Author: Momenti

  • Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë

    Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë

    Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Pejë për shkak të parregullsive të evidentuara.

    Në njoftim shtohet se vendimi për ndalimin e punimeve është marrë pas evidentimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

    Njoftimi i plotë:

    Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë për shkak të parregullsive të evidentuara

    Inspektorati Qendror i Punës, gjatë realizimit të inspektimeve në terren, ka ndaluar  punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Pejës.

    Vendimi për ndalimin e punimeve është marrë pas evidentimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

    Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.

    Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

    Burimi: Insajderi

  • Dyshohet për ngacmim seksual ndaj një të miture, 30 ditë paraburgim të dyshuarit

    Dyshohet për ngacmim seksual ndaj një të miture, 30 ditë paraburgim të dyshuarit

    Dyshohet për ngacmim seksual ndaj një të miture, 30 ditë paraburgim të dyshuarit

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit L.Z., në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

    Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rreziku që i pandehuri nëse lihet në liri, të ndikojë në të dëmtuarën e mitur, e cila është dëshmitarja kryesore në këtë çështje penale apo në çfarëdo mënyre edhe tek familja e të dëmtuarës.

    “Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.Z., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh. Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rreziku që i pandehuri nëse lihet në liri, të ndikojë në të dëmtuarën e mitur, e cila është dëshmitarja kryesore në këtë çështje penale apo në çfarëdo mënyre edhe tek familja e të dëmtuarës. Gjykata po ashtu vlerëson se, nëse i pandehuri lihet në liri ekziston mundësia reale që të përsërisë veprime të ngjashme ndaj të dëmtuarës së mitur, andaj duke pas parasysh rrethanat dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, kjo masë tani për tani mbetet e vetmja masë e cila mund të përmbush qëllimin e masës për sigurimin e të pandehurit në procedurë”, thuhet në njoftim.

    Burimi: Insajderi

  • OKB-ja paralajmëron rritje të infeksioneve me HIV nga viti i ardhshëm

    OKB-ja paralajmëron rritje të infeksioneve me HIV nga viti i ardhshëm

    OKB-ja paralajmëron rritje të infeksioneve me HIV nga viti i ardhshëm

    Infeksionet e reja me HIV mund të fillojnë të rriten nga viti i ardhshëm, pasi shkurtimet e financimit ndërkombëtar dhe fushatat kundër të drejtave të njeriut po rrezikojnë progresin e arritur në luftën kundër kësaj sëmundjeje. Kështu ka paralajmëruar të martën drejtuesja ekzekutive e UNAIDS-it, Winnie Byanyima, transmeton klankosova.tv.

    Ajo ka thënë se bota është shumë pranë arritjes së synimit për t’i dhënë fund epidemisë së AIDS-it, por ka paralajmëruar se mungesa e fondeve dhe kufizimi i të drejtave të njeriut mund t’i zhbëjnë përparimet e deritanishme.

    “Jemi në prag të përfundimit të AIDS-it – kjo ka qenë një nga historitë më të mëdha të suksesit në shëndetin global. Por pikërisht kur duhet ta përmbyllim këtë përpjekje, shkurtimet e fondeve dhe cenimi i të drejtave të njeriut po kërcënojnë të na i marrin arritjet”, deklaroi Byanyima për Reuters.

    Ajo theksoi se, ndonëse të dhënat përfundimtare ende nuk janë në dispozicion, tashmë janë vërejtur shenja të përkeqësimit të situatës. Sipas saj, të dhënat që do të publikohen në vitin 2027 mund të pasqyrojnë rritje të numrit të infeksioneve të reja.

    Të dhënat më të fundit të UNAIDS-it, të publikuara të martën, tregojnë se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 1.2 milion infeksione të reja me HIV, shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë.

    Kjo paraqet një rënie të konsiderueshme krahasuar me vitin 1994, kur numri i infeksioneve të reja kishte arritur kulmin me 3.5 milionë raste.

    Megjithatë, pavarësisht këtij progresi, financimi ndërkombëtar për luftimin e HIV-it ka shënuar rënie prej gati 20 për qind gjatë vitit të kaluar.

    Byanyima paralajmëroi se pasojat e mungesës së financimit mund të bëhen të dukshme së shpejti, pasi disa shtete po hasin vështirësi në mbulimin e boshllëkut financiar me burimet e tyre.

  • Prokuroria dhe Policia në Pejë koordinohen për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

    Prokuroria dhe Policia në Pejë koordinohen për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

    Prokuroria dhe Policia në Pejë koordinohen për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

    Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia Rajonale kanë njoftuar se gjatë së martës diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit në zbardhjen e rasteve të vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës, të cilat kanë ndodhur në territorin e kësaj prokurorie.

    Ushtruesja e detyrës së kryeprokurores, Valbona Disha-Haxhosaj, së bashku me prokurorët e Departamentit për Krime të Rënda, ka mbajtur takim me drejtorin e ri të Policisë Rajonale në Pejë, Faton Alija, dhe zinxhirin komandues të këtij institucioni.

    Sipas njoftimit, temë kryesore e takimit ishte trajtimi dhe zbardhja e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës.

    Me këtë rast, Disha-Haxhosaj ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për zbardhjen e këtyre rasteve.

    “U.d. Kryeprokurorja Disha-Haxhosaj kërkoi nga prokurorët e kësaj prokurorie dhe zinxhiri komandues i Policisë Rajonale që të intensifikojnë bashkëpunimin dhe koordinimin institucional, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e këtyre rasteve, identifikimin e kryerësve të veprave penale dhe vënien e tyre para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

    Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e angazhimit të përbashkët të prokurorëve dhe hetuesve policorë, si dhe trajtimin e çdo prove dhe informacioni që mund të ndihmojë në zbardhjen e vrasjeve.

    “Çdo informacion dhe provë relevante të trajtohet me seriozitetin dhe profesionalizmin e duhur. Prokuroria Themelore në Pejë inkurajon të gjithë qytetarët, familjarët e viktimave dhe personat e tjerë që posedojnë informacione të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të këtyre rasteve, që të bashkëpunojnë me Prokurorin e Shtetit dhe Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

  • Tahiri kritikon procesin e reformës në drejtësi, kërkon përfshirjen e opozitës dhe shoqërisë civile

    Tahiri kritikon procesin e reformës në drejtësi, kërkon përfshirjen e opozitës dhe shoqërisë civile

    Tahiri kritikon procesin e reformës në drejtësi, kërkon përfshirjen e opozitës dhe shoqërisë civile

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar mënyrën se si po trajtohet pakoja e pesë ligjeve për reformën në sistemin e drejtësisë.

    Gjatë diskutimit në Komisionin për Legjislacion, Tahiri ka shprehur shqetësimin për siç theksoi qasjen që po ndiqet në këtë proces.

    Përmes një reagimi në Facebook, ai ka vlerësuar se reforma po shtyhet përpara pa u përfshirë në mënyrë reale komentet dhe rekomandimet e shoqërisë civile, si dhe pa u marrë parasysh amendamentet përmbajtësore të opozitës.

    Sipas tij, një proces i tillë nuk mund të konsiderohet reformë gjithëpërfshirëse, nëse përjashtohen akterët që duhet të jenë pjesë e tij, transmeton Klankosova.tv.

    Tahiri ka paralajmëruar se një qasje e njëanshme rrezikon që reformën ta shndërrojë në produkt të shumicës parlamentare, pa legjitimitetin dhe konsensusin e nevojshëm.

    “Reforma në drejtësi nuk bëhet duke përjashtuar, duke injoruar dhe duke imponuar. Bëhet përmes dialogut, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes”, ka shkruar Tahiri.

    Në fund, deputeti i Aleancës ka përsëritur qëndrimin e tij me mesazhin: “Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka!”

  • Jennifer Lopez vendos t’i mbajë lidhjet e ardhshme larg syrit të publikut: Kam marrë mësime nga e kaluara

    Jennifer Lopez vendos t’i mbajë lidhjet e ardhshme larg syrit të publikut: Kam marrë mësime nga e kaluara

    Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Jennifer Lopez, ka deklaruar se lidhjet e saj të ardhshme dëshiron t’i mbajë larg vëmendjes së publikut, pasi, siç thotë, ka nxjerrë mësime nga vitet kur jeta e saj private ishte vazhdimisht nën lupën e mediave.

    Gjatë një paraqitjeje në podcastin ‘Popcast’ të gazetës The New York Times, të premten, më 20 nëntor, Lopez tha se dëshiron të mbrojë njerëzit e dashur dhe të ruajë disa gjëra të jetës së saj si krejtësisht private.

    “Kam nxjerrë mësime se si është kur lidhjet bëhen publike. Nuk dua ta bëj më kurrë këtë”, u shpreh ajo, transmeton People.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Artistja sqaroi se publiku mund ta shohë se me kë shoqërohet, por nuk do të komentojë për këtë pjesë të jetës së saj dhe as nuk do ta lejojë askënd të depërtojë në intimitetin e saj.

    Megjithatë, theksoi se si artiste nuk mund të heqë dorë nga cenueshmëria emocionale dhe introspeksioni, pasi këto janë të domosdoshme për të krijuar diçka me vlerë.

    Vëmendjen mediatike që ka shoqëruar lidhjet e saj të mëparshme e përshkroi si shkatërruese, por tha se nuk pendohet për asgjë.

    “Lidhjet në të cilat kam qenë, me praninë e mediave apo pa të, nuk ishin të destinuara të funksiononin. Nuk mund të them se fajin e kishin mediat”, deklaroi Lopez.

    – YouTube www.youtube.com

    Jennifer ka qenë e martuar për herë të fundit me aktorin Ben Affleck.

    Çifti u martua në korrik të vitit 2022, derisa dy vjet më vonë këngëtarja paraqiti kërkesën për divorc, i cili u finalizua në janar të vitit 2025. /Telegrafi/

  • Berisha paralajmëron të dyshuar të tjerë për shtytje në vrasjen e Arlindës, përmend edhe Jeton Sylajn

    Berisha paralajmëron të dyshuar të tjerë për shtytje në vrasjen e Arlindës, përmend edhe Jeton Sylajn

    Avokati i familjes së Arlinda Zekajt, Besnik Berisha, pas shtyrjes së seancës gjyqësore të Jeton Sylajt, ka folur edhe për zhvillimet e fundit në hetimet për vrasjen e 49-vjeçares, pas ndalimit të katër personave të dyshuar.

    Ai ka bërë të ditur se këto zhvillime janë rezultat i hetimeve të vazhdueshme pas marrjes së rastit në kompetencë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

    Berisha ka thënë se familja e viktimës, në cilësinë e palës së dëmtuar ka dorëzuar së paku dy kërkesa, përmes të cilave ka ofruar prova dhe dëshmitarë për të mbështetur pretendimin se vrasja nuk ishte veprim i izoluar.

    “Ne kemi qenë të bindur dhe kemi ofruar prova e dëshmitarë se veprimet nuk kanë qenë të izoluara. Vrasja e saj nuk ka qenë e papërgatitur dhe aq më pak e paparashikuar nga vetë dorasi dhe familjarët e tij”, ka deklaruar Berisha.

    Ai ka pretenduar se ka pasur shtytje në vrasjen e Arlindës, duke shtuar se si të dyshuar në këtë drejtim janë marrë në hetim edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati i viktimës.

    Berisha ka shprehur bindjen se hetimet nuk do të përfundojnë me kaq dhe se mund të përfshihen edhe persona të tjerë.

    “Unë besoj që kjo nuk do të ndalet këtu dhe do të ketë edhe persona të tjerë për shtytje në vrasje, e që njëri nga ta do të jetë personi që sapo u nxor nga seanca këtu, Jeton Sylaj”, ka deklaruar ai.

    Prokuroria dhe Policia kanë njoftuar më herët për ndalimin e katër personave në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt. Dy prej tyre dyshohen për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë, ndërsa dy të tjerë për dhënie të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale. /Telegrafi/

  • Veprimtari shqiptar Harry Bajraktari me gjest humanitar, premton 12 mijë dollarë për familjet në Afrikë

    Veprimtari shqiptar Harry Bajraktari me gjest humanitar, premton 12 mijë dollarë për familjet në Afrikë

    Veprimtari dhe filantropi i njohur shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka ndërmarrë një nismë humanitare për të ndihmuar familjet në nevojë në Ruandë, duke premtuar një donacion prej 12 mijë dollarësh.

    Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook antropologia dhe humanistja amerikane Janet Reineck, themeluese e organizatës “World Dance for Humanity” dhe mike e kahershme e Kosovës dhe shqiptarëve, shkruan Telegrafi.

    Reineck ka treguar se gjatë qëndrimit të saj në Nju Jork është takuar me Bajraktarin, me të cilin, përveç diskutimeve për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, ka biseduar edhe për angazhimin e organizatës së saj në Ruandë.

    Organizata aktualisht mbështet 14,125 persona që jetojnë në varfëri të skajshme në këtë vend afrikan.

    I prekur nga puna humanitare e organizatës, Bajraktari ka premtuar 12 mijë dollarë për blerjen e 12 lopëve për familjet në nevojë, nga një në nder të secilit prej 12 nipërve dhe mbesave të tij, me rastin e festës së Falënderimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Përmes këtij kontributi, familjet do të kenë mundësi të sigurojnë qumësht për fëmijët, të zhvillojnë veprimtarinë bujqësore dhe të ndërtojnë një të ardhme më të qëndrueshme ekonomike.

    Bajraktari, përmes këtij gjesti, ka synuar që te brezat e rinj të përcjellë edhe vlerat me të cilat është edukuar nga prindërit e tij.

    “Shpresoj që një ditë, kur nipërit dhe mbesat e mia ta kujtojnë këtë dhuratë, të kenë mësuar një mësim të rëndësishëm që ma kanë mësuar prindërit e mi: suksesi ynë nuk matet thjesht me atë që arrijmë për veten, por me të mirën që bëjmë për të tjerët. Dua që ata ta kuptojnë se mirësia dhe bujaria nuk njohin kufij”, ka thënë Bajraktari, sipas postimit të Reineck.

    Humanistja amerikane, në emër të organizatave “World Dance for Humanity” dhe “World Dance Kosova”, ka falënderuar filantropin shqiptaro-amerikan për kontributin e tij.

    “Faleminderit nga zemra, Harry, për këtë dhuratë të jashtëzakonshme dhe për përcjelljen te brezi i ri të vlerave të bukura të bujarisë, dhembshurisë dhe solidaritetit”, ka shkruar Reineck.

    Nisma e Bajraktarit përbën një tjetër shembull të angazhimit humanitar të diasporës shqiptare, duke shtrirë solidaritetin edhe përtej kufijve të Kosovës dhe komunitetit shqiptar./Telegrafi/

  • U gjet në varrezën masive në Kalludër, Adem Ademi rivarroset më 28 nëntor në Mitrovicë

    U gjet në varrezën masive në Kalludër, Adem Ademi rivarroset më 28 nëntor në Mitrovicë

    U gjet në varrezën masive në Kalludër, Adem Ademi rivarroset më 28 nëntor në Mitrovicë

    Më 28 nëntor, në Ditën e Flamurit Kombëtar, Adem Ademi do të rivarroset në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

    Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Erblin Ademi, i cili ka njoftuar se para ceremonisë së rivarrimit do të mbahet një mbledhje komemorative, e organizuar nga Komuna e Mitrovicës, me fillim nga ora 12:00.

    Ademi ishte njëri nga tre pjesëtarët e Grupit të Intelektualëve, të cilët u gjetën në një varrezë masive në Kalludër të Zveçanit.

    Bashkë me të ishin gjetur edhe Fatmir Fazliu dhe Ali Haliti.

    Rivarrimi i Adem Ademit në Ditën e Flamurit do të shënojë një moment të rëndësishëm për familjen dhe kujtesën kolektive të qytetarëve të Mitrovicës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mungesë e sigurisë për punëtorët, Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë

    Mungesë e sigurisë për punëtorët, Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë

    Mungesë e sigurisë për punëtorët, Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Pejës, pas evidentimit të një sërë parregullsish gjatë inspektimeve në terren.

    Sipas njoftimit, vendimi është marrë për shkak të mungesës së masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendin e punës.

    Punimet në këtë objekt do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.

    Në njoftim nuk është bërë i ditur emri i kompanisë ndërtimore dhe as natyra e saktë e shkeljeve të evidentuara.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali