Author: Momenti

  • ​Kreu i Parlamentit të Serbisë i ndal mikrofonin Vuçiqit, ky i fundit braktis i irrituar sallën

    ​Kreu i Parlamentit të Serbisë i ndal mikrofonin Vuçiqit, ky i fundit braktis i irrituar sallën

    ​Kreu i Parlamentit të Serbisë i ndal mikrofonin Vuçiqit, ky i fundit braktis i irrituar sallën

    Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Aleksandar Çupiq, i ka ndërprerë sot mikrofonin ish-presidentit të Serbisë dhe kryetarit aktual të grupit parlamentar opozitar të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit tejkaloi kohën prej dy minutash të parashikuar për replikë.

    Vuçiq kishte kërkuar fjalën për t’iu përgjigjur nënkryetares së parlamentit, Sara Valentik, nga Lista Studentore. Gjatë fjalimit, Çupiq i tregoi Vuçiqit orën dhe më pas i fiku mikrofonin, veprim të cilin Vuçiq e priti me duartrokitje ironike.

    Kryeparlamentari Çupiq sqaroi se pas skadimit të kohës së caktuar, deputetëve u lejohet vetëm të përfundojnë fjalinë e nisur dhe më pas u ndalet mikrofoni, duke theksuar se ky rregull vlen njësoj për të gjithë. Nga ana tjetër, Vuçiq reagoi i irrituar duke bërtitur se nuk e kishte përfunduar kurrë fjalinë, ndërsa Çupiq iu përgjigj se po fliste pa i dhënë fjalën. Pas këtij shkëmbimi, Vuçiq u ngrit dhe doli nga salla e kuvendit.

    Debati kishte nisur pasi nënkryetarja Valentik kërkoi falje për një deklaratë të javës së kaluar lidhur me deputetët e SNS-së. Ajo sqaroi se nuk dëshiron t’i mohojë askujt të drejtën e shprehjes së mendimit, por shtoi se e konsideron të padrejtë që në parlament të ulen persona që, sipas vlerësimit të saj, i kanë shkaktuar dëme të mëdha Serbisë gjatë 14 viteve të fundit.

    Vuçiq e cilësoi kërkimfaljen e saj si një “hile të ndyrë” dhe pretendoi se ajo meritonte përjashtimin nga seanca.

    Në vazhdim të punimeve, Vuçiq u rikthye në sallë dhe u përfshi sërish në debat, ku kryeparlamentari Çupiq ia ndali mikrofonin edhe disa herë të tjera për shkak të tejkalimit të kohës. Vërejtje mori edhe ish-kryetarja e parlamentit, Ana Bërnabiq, pasi foli pa lejen e kryesuesit të seancës.

    Aleksandar Çupiq u zgjodh kryetar i Parlamentit të Serbisë javën e kaluar, pas një debati të ashpër disaditor, ku që atëherë pati një përplasje verbale me Vuçiqin dhe i shqiptoi një vërejtje, transmeton KosovaPress.

    Gjatë seancës së sotme, deputetët po zgjedhin anëtarët e komisioneve parlamentare dhe të delegacioneve të përhershme në institucionet ndërkombëtare, proces në të cilin Vuçiq njoftoi në fillim të seancës se partia e tij (SNS) nuk do të marrë pjesë.

    Burimi: Insajderi

  • 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për ngacmim seksual ndaj një të miture

    30 ditë paraburgim për të dyshuarin për ngacmim seksual ndaj një të miture

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosovë, ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj të pandehurit L.Z., i dyshuar për veprën penale të ngacmimit seksual.

    Burimi: Dukagjini

  • “Çka ki të kryme përveç pe din ti”, Anjeza thumbon Fuegon – ja si reagoi ai

    “Çka ki të kryme përveç pe din ti”, Anjeza thumbon Fuegon – ja si reagoi ai

    Anjeza dhe Fuego kanë shkëmbyer sërish kunja mes vete gjatë ditës së sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

    Ndonëse nuk dihet se çfarë e nisi diskutimin mes tyre, një video e publikuar ka kapur momentin kur Anjeza i drejtohet Fuegos me një pyetje ironike.

    “Çka ki të kryme përveç, pe din ti..”, i tha Anjeza, ndërsa nga konteksti i bisedës duket se pyetja kishte të bënte me burgun, duke qenë se edhe përgjigjja e Fuegos lidhej me këtë temë.

    “Burgu jem është ma fakultet se 10 fakulteta tu”, ia ktheu Fuego Anjezës, pas pyetjes që ajo i bëri.

    Në këtë diskutim ndërhyri edhe Arlinda, e cila citoi thënien e njohur të Adem Demaçit.

    Ndërkohë, në disa raste në debat u përfshi edhe Nichi, veçanërisht kur Anjeza dhe Fuego diskutuan rreth ironisë. Kjo pasi Fuego e akuzoi gazetaren se nuk e di definicionin e fjalës “ironi”.

    Mbetet e paqartë se çfarë e nxiti këtë përplasje mes tyre, megjithatë, dyshja ka pasur edhe më herët debate në shtëpinë e BBVK-së. /Telegrafi/

  • CAS-i merr vendimin e madh, Senegali shpallet sërish kampion i Afrikës

    CAS-i merr vendimin e madh, Senegali shpallet sërish kampion i Afrikës

    Senegali është rikthyer zyrtarisht si kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON), pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka vendosur në favor të tij, duke rrëzuar vendimin e Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF).

    Senegali e kishte mposhtur Marokun me rezultat 1-0 në finalen kaotike të zhvilluar në janar, por dy muaj më vonë, një komision i apelit i CAF-it e kishte përmbysur rezultatin, duke ia regjistruar Marokut fitoren me rezultat zyrtar 3-0.

    Federata e Senegalit e kishte apeluar këtë vendim dhe të martën, CAS publikoi verdiktin e panelit prej tre gjyqtarësh, duke ia rikthyer kështu Senegalit titullin e kampionit.

    Finalja e zhvilluar në Rabat ishte shoqëruar me tensione të mëdha. Senegali kishte ndërprerë lojën për 15 minuta në shenjë proteste, pasi gjyqtari akordoi penallti për Marokun në minutën e fundit të kohës së rregullt.

    Sulmuesi i njohur Sadio Mane luajti rol të rëndësishëm për ta bindur skuadrën që të rikthehej në fushë, në një moment kur tensionet në stadium ishin rritur ndjeshëm.

    Pas rifillimit të ndeshjes, Brahim Diaz mori përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltisë, por portieri senegalez e priti goditjen e tij. Në vazhdime, Pape Gueye shënoi golin që i siguroi Senegalit fitoren 1-0.

    Edhe pse rregullat e futbollit përcaktojnë se vendimet e gjyqtarit janë përfundimtare, gjyqtarët e apelit të CAF-it ishin mbështetur në rregulloren e posaçme të turneut. Aty parashihet se nëse një skuadër refuzon të luajë ose largohet nga fusha para përfundimit të rregullt të ndeshjes pa lejen e gjyqtarit, ajo konsiderohet humbëse dhe përjashtohet nga gara.

    Megjithatë, CAS e ka rrëzuar vendimin e mëparshëm të CAF-it pas shqyrtimit të dëshmive në një seancë dëgjimore njëditore.

    Vendimet e CAS-it mund të kundërshtohen në Gjykatën Supreme të Zvicrës, por vetëm për arsye të kufizuara procedurale./Telegrafi/

  • Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur – 30 ditë paraburgim për dyshuarin

    Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur – 30 ditë paraburgim për dyshuarin

    Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur – 30 ditë paraburgim për dyshuarin

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosovë, ia ka caktuar 30 ditë paraburgim të pandehurit L.Z., i cili dyshohet për ngacmim seksual ndaj një të miture, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas njoftimit të gjykatës, gjyqtarja e procedurës paraprake e ka miratuar më 24 nëntor kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pas mbajtjes së seancës dëgjimore.

    Gjykata ka vlerësuar se, nëse lihet në liri, L.Z. mund të ndikojë te e mitura, e cila është dëshmitarja kryesore në këtë çështje penale, ose te familja e saj. Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se ekziston mundësia reale që ai të përsërisë veprime të ngjashme ndaj saj.

    L.Z. dyshohet për veprën penale “Ngacmimi seksual”, nga neni 183, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

    Shënim. I pandehuri prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Zbulimi i laboratorit të drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

    Zbulimi i laboratorit të drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

    Zbulimi i laboratorit të drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

    Policia e Shqipërisë ka njoftuar se pesë punonjës të Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shkodër janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre.

    Kjo ka ndodhur pas hetimeve të operacionit të koduar “Labirinti”, gjatë së cilit u zbulua një ambient nëntokësor i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e lëndëve narkotike.

    “Një ditë më parë, gjatë kontrolleve në dy ambiente nëntokësore në zonën e njohur si “Kanali i Drinit”, në fshatin Ganjollë, policia gjeti dhe sekuestroi 170 kilogramë lëndë narkotike, asgjësoi 2 600 bimë narkotike dhe arrestoi 10 persona. Në vijim të hetimeve, Policia e Shkodrës ka referuar materialet në Prokurori për pesë punonjës të OSHEE-së, të identifikuar me inicialet J. D., 43 vjeç, K. F., 42 vjeç, L. H., 65 vjeç, Gj. M., 53 vjeç dhe D. D., 43 vjeç.”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, materialet procedurale janë referuar në organet përkatëse për vazhdimin e procedurave hetimore e gjyqësore. /Klankosova.tv

  • Si ta zbuloni se cili është orari ideal i gjumit?

    Si ta zbuloni se cili është orari ideal i gjumit?

    Si ta zbuloni se cili është orari ideal i gjumit?

    Koha kur shkoni në shtrat mund të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e gjumit dhe pushimin gjatë natës. Megjithatë, sipas një eksperteje të gjumit, nuk ekziston një orar universal që vlen për të gjithë.

    Dr. Daniella Marchetti, psikologe dhe eksperte e gjumit, shpjegon se koha ideale për të fjetur varet nga ritmi biologjik i secilit person, ora kur zgjohet dhe niveli i përgjumjes.

    Ajo rekomandon që njerëzit t’i kushtojnë vëmendje shenjave të përgjumjes së vërtetë, në vend që të llogarisin automatikisht tetë orë nga momenti kur duhet të zgjohen, shkruan RealSimple, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas saj, lodhja dhe përgjumja nuk janë e njëjta gjë. Lodhja është ndjesia se trupi ka nevojë për pushim, ndërsa përgjumja shfaqet kur sytë fillojnë të mbyllen, koka rëndohet dhe përqendrimi bie.

    Ekspertja këshillon që përgatitjet për gjumë të fillojnë rreth tri orë para kohës së planifikuar për të fjetur. Gjatë kësaj periudhe rekomandohet të fiken dritat, të shmangen ushtrimet intensive dhe të kufizohet përdorimi i telefonit dhe pajisjeve elektronike.

    Ajo thekson se melatonina, hormoni që ndihmon në rregullimin e ciklit gjumë-zgjim, lidhet me ndryshimet e dritës dhe errësirës.

    Sipas Marchettit, të shkosh në shtrat kur ndihesh vërtet i përgjumur mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së gjumit, në zgjatjen e tij dhe në zvogëlimin e zgjimeve gjatë natës.

    Në të kundërtën, shkuarja në shtrat shumë herët ose pasi të ketë kaluar momenti i përgjumjes mund të bëjë që të kaloni më shumë kohë zgjuar në shtrat dhe të keni gjumë të ndërprerë.

  • Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

    Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

    Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili kërkoi që ministri ta zbatojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe.

    Shasivari në përgjigjen e tij thotë se çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është tepër e rëndësishme për t’u reduktuar në përplasje të politikës ditore, merita partiake dhe akuza të ndërsjella.

    Shasivari thotë se nuk do të bëjë politikë me të drejtat e qytetarëve, por do t’i zgjidh problemet që të tjerët i kanë lënë të pazgjidhura për dekada me radhë.

    Më poshtë e keni reagimin e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari:

    I nderuar z. Ali Ahmeti,

    Çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është tepër e rëndësishme për t’u reduktuar në përplasje të politikës ditore, merita partiake dhe akuza të ndërsjella. Bëhet fjalë për një çështje që meriton qasje serioze juridike, përgjegjësi institucionale dhe një zgjidhje që do të sigurojë mundësi të barabarta për të gjithë kandidatët, duke respektuar plotësisht Kushtetutën, ligjet dhe standardet profesionale.

    Fillimisht, dëshiroj të rikujtoj se kjo çështje nuk lindi me ardhjen time në funksionin e ministrit të Drejtësisë. Ajo prej vitesh ka mbetur një çështje e pazgjidhur në Ministrinë e Drejtësisë. Që nga viti 2001, tetë ish-ministra shqiptarë të Drejtësisë, nga radhët e BDI-së, kanë pasur mundësinë dhe përgjegjësinë institucionale për të zgjidhur çështjen e mënyrës së dhënies së provimit të jurisprudencës. Por, kjo nuk ndodhi.

    Si profesor universitar i drejtësisë, me mbi 25 vjet përvojë, i njoh nga afër barrierat gjuhësore me të cilat janë përballur breza të tërë studentësh shqiptarë. Sot, si ministër i Drejtësisë, kam mundësinë dhe përgjegjësinë për ta ndryshuar këtë realitet.

    Prandaj, atyre që për vite me radhë kanë mbajtur përgjegjësinë institucionale për këtë çështje, më së paku u ka hije që sot ta paraqesin iniciativën aktuale si një problem të lindur dje apo të paraqiten si mbrojtësit e vetëm të të drejtave gjuhësore.

    Të drejtat gjuhësore nuk janë pronë partiake dhe as kapital politik i ndonjë individi apo partie politike. Ato janë të drejta të qytetarëve, ndërsa garantimi i tyre është detyrim i institucioneve.

    Si ministër i Drejtësisë, detyrimi im nuk është të fitoj pikë politike, por të siguroj një zgjidhje ligjore, funksionale dhe afatgjatë. Nuk po punojmë për një zgjidhje në interes të një partie politike, por për të gjithë kandidatët e tanishëm dhe të ardhshëm që dëshirojnë të japin provimin e jurisprudencës.

    Nuk zgjodhëm rrugën e improvizimeve dhe të vendimeve për konsum politik ditor. Zgjodhëm rrugën e një zgjidhjeje të qëndrueshme juridike.

    BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, as mbi gjuhën shqipe dhe as mbi të drejtat e shqiptarëve. Askush nuk ka të drejtë ta shndërrojë çështjen e barazisë së qytetarëve në pronë partiake.

    Më 27 nëntor, Ahmeti do të ketë mundësinë që në Kuvend t’ua përcjellë vërejtjet e tij raportuesve të Komisionit të Venecias.

    Si ministër i Drejtësisë, nuk do të hyj në garë se kush ka bërë më shumë deklarata për të drejtat gjuhësore. Përgjegjësia ime është të siguroj zgjidhje të qëndrueshme juridike dhe institucionale, në përputhje me standardet evropiane.

    Ne nuk do të bëjmë politikë me të drejtat e qytetarëve. Do t’i zgjidhim problemet që të tjerët i kanë lënë të pazgjidhura për dekada me radhë.

    Ky është dallimi ndërmjet retorikës politike dhe përgjegjësisë shtetërore.

    Propozojmë një model të vetëm, në të cilin gjithëpërfshirja gjuhësore dhe standardet profesionale do ta plotësojnë njëra-tjetrën, e jo ta përjashtojnë njëra-tjetrën.

    Pikërisht për këtë arsye, konsideroj se kjo çështje duhet të marrë një konfirmim shtesë juridik dhe një opinion nga Komisioni i Venecias, organi më relevant këshillimor i Këshillit të Evropës për çështje kushtetuese dhe juridike. Nuk kemi asnjë arsye t’i frikësohemi një opinioni evropian. Përkundrazi, e kërkojmë atë, sepse besojmë se argumentet juridike, transparenca dhe përgjegjësia institucionale janë e vetmja rrugë e drejtë drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme.

    Për këtë arsye, i hedh poshtë përpjekjet për ta paraqitur këtë proces si një marrëveshje të mbyllur politike apo si një përpjekje për kufizimin e të drejtave të dikujt. I gjithë procesi është i hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës. Kemi organizuar takime me dekanët e fakulteteve juridike dhe me përfaqësuesit e studentëve, po dëgjojmë qëndrimet, vërejtjet dhe propozimet e tyre dhe konsiderojmë se zëri i tyre duhet të jetë pjesë përbërëse e zgjidhjes përfundimtare.

    Gjithashtu, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të kenë mundësinë të zhvillojnë biseda të drejtpërdrejta me institucionet, komunitetin akademik dhe studentët. Nuk do të fshihet asnjë argument, nuk do të përjashtohet asnjë palë e interesuar dhe nuk do të miratohen zgjidhje pas dyerve të mbyllura.

    Zoti Ahmeti,

    Në vend që ta shpallni paraprakisht këtë iniciativë si degradim, tradhti apo manovër politike, lejoni që argumentet juridike të shqyrtohen nga institucionet kompetente dhe ekspertët evropianë të drejtësisë. Nuk mundet që çdo përpjekje për të gjetur një zgjidhje sistemore të shpallet automatikisht si sulm ndaj të drejtave gjuhësore.

    Komisioni i Venecias nuk është mbulesë për institucionet. Ai është një mundësi që zgjidhja juridike të shqyrtohet në mënyrë të pavarur, profesionale dhe në përputhje me standardet evropiane. Opinioni i tij do të ketë rëndësi për sigurinë juridike dhe për hapat e mëtejshëm.

    Në fund, dëshiroj të theksoj se nuk do të lejoj që kjo çështje të bëhet objekt i garës partiake. Nuk do të garojmë se kush ka kontribuar më shumë për të drejtat e shqiptarëve dhe as se kush ka më shumë të drejtë politike për të folur në emër të tyre.

    Historia e vendimeve institucionale është e njohur dhe secili mund ta verifikojë atë.

    Të drejtat nuk mbrohen me deklarata të bujshme politike, por me institucione funksionale, zgjidhje të qëndrueshme juridike dhe zbatim konsekuent të ligjeve.

    Dr. Jeton Shasivari

    Ministër i Drejtësisë

  • Kryetari i Kuvendit në Serbi ia ndali mikrofonin Vuçiqit, ky reagoi me nervozizëm dhe u largua nga salla

    Kryetari i Kuvendit në Serbi ia ndali mikrofonin Vuçiqit, ky reagoi me nervozizëm dhe u largua nga salla

    Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiq, ia ka ndërprerë mikrofonin ish-presidentit serb dhe aktualisht shefit të grupit parlamentar të opozitës nga Partia Përparimtare Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit tejkaloi dy minutat e lejuara për replikë.

    Vuçiq kishte kërkuar fjalën për t’iu përgjigjur nënkryetares së Kuvendit, Sara Valentik, nga Lista Studentore. Mirëpo, pasi Çupiq ia fiku mikrofonin, ai u ngrit nga vendi dhe doli nga salla.

    Gjatë fjalimit të Vuçiqit, kryeparlamentari fillimisht i tregoi orën, për t’i sinjalizuar se koha kishte përfunduar, ndërsa më pas ia ndërpreu mikrofonin. Në shenjë reagimi, Vuçiq duartrokiti në mënyrë ironike.

    Çupiç shpjegoi se, pas përfundimit të kohës së caktuar, deputetëve u lejohet të përfundojnë fjalinë që kanë nisur, por më pas mikrofoni u ndërpritet. Ai theksoi se ky rregull vlen njësoj për të gjithë deputetët.

    Vendimi shkaktoi reagimin e ashpër të Vuçiqit, i cili nisi të bërtiste: “Unë kurrë nuk e kam përfunduar fjalinë”, transmeton Telegrafi.

    “Ju tani po flisni pa ju dhënë unë fjalën”, iu përgjigj Çupiq, pas së cilës Vuçiq u largua nga salla.

    Debati nisi pasi Valentik kërkoi falje për një deklaratë të bërë javën e kaluar ndaj deputetëve të SNS-së. Ajo sqaroi se nuk dëshiron t’ia mohojë askujt të drejtën për të shprehur mendimin, por e konsideron të padrejtë praninë në Kuvend të personave që, sipas saj, gjatë 14 viteve të fundit i kanë shkaktuar dëme të mëdha Serbisë.

    Vuçiq e cilësoi kërkimfaljen e saj si një “manovër të ulët” dhe pretendoi se ajo duhej të përjashtohej nga seanca.

    Megjithatë, gjatë vazhdimit të mbledhjes, Vuçiq u kthye në sallë dhe iu bashkua sërish debatit. Kryeparlamentari Çupiq ia ndërpreu mikrofonin edhe disa herë të tjera për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar.

    Vërejtje mori edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, pasi foli pa marrë lejen e kryesuesit të seancës.

    Çupiq u zgjodh kryetar i Kuvendit të Serbisë javën e kaluar, pas disa ditësh debatesh të tensionuara. Që në atë kohë, ai pati një përplasje verbale me Vuçiqin, të cilit i shqiptoi edhe një vërejtje.

    Të gjashtë pozitat e nënkryetarëve në përbërjen e re të Kuvendit iu takuan deputetëve të Listës Studentore.

    Në seancën e sotme, deputetët po zgjedhin anëtarët e komisioneve parlamentare dhe delegacioneve të përhershme në institucionet ndërkombëtare. Në fillim të mbledhjes, Vuçiq njoftoi se SNS-ja nuk do të marrë pjesë në punën e komisioneve. /Telegrafi/

  • Momenti i shpërthimit në një restorant plot me njerëz në Vietnam, të paktën gjashtë të vdekur

    Momenti i shpërthimit në një restorant plot me njerëz në Vietnam, të paktën gjashtë të vdekur

    Sipas autoriteteve vendase, një shpërthim në një zonë të populluar banimi në Hanoi, kryeqytetin e Vietnamit, ka lënë të paktën gjashtë të vdekur dhe 10 të plagosur.

    Siç raportojnë mediat vendase, shpërthimi ndodhi të martën rreth orës 08:00 në një restorant në distriktin Dong Da.

    Ai theu dritaret dhe shkaktoi dëme të rënda në ndërtesat e shtëpitë përreth.

    Në momentin e shpërthimit, restoranti ishte plot me njerëz.

    Ministria e Sigurisë Publike beson se ngjarja lidhet me gazin e përdorur për gatim.

    Gazeta vietnameze “VnExpress” raporton se ka frikë se nën rrënoja mund të ketë ende njerëz të bllokuar; ekipet e shpëtimit kanë kaluar orë të tëra duke kërkuar mes gërmadhave.

    Një banor i zonës e përshkroi shpërthimin si “shurdhues”.

    “Pashë një shkëlqim të fortë drite dhe më pas dyert, xhamat e gjithçka tjetër përreth meje fluturuan”, tha banori, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, për gazetën “VietNamNet”.

    Dhjetëra zjarrfikës dhe ekipe të tjera shpëtimi u dërguan në vendngjarje.

    Sipas “VnExpress”, edhe më shumë se katër orë më vonë, ekipet po vazhdonin të kërkonin mes rrënojave; në vendngjarje ndodhej edhe kryetari i bashkisë së qytetit.

    Raporti shton se autoritetet kanë evakuuar banorët nga ndërtesat përreth, të cilat janë konsideruar si të pasigurta nga ana strukturore. /Telegrafi/