    Shpërthim i madh në një anije ruse në Libi, pamjet tregojnë momentin e incidentit

    Një shpërthim i fuqishëm është raportuar në një anije luftarake ruse, e cila ishte ankoruar në bazën detare të Bengazit, në Libi.

    Sipas qeverisë që kontrollon pjesën lindore të Libisë, hetimet paraprake sugjerojnë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një sulm me dron.

    Anija dyshohet të jetë Merkury, një luftanije ruse me vlerë të përafërt prej 150 milionë funtesh.

    Autoritetet libiane kanë bërë të ditur se anija kishte ndaluar në portin e Bengazit për t’u furnizuar me karburant dhe pajisje të tjera, gjatë udhëtimit të kthimit drejt Rusisë.

    Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, të cilat raportohet se janë filmuar në portin e Bengazit, tregojnë një shpërthim të madh.

    Megjithatë, ende nuk ka konfirmim për shkallën e dëmeve të shkaktuara në anije apo për viktima të mundshme.

    Po ashtu, nuk është bërë e ditur se kush mund të qëndrojë pas sulmit të dyshuar me dron. /Telegrafi/

  • “Mbi 100 mijë euro”, ushtarët e FSK-së me sigurim shëndetësor

    “Mbi 100 mijë euro”, ushtarët e FSK-së me sigurim shëndetësor

    “Mbi 100 mijë euro”, ushtarët e FSK-së me sigurim shëndetësor

    Ministria e Mbrojtjes ka finalizuar procedurat për sigurimin shëndetësor dhe aksidental të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke e kurorëzuar procesin me dhënien e kontratës trevjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas njoftimit zyrtar për dhënien e kontratës, të përgatitur më 19 nëntor 2026, ky tender i është besuar kompanisë së sigurimeve “K.S. Dukagjini SH.A.”.

    Ky vendim vjen pas një procedure të hapur të prokurimit, ku në garë për këtë kontratë kanë dorëzuar ofertat e tyre gjithsej tre operatorë ekonomikë.

    Vlera e përgjithshme e kontratës së nënshkruar kap shumën prej 103 mijë e 997 euro e 50 centë, ndërsa kohëzgjatja e saj do të jetë 36 muaj (tre vjet).

    Ndonëse Ministria e Mbrojtjes kishte parashikuar që ky tender të kushtonte deri në 171 mijë euro, kompania fituese arriti ta marrë kontratën duke ofruar çmimin më të ulët në garë. Nga dokumentacioni i prokurimit bëhet e ditur se oferta më e lartë e përgjegjshme që u pranua në këtë proces ishte 155 mijë e 848 euro e 80 centë.

    Sipas arsyetimit të dikasterit të Mbrojtjes, sigurimi shëndetësor dhe aksidental për nevojat e FSK-së ka për synim rritjen e operacionalitetit dhe efikasitetit të ushtarëve gjatë kryerjes së detyrave dhe misioneve të tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • “Mbi 100 mijë euro”, ushtarët e FSK-së me sigurim shëndetësor

    “Mbi 100 mijë euro”, ushtarët e FSK-së me sigurim shëndetësor

    “Mbi 100 mijë euro”, ushtarët e FSK-së me sigurim shëndetësor

    Ministria e Mbrojtjes ka finalizuar procedurat për sigurimin shëndetësor dhe aksidental të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke e kurorëzuar procesin me dhënien e kontratës trevjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas njoftimit zyrtar për dhënien e kontratës, të përgatitur më 19 nëntor 2026, ky tender i është besuar kompanisë së sigurimeve “K.S. Dukagjini SH.A.”.

    Ky vendim vjen pas një procedure të hapur të prokurimit, ku në garë për këtë kontratë kanë dorëzuar ofertat e tyre gjithsej tre operatorë ekonomikë.

    Vlera e përgjithshme e kontratës së nënshkruar kap shumën prej 103 mijë e 997 euro e 50 centë, ndërsa kohëzgjatja e saj do të jetë 36 muaj (tre vjet).

    Ndonëse Ministria e Mbrojtjes kishte parashikuar që ky tender të kushtonte deri në 171 mijë euro, kompania fituese arriti ta marrë kontratën duke ofruar çmimin më të ulët në garë. Nga dokumentacioni i prokurimit bëhet e ditur se oferta më e lartë e përgjegjshme që u pranua në këtë proces ishte 155 mijë e 848 euro e 80 centë.

    Sipas arsyetimit të dikasterit të Mbrojtjes, sigurimi shëndetësor dhe aksidental për nevojat e FSK-së ka për synim rritjen e operacionalitetit dhe efikasitetit të ushtarëve gjatë kryerjes së detyrave dhe misioneve të tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali